• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albert Vërria hulumutim të botës antike dhe mistike me gjuhën filozofike

January 29, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

1.

Aristoteli  kumton në këtë mënyrë te Metafizika: “Të gjithë njerëzit për nga natyra, dëshirojnë të dinë”.Albert Vërria ,është një ndër artistët  e mëdhenj të ekranit  në Shqipëri , nuk e braktisi artin e kutisë magjike, por ishte ekonomia e tregut që u imponoi artistëve rrugë të tjera për bërjen e filmit. Njihet fakti, që në 23 vjetet e tranzicionit,ku bërja  filmit u rrudh deri sa tash ajo është në limitin e fundmë të saj,për një artist  të bësh filma në kohë tranzicioni  si ky i Shqipërisë do të thotë shkoqur:”Të  bësh  dashuri në kohë të kolerë”. Mirëpo duke njohur relacionin  filozofi – art një dijetar turk ka shkruar: A thua na kumton gjë arti apo artisti kur i shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij në mënyrën që çdo kush do të mund ta kuptonte? Me fjalë të tjera, ç’lloj njohjeje është ajo që na shtron artisti, më mirë thënë, a është ajo një njohje? Ky pasazh i kumtohet më së miri  punës që bënë artisti  Vërria.

Albert Vërria kohët fundit ka ndërmarrë një mision tjetër  dhe i ndihur pozitivisht nga “Mesazh paradoksal” i rikthehet për të nxjerr një vepër me karakter,artistik po dhe filozofik. Vepra artistike, për dallim prej shkencës po bile edhe prej filozofisë, ne nuk na kumton asgjë që ka të bëjë me botën e cila perceptohet në mënyrë normale, apo me botën objektive. Arti, ne na tregon botën e artistit, të vërtetën e tij. Kjo “e vërtetë”, gjithsesi, nuk është objektive apo universale, ashtu siç nënkuptohet në shkencë dhe në filozofi. Kjo është një e vërtetë subjektive dhe personale. Nga ana tjetër, qëllimi kryesor i artistit zaten nuk është të na thotë ne diçka, por të na sugjerojë, inspirojë një gjë apo të na zgjojë një send, sidomos një ndjenjë, një emocion. Prandaj dhe gjuha e tij, bile edhe në momentet kur më së tepërmi i afrohet gjuhës së shkencës apo të filozofisë, nuk është një gjuhë normale ashtu siç e njohim ne, është një gjuhë e veçantë.

2.

I motivuar është një artist që edhe në kohë të trazuara  si   tranzicionit shqiptar 23 vite ,gjen vend për të shfaqur idetë  e tij ndërsa “kandili i ti” punon dhe “djeg karburantin”e tij të pashtershëm. “Deshifrimi” është më së paku një vepër  artistike dhe filozofike ku Albert Vërria shfaq aftësitë   si dhe njohurit duke u prezantuar jo më si artistë në celuloid,por një artistë i penës,që laton dhe nxjerr xhevahire,një njeri që ka bagazh të madh,njohuri të cilat i ka fituar nga dy burime:Njohja e thellë e gjithçkaje,që ekziston dhe leximi çdo ditë,që nga dukurit misterioze deri tek të panjohurat e fundit të galaktikës.Motivi kryesor që qëndron pas kësaj është ai, që më së miri e ka sintetizuar Sokrati “Nuk meriton të jetohet një jetë e pahulumtuar, e paanalizuar dhe e pamenduar”

 

 

3.

Mbetet enigmë përse kjo bota  jonë ,kërkon ti fshehi në brendi të vet diamantet ?Kësaj  pyetje, larg e më larg e bënë edhe artisti,Albert Vërria kur në “Deshifrimi”, shqyrton formula të fshehtësisë. Ndonëse në pamje është e pangjashme me asgjë .Albert Vërria shkruan kështu tek kapitulli :Në planetin X:Në brendësi të botës nëntokësore një tufë papirusesh gjeta dhe i  shikoja  i  bërë gjithë sy,kur befas i mbuloi një mjegull. Si mjegull e dendur u shpërnda nuk e di se si. Në dorë pa papirues mbeta,u çudita e me vete thashë:Si ka mundësi?!…Artisi Albert Vërria  nis e tjerr një histori sa  të çuditshme aq edhe enigmatike,sa filozofike aq edhe artistike, por të ndërtuar  me strukturën e vargut të lirë. Çfarë sintetizon ideja autorit?

