• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FESTIVALI QË PËR TRI DEKADA NGJIT NË SKENË TRI GJENERATA

November 20, 2019 by dgreca

– I pranishëm në Festival dhe përshëndeti miku i shqiptarëve, Kongresmeni Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan./

– Nderohen Fran Shala dhe Frank Çota/

NGA DALIP GRECA/
  Festivali Shqiptar që organizohet për 29 vjet radhazi në Nju Jork nën drejtimin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës-nën kujdestarinë e Qendrës Kulturore “Nëna Terezë”, edhe pse nuk është një festival i mirëfilltë klasik në përshtatje me kuptimin leksikor parësor të fjalës”Festival”, ai ka një mision të shenjtë:…të identifikojë, dokumentojë dhe të prezantojë artistë të folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin shqiptar pa dallim feje apo krahine.

         “Festivali ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron që ato të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshëm.Festivali i ofron spektatorit të thjeshtë mundësinë e mishërimit me thesarin e pasur të kulturës shqiptare dhe manifeston begatinë kulturore të komunitetit shqiptar si pjesë identifikuese e komunitetit të përgjithshëm amerikan.”
         Ky festival shqiptar në zemër të Amerikës, siç përcolli edhe në përshëndetjen e tij, i palodhur Dom Pjetër Popaj, famullitari i kishës katolike”Zoja e Shkodrës,-arkitetkti i këtij festivali(që nga i pari festival)-,bashkon në skenë tri gjeneratat.Dhe nuk ka më bukur se si gjenerata e dytë dhe e tretë, e lindur këtu, i dashuron me aq atdhdashuri këngët dhe vallet e bukura shqiptare, dashurohet aq shumë pas ngjyrave dhe formave të veshjeve popullore të zonave nga vijnë prinderit, që kërcejnë aq bukur dhe që me aq pasion këndojnë lirshëm e të emocionojnë, sa për 4 orët e festivalit mbetesh i magjepsur…Pa ti shohësh gjyshet dhe gjyshërit se si kënaqen kur nipërit a mbesat dalin në skenë, u shkëlqejnë fytyrat.
          Përgëzime Komisionit organizator të Festivalit: Famullitarit Dom Pjetër Popaj, kryetari i Këshillit të Kishës Nikollë Grishaj, Drejtor i Qendrës Nëna Tereza Marjan Cubi, drejtori i Festivalit Fran Çotaj, drejtor artistik Orsin Turmalaj, skenografëve Fran dhe Gjek Shala, regjisorit Pierre-Pandeli Simsia, Mark Shkreli, Leonard Berishaj e të tjerë.
               Festivali ishte konceptuar në dy pjesë, por pa pushim në mes, ç’ka e bën ca të lodhshëm qëndrimin nëpër karriga për 3-4 orë. Organizatorët kanë pasë parasysh se festivali organizohet ditën e dielë dhe të nesërmen fëmijët duhej të ngriheshin herët për të shkuar në shkollë, ndoshta do të ishte më mirë të organizohej të Shtunën me qëllim që e nesërmja të jetë ditë pushimi.
                Festivali është bërë shumë i dashur për komunitetin dhe është më e madhja veprimtari kulturore që po mbyll dekadën e tretë. Rrugë e gjatë për 29vite.Tonin Mirakaj, një veprimtar veteran i komunitetit së bashku me zonjën e tij në krah, Miliana,sot janë spektator, por ata janë nga të parët bashkëudhëtarë të këtyre festivaleve. Tonini ende ruan fletë-palosjen e festivalit të parë të organizuar me 20 tetor 1991, po këtu në këtë qendër të madhe të Artit, Lehman Center for the performing Arts. Komisioni organizator i festivalit të parë përbëhej nga: Father Rrok Mirdita e Peter Popaj, Tonin Mirakaj, Miliana Mirakaj, Marash Shkreli, Fran Shala, Gjovalin Nikçi, Vera Lejkocaj dhe Edward Mirdita. Grupi Rozafat i drejtuar nga Shpresa Uli dhe Fran Shala, shkëlqyen në skenë, ndërkohë që performuan edhe:Resmije dhe Rifat Kida, Lush Koçaj, Muhamet(Arben) dhe Shefqet Krasniqi, shoqëruar nga Nexhip dhe Nexhmedin Bakraçi, Saimir Kelmendi e Meli Qamili, po ashtu Zef Lucaj nga Trieshi, Ruzhdi Lumani nga Struga, Haxhi Maqellara nga Dibra, Martin Merturi nga Gjakova, Miliana Mirakaj nga Thethi-Dukagjin, Haxhi Nezaj nga Gjakova, Mark Vulaj nga Tuzi, e të tjerë.
Por le t’i kthehemi kronikës të Festivalit të 29-të, që u zhvillua të dielën me 17 Nëntor, duke filluar nga ora 5 pasdite e deri në orët e vona, në Lehman Center For the Performing Arts, një nga kolegjet më të hershme në Bronx New York, nën mbështejen e Këshilltarit të Bashkisë z. Mark Gjonaj. (Te plot Lexojeni ne Gazeten DIELLI ne Print)

Filed Under: Featured Tagged With: Dalip Greca-Festivali XXIX Shqiptar- Nju jork

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT