• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARRESTIMET E KRERËVE TË SHTETIT TË KOSOVËS PËR TË KËNAQUR SERBINË

January 27, 2021 by dgreca

AI QË FSHEH KRIMIN ËSHTË I BARABARTË ME KRIMINELIN/

Muhamet Bilalli, Kordinator Kombëtar dhe Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK dega Shtimë, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol PAJA, për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, deklaron se: Arrestimet e themeluesëve të UÇK-së si dhe luftëtarëve të lirisë janë bërë për dëshirë të Serbisë. Akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë asnjë të vërtetë të vetme. Serbia bëri genocid dhe masakra në sytë e Europës. Serbia duhet të hetohet dhe të dënohet.

MUHAMET BILALLI ERDHI NGA ZVICRA QË TË LUFTOJË PËR KOSOVËN

Që nga viti 1988 unë isha në Zvicër mirëpo duke parë zhvillimet e fundit në Kosovë, që na imponohej lufta unë vendosa t’ju bashkangjitem Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën u inkuadrova nga data: 07.06.1998, së pari në Budakov pastaj duke vazhduar në Grejqevc-Komuna e Therandës në brigadën 60 e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Luftime kemi pasë shumë dhe në shumë vende të Kosovës ishin njësitë për intervenim të shpejtë mirëpo nga krejt momentet që kam kaluar dua të veçoj 15 dhe 17 Janarin e vitit 1999 në Reçak ku u zhvillua një luftë tejet e ashpër. Në Reçak ushtria serbe tentuan shumë herë të hynin por hasën në rezistencë të madhe ku nga kjo rezistencë plagoset zëdhendës komandanti i njësitit Ali Beqa nga Kaqaniku ku i njëjti ende pa u shëruar mirë nga plagët e marra doli në front më 15 janar dhe bie heroikisht për të mos vdekur kurrë, në ditën e njëjtë, më 15 janar po ashtu plagoset rëndë komandanti i njësitit që ishte luftëtar i ditëve të para nga Likovci i Skenderajit i cili ishte një luftëtar i dalluar pasi mori pjesë në shumë vende si në: Llapushnik, Kleqkë, Rancë, Jezerc, pra ky trim njihej me emrin komandant Qopa. Në afërsi 5 metra po ashtu ndodhi edhe plagosja ime nga luftimet e asaj dite por që kisha fatin t’u mbijetoj plagëve e të jetoj ditët në liri, por që gjithmonë në kujtim të shokëve e të gjithë luftëtarëve që luftuan e dhanë jetën që fëmijët tanë t’a gëzojnë lirinë, jam pafundësisht krenar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ne luftuam pastër kundër armikut, mbrojtëm tokat tona dhe i fituam me gjakun e derdhur të Dëshmorëve që i bëjnë roje lirisë. Andaj lavdi e përjetshme githë të rënëve për liri.

ARRESTIMET E KRERËVE TË SHTETIT TË KOSOVËS PËR TË KËNAQUR SERBINË

Arrestimet e themeluesëve të UÇK-së si dhe luftëtarëve të lirisë janë bërë për dëshirë të Serbisë, pasi në asnjë mënyrë të vetme pjesëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë kryer krime. Këto arrestime gjoja për krime lufte janë të përgatitura prej vitit 1999 me ardhjen e UNMIK-ut dhe të prokuroëve të saj me detyrën e tyre rreth hetimeve të krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë viteve  1998-1999 të cilët me ndihmën e prokurorëve të shtetit gjenocidal serb si dhe me ndihmën e Dik Martit e krijuan, që shihet mirë se e kanë forcën pasi asnjë akuzë e pretenduar nga Dik Marti më nuk ekziston dhe pikërisht nga akuzat e pretenduara për trafikimin e organeve është formuar kjo gjykatë.

EVROPA PO BËN NJË PADREJTËSI NË DËM TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS

Evropa edhe kësaj rradhe po bën një padrejtësi ndaj popullit shqiptar të Kosovës, Duke kujtuar paqën e Shën Stefanit 1878, konferencën e Berlinit 1878 si dhe konferencën e Londrës 1912 ku u coptua shteti i Shqipërisë. Një pjesë u dha Greqisë, nje pjesë Serbisë dhe një pjesë Malit të zi. Në luftën e fundit të vitit 1998-1999 u shkaktuan: Mbi dhjetramijë të vrarë dhe të masakruar, mbi1000 fëmijë të masakruar, mbi 20 000 femna të dhunuar, qindra masakra të kryer nga Serbia, E gjithë ekonomia e shkatrruar, Mbi 1700 persona të shdukur, afër 1 million njerëz të dëbuar (spastrim etnik). Gjithë ky terror dhe gjenocid është kryer nga policia dhe ushtria e Serbisë kurse Evropa krijon gjykatë speciale për UÇK-në. Gjithçka mund ta quajmë, por vetëm drejtësi jo (padrejtësi ndaj Kosovës).

