-Bushati: Do mbajë një detyrë tjetër/
– Bumçi: Të bisedohet për të gjetur një consensus/
Visar Zhiti do të jetë i ngarkuari me Punë i Republikës së Shqiperisë pranë Selisë së Shenjtë.
Këtë ka lënë të kuptoje, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një interviste në Tonight Ilva Tare. Njoftimi zyrtar, i angazhimit diplomatik të shkrimarit, duket se eshte çështje ditësh.
“Sa i përket zotit.Zhiti ne besojmë si qeveri që nuk e kemi luksin për të abuzuar dhe marrë vendime abuziviste me personalitete të tilla dhe besojmë që në ditët në vijim do të kemi një komunikim për këtë çështje. Absolutisht që zoti.Zhiti do të bajë një detyrë tjetër por do ta bëjë me dije në kohën e duhur. Por askush për asnjë lloj interesi nuk mund të mbajë peng përfaqësimin e Shqipërisë në Vatikan. Nuk është rastësi që është personi i dytë që refuzohet nga Presidenti i Republikës”.
Ka sqaruar edhe konfliktin me Presidentin e Republikës, sa i përket emërimit të Ambasadorëve, e për ketë i referohet Kushtetutës.
“Së pari më duhet të them që ne i kemi qëndruar në frymë dhe në germë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.Ç’ka do të thotë që Presidenti i Republikës nuk është pjesë e asnjë prej tre pushteteve që përcakton Kushtetuta”.
Ministri i Jashtëm informoi edhe ardhjen në Tiranë me 23 shkurt të kryediplomates europiane, Federika Mogerini.
Bumçi: Të bisedohet për të gjetur një consensus/
Numri dy i Komisionit të Jashtëm Aldo Bumçi i ka kërkuar presidentit dhe qeverisë të ulen në bisedime për të zgjidhur kështu çështjen e Visar Zhitit.
Aldo Bumçi: “Përsa kohë janë dy institucione duhet të gjejnë gjuhën. Kur është vendimmarrja e një institucioni, konsultimi është i këshillueshëm, por nuk është i detyrueshëm. Kur vendimmarrjen nuk e ke ti në dorë, atëhere duhet të ulesh dhe të gjej një gjuhë të përbashkët. Konsultimi është i detyrueshëm, është i nevojshëm dhe kjo qeveri, kryeministri dhe ministri i jashtëm duan ta kthejnë dhe ti japin forcë ligjore , duan të shmangin cdo lloj kontakti me institucionet e tjera”
Propozimi erdhi pas diskutimeve në Komisionin e Jashtëm ku anëtarët po shqyrtonin pr ligjin për trupën diplomatike shqiptare ku opozita ka paraqitur tre amendime e saj.
Aldo Bumçi: “Deri tani ligji ka pasur një kuotë, ku deri tani merren në shërbim, në nivel ambasadorësh. Vetëm 20% mund të jenë kandidatura politike dhe 80% duhet të jenë nga sistemi i karierës, nuk ka kodh. Nuk ka ligj në Europë që të jetë i tillë. Pika e dytë lidhet me marrëdhëniet me Kuvendin. Propozon qeveria ambasadorët dhe opinion i komisionit që nuk është vendimarrës, por është këshëllimor, i shkon presidentiti të Republikës. Ministria kërkon ta shmangë këtë. E treta është marrëdhënia me presidentit. Vendoset një afat kohor, kushtetuta nuk e ka nëse presidenti nuk arrin të kryejë veprimet brenda afatit kohor, cfarë ndodh? Në shpjegimet e ministrit ne vumë re prirjen se kjo qeveri ka pririjen ta zhveshur presidentin nga kompetencat”
Komisioni I Jashtëm pasi dëgjoi propozimet e opozitës deklaroi se ato do të diskutohen në konferencën e kryetarëve në datë 26 shkurt.
Sequi: Kthejini muret në ura
“Kthejini muret në ura bashkëpunimi për integrimin e vendit”. Ky ka qenë mesazhi i ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi në drejtim të klasës politike shqiptare.
Pasi zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, ambasadori Sequi theksoi se në procesin e integrimit është mjaft i rëndësishëm gjithëpërfshirja e të gjitha forcave politike.
“ Unë i shpreha angazhimin dhe mbështetje e BE për këtë vizion të tij, roli i MJ është tepër kyc në cdo vend evropian. Ne jemi të angazhuar që ky rol të jetë i suksesshëm. Theksoj fjalët e Bushatit për rolin e Shqipërisë në rajon, dhe për ta uruar dhe për fjalët e urta që përdori për marrëdhëniet mes forcave politike në vend. Rruga drejt BE është rruga drejt gjithpërfshirjes, bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë faktorëve në vend. Dhe nëse do ta përmbyllimin me një fjali është të kthejmë murin në ura” tha amabsadori Sequi
Ai gjithashtu e cilësoi programin e qeverisë për integrimin dhe vizionin e Ministit të Jashtëm, Ditmir Bushati si vizionar dhe frymëzues.
“Ne diskutuam rreth rezultateve dhe hapave që duhen ndjekur më më pas pas vizitës në Bruksel. Një vizitë që ishte një sukses i madh. Vizitë që i bëri të mundur institucioneve të BE që të mësonin për programin e qeverisë së re drejt BE. Bushati u tregua i sjellshëm pasi ndau me ne vizionin e tij, programin, që do t’i përkufizoja si vizionare dhe frymëzuese” tha ambasadori.
Ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka theksuar se kanë diskutuar së bashku mbi detyrat që duhet të ndjekë qeveria dhe aktorët e tjerë pas vizitës së qeverisë së re në Bruksel.
“E informova ambasadorin për prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, zhvillimet në rajon, përgatitjet që po bëjmë me rastin e vizitës në Nju Jork dhe qëndrimin e rakorduar që ka qeveria me partnerët strategjikë SHBA dhe BE. E falënderova për lehtësimin e vizitës sonë në Bruksel, mesazhet e qarta mbështetëse inkurajuese dhe punën që na pret në procesin e kandidimit, për qeverinë ku unë shërbej cështja e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim është ndër prioritet kryesore dhe rikonfirmova qëndrimin e qeverisë shqiptare të bërë publik nga kryeministri Rama në Bruksel që do vazhdojmë nga arritjet e qeverisë së shkuar dhe bipartizanizmi politik për kriteret e mbetura. Ne një proces gjithpërfshirës me opozitën parlamentare” tha Bushati.