Nga Shefqet Kërcelli/
Dhjetra qytetarë durrsakë shijuan një fundjavë ndryshe mbasditen e 2 prillit, duke ndjekur interpretimin e dy muzikantë të rinj durrsakë, pianistes Gea Sefa dhe kitaristit Bredlin Shaba{Dede}. Për më se 1 orë në Odeonin “Nikolin Xhoja” të teatrit “Aleksandër Moisiu”, dy instrumentistët e talentuar i dhuruan emocione të bukura pjesmarrëve në këtë recital me pjesë muzikore të kompozitorëve vendas e të huaj. Fillimisht zonjusha Gea interpretoi në piano seneville Adelina, Bach tokata, Moxart, Bethoven fur elise, seneville como el amor, Brahms valle hungareze, etj. Interpretimi me plot ndjenjë, individualitet, ngrohtësi dhe qetësi, krijuan një atmosferë të këndshme tek publiku. Më pas djaloshi Bredli, interpretoi plot kolor pjesë e melodi të stileve të ndryshme muzikore si, serenata spanjolle, mazurka, roselada, dy kitarat, romanca, etyde të autorëve të shquar, etj. Kështu dy muzikantët me lojën e performancën e tyre të saktë u durtrokitën shpesh herë nga publiku gjatë koncertit. Koncerti ishte përgatitur me kujdes nga mësuesit e shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”, Eduard Tereziu dhe Afërdita Mara, mbas një pune serioze disa mujore. Kështu protogonistët e këtij koncerti, Gea dhe Bredlini, pamvarësisht se studjojnë tek shkolla 9-vjecare “Vincens Prendushi”, në sajë të pasionit e studimit të tyre për muzikën, arritën të japin një koncert me nivel në Odeonin “Nikolin Xhoja”. Zoti Eduard Tereziu na shpjegon vlerat dhe rëndësinë e një koncerti të tillë me muzikë të zgjedhur nga autorë të huaj e vendas. Koncerti recital është përgjegjsi e madhe, pasi je në kontakt direkt me publikun, por Gea dhe Bredli e justifikuan përgatitjen e tyre. Është e një rëndësie të jashtëzakonëshme angazhimi i të rinjve me muzikën, thotë ai. Përvetsimi i instrumentave të ndryshme muzikore, kalimi i kohës në tingujt e muzikës, i shërben jo vetëm edukimit, etikës dhe kulturës, por dhe kalimit të kohës në mënyrë aktive. Nuk mund ta perceptosh se si e kalojnë kohën të rinjtë sot, me lojërat elektronike, kafene, jetë pa kuptim. Për këtë nuk mjafton vetëm procesi mësimor, institucionet e ndryshme arësimore para dhe pas dite, apo tradita muzikore. Duhet mirëkuptimi i familjeve, interesi i publikut dhe opinionit për këtë qëllim. Mbi të gjitha kjo ceshtje ka të bëjë dhe me të ardhmen e kësaj gjenerate të re, që duhet të orientohet drejt së mirës, vlerave njerzore e humane. Në këtë mes muzika ka vendin dhe rolin e vet, theksoi zoti Tereziu.