Rruga, që nuk të shpie te drita, nuk është dije. Rrugëtimi i njerëzimit drejt dijes ka sjell progres dhe zhvillim të njerëzimit. Prandaj autori përmendë një ndër gjenit siç ishte Ajshtajni. Autorë të tjerë sollën botën e sotme në këtë pikë zhvillimi. Përse ngulmon autori drejt kësaj rruge, që më së shumti shqyrtohet me rrugë mistike?Sepse dija është e thellë dhe marrja e saj përshkruhet nëpërmjet mundimit. Edhe historia që tjerr autori Albert Vërria,Artist i Popullit, i cili ka sjell për lexuesit një vepër filozofike ,artistike  me synimin  që dija që ai ka akumuluar ndër vite me punë,lexim,meditim shpirtëror një lloj asketi ti jepet njerëzimit për të treguar udhën e të vërtetës. Drita.Kahu i saj,agimi i paperëndueshëm. Ndriçimi i mendjes së njeriut është ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Çfarë portash kërkon të hapi ky autor?Të gjitha portat,që duheshin hapur, të gjitha urat,që kishte shtruar njerëzimi për të kërkuar dijen. Gjetja e papiruseve në nëntokë,pra jo pak një tufë zë fill si rrëfim dhe  ,çfarë shkruhet në ato formate të zverdhura ,këtë askush nuk e di. Në të vërtetë,shumë papirues të zbuluar kanë shërbyer si dëshmi të mëdha për njerëzinë. Mirëpo për të kryer zbulime të mëdha duhet kërkosh kudo dhe në gjithçka. Nëntoka ruan thesare te fshehta aq sa edhe mistere. Autori hedh sytë nga ftohtësia e katakombeve të ftohtë,ku ndriçonte ora e territ,atje mund të dremisnin ata,që s`kishin ndonjë punë të madhe për të bërë. Ata, që Dantja,“babai“ i„Komedisë Hyjnore“ i kishte perifrazuar trishtueshëm: „Lusciate,ogni speranza voi chentrate“,d.m.th.:“ju që hyni këtu, lani duart nga çdo shpresë“. Mirëpo a është pikërisht kështu:Në këtë vend autori zbulon një tufë papiruse,çfarë shkruhet në ato formate të zverdhura,këtë askush nuk e di. Në të vërtetë,shumë papirues të zbuluar kanë shërbyer si dëshmi të mëdha për njerëzinë .Çfarë ngjet nëse shumë thesare të zbuluara zhduken? Krimi më i shëmtuar në dëm të njerëzimit është bërë djegia e bibliotekës së Aleksandrisë kur romakët u shtrinë sundimin mbi qytetin djep të diturisë,thotë Vërria. Një kapitull më vetë i kushtohet këtij krimi të shëmtuar. I mbajtën si thesare të çmuar sa erdhi koha për ti nxjerrë në dritë,fragmente lashtësie shkëndija diturie qytetërimesh mijëra vjeçare .Merrni dhe lexoni ç’na ka mbetur dhe më besoni s’kam bërë asgjë tjetër,veç deshifrim dokumentesh të vjetër në papiruse mbetur…Kjo është gjuha, që shpreh një artist i madh i skenës,por që tash kuptohet për njohurit, që  ka akumuluar mund të thuhet se është një erudit,një filozof  që njeh dhe mediton, për dukurit që i kanë shkaktuar dhimbje njerëzimit.

4.

