• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Basha: Përgënjeshtrim flagrant.Kryeministër s’u bëre, bëhu burrë

May 13, 2014 by dgreca

Tiranë- Kryeministri Rama u tall me opozitën dhe popullin e tij. Kështu deklaroi kreu i opozitës në një dalje për mediat pas asaj të kreut të qeverisë ku përgenjështroi akuzat e opozitës për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.
Sipas Bashës, Rama në vend të dorëheqjes apo reflektimit, shfryu urrejtjen patologjike ndaj opozitës.
“Në vend të dorëheqjes, reflektimit apo ndjesës së Kryeministritpërgjegjës, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit dëgjuan shfrimin e urrejtjes së tij patoplogjike kundër opozitës, panë përgjerimin e tij teatral pa lot në sy për vuajtjet dhe dhimbjet e këtij populli.Nuk kam çfarë t’ju them shqiptarëve; nuk pretendoj të jem më i mençuri prej jush, për t’u bërë interpreto i një qendrimi që flet vetë. Me paranojë shembullore e tregoi historinë e drogës, si një inskenim i forcave të errëta kundër tij. Një italian, sipas tij, rrezikoi të hynte në burg për t’i bërë keq Ramës.Rama nuk fyen vetëm opozitën, por gjithë shqiptarët, duke u thënë “fluturon gomari” dhe ata të thonë “Fluturon!” Shqiptarët nuk ia kanë për borxh të shlyejnë borxhet e tij të vjetra e të reja. A ishe ti Rama që refuzove sinjalet e qytetarëve për trafik droge? A ishe ti që u talle duke përqeshur opozitën, se opozita sheh ëndrra me avionë?Rama po e kthen vendin në aerodrom droge. Shqiptarët kanë një hall, nxjerrjen e vendit nga kthetrat e narkotrafikut, ndërsa Rama ka hall t’u ikë përgjegjësive. Shqiptarët nuk duan një kryeministër që i gënjen për të ardhur në pushtet, dhe që gënjen për të mbajtur pushtetin. Përpjekja e jote mashtruese për të deklaruar drogën që të mbeti një derë si një superaksion policor, të implikon ty z. Rama!Kryeministër nuk u bërë dot as për një vit të plotë, bëhu burrë e mbaj përgjegjësi. Dorëhiqu dhe hap rrugën për të zhbllokuar rrugën e integrimit të vendit në Europë. Këtë çorbë që vetë e gatoi, do ta hajë vetë”, deklaroi Basha.
Në përgjigje të akzuave të Kryeministrit se opozita po përdor politikisht çështjen e trafikut të drogës në prag të verdiktit për statusin, Basha tha se PD do të bëjë gjithçka për marrjen e statusit, por nuk mund të heshtë kur vendi kthehet në aerodrom droge.
“PD-ja ka bërë e do të bëjë gjithçka që Shqipëria të marrë statusin. Nuk ishim ne që bënim grevë urie për të sabotuar heqjen e vizave. Nuk e kemi mbajtur ne 3 vjet peng statusin duke mos votuar 3 ligjet. Na kërkon të mbyllim gojën ndërkohë që vendi kthehet në një aerodrom droge”.
Deklarata për mediat e Kryetarit të Partisë Demokratike
Pak më parë dëgjuam një apologji të Edi Ramës tre ditë pas skandalit të avionit të drogës, që ngeci në rërën e Divjakës si dëshmia më tronditëse e narkotrafikut nga Shqipëria dhe përgënjeshtrimi më flagrant i fshehjes, gënjeshtrave dhe talljeve cinike të zotit Rama me fluksin e informacioneve dhe denoncimeve për këtë lloj trafiku të panjohur deri më sot në historinë dhe ajrin e Shqipërisë.
