• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA, KOSOVA, SHQIPERIA DHE LIRITE FETARE

August 15, 2017 by dgreca

SHBA: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa kundër radikalizimit të ndërlidhur me religjion /

*Shqiperia është shtet neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare./

3FA756D4-D135-48DB-B40C-9A6E7C129FE5_w1023_r1_s“Kushtetuta e Kosovës e ndalon diskriminim religjioz dhe mundëson liri të fesë”, shkruan në fillim të kapitullit për Kosovën në Raportin Ndërkombëtar të Lirive Fetare për vitin 2016 të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili është publikuar sot.

Mëtutje theksohet se “legjislacioni nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si entitete juridike, duke krijuar pengesa për ato në kryerjen e punëve të tyre. Qeveria e ka miratuar, ndërsa në Parlament është shqyrtuar, por nuk është votuar për propozimligjin, me të cilin do të lejohej regjistrimi i grupeve fetare si entitete juridike, në mënyrë që ato të mund të ushtronin aktivitet dhe çështje juridike me shtetin dhe entitetet private”.

Në këtë kuadër, në raport thuhet se “Komuna e Prishtinës, duke e cituar mungesën e lejes së ndërtimit, i ka ndalur murgjit ortodoksë serbë nga pastrimi dhe riparimi i dritave në Kishën e Shpëtimtarit, e cila ende është e papërfunduar, pasi vandalët ia kishin vënë zjarrin”.

“Qeveria e Kosovës kishte punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe e ka dënuar vandalizmin në vendet religjioze”, thekson raporti i Departementit amerikan të Shtetit në kapitullin për Kosovën.“Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kokteje molotovi kundër pjesëmarrësve të disa ngjarjeve me pelegrinë ortodoksë serbë. Në një incident, protestuesit etnikë shqiptarë kanë hedhur gurë dhe i kanë parandaluar pelegrinët ortodoksë serbë nga pjesëmarrja në një manifestim në Mushitisht. Në disa raste, vandalët i kanë dëmtuar pasuritë religjioze të Kishës Ortodokse Serbe, përkundër mbrojtjes nga ana e Qeverisë. Një serb entik e ka dëmtuar një xhami myslimane”, shkruan në raport dhe theksohet se “përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara shpeshherë janë takuar me zyrtarët qeveritarë për të kërkuar tolerancë fetare, kalim të legjislacionit për lejimin e institucioneve fetare për të fituar status juridik dhe për implementim të plotë të legjislacionit, që i mbronë vendet fetare dhe për të diskutuar për përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve të pasurisë fetare”.

“Ambasada është angazhuar me komunitetet religjioze për të diskutuar për qasje në varrezat për protestantët dhe ishte kosponzore e një konference për rolin e femrave në dialogun ndërfetar dhe kundërshtimin e esktremizmit të dhunshëm”.Në pjesën e raportit “Praktikat qeveritare”, theksohet se Qeveria e Kosovës “ka ndërmarrë hapa për kundërshtimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm të ndërlidhur me religjion”.Sipas komuniteteve të religjionit, “Qeveria ka vazhduar t’i përgjigjet dhunës dhe vandalizmit në shoqëri, kundër disa komuniteteve religjioze pakicë”.

Nga ky raport i gjatë, veçojmë edhe rastin ku theksohet se “më 26 korrik prokurorët e kanë akuzuar klerikun iranian, Hasan Azari Bejandi, për pastrim të parave nëpërmjet një organizate joqeveritare nominale, që ai e operonte”.Autoritetet thanë se Bejandi ishte shef i Fondacionit “Kuran” në Kosovë, ku përfshiheshin pesë organizata shiite, të cilat ai i drejtonte në Kosovë, me lidhje në Iran.

Policia e Kosovës, shkruan më tutje në raport, nuk e ka arrrestuar Bejadin, pasi ai ishte larguar nga vendi më 28 korrik. Menjëherë pas kësaj, Qeveria e Kosovës i ka mbyllur të pesë organizatat.Në pjesën e raportit për Shqipërinë, theksohet se Kushtetuta e këtij vendi garanton liri të religjionit dhe ndërgjegjes.“Qeveria i ka legalizuar 137 xhami gjatë vitit, në krahasim me gjashtë sosh para një viti”, theksohet në raport dhe shtohet se “grupet fetare kanë raportuar një lloj të progresit në qindra kërkesa ndaj Qeverisë për kthim të pasurisë së konfiskuar gjatë periudhës komuniste”.“Këshilli ndërfetar, që konsiderohej të funksiononte si forum i liderëve të komuniteteve religjioze të vendit, për të diskutuar për shqetësimet e përbashkëta, nuk është takuar, siç kishte ndodhur në vitet e kaluara”, thekson raporti dhe shton se “Papa Françesk e ka mbajtur një audiencë në Romë me liderin e komunitetit global të bektashinjëve, me seli në Tiranë, që ishte audienca e parë e këtillë për ndonjë lider fetar nga vendi me Papën”.

***

Shqipëri

Raporti vë në pah se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Megjithëse raporti flet me nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qëndrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndryshme, ai vë në dukje se është shënuar pak përparim lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare. Qeveria ka trajtuar kërkesat e grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, megjithatë shumë raste mbeten ende të pazgjidhura.

Qeveria, thuhet në raport, ka legalizuar 137 xhami, krahasuar me 6 syresh një vit më parë. Shumica e tyre ishin ndërtuar pa leje gjatë viteve të 90-ta. Kryeministri ka shpallur një projekt sprovë që përfshinë 10 shkolla me synimin për nxitjen e tolerancës fetare në shkollat e mesme si mjet për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Por, ai ka theksuar se nisma e tij nuk do të ndikojë mbi sistemin arsimor sekular të vendit.

Raporti thekson se Këshilli Ndërfetar që duhej të vepronte si një forum i udhëheqësve të komuniteteve fetare ku do të diskutoheshin shqetësimet e përbashkëta, nuk është mbledhur sikurse një vit me herët. Papa Françesku priti në Romë kreun e rendit Bektashi të Shqipërisë, që është pritja e parë e një udhëheqësit fetar tek Papa.

Raporti thekson se zyrtarët e ambasadës amerikane kanë vazhdar të nxisin zgjidhjen e çështjes së pronave, kanë zgjeruar projektet për kultivimin e diversitetit fetar dhe kanë punuar me komunitetet fetare dhe organizatat joqeveritare, për të shkurajuar ekstremizmin e dhunshëm të lidhur me besimin si dhe për të nxitur tolerancën fetare.

Raporti vë në pah se disa politikanë kanë vazhduar të kritikojnë Arqipeshkopin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë për lidhjet me qeverinë greke.

Më 12 nëntor, Myftiu i madh Skender Bruçaj, udhëheqës i Bashkësisë Islame, mirëpriti ekipin izraelit të futbollit që po luante me Shqipërinë, duke vënë theksin tek toleranca dhe harmonia fetare ne vend.

***

 

Filed Under: Featured Tagged With: DHE LIRITE FETARE, kosova, SHBA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT