• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KJO E SHTUNË ME SHKRIMTAREN ELIONA GJERGO NË VATËR

June 29, 2019 by dgreca

SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË DHE FEDERATA” VATRA” PROMOVUAN KRIJIMTARINË E SHKRIMTARES ELIONA GJERGO, QË PËR 18 VJET JETON NË GREQI/

NGA DALIP GRECA/DIELLI/

Të Shtunën paradite, me 29 Qershor 2019, në mjediset e Vatrës u promovua vepra letrare e shkrimtares nga Korça, Eliona Gjergo, që prej 18 vitesh jeton në Greqi. Veprimtaria pat për organizatorë Vatrën dhe Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. E moderuar nga kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve, Mhill Velaj, veprimtaria ka nisë me një minut heshtje në nderim të gazetarit Rrok Berisha, që ndëroi jetë në Kosovë.

Më pas Kryetari i Vatrës Dritan Mishto i ka uruar mirëseardhjen në Vatër pjesmarrësve dhe një urim i veçantë i ëshë drejtuar shkrimtares Eliona Gjergo, që jeton dhe punon në shtetin fqinj me Shqipërinë, në Greqi, ku jetojnë rreth 750-800 mijë shqiptarë. Kjo është një urëlidhje mes dy mërgatave që duhet të thellohet në të ardhmen. Kryetari i Vatrës ka uruar edhe kryetarin e ri të Shoqatës së Shkrimtarëve Mhill Velaj, si dhe presidentin Adnan Mehmeti,ish kryssaren Raimonda Moisiu, që siç tha ai, janë edhe pjesë e Vatrës.


Eliona Gjergo dhuroi për Vatrën një flamur të qëndisur nga mjeshtret korçare.
Presidenti i Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Adnan Mehmeti, i falenderoi pjesmarrësit dhe uroi Kryesinë e re dhe kryetarin Mhill Velaj, në këtë dalje të parë publike në një veprimtari promovuse së bashku me Vatrën. Ai informoi se shoqata e ka shtuar numrin e anëtarëve dhe përmendi një pjesë prej më të rinjve të anëtarësuar në radhët e shoqatës, ku veçoi profesor Sami Repishtin dhe shkrimtarë të tjerë.
Ish Kryetarja e Shoqatës, shkrimtarja Raimonda Moisiu, pasi ka treguar lidhjet me miken e saj , shkrimtaren Eliona Gjergo, ka analizuar romanin e Gjergos me titull” Gjashtë Gishta e gjysmë”, duke u ndalur në subjektin e veprës, në realizmin e ngjarjeve, në përjetimet e personazheve dhe në kompozicionin e romanit.


Editori i Diellit, Dalip Greca, ka falenderuar Eliona Gjergon, që promovimin e veprës së saj me shqiptarët e Amerikës e bëri në Vatër. Këtu në Vatër dhe në Gazetën e saj Dielli, janë gjurmët e shkrimtarëve, ish editorë të Diellit; Fan S. Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kostë Çekrezi, Nelo Drizari, Athanas Gegaj, Bilal Xhaferri, Edward Licho, Xhevat Kallajxhiu, Arshi Pipa, apo e zonjës së Vatrës Nexhmije Zaimi, e mjeshtrit të Fotografisë Gjon Mili e shumë emrave të tjerë.


Duke analizuar veprën letrare të shkrimtares Eliona Gjergo, editori i Diellit, u ndal në stilin dhe mjeshtërinë e rrëfimit artistik, duke analizuar romanet “Bisha prej Qelqi” dhe “Dy gishta e Gjysmë”.


Shkrimtari Mhill Velaj analizoi me detaje romanin” Bisha prej Qelqi”, duke u ndalur në subjektin, personazhet dhe mesazhet që përcjell shkrimtarja. Ai e vlerësoi romanin si një arritje e letërsisë për fëmijë, ku shkrimtarja ka arritur që të përcjellë me realizëm botën e fëmijëve në prag të adoleshencës.


Poeti Vahid Hyzoti, analizoi romanin më të fundit të shkrimtares Gjergo me titull”Specter”, një roman me vlera artistike. Folësi u ndal në stilin e rrëfimit dhe në realizimin artistik të romanit.

Shkrimtarja Eliona Gjergo falenderoi Vatrën dhe Shoqatën e shkrimtarëve për organizimin e promovimit të romaneve të saj, falenderoi Fatos Mustafaj, për mbështetjen , Raimonda Moisiun, Vaid Hyzoti etj. Ajo tha: Lista e miqëve të mi para se të vija këtu ishte shumë e vockël, por tani siç e shihni, unë bëra shumë miq këtu. Falenderime të përzemërta për fjalët e mira dhe vlerësimin që i bëtë librave të mi.”
Lista e falenderimeve të saj ishte tepër e gjatë.


Përshëndetën dhe i shprehën urimet shkrimtares edhe regjisorja Marika Krasniqi, aktori dhe produseri Avni Abazi, Sabije Veseli, Shkumbin Teta, Prend Qetta, Nexhat Imeraj, Dritan Haxhia e të tjerë. Këngëtarja Sabahete Bejarolli, e ka shprehur urimin e saj duke interpretuar këngë nga repertori.
Eliona Gjergo e nisi rrugëtimin e saj letrar në vitin 2010 me romanin”Kur i lëmë ëngjëjt të vdesin”, “Skizofrenia” më 2012; “Gjashtë Gishta e Gjysmë” më 2016, “Bisha prej Qelqi” më 2017, “Specter” 2019.(Për më shumë lexoni Diellin në print)

Filed Under: Featured Tagged With: Dalip Greca- Promovimi ne Vater-Eliona GJERGO

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT