• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BASHA FALENDERON SELAMIN, FTON KUNDERSHTARET

July 23, 2017 by dgreca

*Basha: Dera s’mbyllet për askënd edhe nëse një moment ka humbur rrugën/

1 Basha

*PD, Basha fiton me mbi 91 përqind. Reagimet/

Drejtuesi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të forcës kryesore të opozitës për një mandate të dytë, pas një fitoreje të thellë ndaj rivalit të tij Eduard Selami, në zgjedhjet e zhvilluara dje.Sipas rezultatit në përfundim të numërimit, zoti Basha rezulton të ketë marrë 53 mijë e 931 vota kundrejt vetëm 5136 vota që shkuan në favor të kandidatit tjetër, ose mbi 91 për qind. Votimet për kreun e ri të PD-ës, u zhvilluan në një klimë tensionesh të brendshme dhe polemikash të forta, që pasuan humbjen e thellë të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 Qershorit….

Kundërshtarë të zotit Basha në parti, që e kanë cilësuar procesin zgjedhor brenda saj “një farsë me fitues të paracaktuar”, hodhën dje dyshime të forta për manipulime të procesit. Astrit Patozi, i cili nuk u përfshi në garën për kreun e PD-ës pasi garancitë e kërkuara prej tij për një proces të barabartë nuk u morën parasysh, denoncoi përpjekje sipas tij për të rritur artificialisht numrin e votuesve, në mënyrë që zoti Basha, të tregonte se kishte mbështetje të gjerë në parti.

Në votimet e djeshme, sipas të dhënave zyrtare të PD-ës, morën pjesë 60 mijë anëtarë, ose 57.5 për qind e anëtarësisë. Krahasuar me vitin 2013, kur zoti Basha u zgjodh për herë të parë kryetar, janë afro 20 mijë më shumë që kanë zgjedhur të dalin të votojnë. Një e dhënë e cila sipas zotit Patozi rikonfirmon “farsën që po kapërcen çdo imagjinatë”, ndërsa në postimin e tij në Facebook ironizon më pas duke shkruar se “sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë. Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike”.

Tone ironike ka përdorur sot zoti Patozi edhe ndaj kandidatit Eduard Selami, ndaj të cilit ai gjatë gjithë kohës kishte hedhur dyshime se ishtë përfshirë në garë për të legjitimuar procesin e organizuar nga zoti Basha. Ai postoi në Facebook, mesazhin që siç shkruan ai i ka dërguar zotit Selami: “Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores.”

Falenderon Selamin! – Basha: Dera s’mbyllet për askënd edhe nëse një moment ka humbur rrugën

 

Deklaratat e rivalëve Basha e Selami

Dy rivalët për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami dhanë sot komentet e tyre pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të të shtunës.

I konfirmuar për një mandat të dytë në drejtimin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se pjesëmarrja masive në votime është dëshmia e besimit të demokratëve tek partia e tyre dhe vlerat e demokracisë. “Pjesëmarrja në votime është edhe tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë dhe se e ardhmja e PD-së është e sigurtë” – tha zoti Basha.

Ai falenderoi antarët për besimin, që i dhanë, duke e rizgjedhur kryetar të PD-së, ndaj do të punonte me përkushtim dhe vendosmëri, me ndershmëri dhe dinjitet për ta kthyer Partinë Demokratike, europiane dhe perëndimore, në drejtimin e vendit.

“Vota e 60 mijë demokratëve konfirmoi dje se kauza jonë e zgjedhjeve të lira, e çlirimit të vendit nga korrupsioni e droga, e kthimit të politikës tek qytetari, është kauza e drejtë e kohës, është kauza me më shumë mbështetës të lirë e të vendosur sot, dhe një kauze që do të shkojë përpara pa u ndalur” – tha zoti Basha.

Zoti Basha tha se demokratët humbën zgjedhjet parlamentare, por nuk humbën besimin tek partia dhe tek vetja, te vlerat, dinjitetin, forcën dhe kurajon, qytetarinë as shpirtin europian.

“Me vlerat tona, me vendosmërinë dhe punën tonë, ne do të rifitojmë besimin e shqiptarëve dhe do të japim kontributin tonë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Ne duhet të shohim përpara, duke u përmirësuar, duke u demokratizuar, duke u modernizuar” – tha zoti Basha.

Ai tha se Partia Demokratike do të jetë më demokratike, duke i dhënë pushtet anëtarëve të saj dhe duke e kaluar vendim-marrjen për çështjet kryesore tek anëtarët, se ata nuk do të nëpërkëmben, por do të pyeten e do të shprehen.