Gjuha e engjëjve dhe kumti i artistit. Por çfarë janë engjëjt?Të shumë ëndërruarit. Një përshkrim për ata e bëjnë librat e shenjtë. Janë krijesa prej dritë,flasin librat e shenjtë. Ata nuk shfaqen ngase duan të mbeten përjetësisht të padukshëm. Engjëjt janë “vizitorë të ëndrrave tona”.Engjëjt janë lajmëtarët e fateve të pathënë. Por engjëjt janë real,përtej horizonteve tona. Madje thonë se engjëjt kanë edhe krahë. Albert Vërria njeh mjaftë mirë konceptet me të cilat është ndeshur njerëzimi ndër kohërat. E mira e keqja, djalli,engjëlli,lufta e tyre e përhershme. Kjo botë përtej reales njihet nga engjëjt  komunikimin i tyre me realitetin tonë është gjuhë engjëjsh. I gjithë realiteti i robëruar është agjenci lajmesh me gjuhë eteri. Të gjithë kanë orë shpirti,por ora e Albertit e ndjen ardhjen e engjëllit,ose e dëgjon mesazhin e tyre .Ora e engjëjve është ora  e kuptimit të gjuhës së fjalëve të pathëna,nga engjëjt qiellor. Jo pak herë autori i është drejtuar hapësirës kozmike për të gjetur strehën e tyre në gjithësi,atje ku është dielli i paperëndishëm dhe ai është drejtuar si një studiues ,jo si fetar sepse engjëjt luajnë rol  të padukshëm në jetën tonë.

5.

Autori ka njohuri të habitshme nga  bota që na rrethon. Dhe këtë botë autori e përshkruan si një studiues jo si një vizitor duke marrë nga gjithësia e botës reale të veçantën e saj. Historia e njerëzimit e grish autorin për të sjell të dhëna të tjera parë në një aspekt tjetër dhe mënyrë tjetër. Homeri apo Odiseja dhe më tej lufta e famshme e Trojës. Mos harro se Greqia, ka pasur njerëz të zgjuar, shkruan Vërria dhe është e vërtetë kur kujtojmë  shkollën e Miletit ,p.sh. Mirëpo autori ka hedhur sytë edhe nga Pellazgia,ku sipas një studiuesi vet helenët janë pellazgë të zbritur në Mesdhe. Në këtë vepër të A.Vërrisë citohen këto vargje .Ja si shkruan autori:Po për pellazgët keni dëgjuar? Posi unë di edhe pellazgjishten ,di ta flas,sepse ajo gjuhë nuk është shkruar. Pellazgët ishin endacakë,po të kishin njerëz të zgjuar ajo gjuhë, jo vetëm e folur,po edhe e shkruar. Historia na tregon  mjaftë ngjarje,por mjegullina, që u rrek nuk i mbuloi dot. Troja p.sh ka mbetur në historinë e njerëzimit edhe pse luftëra të tjera kanë kryer tragjedia njerëzore në tokë. Në mitologjinë greke,shkruhet te wikpedia Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Akejtë (grekët), pasi Paridi (Princi i Trojës) mori Helenën nga Menelau, bashkëshorti i saj, mbreti i Spartës. Lufta është ndër ngjarjet më të rëndësishme në mitologjinë greke dhe është transmetuar në shumë vepra të letërsisë greke, duke përfshirë “Iliadën” dhe “Odisenë” nga Homeri. Iliada lidhet me një pjesë të vitit të rrethimit të Trojës, ndërsa Odisea përshkruan udhëtimin e Odiseut në shtëpi, njërit nga udhëheqësit e fundit të Akejve.

6.

Artisi dhe krijimi. Albert Verria njihet sot nga shqiptarët si ikone e artit dhe e kulturës bashkëkohore tashme ka vendin e vet ne teatrin dhe kinematografinë si mjeshtrit e mëdhenj; Mihal Popi, Naim Frashri, Sander Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika,Violeta Manushi.

Albert Verria bën hije në dy shekuj, por vepra e tij ne fushën e aktrimit do kapërcej kufijtë e imagjinatës pa harruar se fusha ku endet prej disa vitesh quhet arti i  të shkruarit shqip me vepra artistike si botimi i parë:”Rrëfimi paradoksal” dhe së fundmi me: ‘Deshifrimi”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Albert Verria, botes antike, Gezim Llojdia, hulumtim

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT