Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej politikanëve me precedentë penalë.
Pyetje: Zoti Ambasador, Amerika ka sjelle demokracine ne shume vende te botes, perse ketu ne Shqiperi Amerika eshte indiferente?
Donald Lu: Shtetet e Bashkuara sigurisht promovojnë demokracinë duke zhvilluar OJQ-të, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu inkurajojmë vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palet, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.
Ndryshimi i Shqipërisë nis dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit
Pyetje: I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime eshte se si mund te shkojmë nga konstetimi te veprimi?
Donald Lu: Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje te reja – për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.
Kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit
Pyetje: Luften ndaj korrupsionit nuk mund ta bejne ata qe jane prane ne kuvend me kriminele dhe hajdute dhe qe i kane vene vete. Duhet ndergjegjesohet ky popull qe te mos shese voten per vaj e miell. Pavaresia drejtesise eshte kryesore.Deputeti qe shtiu me arme doli nga burgu,kurse ata qe priten plumbat u futen ne burg.A nuk mbane ere qe shteti vazhdon ben pazare me krimin?
Donald Lu: Në demokraci, nëse ju jeni të pakënaqur me udhëheqësit tuaj, keni dy mundësi – ose të bashkëpunoni me njerëzit që janë në pushtet ose të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të votoni ndryshimin. Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur.
Më 8 dhjetor u përdor dhunë politike
Pyetje: “Nese nuk miratohet kjo reforma e drejtesise do te izoloheni? Si do ta kryeni kete izololimin? E dyta keni folur per dhunen ne proteste. Une isha ne ate proteste dhe nuk e shikova dhunen. Cfare u dhunua? E treta flisni se u shkaterrua prona publike. Une dua te di, vertete besoni nje bunker i ndertuar fringo i ri eshte prone publike, kur ai eshte cilesuar qe ne krye te heres si provokues?
Doland Lu: Ne dhe Bashkimi Europian kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa në çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi.
Gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.
Non grata” SHBA eshte duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri
Pyetje: Zoti Ambasador, a nuk do te ishte shume e vlefshme nga ana juaj qe disa politikane majtas dhe djathtas, gjyqtare, prokurore dhe shtetare te larte te korruptuar dhe te inkriminuar te shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithe vendet perendimore?
Donald Lu: Në fakt, ekziston një urdhër presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara i cili i jep Sekretarit te Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët e korruptuar, gjykatësit dhe prokurorët nga hyrja në Shtetet e Bashkuara. Siç kemi thënë më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse ata duhet të ndalohen te hyjne në SHBA në bazë të këtij urdhri presidencial.
Ndjekim me vemendje ceshtjet e komunitewtit ne Himare
Donald Lu: Ka, kam pasur mundësinë të vizitoj Himarën në korrik dhe të takohem me disa udhëheqës të komunitetit etnik grek në Shqipëri. Kam dëgjuar nga të gjithë ata në lidhje me konfiskimin e paligjshëm të pronës dhe mohimin e të drejtave. Ne i ndjekim çështjet e këtij komuniteti me shumë vemendje. Ne e bëjmë këtë gjatë zgjedhjeve dhe sa herë që ka një krizë. Ne gjithashtu kemi anëtarë të stafit që e vizitojnë rajonin rregullisht. Nëse shqiptarët kanë shqetësime individuale lidhur me të drejtat e njeriut, ata mund ti drejtojne ato në Ambasadën e SHBA dhe zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë.
Nuk është puna e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë
Pyetje: A mundet USA te na asistoje ne hetimin e dekriminalizimit te njerezve me pushtet dhe bashkepunim ne sistemin e drejtesise sepse tek sistemi jone populli ka humbur besimin?
Doland Lu: Në fund të fundit, unë nuk mendoj se është puna e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë. Kjo është punë e medias, shoqërisë civile, dhe e partive politike. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve, për të hetuar të kaluarën kriminale të kandidatëve apo politikanëve aktualë. Unë kam besim se kjo do të arrihet.
Sot në Shqipëri zyrtarët e lartë nuk kanë frikë se mund të shkojnë në burg
Pyetje: Pyetje per korrupsion ?? ahhahhahahhahahah ,ne sa me te korruptuar te jene ,me shume i ngreme ne detyre .Qeverisemi nga blloku dhe nga baba Taku …
Doland Lu: është e vërtetë që shumë vende përballen me korrupsionin e lartë, por gjithashtu shumë vende edhe e kanë luftuar korrupsionin në nivele të larta. Zyrtarët e lartë duhet të kenë frikën se mund të përfundojnë në burg. Sot, në Shqipëri, ata nuk kanë frikë se do të hetohen, por nëse reforma në drejtësi do të zbatohet, ata do të kenë frikë.
Ne bote te korruptuarit fshehin parate jashte, ne Shqiperi i ekspozojne, kjo më çudit
Pyetje: Do the state department take in consideration in relations with goverment of albania the fact that polititians are corrupted and reflect that for those whom send their dirty many of shore?
Doland Lu: Po, lufta kundër korrupsionit është prioritet madhor i Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe i Departamentit të Shtetit. Ne sigurisht e konsiderojmë korrupsionin në aspektin e marrëdhënieve tona dypalëshe me Shqipërinë. Kjo është çështja kryesore e ngritur gjatë takimeve tona të nivelit të lartë. Çfarë shpesh me çudit mua është se në vende të tjera me nivele të larta të korrupsioni, personat e korruptuar i fshehin paratë e tyre jashtë shtetit në Ishujt Kajman. Në Shqipëri, gjyqtarët e korruptuar, zyrtarët dhe biznesmenët e shfaqin pasurinë e tyre në mënyrë që të gjithë mund ta shohin se sa të korruptuar janë ata. A mund dikush të më shpjegojë se pse ata e bëjnë këtë?
Shpresoj në 2016 te shihni zbatimin e reformes ne drejtesi
Pyetje: Zoti Ambasador,kur do kete drejtesi vendi yne,prokuroria,gjykata e koruptuar ,shendetesia nuk funksonon ,arsimi, i dobet administrata,jashte funksionit hipoteka,e koruptuar pronat, kur do te jene te pronari legjitim ,25 vjet zvaritje neper gjygje , cdo instutucion, shtetror,eshte i koruptuar,gangren, e shoqerise, shqiptare.
Donald Lu: Unë shpresoj që në vitin 2016, ju dhe çdo qytetar tjetër shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe nisje e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës kryesore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së rryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.
Shpresoj se në pranverë ndryshimet kushtetuese të jenë të miratuara
Pyetje: Përse po shtyhet reforma ?! A ka dijeni “Departamenti i Shtetit” për këtë zvarritje ?! Ju kujtoj që jemi në dhjetor dhe duhet të kishin kaluar ndryshimet kushtetuese .
Doland Lu: Unë nuk mendoj se do të thoja se reforma gjyqësore është vonuar. Kjo është një reformë e rëndësishme dhe komplekse që meriton një bisedë të plotë brenda shoqërisë shqiptare. Kjo kërkon kohë. Unë besoj se Komiteti Ad Hoc ishte e mençur në dërgimin e projekt-amendamenteve të Komisionit të Venecias për komente. Këtë muaj ne presim mendimin paraprak të Komisionit të Venecias. Kjo, e kombinuar me komentet e marra nga 19 tryezat e rrumbullakëta publike, duhet të ndihmojë ekspertët të bëjnë ndryshime për të përmirësuar draftin aktual. Unë shpresoj se në pranverë do të shohim këtë grup të ligjeve dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara.
Pajtimi i reformes eshte sfide
Pyetje: Pse besoni qe me reformimin e ligjit do luftohet korrupsioni ne Shqiperi? Kush do e bej kete kur nga parlamenti deri tek roja ne zyren me te pa rendesishme ne fshatin me te humbur te Shqiperise eshte i korruptuar. Ku do gjenden njerez per te zbatuar keto ligje?
Donald Lu: Skepticizmi juaj është i kuptueshem. Reforma në gjyqësor do të jetë e vështirë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta mohuar këtë. Unë pajtohem se zbatimi i kësaj reforme do të jetë një sfidë e madhe. Për shembull, një pjesë e rëndësishme e propozimit të tanishëm të reformave është rishikimi i te shkuares se personave, kualifikimeve, vendimet dhe pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Ekspertët propozuan në kete reformë që ky proces shqyrtimi të kryhet nga ekspertë shqiptarë ligjore (të propozuar nga Avokati i Popullit dhe të miratuar nga Kuvendi) me monitorim aktiv nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Unë, personalisht, jam i bindur se ka njerëz të nderuar në Shqipëri që mund ta bëjnë këtë detyrë të vështirë.
Korrupsionin do ta luftojnë qytetarët e rregullt
Pyetje: Mire zotnia do pergjigjet po korrupsjonin kush do ta luftoj ne këte vend?
Doland Lu: Ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.
Pyetje: Ju lutem qe ta vazhdoni presionin tuaj dhe te qeverise suaj per pastrimin e politikes shqiptare nga kriminelet dhe nga analfabetet qe po mbajne peng fatin e shqiptareve
Donald Lu: Ne kemi parë shumë zhvillim në procesin e dekriminalizimit gjatë këtij viti. Shqiptarët duhet të jenë krenarë. Ata iu bënë ballë këtyre kriminelëve dhe treguan se nuk do ti tolerojnë ata në Parlament apo qeverinë lokale. Ka akoma shumë punë për të bërë, por ky është një fillim i mbarë.
Kemi sugjeruar bërjen publike të pasurisë së politikanëve
Pyetje: A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend tëpëfituara prej korrupsionit?
Donald Lu: Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.
Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion
Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë.
Pyetje: A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen. Kjo pemë per ta sjell pushtet fuqi pasuri ne kurriz te shqipetareve te ndershem.
Donald Lu: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.
Mos e humbni shpresën
Pyetje: Can you find good real Albanian people , even if you pull them from USA to manage Albanian government and economy?!!! So we can vote this government out? People of Albania are in 25 years democracy, 30 years back and poorer then comunisem times?? Help Albania please take this government out
Donald Lu: Mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë të cilët janë të ndershëm, dhe njerëz punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës prodhon të diplomuar të shkëlqyer që vazhdojnë për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm mund të gjenden për të udhëhequr Shqipërinë.
Mos prisni që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin
Pyetje: Kriza e besimit eshte me e rende se varferia dhe kjo paralizon aksionin e shoqerise civile. E keqja riciklon te keqen, dhe si popull jemi te ftuar gjithmone te zgjedhim te keqen me te vogel. Do me interesonte te dija vizionin tuaj se si mund te dilet nga kjo situate?
Donald Lu: Ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.
Në shumë nga vendet e punës emërohen kandidatë politikë
Pyetje nga Saimir Allmuça Une personalisht e denoj korrupsionin se eshte cenim dinjiteti . Por e cuditshme eshte qe ne Shqipri korrupsioni eshte perligjur edhe nese nuk je pjes e grupit perjashtohesh . Keshtu me ka ndollur Mua personalisht ku kam punuar dhe dhene kontributin tim ne nje Institucion ne vartesi te Kryeministrit por pranova te jem gardian i ligjit dhe me perjashtuan per motive politike.
Donald Lu: Saimir më vjen keq që ju keni humbur vendin tuaj të punës për arsye politike. Kjo i ka ndodhur mijëra njerëzve. Fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë vetëm për periudhën e ndryshimit të qeverisjes në vitin 2013, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005. Bashkimi Europian kërkoi një ligj që mbronte nënpunësin civil por fatkeqësisht ka shumë pak nënpunës civil dhe në shumë nga vendet e punës emërohen kandidatë politikë. Unë shpresoj që ju të punoni për të sjellë ndryshimin në këtë fushë.
Kini shpresa, reforma ne drejtesi eshte e mundur
Pyetje: Zoti ambasador shqipetare kan shum besim tek ty por kur te shofim se me cin do ta beni dhe uleni ne tryezen per rreformen ne drejtesi te len shum per te deshiruar . o Po nuk ndryshuan kodin penal qe eshte si pacavure arna arrna nuk ka zgjidhje
Donald Lu: Eshtë e vërtetë që dënimi për korrupsion në Shtetet e Bashkuara është shumë i ashpër. Unë mendoj që shqiptarët duhet të kenë shpresa që reforma në drejtësi është e mundur. Sot ka një dialog publik të vërtetë. Ju po merrni ndihmë nga miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Kini besim. Ndryshimi po vjen.
Jam i sigurt se shqiptarët mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë
Pyetje: Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?
Donald Lu: Unë e di se shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë. Ata janë ato ose ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Ata janë ata ose ato te cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja.
Gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme
Pyetje: Z.Ambasador, problemi me i madh ne Shqiperi nuk jane 4 – 5 politikane qe pasi u bene te pasur me droge dhe prostituta me pas hyne ne politike, pasi kaq i gjejme dhe ne Amerike, por jane pothuajse e gjithe pjesa tjeter e tyre dhe Gjykates e Prokurore, qe sipas te madhit Gjergj Fishta, i hyne politikes “pa breke” dhe te nesermen u gdhine milardiere
Donald Lu: Unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.
Gjykatësit dhe prokurorët duhet të japing llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre
Pyetje: Kur do kemi drejtësinë reale dhe të pavarur në Shqipëri? Korrupsioni luftohet vetem me ndershkim dhe kete e bejne vetem prokuroret dhe gjykatat e pavarura.
Donald Lu: Institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre.
Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.
Partive politike u duhet reformë për t’i bërë ato më demokratike
Pyetje: C’ mund te beje aleati yne i madh per te na ndihmuar per vendosjen e demokracise se vertete ne Shqiperi? Vecanerisht problematike eshte demokratizimi i partive politike si baza e demokracise se nje vendi.
Donald Lu: Unë pajtohem me ju se partive politike u duhet reformë për t’i bërë ato më demokratike. Udhëheqësit e partive sot mund të marrin të gjitha vendimet pa konsultim apo zgjedhje. Unë shpresoj se reforma zgjedhore mund t’i adresojë këto çështje. Ndoshta duke folur në lidhje me këtë çështje publikisht, ju mund të ndihmoni.
Unë merakosem nese bej foto apo shtrengoj doren me zyrtare, gjykatës dhe prokurorë te njohur te korruptuar
Pyetje” An Albanian proverb says: “peshku prishet nga koka”, is there a similar one in US or do you share the same?
Donald Lu: Mbaj mend qe kam mësuar “peshku prishet nga koka”, kur isha duke studiuar shqip në Washington, DC. Unë nuk mendoj se ne kemi të njëjten shprehje në gjuhën angleze. Unë mendoj se ka korrupsion të nivelit të lartë në Shqipëri. Korrupsioni ekziston në çdo vend në botë. Pyetja e vërtetë është cfare bëjmë ne për t’u marrë me korrupsionin. Në shumë raste në Shtetet e Bashkuara, kur ka akuza për korrupsion, ata hetoen, dhe nëse është e vërtetë, njerëzit ndëshkohen. Unë personalisht I konsideroj personal me te cilet punoj me standarte të larta etike pune, dhe në vende të tjera në të cilat të kam shërbyer, kam pushuar nga puna ata të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Persa i perket pyetjes se si unë personalisht veproj kur takoj dikë që është i korruptuar, do të jem i sinqertë: unë merakosem nese bej foto apo shtrengoj doren me zyrtare, gjykatës dhe prokurorë te njohur te korruptuar. Askush nga ne nuk duhet të shikojmë nga ana tjeter dhe të injorojmë korrupsionin kur e hasim atë në jetën tonë të përditshme.
Sistemi i kontrollit dhe balances funksionon dobët
Pyetje: Will be possible in Albania to take out the law books the system “Check and Balances” and make it practicable in the Albanian system of government? I think that will be a long term solution for Albania. How can we do that possible mr. Ambasador?
Donald Lu: Jam i gëzuar qe degjoj se ju ndjeheni se taksat tuaja janë duke u shpenzuar si duhet. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme për interesat amerikane që ne të mbështesim aleatët e NATO-s si Shqipëria në luftën e saj kundër korrupsionit. Ju keni prekur një çështje të rëndësishme. Sistemi i kontrollit dhe balances funksionon dobët kur ju keni institucione me aq shumë nevojë për reforma, si pershembull në sistemin gjyqësor shqiptar dhe Kuvendi. Çfarë është e rëndësishme tani është që këto institucione të jenë të reformuara, që parimet e kontrolleve dhe balancave të janë të përforcuara me institucione të pavarura dhe të përgjegjshme.
Prokurore amerikane ne ndihme te prokuroreve shqiptare per disa dosje të rëndësishme anti-korrupsioni
Pyetje: Mr. Ambassador, About 6 months ago, US Justice Dept brought a US Persecutor in Albania to help Albanian Persecutors with corrupted ex-Ministers, ex-Prime Minister and his family. Can you tell us , what case is he working? Did he close any persecution? Albania need help, because all criminals are free.
Donald Lu: Kolegu im nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë po punon fort për të siguruar mbështetje teknike për prokurorët shqiptarë në zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata kanë qenë duke punuar në disa raste të rëndësishme anti-korrupsioni sëbashku. Unë duhet të jem i qartë, gjithsesi, të gjitha këto raste janë duke u udhëhequr dhe ndjekur penalisht nga prokurorët shqiptarë. Ekspertët e Shteteve të Bashkuara veprojnë vetëm në një rol këshillues.
Dyshoj se do me kërkohet të flas në Parlament, jo vetëm gjyqtarët e dinë se populli sheh makinat e tyre
Pyetje: You might have bitter some faces and even scared mostly of our “honorables judges” (how ironic) at the Judiciary Conference, but outside the room the Albanians cheered and applauded your speech. As everyone knows unfortunately the judges are not the only corrupted officials in Albania. Given the chance: would you hold the same speech from the Albanian parliament where the focus of your speech are Albanian MP-s?
Donald Lu: Unë dyshoj të më kërkohet të flas në parlamentin shqiptar së shpejti. Unë mendoj se nuk janë vetëm gjyqtarët të cilët e kuptojnë se populli shqiptar eshte duke parë cilat makina ata vetë kane, apo bizhuterite qe ata veshin dhe cilat vila në bregdet ata blejnë. Populli shqiptar është i zgjuar dhe është i lodhur me këto teprica.
Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë
Pyetje: Z.Ambasador je njeri i shkelqyshem,me pelqen jashte zakonisht nderyrjet e tua ne politiken Shqiptare je shume orgjinal dhe i pa kursyer
Donald Lu: Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë mbi aktivitetin e kriminal apo dënimet e tyre. Ne e marrim seriozisht respektin që kanë shqiptarët për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe pa kursyer askënd.
Duaje atdhen, si shqiponja folene”
Pyetje: Kemi nje thenje popullore qe thote: “duaje atdhen, si shqiponja folene”, amerikanet gjene me te shtrenjte kane Ameriken. Meqe deshironi te ndihmoni shqipetaret per luften kunder korrupsionit,
pyetja ime eshte: A nuk mendoni se autoriteti juaj do ishte i nje vlere te jashtezakonshme, nese do organizonim nje propagande dashamirese per te ngritur larte dashurine e shqipetareve per atdheun dhe krenarin per prejardhjen e tyre te lashte?!
Donald Lu: Mua më kanë thënë se shqiptarët kanë një shprehjë, “duaje athdeun si shqiponja folenë.” Unë mendoj se shqiptarët janë shumë besnikë ndaj Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo nuk zbatohet me të njëjtin angazhim në luftën kundër korrupsionit apo bizneseve të ndershme.
E ardhmja juaj eshte BE
Pyetje: When will Albania join EU?
Donald Lu: Kur Shqipëria luftoi për t’u future ne NATO, Shtetet e Bashkuara mbështetën hyrjen e saj, por edhe ndihmuan Shqipërinë për të përfunduar reformat e nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim. Tani unë shoh se BE-ja është duke bërë të njëjtën gjë. Unë jam i bindur se Shqipëria do të bashkohet me BE. Kjo është e ardhmja e saj. Pyetja e vetme është se kur.
Ndryshimi është i mundur nëse populli e kërkon atë
Pyetje: A eshte inicimi i kesaj reforme (e cila nuk besoj se do realizohet ndonjehere) per ti treguar kesaj kase politike qe eshte totalisht e deshtuar ne implementimin e nje demokracie te vertete dhe duhet te largohet, pra a mos eshte me mire te thuhen gjerat me troc qe kjo kase po fundos Shqiperine?
Donald Lu: Unë e kuptoj që ju dhe shumë shqiptarë të tjetër jeni të irrituar. Unë ju kërkoj që të mos dorëzoheni. Ne, pa dyshim, nuk jemi dorëzuar. Unë besoj se ndryshimi është i mundur nëse populli e kërkon atë. Sot në Shqipëri, unë shoh se populli kërkon veprime të prera kundër korrupsionit dhe reformë sistemin e tyre të drejtësisë. Ashtu si thoni edhe ju, a mund të mbështetemi tek politikanët për këto reforma ndërsa disa prej tyre po përfitojnë nga sistemi aktual. Po, ne mund të mbështetemi nëse populli e kërkon këtë.
Te ngrihet problemi i pages se ulet te mjekeve
Pyetje: Un jam mjek dhe po ju them qe rreth 50% e mjekeve ne Shqiperi me pagat qe marrin mezi mbyllin muajin. Pyetja eshte: A ndodh qe ne Amerike nje person me profesion mjeke te mbylli muajin me mundim
Donlad Lu: Unë jam shumë i lumtur që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria punuan së bashku me 150 shtete të tjera për të arritur marrëveshjen historike mbi ndryshimet klimaterike. Nipërit tanë do të na falenderojnë. Unë jam takuar me disa doktorë dhe profesionistë të fushës së shëndetësisë qëkur kam ardhur në Shqipëri. Keni shumë të drejtë kur thoni se pagat për stafin mjekësor të kualifikuar janë shumë të ulta. Tani ka edhe shumë diferencë midis stafit mjekësor në spitalet publike krahasuar me stafin e spitaleve private. Edhe në Shtetet e Bashkuara ekziston i njëjti problem. Është e rëndësishme që ky problem të ngrihet dhe të punohet që doktorëve, infiermiereve dhe profesionistëve të tjerë t’u jepen rroga të drejta.
Pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.
Pyetje: A mendoni se me keto politikane qe kemi ne, do arrjim ta luftojme korrupsionin dhe te anetaresohemi ne BE ne 5 vitet e ardhshme apo jo?
Donald Lu: Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të BE-së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në BE së shpejti. Ajo që unë di është se BE-ja është serioze në lidhje me kërkesat që Shqipëria të bëjë progres kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore përpara fillimit të negociatave. Dhe po, ju keni të drejtë se pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.
Mos u dorezo behu gazetar i ndershem
Pyetje: TE LODHUR .te rraskapitur e te zhgenjyer ,. por me teper te penalizuar nga guri dhe arra qe ata kane ne duar ,. Forcen ligjin dhe shtetin qe eshte i rrembyer per te na rrembyer e varferuar ne eme r te ligjit ,.. Kush dhe si duhet te ngreje zerin ??
Donald Lu: Mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.
Koha e sotme s’mund të krahasohet me komunizmin
Pyetje: Z.ambassador ,25 vite demokraci kan kaluar mendoni qe shqipetaret sot Jan me mire se ne vitet e komunizmit , dhe doja te Dija qe politika shqipetare do ket edhe ajo gjykimin e saj ne gjykat per rastet e shumta qe ka
Donald Lu: Mendoj që shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Kam lexuar një studim së fundmi sipas të cilit Shqipëria dhe një nga vendet Balltike ishin të vetmet vende ish komuniste që kanë të ardhura më të larta tani krahasuar me vitin 1991, kur komunizmi u rrëzua në pjesën më të madhe të Europës. Unë nuk kam jetuar kurrë në një vend komunist, por nga historitë që më kanë treguar miqtë e mi shqiptarë të cilët kanë jetuar nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të ketë krahasim me kohën e komunizmit. Cilado qofshin sfidat dhe vështirësitë e kohëve të sotme, ju keni sigurinë se çdo shqiptar sot gëzon liritë dhe privilegjet themelore të cilat në kohën e komunizmit as nuk i kishin ëndërruar .
Nje parti politike anti-korrupsion, eshte ide interesante
Pyetje: Korrupsioni ne Shqiperi eshte problem i kthyer tashme ne”normale”dhe pershtypje bejne vetem ata qe nuk i nenshtrohen ketij normaliteti dhe rrjedhimisht duke”rene ne sy”nxirrenjashte nga ky sistem. Pyetja ime eshte,a mundeni ju te nxisni dhe perkrahni njerezit qe nuk nenshtrohen politikisht ne menyre qe ata minimalisht te krijojne “polin e trete”?
Per mua korupsioni fillon qe ne rekrutimin è pa shmangshem politik te profesionisteve ne te gjitha fushat a ndani ju te njejtin mendim?
Doland Lu: Kjo është një ide interesante që të ketë një parti politike anti-korrupsion. Unë mendoj se është puna e çdo opozite për të kritikuar qeverinë, kur ata kanë prova të korrupsionit. Në kushtet e një partie të veçantë te përqëndruar në anti-korrupsionin, mendimi im është se partitë politike duhet të jenë në favor të diçkaje, jo vetëm kundër diçkaje. Sa për rekrutimin e njerëzve me prejardhje të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të përditshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj) ne do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë jam në favor të rekrutimit të udhëheqësve nga njerëz nga të gjitha fushat.
Ligji per dekriminalizimin largon politikanet qe kane denime por nuk i konfiskon pasurine
Pyetje: Rruga me e mire eshte ti sekuestrohen pasurite atyre qe i kane vene nepermjet korrupsionit dhe ti ndalohet te vendosen ne postet publike. Per mua futja thjesht ne burg eshte e gabuar se do na duhet te shpenzojme perseri taksat per ti mbajtur ne burg.
Donald Lu: unë mendoj se versioni aktual i ligjit për dekriminalizimin përpiqet që të ndalojë shumicën e njerëzve të dënuar që tëkandidojnë sërish. Ky ligj do të largojë gjithashtu edhe politikanët që kanë dënime kriminale. Megjithatë, nuk i konfiskon pasuritë e tyre. Mbase ju mund të sygjeroni këtë gjë.
Transparenca e pasurive dhe buxheteve me rendesi, flet per komunitetin rom
Pyetje: Cila do te ishte nderhyrja me e mire per te ulur korrupsionin e larte dhe permiresuar aksesin e barabarte ne sherbimet publike per komunitetin Rom ?
Donald Lu: Përvoja ime është se disa prej njerëzve me të drejta te pakte në shoqëri janë më të prekshem ndaj korrupsionit. Disa nga iniciativat aktuale mbi anti-korrupsionin jane portalet e internetit dhe transparenca e pasurive dhe buxheteve. Në kontekstin e komunitetit rom, ne kemi besuar gjithmonë se një nga pengesat kryesore për qasjen e shërbimeve dhe përfitimeve është mungesa e dokumenteve të identitetit. Disa foshnja janë lindur në komunitetet rome në Shqipëri, por lindjet nuk janë të regjistruara. Kjo mund të shkaktojë një problem jetesor se si ky fëmijë rritet në moshën madhore pa dokumente identifikimi. Ministria e Brendshme dhe OJQ-te lokale janë duke punuar në mënyrë aktive, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, për të edukuar familjet rome për të drejtat e tyre dhe sherbimet duke përfshirë të dhënat e lindjes dhe dokumentet e identifikimit, sipas ligjeve shqiptare. Pyetje e mrekullueshme.
Mos u dorëzo
Pyetje: Kush është aksioni që duhet të ndërmarrë cdo qytetar në nivel personal për të ndryshuar në drejtimin e duhur situatën në Shqiperi?
Donald Lu: Mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.
Studentet te kene pritshmeri te medha
Pyetje: As a student I am what can I do to see my country tomorrow as better place to live cause is said that the youths can make the change?
Cause in general most of my friends and the comunity also are all disapointed that nothing can be done even more when they do see the politicians cases included in corruption affairs…
Doland Lu: Unë besoj se gjëja më e mirë qe nxënësit mund të bëjnë është që të kene pritshmeri të mëdha – për udhëheqësit e tyre, komunitetet e tyre dhe veten e tyre. Jam shume i lumtur kur takoj të rinj, sepse ata janë të padurueshëm për ndryshim. Ata duan që vendi i tyre të ketë të njëjtën ekonomi dhe politikë si në vendet më të zhvilluara të Europës. Dhe ata e duan këtë menjëherë. Ata kanë të drejtë dhe duke kërkuar këtë ata do ta çojnë Shqipërinë në një të ardhme më të mirë.
Ka korrupsion në administratë, në parlament, në gjykata dhe në media
Pyetje: Kam nje pyetje, nese me pergjigjet Z.Lu, apo nje tjeter, kam shkruajtur disa here por skam mare pergjigje.Po ne administraten e ambasades qe punojne shqiptare, a ka korrupsion?.Une them se po.A e deklatojne pasurine punonjesit e zyres se prokurimeve?, une them qe jo.A duhet qe keta punonjes te deklarojne pasurine, une them se duhet.
Donald Lu: unë mendoj se ka korrupsion në administratë, në parlament, në gjykata dhe në media. Pyetja e vërtetë është çfarë mund të bëjmë ne që të heqim personat e korruptuar dhe për të parandaluar personat e korruptuar të hyjnë këto institucione. Deklarimi i pasuroive është një mjet. Një tjetër është auditimi ndërkombëtar i institucioneve, partive politike, mediave dhe OJQ-ve. Së fundi, gazetaria e mirë investigative është një mjet i rëndësishëm për të zbuluar korrupsionin.
Detyrat e nje studenti
Pyetje: Pyetja ime është se çfarë është detyra e studentëve që kanë studiuar jashtë shtetit në këtë moment dhe si mund të japim kontributin nga këtu ku jemi ose të kemi rol aktif në këtë periudhë ndyshimesh
Donald Lu: Unë mendoj se ata të cilët kanë pasur mundësi që të marrin një edukim të shtrenjtë ( përfshirë edhe mua) kanë një detyrim të veçantë për të dhënë përsëri në shoqëri. Unë shpresoj se në çfarëdo komuniteti ku jetoni apo në çfarëdo profesioni që keni zgjedhur, ju po ndihmoni për të krijuar një kulturë të diskutimit aktiv dhe debatit rreth korrupsionit, reformën gjyqësore dhe mënyrat për të përmirësuar Shqipërinë.
Sistem i integruar dixhital
Pyetje: A mendoni se duhet nje sistem i integruar Dixhital ne te gjitha institucionet qe tu vihet ne sherbim qytetareve per te ulur nivelin e korrupsionit ne shqiperi?
Donald Lu: Sygjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin në nivelin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Partnership (Partneritet i Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji midis qeverisë kombëtare dhe vendore.