• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festina Mejzini dhe KAS rikthehen fuqishëm në Top Fest 10

March 22, 2013 by dgreca

  Nga Ermira Babamusta/

Festina Mejzini tregoi zërin e saj të fuqishëm dhe të veçantë në X-Factor Albania, ku la përshtypje shumë të mira për publikun dhe adhuruesit e saj. Zëri i saj i fuqishëm dhe karakteristik e bën atë këngëtaren e re më të mirë në skenën shqiptare. Ndërsa Kastriot Preteni (KAS) ka  arritur majat e muzikës në Norvegji.

“X-Factor për mua ka qenë një Akademi për të gjitha talentet e reja, që guxojnë në botën e artit. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, punë intensive, profesionale dhe eksperiencë shumë e mirë për mua. Fëlenderoj mentoren time Juliana Pasha që ka qenë e mrekullushme për mua gjatë rrugës time në X-Factor. Kemi patur një bashkpunim shumë të mirë, gjithmonë kemi rënë dakort për çdo përzgjedhje të këngëve që kam performuar. Nganjëherë kam dalë jashtë stili tim por këto lloje show talentesh kërkojnë sfidë të provosh rryma të ndryshme,” tregon e talentuara Festina Mejzini.Në mars 2013 Festina Mejzini rikthehet fuqishëm në Top Fest 10 me këngën “Ndjehem Mirë”, një duet me artistin e famshëm KAS (Kastriot Preteni). Festina dhe KAS kanë mahnitur publikun me një performancë shumë energjike dhe mbizotëruese në skenë. Kënga ka patur simpatinë e fansave, e cila shumë shpejt po bëhet një sensacion në rrjetet sociale. (Videoklipi i këngës ‘Ndjehem Mirë’, Festina Mejzini & Kashttp://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=lLIlzmEABUg)

“Ekperienca ime në Top Fest sapo filloj dhe shpresoj të vazhdoj me sukses. Ideja për këngën lindi gjatë  vitizës time në Norvegji, ku u takova me artistin KAS. Shpresoj që publiku shqiptar anembanë ta vlersojë dhe ta pëlqejë këngën tonë “Ndjehem Mirë”. Gjithë fansave të mi ju them që gjithmonë janë në zemrën time dhe u jam mirënjohëse për gjithë fjalët dhe mbështetjen që më bëjnë gjatë gjithë kohës,” tha Festina.

“Eksperienca në Top Fest ka qenë e papërshkrueshme për mua. Nuk e kam ndjerë kurrë atë lloj enerjigje më parë në skenë. U ndjeva shumë mirë pas performancës. Shpresoj që të gjithë e kanë pëlqyer këngën dhe falenderoj fansat për përkrahjen e madhe. Kënga “Ndjehem Mirë” është një falenderim për Zotin për gjithçka që kemi në jetë, një ndjenjë e mirë për jetën dhe mundësitë që kemi,” tha KAS.

Vlerësimet për këngën “Ndjehem Mirë” dhe për interpretimin e bukur nga Festina & KAS janë të shumta dhe flitet si kënga më e mirë hip hop në Top Fest 10. Kënga përfaqësuese e dy artistëve nga Kosova, përmendet për vokalin e fuqishëm të Festinës, si dhe flown dhe interpretimin e mrekullueshëm të KAS.

Kastriot Preteni ka lindur në Suedi dhe banon në Norvegji. Familja e tij është me prejardhje nga Mitrovica. KAS është reper i njohur i cili u bë i famshëm me hitet e tij “Product of Society”, “Till Death Do Us Part”, “Imma Get My Piece”, etj (www.facebook.com/KASMUSIC1).  Ndërsa Festina Mejzini ka lindur në Gjakovë  dhe adhuron muzikën Jazz dhe Blues.

“Kam lindur në 28.11.1993 në një ditë feste, një natë e madhe për shqiptarët, siç më thoshte gjyshi dhe për këtë më pagëzuan me emrin Festina. Femijëria ime e hershme do të mbetet një ëndërr e mrekullueshme gjatë gjithë jetës sepse isha femija i parë në një familje tradicionale, jam rritur me dashuri dhe përkedheljen e gjyshërve të mi tashmë të ndjere dhe prindërve. Jam rritur nën tingujt e mandolinës dhe me poezinë e këngëve të lehta shqiptare, ato të Gjakovës, por edhe të trevave tjera. Pikërisht kjo ka zgjuar tek unë pasionin dhe dashurinë për këngën. Gjyshi im ka qenë Mazllom Mejzini, kantautor dhe interpretues i shumë këngëve popullore të cilat këndohen gjithandej ku ka shqiptarë.

Fillimet e para të muzikës i kam marr nga familja dhe  jam rritur me tingujt e muzikës. Adhuroj çdo stil të muzikës dhe në karrieren time dua ta provoj veten në shumë zhanër të ndryshëm. Por atë që e preferoj më shumë është muzika Jazz & Blues,” tregon Festina Mejzini.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe KAS, Ermira Babamusta, Festina Mejzini, Top Fest 10

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT