Gjiganti i teknologjisë “Google” tha se po bashkëpunon me UNICEF-in për të ndihmuar në “skicimin e hartave dhe parashikimin” e përhapjes së virusit Zika, që është e lidhur me defektet në lindje. Një ekip vullnetar inxhinierësh, projektuesish dhe shkencëtarësh të dhënash po ndihmon UNICEF-in për të ndërtuar një platform e për të përpunuar të dhëna nga burime të ndryshme, në mënyrë që të krijohet një hartë e epidemive të mundshme. Google deklaroi gjithashtu se po dhuron 1 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet e UNICEF-it për të luftuar sëmundjen.