Në vend të dorëheqjes, reflektimit apo ndjesës së kryeministrit përgjegjës, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit dëgjuan shfrimin e urrejtjes së tij patologjike kundër opozitës, panë përgjërimin tij teatral pa lot në sy për vuajtjet dhe dhimbjet e këtij populli.
Nuk kam çfarë t’u them shqiptarëve. Nuk pretendoj të jem më i mençuri prej jush dhe nuk kam nevojë të jem më i mençur prej jush, për t’u bërë interpret i një qëndrimi që flet vetë, më një qartësi tronditëse se sa keq e kemi punën me narkotrafikun dhe sa shumë me keq do ta ketë vendin dhe qytetarët e këtij vendi nesër, nëse ky kryeministër do të vazhdojë të na qeverisë.
Me paranojë shembullore e tregoi historinë e rrëzimit të avionit të drogës si një inskenim të forcave të errëta kundër tij. Piloti italian vendosi të rrezikonte jetën dhe të bënte burg për t’i bërë keq Edi Ramës dhe kupolës së tij! Një nga narkotrafikantët vendosi të përfundonte në burg për t’i bërë keq Edi Ramës dhe kupolës së tij!Këtë nuk e tha një i marrë nga ballkoni i ndonjë spitali. E tha ai që vazhdon të jetë akoma kryeministër i Shqipërisë.Fjala që përmbledh gjithë ndjeshmëritë e qytetarëve për këtë shpërthim të stilit të vjetër, është ajo që më dërgoi një zonjë që u prezantua si anëtare e PS-së me sms. Është fjala “fyerje”. Zoti Rama nuk fyen vetëm opozitën, por i fyen gjithë shqiptarët duke kujtuar se mund t’u thotë shqiptarëve fluturon gomari duke pretenduar se ata do ti përgjigjen fluturon.
Zoti Rama fyen gjithë shqiptarët duke vazhduar edhe pas nëntë muajsh në krye të qeverisë me fushatën e tij elektorale të mashtrimeve, gënjeshtrave dhe shpifjeve. Ka mbaruar fushata elektorale. Do apo s’do ky zotëri, Partia Demokratike ka bërë e do vazhdojë të bëjë gjithçka qe Shqipëria të marrë statusin. Nuk kemi qenë ne që bënim greve urie për të sabotuar heqjen e vizave. Nuk kemi qenë ne që dërgonim e-maile për eksode biblike që BE mos hiqte vizat. Nuk e kemi mbajtur ne 3 vjet peng statusin duke mos votuar ligjet për këshilltarin e Fierit. Ne kemi votuar dhe do të votojmë çdo ligj që ka lidhje me integrimin por kryeministri nuk na kërkon të votojmë ligje apo reforma.
Na kërkon të mbyllim gojën ndërkohë që vendi po kthehet në një aerodrom droge.
Edhe sot kishte mundësinë të ngjitej në nivelin e detyrës së lartë që mban dhe të bënte gjënë e duhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.E pati të pamundur. Se pse, këtë ai e di më mirë se kushdo tjetër. Por shqiptarët nuk ia kanë për borxh të shlyejnë borxhet e tij të vjetra dhe të reja, apo të dëgjojnë monologjet e anktheve dhe pishmaneve të tij personale.
A ishe ti zoti Rama që injorove informacionin e shërbimeve dhe qytetarëve për trafikun e lëndëve narkotike me avionë, me gomone e mjete të tjera? A ishe ti që refuzove deri në fund transparencën e kërkuar nga opozita? A ishte ti që u talle dhe përqeshe opozitën duke u shkelur syrin narkotrafikantëve sikur opozita sheh ëndrra, shesh mushkonja që i duken avionë?