“Vota dhe bashkimi i djeshëm është edhe një detyrë dhe kontratë e re për demokratët dhe për vendin, që na angazhon, e më angazhon mua shumëfish, me pergjegjësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të mirë për të jetuar. Një vend të sigurtë, të lirë, një vend ku sundon ligji, ku vendos qytetari, ku qeveria nuk shkel me këmbë por shërben, ku paratë dhe instrumentat e shtetit janë për njerëzit, e jo njerëzit instrumenta të pushtetarëve” – tha zoti Basha.

Ndërsa zoti Selami uroi rivalin e tij për fitoren, dhe tha se do të punojë për forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

“Kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe e kam uruar për fitoren. I bëj thirje gjithë demokratëve të gjithë atyre që kanë votuar për mua ose jo, dhe atyre që kanë bojkotuar, eja të bashkohemi, t’i japim Shqipërisë një opozitë të fortë, për të cilën ka shumë nevojë vendi” – tha zoti Selami.

Ai tha se zgjedhjet ishin të pabarabarta, por megjithatë ishin një hap i rëndësishëm përpara, se PD ka dalë më e fortë nga kjo garë dhe se ai do të vazhdojë ndihmesën e tij si anëtar i PD.

Basha: Dera s’mbyllet për askënd edhe nëse një moment ka humbur rrugën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, falënderoi kundërshtarin e tij në garën për kreun e kësaj partie Eduard Selami, ndërsa theksoi se votimi i së shtunës është një rekord historik për një parti politike për shkak të numrit të lartë të votuesve. Basha e konsideron këtë votim si dëshmi e besimit të demokratëve.

Basha pati një ftesë jo të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e tij, duke theksuar se dera nuk mbyllet për askënd pavarësisht nëse për një moment ka humbur rrugën.

Basha: PD tregoi dje se është forca politike më vitale në vend me 60 mijë anëtarë që dolën dhe votuan duke shënuar pjesëmarrjen më të madhe sot në Shqipëri, një rekord me votimit një anëtar një votë. Kjo pjesëmarrje masive për zgjedhjen e kryetarit është dëshmia e besimit të demokratëve tek partia jonë. Është shenjë se ata janë të fortë dhe se ata janë bashkë por edhe tregues se demokratët janë gati të punojnë bashkë. Është mesazhi se e ardhmja e PD-së është e sigurt.

Dua të falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesë. Dua të falënderoj komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit që punuan me përkushtim. Dua të falënderoj Eduard Selamin që i vlerësoi demokratët dhe shkoi para tyre me një projekt dhe u bëri thirrje të marrin pjesë dhe ta votojnë. Sot jam i prekur dhe mirënjohës ndaj të gjithë ju demokratëve për besimin që më dhatë. Unë i njoh shqetësimet tuaja, i di brengat dhe njoh shpresat.

Vota juaj për mua është një borxh i madh, borxh që do t’ua kthej duke punuar çdo çast. Borxh që mund të kthehet vetëm duke e kthyer Partinë Demokratike në drejtimin e fateve të vendit. Vota e 60 mijë demokratëve konfirmoi dje se kauza jonë e zgjedhjeve të lira, e çlirimit të vendit nga droga, dhe kthimit të politikës tek qytetari, është kauza e drejtë e kohës, është kauza me më shumë mbështetës të lirë dhe një kauzë që do të shkojë përpara pa u ndalur.

Gara tregoi se PD është një parti e madhe, perëndimore, parti evropiane. Ne demokratët vërtet humbën zgjedhjet, por nuk humbën besimin tek partia jonë.

Ftesë për kundërshtarët? – Duhet të garantoj të gjithë anëtarët se ju do të shpreheni, do të vendosni çdo ditë e në vijim se kush do të jetë drejtuesi i juaj. Çdo kush që do të marrë pushtet nga demokratët do ta dijë mirë këtë dhe nuk do ta harrojë për asnjë çast. Akti i djeshëm nuk është aspak një derë e mbyllur dhe tregon që çdo kush që zgjedh zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që zgjedh qytetarin dhe jo rehatinë personale, që vendos të luftojë drogën, krimin dhe korrupsionin është i mirëpritur, është pjesë e jona dhe jemi të gëzuar ta kemi mes nesh edhe nëse për një moment ka humbur rrugën.

Filed Under: Featured Tagged With: BASHA FALENDERON SELAMIN, FTON KUNDERSHTARET

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT