Nga ALBANO KOLONJARI/
Dy lojtare te ekipit te Partizanit jane prekur nga Covid-19. Behet fjale per romunin Deian Boldor dhe shqiptaro maqedonisin Besnik Ferati. Lajmin e ka bere te ditur vete Klubi i Partizainit, nepermjet faqes zyrtare ne Facebook. Sipas te kuqve menjehere pasi dy lojtaret dolen positiv, i gjithe ekipi ka kryer testin per covid-19. Drejtuesit e kuq u shprehen se testimi i te gjithe ekipit eshte efekt i marrjeve te masave per parandalimin dhe perhapjen e virusit si ne ekipin e Partizanit, familjareve te lojtareve por edhe tek futbollistet e ekipve kundershtare.
“Derbi” ne pritje te rezultateve.
Derbi i Shqiperise Partizani-Tirana eshte programuar te luhet diten e premte 07/10/2020 ne stadiumin “Air Albania” ne oren 20:45. Pas daljes pozitiv te dy futbollisteve te Partizanit, e gjithe skuadra ka bere testin e koronavirusit. Do te duhet te pakten 48 ore qe te dalin pergjigjet per te pare se sa eshte shkalla e infektimit tek skuadra e Partizanit. Kjo situate ka vendosur “derbin e madherishem” ne pikepyetje. FSHF ende nuk eshte shprehur nese ky takim do te luhet apo jo. Vendimi eshte peng i rezultateve te testit qe lojtaret e Partizanit kane bere diten e merkure ne mbremje. Gjate dy diteve te fundit dy lojtaret Boldor dhe Ferati, kane shfaqur shenjat e infektimit me virus, si kolle, dhe temperature. Testimit i eshte neneshtruar edhe mbrojtesi Amir Bilali fillimisht por ky i fundit ka rezultuar negativ. Sipas klubit te Partizanit lojtaret Boldor dhe Ferati jane tashme ne karantine dhe gjendja e tyre eshte shume e mire.
NJOFTIM i FK PARTIZANT
FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me COVID-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit iu nënshtrua edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.