A ishte ti që le pa asnjë mbrojtje për të mos thënë me shumë gazetarët e kërcënuar nga mafia me mesazhe makabre?Duke dëgjuar këto pyetje, gjithë shqiptarët përgjigjen “ po”, “po”, ‘po”, sepse kanë qenë dhe janë këtu, sepse kanë parë me sy e dëgjuar me veshë, sepse nuk janë manipuluar nga propaganda, por janë sensibilizuar dhe tronditur nga përparimi dramatik i narkotrafikut deri në strukturat qeveritare dhe janë shumë të shqetësuar për vendin e tyre, për sigurinë e jetës së tyre dhe të fëmijëve të tyre.Të gjithë shqiptarët kanë sot një hall: nxjerrjen e vendit nga kthetrat e narkotrafikut me mbështetje dhe symbyllje qeveritare.Zoti Rama ka një hall tjetër: t’i ikë përgjegjësisë me çdo mënyrë dhe të vazhdojë avazin me kupolën e tij.Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër që i gënjen dhe i mashtron për të ardhur në pushtet dhe pastaj i mashtron dhe i gënjen ditë për ditë për dështimet dhe zullumet që ju sjell.
Përpjekjet e tua të përditshme prej një muaji e gjysmë për fshehjen e të vërtetës së trafikut të drogës me mushkonja dhe spërkatje të implikojnë ty zoti Rama.Heshtja jote për kërcënimet mafioze ndaj qytetarëve, punonjësve të shtetit, dhe gazetarëve që kanë denoncuar me kurajo trafikun e drogës të implikon ty zoti Rama.Rikthimet dhe pranimet në radhët e policisë të personave të larguar nga ministra socialistë si të implikuar me trafikun e drogës të ngarkon me përgjegjësi ty zoti Rama.Emërimet në poste kyçe të infrastrukturës shtetërore të personave të dënuar për trafik droge të implikojnë ty zoti Rama.
Përpjekja jote e fundit mashtruese me të cilën u tall dhe e revoltua i madh e i vogël, për ta deklaruar drogën që të mbeti në derë një super aksion policor të implikon rëndë ty zoti Rama.Edhe kërcënimet e sotme, jo ato ndaj opozitës, se me to jemi mësuar dhe nuk presim tjetër nga ty, por me ato që lëshove kundër zërit të lirë të gazetarëve dhe mediave që nuk i ke futur dot në narko-çantën tënde dhe provën më të freskët se ty e vërteta të djeg e të përvëlon. Pse? Sepse e vërteta të implikon ty zoti Rama.Dalja sot ishe një turp nga ato që vetëm ti di të bësh. Por përpjekja mjerane për t’i hedhur shqiptarëve trutë e gomarit të ka mbetur në rërë, bash si narko-avioni që për pak sa nuk the që ta ka çuar opozita.
Shqiptarët, dhe bashkë me ta edhe opozita kanë pritur, kanë kërkuar, të kanë bërë thirrje të sillesh si kryeministër i vendit. Por ti ke vazhduar siç bëre edhe sot, avazin tënd të vjetër dhe të vjetëruar të përbuzjes, arrogancës, mllefit dhe mashtrimit.Kryeministër nuk u bëre dot as për një ditë të plotë.Bëhu burrë dhe mbaj përgjegjësi.
Dorëhiqu dhe hap rrugën për të reflektuar përgjegjësitë e papërmbushura nga shumica, për të ndaluar revanshin ogurzi të narkotrafikut dhe krimit, për të zhbllokuar jetën demokratike dhe integrimin e vendit në Europë.Përndryshe do të përballesh me të gjithë qytetarët e këtij vendi, me ata të zhgënjyer dhe të tradhtuar nga mashtrimet dhe dështimet e tua, dhe me gjithë të tjerët që nuk të kanë besuar që nga fillimi por që kanë neveritur deri më sot rrenat dhe zullumet e tua. Por këtë fundit, të narkotrafikut me lejen dhe mbrojtjen tënde nuk e gëlltit askush. Këtë çorbë që vetë ke gatuar do ta hash vetë.

Filed Under: Politike Tagged With: Basha: Përgënjeshtrim flagrant. Kryeministër s’u bëre, bëhu burrë

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT