• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të ngrihemi në lartësinë e guximit epik të Azemit….

September 12, 2019 by dgreca

… dhe të hedhim në koshin e plehrave të historisë narkoshtetin…/

NGA DR. SALI BERISHA/N

Te dashur miq, si sot 21 vjet me pare Shqiperia perjetoi vrasjen e shekullit. Fallanga te zyrtareve kriminel me uniformen e oficereve te larte te policise ekzekutuan para selise se PD, sipas nje skenari politik, tribunin e lirise te shqiptareve, prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e pluralizmit politik dhe Partise Demokratike, kryetarin e pare te saj, Azem Hajdari.

Azem ti je gjalle!

Ata, qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj tij per sistemin e baballareve xhelat dhe mizor qe ai permbysi, kryen me 12 shtator te vitit 1998 vrasjen e shekullit kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber ndeshkimin e historise
Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor te te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.

Sot mirenjohja me e thelle qe mund te shprehet dhe nderimi me i madh qe mund ti behet Azem Hajdarit, Liderit te Revolucionit Demokratik te Dhjetarit 1990, i cili se bashku me shoket dhe shoqet e tij studente u perball dhe permbysi ne dhjetor te vitit 1990 sistemin me monist te planetit, eshte te ngrihemi ne lartesine e guximit epik te tij dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe rregjimin e kakistokracise te Edvin Mafise dhe klikes se tij kriminale.

Azem ti je gjalle!

ZERI I AMERIKES: Përkujtohet Azem Hajdari, drejtuesi i protestave antikomuniste/

Në Tiranë, autoritetet dhe politika përkujtuan sot 21-vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste të dhjetorit 90, Azem Hajdari. Protagonistë të atyre protestave dhe të dënuar politikë gjatë diktaturës pohojnë se ende sot idealet e zotit Hajdari nuk janë përmbushur.

Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana:Përfaqësues shtetëtorë dhe politikë nderuan sot me lule e kurora në Tiranë deputetin e ndjerë Azem Hajdari, udhëheqësin e lëvizjes antikomuniste të Shqipërisë të dhjetorit 90, dhe kryetarin e parë të partisë së parë opozitare pas gjysmë shekulli diktaturë komuniste.“Ishim në kamp internimi, kur dëgjaum te Zëri I Amerikës se në krye të protestave ishte Azem Hajdari, një djalë 27 vjeçar nga Tropoja është në krye të studentëve. Me thënë të drejtën, ishin momente të papërsëritshme. Azemi ishte një djalë i guximshëm, sepse e dinim mirë se çfarë terrori ishte dhe si ka qenë komunizmi. Në Shqipëri” – thotë Simon Miraka, ish i dënuar politik i regjimit komunist.

Zoti Hajdari u vra me armë zjarri gjatë një atentati të mir-organizuar në oborrin e selisë qendrore të partisë demokratike, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, nga një grup autorësh me mjete dhe emërtesa të policisë shtetërore.

“Themeluesi i pluralizmit politik vritet nga të paktën 50 forca policie, siç e përshkruan prokuroria e asaj kohe, dhe derdhen mbi një mori plumbash nga armët e policisë së shtetit. Vritet simboli i demokracisë, i qëndresës i guximit, i kurajos dhe prej atëherë e sot ne jemi pa shpresë, pa besim, pa kurajo, të shpërndarë; jemi në gjendjen më të keeqe të mundshme që ka përjetuar ndonjëherë demokracia në këto 30 vite” – thotë Bislim Ahmetaj, një nga protagonistët e protestave studentore të viteve 90.

Protagonistë dhe vëzhgues të jetës politike në Shqipëri pohojnë se vrasja e deputetit të opozitës Azem Hajdari ishte mbyllja tragjike e jetës së tij plot sakrifica kundër regjimit komunist, që po rrëzohej nga vrasjet e shumta dhe varfërimi i shqiptarëve gjatë diktaturës.

Por, idealet e studentit Azem Hajdarit për demokraci dhe ekonomi të lirë, këmbëngulja e tij për ligje në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies të atdheut kanë mbetur në mes të rrugës, pohojnë ata.

“Azemi ishte një njeri i papërsëritshëm me atë kurajo e guxim, dhe është për të ardhur keq që idealet e tij demokratike nuk janë realizuar. Ende ka në administratën e lartë njerqëz që kanë qenë pjesë e administratës së lartë të periudhës diktatoriale” – tha zoti Miraka.

Azem Hajdari u nderua sot nga politikanë të majtë e të djathtë, nga parlamenti dhe presidenca, opozita dhe miqtë; familjarë të tij mikpritën nderimet edhe në varrezat e dëshmorëve të kombit edhe në memorialin pranë vendit ku ai u ekzekutua, ndërsa pikëpamjet dhe veprimet e tij për demokraci nde nuk janë trajtuar gjerësisht në qarqet politike të vendit.

“Sot jemi më keq se në vitin 1989. Sot në krye të parlamentit është një person që ka qenë ministër i brendshëm në kohën e diktaturës. Atëherë çfarë mund të kërkosh në institucione të tjera, që burojnë nga parlamenti. Institucioni kryesor i shtetit, parlamenti udhëhiqet nga ish ministri i brendshëm i kohës së diktaturës. Pas kësaj është e kotë të kërkosh operativa të Sigurimit të Shtetit, që kanë mbushur vendin në të gjitha anët” – tha zoti Ahmetaj.

Deputeti i ndjerë Azem Hajdari humbi jetën nga plumbat e shumtë të një atentati me armë zjarri në sheshin para selisë së Partisë Demokratike, pak vite pasi udhëhoqi protestat studentore anti-komuniste në fillim të viteve 90. Për afro një dekadë veprimtari politike, ai mbeti deputet I thjeshtë, nuk kërkoi karrierë shtetërore dhe gjithmonë mbështeti lëvizjet për të drejtat e ish-të dënuarve politikë, ish-pronarëve, sindikalistëve dhe qarqeve të biznesit dhe organizatave për të drejtat njerëzore.

Filed Under: Featured Tagged With: Azem hajdari Perkujtimi- Sali berisha-Zeri i Amerikes

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT