Kreu i Demokrateve shqiptar, Lulzim Basha, ngrin funksionin e tij në krye të PD dhe hap garën për kryetarin e ri/

Edhe pse lista demokratesh, deputetesh, te pakenaqurish, kane zene kryet e websiteve, portaleve, TV-ve duke kerkuar doreheqjen e tij, kreu i demokrateve, ka zgjedhur perballjen, luften, betejen, jo zmbrapsjen ndaj se keqes, sic tha ai. Konferenca e Bashës erdhi vetëm 30 minuta pasi KQZ-ja e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku demokratet shenuan rezultatin me te dobet te historise se tyre elektorale.Basha tha se: “Marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Demokratët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafaqim të hapur e të vërtetë. Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar, nuk e përcaktoj unë, as ata që nuk punuan për fitoren e PD-së. Këtë e përcaktojnë demokratët. Unë ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar dhe do të ketë garë për kryetar sipas parimit “një anëtar, një votë”. Unë kam projekt dhe projektin tim e vlerësojnë demokratët. Unë mbaj përgjegjësi jo duke ikur, por duke luftuar deri në fund me ta e për ta”, tha Basha në reagimin e parë pas humbjes së zgjedhjeve të partisë së tij. Kreu i demokrateve, Basha i cilësoi zgjedhjet si “triumf të paligjshmërisë”.
“Me gjithë përpjekjet që bëmë, me imponimin që i bëmë Edi Ramës duke i hequr gjysmën e qeverisë, blerja e votës u bë masivisht. Me para’ të pista droge e korrupsioni, u bë një garë e pabarabartë, ku unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi është triumf i paligjshmërisë. Edhe pse ka pasur oferta për shkëmbim vote me para’, mbi 450 mijë qytetarë refuzuan të shiten. Këta janë frymëzim për mua për të mos e ndalur projektin tonë. Është e qartë se krimi, bandat, droga, trafikantët e drogave kanë vetëm një pengesë dhe unë, PD e qytetarët e ndershëm të vendit nuk jepemi. Kjo është luftë për të ardhmen që do e vazhdojmë deri në fitore. Janë të mashtruar edhe socialistët e ndershëm, sepse mandatet për mazhorancën kanë dalë nga kthinat e krimit dhe bandave. Nuk ka gjë të më trishtë sesa shitblerja e votës”, deklaroi Basha.Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi. Në të gjithë betejën që bëra unë dhe PD, kundër trafikut të drogës, kanabisit, dekriminalizimin, sërish krimi nuk u ndal.Vota u ble.Kjo ishte e pabarabartë, por një garë ku unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi në 25 qershor ishte triumf i paligjshmërisë.Vota që mori PD në 25 ishte e keqe. Mbi 450 mijë qytetarë refuzuan të votojnë.Unë dhe PD nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje, luftë që unë dhe PD kemi ndërmend që ta fitojmë. Mandatet për mazhorancën nuk kanë dalë nga qytetarët, por nga korridoret e errëta.Nuk ka gjë më të trishtë se blerja e votës.Kam reflektuar thellë këto ditë.Unë marr të gjitha përgjegjësit për rezultatin. Demokratët dhe shqiptarët meritojnë një analizë të thellë, mes atyre që dolën kudër dhe atyre që luftuan me mish e me shpirt.Se ku gabuam nuk e përcaktoj unë dhe as ata që luftuan kundër. Për këtë arsye kam vendosur të ngrij funksionet e mia dhe tua delegoj ato dy nënkryetarëve për të organizuar garën brenda PD-së me votën një anëtar një votë.Unë kam një projekt dhe atë do e vlerësojnë demokratët.Gjëja më e thjeshtë është që të largohesha, por unë nuk do të iki ti braktis demokratët por do të luftoj deri në fund për ta dhe me ta.
Një intervistë e kreut të opozitës Lulzim Basha në prestigjiozen austriake “Der Standard”, është shndërruar me shpejtësi nga mediat shumëpërdorimëshe të kryeministrit, në një “fake news” që ka infektuar me shpejtësi rrjetet sociale. Gati të gjitha mediat në shërbim të kryeministrit morën prej kësaj interviste një pasazh, ku Basha tregon për kriminalizimin e politikës, administratës dhe pushtetit lokal prej kryeministrit që në fushatën zgjedhore të vitit 2013 dhe më pas në zgjedhjet e pushtetit lokal dy vjet më vonë.Loja me kontekstin e fjalëve të Bashës u shndërrua me shpejtësi në tituj dhe shkrime që e paraqisnin atë si një antikatolik të madh, madje duke i kriminalizuar të gjithë “në tufë”. Grepi i këtij “fake news”, edhe pse i fabrikuar trashë kapi mjaft individë të frustuar që po mbushin mediat e pushtetit dhe rrjetet sociale me “revolta” kundër Bashës, në mbrojtje të katolikëve shqiptarë. Janë thirrur në ndihmë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e gjithë korifejtë e klerit katolikë.