AKUZAT NDAJ UÇK TË PA VËRTETA

Akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë asnjë të vërtetë të vetme. Pasi kemi dëshmuar se ne kemi formuar një ushtri nga vetë populli dhe ky popull në asnjë rrethanë nuk ka bërë asnjë krim madje nuk kanë dëshiruar të ketë as edhe luftë, por kjo situatë e luftës iu është imponuar pasi nuk lejuam të dorëzohemi para armikut. Ushtria jonë ka qenë më e reja në botë më e organizuara dhe mjaftë e fortë. Këtë e them duke e ditur potencialin që kishim ne si ushtri në krahasim me ushtrinë e shtetit kriminel, pasi ushtria jonë kishte numër të vogël të pjesëtarëve si dhe të armatimit dhe të gjithë e dimë ushtrinë e mobilizuar me armë të shumta e mjete të shtetit Serb.

AI QË E FSHEH KRIMIN ËSHTË I BARABARTË ME KRIMINELIN

Sa i përket turpit të Evropës këtë le të gjykojë bashkësia ndërkombëtare ku shumë mirë dihen masakrat në Kosovë që agresori Serb i bëri në sy të Evropës e cila e mohon, të gjitha këto që ndodhën në Reçak, Mehë, Poklek, Obri, Prekaz e shumë  shumë vende të tjera Evropa dhe e tërë bota i ka parë. Dua ta jap një shembull të një rasti që ka ndodhë në Dragaqin të Suharekës ku KFOR-i gjerman nxorri nga bunari 12 banorë të cilët ishin të shtyer në moshë ku ata që i nxorrën këta trupa panë torturat e tmerrshme jonjerëzore që kishin ushtruar  ndaj tyre, e nga ky rast asnjë njeri nuk u akuzua e lëre më të dënohej ndokush. Po ashtu në fshatin Rancë të Shtimës janë 11 anëtarë të familjes Asllani të cilët i masakruan duke filluar prej më të moshuarit që ishte 78 vjeç e deri te vajza më e vogël e familjes që quhej Antigona Asllani vetëm gjashtë muajshe. Ky krim dhe shumë krime të tjera kundër një populli të pafajshëm u fsheh dhe këtë e bëri shteti kriminel serb. Dhe tani dua t’a përmbyll me një thënie: “Në drejtësi ai që e fsheh krimin është i barabartë me kriminelin”!

SITUATA SOT NË KOSOVË ËSHTË DËSHPËRUESE

Populli jonë është ndjerë keq sepse u arrestuan luftëtarët e lirisë që rrezikuan jetët e tyre në mënyrë të sjellin lirinë që ne sot e gëzojmë, sidomos tani ku dihet padrejtësia që po bëhet me popullin tonë, ka shumë fakte dhe qëndrime të popullit tonë shqiptar për krimet që janë bërë pasi shumë familje janë të prekur nga lufta ku ju mungon më i afërmi i tyre i cili luftoi të sjellte lirinë e shumëpritur, është dëshpruese për ta e sidomos për gjithë shqiptarët kudo që janë se këtu po shkelen të drejtat tona duke na arrestuar njerëzit që vetëm lirinë e deshën dhe luftuan për të. Dua të them edhe thënien se i forti të godet, por s’të lë të qash.

PANDEMIA NDALON TUBIMET NË MBROJTJE TË UÇK Në vazhdim ne jemi duke përcjellur gjendjen që ne jemi në kohë pandemie dhe është shumë e vërtetë se ne nuk do qëndrojmë duar kryq, duke ditur edhe kidnapimet nga Bashkësia Evropiane që morën krerët e organizatës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çështje të Bashkësisë Evropiane ku vërehet mirë se materiali ka rrjedhë nga dhomat e tyre 2000km larg nesh

Filed Under: Featured Tagged With: Arrestimet e UCK, Muhamet Bilalli, Sokol Paja

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT