• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË KURORË NË NDERIM TË DOM SHTJEFËN KURTI TEK MONUMENTI I LIRISË NË WASHINGTON

June 14, 2019 by dgreca

– U organizua Ceremonia e dymbëdhjetë vjetore pranë Monumentit të Lirisë kushtuar viktimave të Komunizmit.

– Rreth 100 organizata dhe individë bënë homazhe dhe vendosën Kurora me lule.

– Në ceremoni morën pjesë edhe vendosën kurora vatranë nga dega e Tampës dhe Washingtonit.

– Anëtari i kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i saj, njëkohësisht drejtor i Qendrës Kulturore”Nënë Tereza”, pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”  Marjan Cubi me zonjën Dilë, Mark Mrnacaj-anëtar i këshillit të Vatrës me Paul Mrnacaj vendosën kurorën në nderim të lumit Shtjefën Kurti, ekzekutuar nga diktatura komuniste për shkak të pagëzimit të një fëmije.

 ***

Washington, 14 Qershor 2019- Sponsorizuar nga Fondacioni i Viktimave të Komunizmit në Uashington DC dhe nga rreth njëqind organziata e individë të ndryshëm, sot me datën 14 Qershor 2019 u organizua për të dymbëdhjetën herë në Uashington DC  ceremonia vjetore për thirrjen e kombeve për të vendosur kurora dhe Prezantimi i Medaljes së Lirisë “Truman –Regan”. Ceremonia u organizua në Uashington DC tek sheshi ku takohen rrugët Masacussets dhe Nju Xhersi dhe aty ku ndodhet  Monumenti i Lirisë në zemër të Uashingtonit. Merrnin pjesë përfaqësues nga shumë organizata e familje  nga gjithë bota që përkujtojnë viktimat e regjimeve komuniste dhe gjithashtu edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve të robëruara e të persekutuara nga komunizmi, përfshi edhe atë të Republikës së Shqipërisë  Znj. Eva Dore, sekretare në Ambasadë, vendosi kurorën në emër të Ambasadës shqiptare në DC .

Nga shqiptarët e Amerikës, përfaqësues të organizatave, institutcioneve dhe familjeve të persektuara  u vendosën disa kurora dhe buqeta me lule.

Vatranët Marjan Cubi e bashkëshortja e tij  Znj.Dila Cubi , Z.Mark Mrnaçaj e Z.Paul Mrnaçaj nga Nju Jorku  bënë homazhe, nderuan dhe vendosën një kurorë të madhe e të mbushur plot me lule të freskëta për nder të Të Lumit Shtjefën Kurti. Kurora ishte shoqëruar me  mbishkrime dhe me foton e të Lumit Shtjefen Kurti, i cili u vra nga komunistët në Tetor të vitit 1971 sepse pagëzoi një fëmijë. Kurora ishte porositur nga djali i vëllait të  të Lumit, nipi i Dom Shtjefnit, Z. Nikolin Kurti nga Tirana, dhe bashkëkombasit  shqiptaro- amerikanë , çifti Cubi e kushërinjtë Mrnaçaj erdhën nga larg dhe nderuan në emër të tij dhe gjithë familjes por edhe në emër të tyre e familjeve të tyre pasi edhe ata e kanë ndjerë rëndë thundrën e hekurt dhe persekutimin komunist. I lumi Shtjefen Kurti u lindi në Ferizaj të Kosovës, më 25 dhjetor të vitit 1898. U shugurua meshtar në Romë më 13 maj 1921. Erdhi në Shqipëri më 6 janar 1930, bashkë me Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bisakun. U arrestua në Tiranë më 28 tetor 1946, dhe u dënua me njëzet vjet burg, prej të cilëve bëri 17 në burgun e Burrelit. Pas mbylljes së kishave u dërgua në Gurëz (Milot). U arrestua përsëri më 11 qershor 1970 dhe u dënua me vdekje «in odium fidei». U pushkatua më 20 tetor 1971.

 Z. Tasim Ruko dhe zonja e tij Gina Ruko, Z.Endri Filipi dhe Znj.Mira Dado-Filipi  vendosën kurorë në emër të Degës së Vatrës në Tampa Florida. Kjo nuk është hera e parë për këta Vatranë që vijnë e marrin pjesë në këtë ceremoni vjetore. Ata udhëtojnë nga larg për këtë qëllim dhe kalojnë kohë me bashkeatdhetarët në DC.  

Prindrit e  Vatranes Merita McCormack, Z. Sami dhe Znj.Hamide Bajraktari,  që kishin udhëtuar nga Toronto , Kanada, dhe Merita  vetë, bënë homazh e vendosën lule në emër të familjarëve të familjes Kalaja nga fshati Zemblak i Korçës, që është familja e  Znj.Bajraktari, nënës së Meritës.

Z.Haxhi Dauti dhe Z. Kalosh Sela  nga veri Lindja Amerikane  gjithashtu nderuan  e vendosën kurorë në emër të Këshillit  Shqiptaro- Amerikan.  Përfaqësuesit e degës së vatrës në DC, Z. Armin Zotaj dhe Z. Eduard Buçaj vendosën  një kurorë, gjithashtu edhe  Z.Mustafa Xhepa vuri një kurorë  në emër të Shtëpisë së Lirisë Shqiptaro-Amerikane . Ishin  edhe disa shqiptaro amerikanë të tjerë prezent që shoqëruan  e përcollën ceromoninë. Ndër ta ishte edhe ish Kryetari Vatrës Dr.Gjon Buçaj dhe bashkëshortja e tij Znj. Nikoleta.

Znj.Mimoza Boletini , vajza e saj  Marilyn dhe Znj.Janulla  Rapi, kishin udhëtuar nga Nju Jorku për homazhe dhe vendosën një kurorë  në emër të organizatës “Hope and Peace”.

Ceremoninë e  bekoi Rev. Charles H. Hall CH(Col) , pesident i Veteranëve  Amerikane të Luftës së Ftohtë.

Drejtori egzekutiv  i Fondacionit Z.Marion Smith  mirëpriti të pranishmit dhe pastaj foli themeluesi dhe presidenti i Fondacionit Z.Lee Edwards.

Ata folën për krijimin e shërbimin e fondacionit dhe për synimet e tyre në të ardhmen.

Një partenritet mes fondacionit dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ftohtë sapo është krijuar dhe kjo u përshëndet nga të pranishmit.

Pas kësaj u dha medalja “Truman Regan” dhe këtë vit kjo ju dha Kolonelit 98 Vjeçar Gail.S Halvorsen USAF (në pension) i cili quhet edhe ndryshe“ Bombarduësi me karamele”. Medalja u pranua nga djali i Kolonelit pasi vetë koloneli ndodhej në Berlin për një cermeoni tjetër përkujtimore si kjo.

Pas kësaj u vendosen kurorat dhe u bënë shumë fotografi.

Shumica e shqiptarëve  Vatranë në këtë ceremoni u mblodhën pas ceremonisë për të  ndenjur  biseduar , për të  gëzuar shoqërinë e njeri tjetrit, ndërkohë që vatrani Mark Mrnaçaj ishte nikoqiri i kafes. Gazetarët Burim Goxhulli nga VOA, Seksioni shqip dhe Z Beqir Sina  nga Bota Sot mbuluan gjërësisht aktivitetin dhe bënë disa intervista të cilat do të dalin në ditët në vijim.(Korresp e Diellit në Washington DC)

Filed Under: Featured Tagged With: Dom Shtjefen Kurti- Kurore- Viktimat e Komunizmit

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT