Policia italiane e shtetit ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qëndër të qytetit të Venecias. 4 shtetas kosovarë janë arrestuar mes të cilëve dhe një minoren.
Të gjithë personat e arrestauar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafais e Antiterrorizmit të qytetit të Venecias.
Tre të arrestuarit janë:
Fisnik Bekaj 24 vjeç rezident rrugën Fratelli Bandiera te komunës së Marghera,
Dale Haziraj 25 vjeç rezident në lagjen Castello në Venezia
Arjan Babaj, 27 vjeç rezident në lagjen San Marco të Venecias
Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave në qëndrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo.
Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.
Pamje nga aksioni i arrestimit….