Liga D. Në grupin e katërt, katër skuadra me katër pike-
Përgatiti:Albano Kolonjari-Kuqezinjtrë nuk arritën më shumë se barazimi 0-0 në Kazakistan. Gjatë 90-të minutave të lojës u pa një Shqipëri pa grintë, që vuajti shumë mugesat e lojtarëve titullarë, por edhe të një lideri në fushën e lojës. Shqipëria zbriti në fushën e blertë të stadiumit “Almaty Ortalyk” të Kazakistanit me shumë ndryshime. Broja, Kallaku dhe Kumbulla depërtuan për herë të parë me Shqipërinë duke bërë një paraqitje premtuese. Ndërsa Abrashi dhe Veseli nuk luajtën në posicionet e tyre kushtëzuar nga mungesat dhe skema 3-5-2. Tekniku italin Reja, nuk hoqi dorë nga mbrojtja me tre lojtarë ku luanin Gjimishti, Demarku dhe Kumbulla. Ndërsa pranë tyre në krah Trashi dhe Veseli, që sëbashku me Abrashin, Kallakun në rolin e një organizatori dhe Bare përbënin mesfushën. Në sul Manaj dhe i riu Broja. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar. Ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria ndryshoi dhe pati disa raste për shënim me anë të Brojës dhe Seferit, por sulmuesit kuqezinj ishin të pafat dhe nuk arritën të shënoni. Pas ndeshjes tekniku Reja u shpreh se :” Unë nuk jam i kënaqur me barazimin. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishme. Në këtë ndeshje kemi krijuar disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi tëmarrim maksimumin në takimet e ardhshme”. Tekniku Reja u kritikua nga specialistët e futbollit për zgjedhjet e tij në këtë ndeshje dhe për vonësën në zëvëndësimin e lojtarëve.” Pamë mangësi në aspektin tekinko-taktik. Abrashi dhe Veseli ishin jashtë pozicionit të tyre , edhe pse u munduan të japin maksimumin. Abrashi është lojtari para mbrojtjes që nxjerr topin dhe kalon topi në sulm me vertikalizime. Trashi, në pjesën e parë ndërmori disa tentativa për të marrë krahun dhe pasuar. Veseli nuk bëri asnjë krosim në të parën dhe , ishte inekzistent. Mbase kishte urdhër të mbate të ekuilibriur numrat mbrapa. Bare kishte marrë krahun e djathtë, ndërsa Manaj nuk ekzistonte fare. Edhe Kallaku nuk ishte në pozicionin e tij natyral. Reja luajti dobët sot, dhe deri në minutën e 82-të nuk ndërhyri fare. Në minutën e 60-të duhej të realizonte ndryshimet e para” u shpreh Shkëlqim Muca për RTVSH. “Mund të ketë edhe kritika pse nuk fituam. Por grinta nuk bilhet në farmaci. Nëse dikush e ka e ka dhe kaq. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Na mungoi vetëm finalizimi”. u shperh Reja. Kapiteni Berisha u shpreh se:”luajtëm një ndeshje të mirë dhe mund të fitonim 3-0. Ishim shumë këmbëngulës në lojën tonë dhe krijuam shumë trysni ndaj kundërshtarëve. Kemi luajtur në mënyrë të shkëlqyer në mbrojtje, lojtarët e mbrojtjes i dhanë ndihmë atyre të sulmit. E vetmja gjë që na mungoi ishte finalizimi”. Skuadra kombëtare u rreshtua në fushën e blertë me këtë formacion: Berisha (c),Veseli, Gjimshiti, Kumbulla, Dermaku, Trashi (Memolla 82′), Abrashi (Laci ’86), Bare, Kallaku, Manaj (Seferi 82′), Broja. Në ndeshjen tjetër të grupit tonë Lituania barazoi me Bjellorusinë 2-2. Pas tre takimeve të katër skuadrat kanë nga katër pikë. Të mërkurën Shqipëria do të luajë në Lituani, ndërsa Kazakistani do të luajë me Bjellorusinë.
Kazakistan 4
Shqipëria 4
Bjellorusia 4
Lituania 4