• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA ZGJERON BASHKËPUNIMIN ME KOMUNITETIN

July 5, 2017 by dgreca

4 keshilli3 KRYESIA1 GAZETA DIELLI VATRA1 dritani kandidat

Kryetari dhe Kryesia e re e Vatrës po rrisin bashkëpunimin me organizatat e Komunitetit shqiptar, jo vetëm në Nju Jork, por edhe në Shtetet e tjera të Amerikës së Veriut dhe të Kanadasë. Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit pas konstituimit të strukturave të reja të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës janë intensifikuar takimet dypalëshe me dis nga organizatat e komunitetit, dhe janë planifikuar takime të tjera organizata. Një takim i tillë është realizuar me Organizatën “Rrënjët -Shqiptare(Albanian Roots) për të gjetur rrugë dhe forma bashkëpunimi të ndërsjelltë mes Vatrës dhe organizatës rinore. Presidenti i Rrënjëve shqiptare, z. Marko Kepi, ka shfaqur interesimin e  organizatës më masive dhe më me peshë për rininë shqiptaro-amerikane për të gjetur mundësi bashkëpunimi me Vatrën. Ai tha se Rrënjët shqiptare janë të gatshme të bashkëpunojnë me Vatrën në drejtimet që ajo është  e interesuar, ndërkohë që kërkoi që edhe Vatra të jetë bashkëpunuese edhe për të ardhmen për të dhënë një kontribut më të ndjeshëm në organizimin e përvitshëm të Paradës Shqiptare, duke përfshirë në këtë aktivitet, jo vetëm qendrën por edhe degët e saj në rrethina. Ai u tregua i gatshëm që Rrënjët shqiptare të japin më shumë kontribut në veprimtaritë e Vatrës, ndërsa vetë Vatra të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të përcjell tek brezi i ri të shkuarën historike të diasporës shqiptare dhe të ushqejë shpresën për të ardhen dhe të dyja së bashku të luftojnë për ruajtjen e identitetit kombëtar në SHBA. Për ta rritur në mënyrë efektive bashkëpunimin mes Vatrës dhe Rrënjëve Shqiptare, z. Kepi dhe z. Mishto ranë dakord që të hartohen projekte të përbashkëta bashkëpunimi në të mirë të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në kuadër të takimeve bashkëpunuese Kryetari i Vatrës pati këto ditë një takim edhe me Presidentin e Këshillit Shqiptaro Amerikan(Albanian American Council)- AAC, z. Haxhi Dauti. Gjatë bisedës u ra dakort që veprimtaritë e përbashkëta mes Vatrës dhe Këshillit Shqiptaro Amerikan të përfshinë edhe një kontribut më të kualifikuar për të ndihmuar faktorin shqiptar në trojet etnike, vecanërisht në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Lugina e Preshevës etj. Z. Dauti dhe z. Mishto ishin të një mendje për t’ shfrytëzuar më efektivisht në lobimin e cështjes shqiptare kongresmenët dhe senatorët amerikanë.

Së shpejti mes dy organizatave do të ketë projekte të përbashkëta.

Vatra u bën thirrje organizatave shqiptaro-amerikane, qofshin ato krahinore apo kombëtare, fondacioneve, të afrohen për bashkëpunim, duke ruajtur identitetin e tyre, sepse të bashkuar do të kemi më shumë forcë për të kontribuar për cështjen shqiptare.(Korresp i Diellit)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Komunitetin, Vatra, zgjeron bashkepunimin

25 VJET NGA “ZBARKIMI” NË TIRANË I KORPUSIT TË PAQES

June 26, 2017 by dgreca

25 vjet më parë, 24 Qershor 1992, “Korpusi i Paqes” “zbarkoi “ për të parën herë në Tiranë. Profecia e ish Presidentit Sali Berisha:Do t’ju pëlqejnë vajzat shqiptare- Nga 22 pjesëtarë të Korpusit të Paqes, 10 djemë u martuan me vajza shqiptare, dhe një amerikane me një djalë shqiptar./
 1 Ok Hotel Tirana
Ne Foto:Amerikanet e pare te Korpusit te Paqes ne Tirane me 24 Qershor 1992/
Nga Dalip Greca/
 Craig Doughert është njëri nga pjesëtarët e Korpusit të Paqes që në verën e parë të demokracisë shqiptare, zbarkoi në vendin e shqiponjave për të kontribuar për demokratizimin e bastionit të fundit të komunizmit. Ai thotë se gazetat e asaj kohe në Shqipëri i patën epitetuar si “dallëndyshet e demokracisë amerikane”, ndërkohë që pas kësaj, një qytetar anonim shqiptar, i kishte provokuar më një shkrim të botuar para viteve ’90 në “Zerin e popullit”, ku Korpusi i Paqes, epitetohej si agresor dhe pushtues! Ai, anonimi, u kishte treguar një kopje të atij shkrimi të atëhershëm dhe këtu ishte mbyllur incidenti.
Craig, ashtu si shumë kolegë të tjerë të korpusit, për herë të parë ia kishte dëgjuar emrin Shqipërisë në muajin e parapërgatitjeve drejt vendit të panjohur, por kjo nuk i pengoi ata që të shkonin me dëshirë në misionin e ngarkuar. Gati të gjithë pjesëtarët ishin të rinjë në moshë, disa sapo kishin mbaruar kolegjet në Amerikë.Një ndër ta edhe Craig.
Udhëtimi për në Shqipëri ishte një aventurë e lodhshme por e këndshme, ndërsa realiteti i atjeshëm, më shumë se sa sfidë.
Craig Doughert nuk e ka të vështirë që të rikujtojë në detaje aventurën shqiptare. Po e përshkruaj si aventurën pasi vërtetë nuk i munguan elementët e aventurës. Kështu psh, ai kujton se në ditën e parë të zgjimit në hotelin shqiptar, një ngritje paksa e vonuar, të ndëshkonte me moslarjen e fytyrës pasi uji ikte më me vrap se gjumi. Guxoje e zgjoheshe vonë, i laje sytë me pështymë. Ai qesh, tek e kujton….Ndërsa kur dilnin shëtitje nëpër Tiranë i shihnin me kurreshtje sikur vinin nga një planet tjetër. Element tjetër i aventurës është një fakt interesant: Shumë prej pjesëtarve ranë në dashuri jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me vajzat shqiptare, ndërsa njëra prej vajzave amerikane ra në dashuri dhe u martua me një djal shqiptar dhe lindën kështu çiftet shqiptaro amerikane që bashkëjetojnë edhe sot.
-Kur u nisëm ishim 22, kur u kthyem u shumuam, u bëmë 32,-thotë Craig, tek do ta takoja në Nju Jork. Më pas ai kujton pritjen në ambasadën amerikane në Tiranë, ku takuan edhe ish presidentin Berisha, në prani të ambasadorit Rayerson. Biseda me Berishën është zhvilluar në anglisht. Ai u kishte thënë se ishte i sigurtë që herën tjetër, kur ekipi të largohej, biseda do të zhvillohej në shqip. Dr. Berisha na e parandjeu aventurën e martesës shqiptaro-amerikane. Duke qeshur na tha ne djemëve se do të njheshim me shumë vajza të ambla shqiptare dhe se ndoshta edhe martoheshim. Shqiptaret janë të bukura dhe familjare të mira, dhe na shkeli syrin. Ne të gjthë u shkulëm së qeshuri duke mos i kushtuar vëmendje, por ja tani…
 
Ish pjesëtari i Korpusit të paqes, Craig Doughert, tek e takova para disa vitesh në shtëpinë e tij të përkohshme në Barnes Avenju në Bronx,Nju Jork, nxori nga albumi personal një fotografi, e cila i takon muajit gusht 1992. Foto është bërë gati 3 muaj pas mbërritjes. Është një kujtim i tërë ekipit, dalë përpara Universitetit të Tiranës.
Craig m’i prezanton me radhë pjesëtarët e Korpusit të Paqes: në rreshtin e parë, nga e majta në të djathtë; Llenda Corry, e cila u emërua pedagoge në Vlorë, Aimee’, në Përmet, Lynnn Can’t në Fier, Roberti në shkollën e gjuhëve të huaja në Tiranë, Eddie Sottles në Universitetin e Shkodrës, Dina Siber në Kavajë.
Në reshtin e dytë, nga e majta në të djathtë; Lisa Morgan, punoi në Universitetin e Gjirokastrës, Heidi, në shkollën e gjuhëve të huaja të Shkodrës, Shirley, fillimisht u emrua në Elbasan, pastaj në Tiranë,Anne, dha anglisht në shkollën e gjuhëve të huaj të Korçës, Nancy Hohman në Berat, Kristen punoi në Durrës, Tim Walsh në Elbasan, Sean në Universitetin e Korçës,John shkoi e dha mësim në Pogradec, Tom në Universitetine Tiranës, Robert në Gjirokastër,, David në Tiranë,Jack në Universitetin e Shkodrës, ndërsa vetë ai, Craig-u, në gjimnazin e Lushnjës. Në bashkëbisedimin që zhvillova me të,Craig zbulon gjithë të fshehtat e misionit të tijë dhe pjesëtarëve të tjerë të Korpusit të Paqes….(Fragment nga libri ne proces” Histori Shqiptaro-Amerikane”)

Filed Under: Featured Tagged With: 25 vjet, dalip greca, i Korpusit të Paqes, NGA "ZBARKIMI" NË TIRANË

EDLIRA SULAJ, “AMBASADORJA” E TRADITËS, VIZITOI VATRËN

June 22, 2017 by dgreca

             3 edlira MarkoIMG_60371 dalip edira19250700_1440697272654634_3817378885749784786_o1 Me kostumetIMG_6029

Gjithkush e njeh Edlira Sulaj, atë që na bën të ndjehemi krenarë nëpër Botë, tek ekspozon Veshjet e bukura të Traditës,të veriut dhe të Jugut, të arbëreshëve dhe të Çamërisë, të gegëve dhe toaskëve, të Kosovës, dhe të Malësisë, të trashëguara ndër shekuj prej arbërorëve. Këtë herë, në paradën e 17 Qershorit, ajo ishte në qendër të vëmendjes. Kostumet arbëreshe dhe ato të trevave të tjera të veshura nga vajzat dhe gratë shqiptare në Nju Jork, ishin”qershia mbi Tortë” e kësaj Parade. Edhe pse shiu i rrëmbyshëm, i lagu në trupat e njomur të vajzave dhe grave, ato sërish shkëlqyen dhe tërhoqën vëmendjen e amerikanëve.
-Isha e pafat sepse kostumet u bënë qull dhe unë nuk mund t’i thaja ato në makinat tharëse sepse shpërbëhen dhe u prishen fijet e arit dhe të argjendit, që i përshkojnë dhe duan tharje natyrale, por ia vlejti që isha pjesë e kësaj Parade, tha për Gazetën Dielli, Edlira Sulaj, e cila, e shoqëruar nga Presidenti i Rrënjëve Shqiptare(Albanian Roots) z. Marko Kepi mbrëmjen e së Hënës, 19 Qershor 2017, vizitoi selinë e Vatrës, ku i priti Editori i gazetes Dielli, Dalip Greca..
– Nuk mund të ikja, pa e vizituar Vatrën, i tha Editorit të Diellit, mjeshtrja e Tradiës, Edlira. Ajo u ndal gjatë pranë stendave fotografike “100 vitet e Vatrës”, ku është fiksuar edhe Parada Shqiptare e 28 Nëntorit 1969, ku arbëreshët e ardhur nga Italia dhe Shqiptarët e Amerikës, në drejtimin e Vatrës parakaluan në të njetën Avenue, në të Gjashtën. Kostumet arbëreshe dhe ato të shumë trevave shqiptare janë përjetësuar në atë Paradë. Edlira i sheh me vëmendje, fokusohet gjatë në to, dhe i gëzohet çastit, sikur ka bërë zbulimin më të rrallë. Më pas ndalet tek një fotografi e Fan Noli me shqiptarin vatran Fehmi Kokalari, dalë me fustanellën e Labërisë,me qeleshen karakteristike të Gjirokastrës, jelekun me zbukurime me fije ari,me brezin e veçantë me shirita, një foto me rastin e 50 Vjetorit të Vatrës.
– Do ta bëj ne tezgjah një të tillë për Vatrën, zotohet ajo tek e sheh me vëmendje fotografinë, pastaj shton: Edhe atë foton e famshme të Faik Konicës me Fustanellë kur shkeli për të parën herë në Tetor 1909 në Boston, -më pëlqen shumë kjo pamje, do ta bëj dhe një tillë për Vatrën.
Në fund të vizitës së saj, Edlira i dhuroi Vatrës, një portret të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Edlira Sulaj, ka marrë pësippër që të riprodhojë në tezgjah, veshjet e traditës, nga të gjitha krahinat etnike të Shqiptarisë. Në Atelien e saj në Periferi të Tiranës, janë gjurmët e asaj pune plot pasion, por edhe ne i kemi pare shpesh ne Nju Jork, i kane pare edhe shqiptaret ne Toronto, edhe ne Europe….

Faleminderit EDLIRA!

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasadorjua e Tradites, dalip greca, Edlira Sulo, ne Vater

VATRANE, BËHUNI PJESË E PARADËS TË 17 QERSHORIT NË MANHATTAN

June 16, 2017 by dgreca

VatraTë nderuar vatranë në Nju Jork dhe rrethina, bëhuni pjesë e Paradës të 17 Qershorit 2017, që organizohet në drejtimin e Rrënjëve Shqiptare, (Albanian Roots), paradë që ka dhe mbështetjen e pjesmarrjen e Vatrës.

1 parada

Për Vatrën kjo Paradë është simbolike sepse i kushtohet arbëreshëve, të cilët erdhën edhe nga viset arbëreshe prej Italisë në SHBA dhe nën organizimin dhe drejtimin e Vatrës parakaluan masivisht për të parën herë në Manhattan me 28 nëntor 1969, nga Hotel Americana deri tek Katedralja Snt. Patrick, Manhattan.

1 Vatra

Merrini me vete fëmijët tuaj, nipër e mbesa, vishini ata me rroba kombëtare, pajisuni me flamujët kuq e zi e amerikanë, dhe bashkojuni Paradës, Vatra ka paguar një Float, ku mund të hipni bashkë me fëmijët dhe të parakaloni.

Grumbullimi nis që në 9 të mëngjesit në 43rd Street & 6 Avenue.

Para nisjes së Paradës organizatat dhe grupet pjesmarërse organizojnë koncerte dhe fotografohen. Float e Vatrës do të ketë këtë herë edhe një DJ siguruar nga Organizatorët. Programi me fjalime e prezantime nis në orën 10 e 30.

Parakalimi nis në orën 12.00.

MOS MUNGONI, BËHUNI PJESË E PARADËS!

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Parada, Qersho3 2017, Vatra

Me 13 Qershor 1912 Vatra u noh zyrtarisht nga Shteti amerikan

June 13, 2017 by dgreca

1 Njohja e VatresNGA HISTORIA E FEDERATES VATRA-13 Qershor 1912 u noh zyrtarisht/

1 Komisioni themelues

Kalendar – 13 Qershor 1912, 105 vjet me pare Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA u njoh zyrtarisht nga shteti i Massachusetts. 105 vjet VATRA nuk ka ndaluar asnjehere duke i sherbyer kombit shqiptar. Keshtu do te jete per jete te jeteve se ne kete Vater Kombetare ruhet i ndezur zjarri i Memedheut.

Certifikate e njohjes u firmos prej sekretarit te shtetit the Massachusetts z. Albert P. Langtry. Ne certificate jane emrat e e vatraneve:Faik Bet Konitza, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kotta.

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Kalendar, me 13 Qershor u njoh zyrtarisht, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT