• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Amerika-Kosova, marrëdhënie të shkëlqyera

September 17, 2019 by dgreca

-Gjeneral Rama prit në vizitë gjeneralin Phillips nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë. Në takimin e përbashkët, komandanti i FSK-së dhe gjenerali amerikan, biseduan për  marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet  Kosovës dhe SHBA-ve, përkatësisht Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, në fusha konkrete dhe bashkëpunime të frytshme/

PRISHTINË, 17 Shtator 2019-Gazeta DIELLI/ Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral brigade John H. Phillips, zëvendësshef i Departamentit të Komunikimit (G6) në kuadër të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë. 

Në takimin e përbashkët, komandanti i FSK-së dhe gjenerali amerikan, biseduan për  marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet  Kosovës dhe SHBA-ve, përkatësisht Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, në fusha konkrete dhe bashkëpunime të frytshme.

Me këtë rast, gjeneral Rama vlerësoi lart rolin e trupave ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it, marrëdhëniet dypalëshe me Gardën Kombëtare të Ajoves, donacionet e pareshtura të Qeverisë dhe popullit amerikan për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.

Gjatë takimit të dy gjeneralët biseduan edhe për sigurinë kibernetike, shkëmbimin e përvojave në mes dy ushtrive dhe në veçanti folën për objektivat e FSK-së dhe të Kosovës për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të fushës kibernetike, funksionalizimin e sistemit të sigurisë kibernetike në përballje  me kërcënimet eventuale si në vend, ashtu edhe në rajon dhe me gjerë, bashkëpunimin  me shtetet mike dhe partnere etj..

 Gjenerali Phillips se bashku me stafin e tij vizitoi edhe Kompaninë e Komunikimit, ku u mirëprit  nga komandanti i kësaj kompanie, kapiten Fatmir Kajtazi, i cili pasi e  falënderoi për vizitën, e  njoftoi në pika të shkurtra rreth detyrave, pajisjeve  dhe misionit të  kompanisë që ai drejton.

 Më pas, të gjithë se bashku ndoqën  trajnimet e pjesëtarëve  të FSK-së,  në fushën e IT-së (“Cyber TCT”) dhe  në  fushën e  radiosistemeve,  të cilat janë duke u realizuar falë bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës – SHBA./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari-kosove-SHBA-marrdhenie te shkelqyra

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT