• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Ministria e Kulturës ndau çmimet për teatër

October 2, 2020 by dgreca

-Fituesit e çmimeve falënderuan për përkrahjen e vazhdueshme dhe marrjen e çmimeve e vlerësuan si një mirënjohje institucionale dhe një inkurajim për të punuar edhe më shumë në krijimtarinë e tyre artistike/ 

 PRISHTINË, 2 Tetor  2020-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë Ministria e Kulturës ndau çmimet vjetore për teatër. 

Sot, zëvendësministrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Engelbert Zefaj dhe Halil Matoshi, në një ceremoni solemne, kanë bërë ndarjen çmimeve për teatër për vitin 2019. 

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore, që u ndahet personaliteteve të shquara në fushën e teatrit, për suksesin, të arriturat gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e veçantë në avancimin e teatrit, në mënyrë unanime iu nda aktorit dhe regjisorit Luan Daka. Ky çmim iu nda atij duke u bazuar në kreativitetin e thellë, inovacionin dhe origjinalitetin që ai përfaqëson në fushën e artit dramatik, si në teatër, film, televizion dhe radio. Daka në rrafshin artistik është autor i teksteve skenike, regjisor i shfaqjeve, regjisor i radiodramave, aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit, ekspert i fushës teatrore dhe filmike, anëtar i jurive profesionale dhe në rrafshin akademik nga viti 1988 me përkushtimin dhe profesionalizmin tij pedagogjik ka nxjerrë me dhjetëra gjenerata të suksesshme të aktorëve.   

Çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë, që ndahet për shfaqjen që ka treguar sukses të jashtëzakonshëm për nga vlerat, profesionalizmi, shikueshmëria dhe suksesi në prezantimin kombëtar gjatë vitit paraprak, me tri vota pro dhe dy kundër  iu nda shfaqjes “ERVEHEJA” e regjisores Drita Begolli, me arsyetimin se kjo shfaqje është një vepër e jashtëzakonshme që korrespondon  me realitetin e të gjitha kohërave. Shfaqja ka koncept, thellësi, guxim dhe art të nivelit të lartë. 

Çmimi vjetor për regjinë më të mirë, që ndahet për regjinë kreative, inovative dhe origjinale, në mënyrë unanime  iu nda regjisores Elmaze Nura për shfaqjen “KOPRRACI”. Këtë çmim juria e ka ndarë duke u bazuar në nivelin e lartë artistik, kreativitetin e thellë, inovacionin teatror, përkushtimin profesional dhe mjeshtërinë e lartë regjisoriale. Suksesi i jashtëzakonshëm i kësaj shfaqjeje si në rrafshin ndërkombëtar dhe atë vendor është arritur kryekëput në saje të regjisë së Nurës, e cila këtë art të sentencës e sjellë në mënyrë origjinale, të pëlqyeshme dhe me vlera të reja estetike.  Me shfaqjen “KOPRRACI” Kosova është përfaqësuar në festivale të rëndësishme ndërkombëtare dhe mbarëkombëtare, duke marrë edhe shpërblim për regjinë më të mirë.  

Çmimi vjetor për aktorin/aktoren më të mirë, që i ndahet aktorit/aktores që ka pasur performancë të shkëlqyeshme në një rol ose disa role teatrore, me shumicë votash,  iu nda aktorit Adrian Morina për rolin në shfaqjen  “Unë jam vetë grua”. 

Me shfaqjen “Unë jam vetë grua” Adrian Morina ka sjellë në skenë rrëfimin e shkëlqyer të transgjinorit dhe përmes karakterit të tij ka sjellë një rol të kompletuar. 

Çmimi vjetor për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar, që u jepet produksioneve teatrore, regjisorit, aktorit, dramaturgut, skenografit apo krijuesit për performancën dhe suksesin në prezantimin ndërkombëtar, në mënyrë unanime iu nda organizatës kulturore “Qendra Multimedia”, e cila realizoi disa prezantime ndërkombëtare në festivale prestigjioze dhe në të njëjtën kohë ka bërë edhe prezantimin e Kosovës në fushën e teatrit. 

Gjatë kësaj ceremonie zëvendësministri Zefaj e vlerësoi lart ndarjen e këtyre çmimeve dhe tha se “kam kënaqësinë që jemi të gjithë bashkë në këtë ditë të rëndësishme për teatrin ku ashtu siç është edhe tradita Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpërblen laureatët.” 

Duke i uruar të gjithë për çmimet  zëvendësministri Zefaj tha se “ndarja e këtyre çmimeve është një lloj respekti dhe mirënjohje nga ana e institucioneve për angazhimin dhe punën kreative të artistëve, andaj sot uroj që puna dhe sukseset të mos mungojnë as në vitet e ardhshme”. 

Ndërsa, fituesit e këtyre çmimeve falënderuan ministren Dumoshi dhe zëvendësministrat Zefaj e Matoshi për përkrahjen e vazhdueshme dhe marrjen e çmimeve edhe ata e vlerësuan si një mirënjohje institucionale dhe një inkurajim për të punuar edhe më shumë në krijimtarinë e tyre artistike. 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, çmimet për teatër, Ministria e Kultures

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT