• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETËRKËMBIME TË PABOTUARA TË JOSIF BAGERIT

August 8, 2013 by dgreca

Në Arkivin Shtetëror të R. Maqedonisë jane gjetë disa  letërkëmbime të rilindësit shqiptar nga Reka e Epërme, Josif  Bagerit mbajnë nr. 1493.5.3/4-7/Shkruan: Dr. Avzi Mustafa

 “Ju Zotëri mos brengoseni për ata që janë të shëndosh si thëna, por brengosuni për ata që ua grabisin jetët e njerëzve të cilët unë dua t’i arsimoj dhe t’i vetëdijesoj me ndihmën e Zotit.”/

 Historia e popullit shqiptar është e mbushur plot e përplot me veprimtari vetëmohuese për liri, bashkim dhe progres të gjithanshëm shoqëror. Me vendosjen e kushtetutës turke  të vitit 1908 për shqiptarët fillon një periudhë e re për çlirim kombëtar. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave në gjuhën amtare, me përdorimin e gjuhës amtare nëpër shkolla e institucione të ndryshme, si dhe me përdorimin e një alfabeti të përbashkët të shqiptarëve. Patriotët shqiptarë qëmoti e kishin kuptuar se pa enmacipim politik nuk ka as emancipim kulturor. Andaj kjo periudhë është e mbushur me plot ngjarje politike e arsimore

            Josif Bageri si një rilindës i shquar i kësaj ane ishte futur shumë herët në shtigjet e luftës për liri, demokraci dhe arsim. Ky patriot e kishte kuptuar po ashtu se shkolla është një prej burimeve kryesore për të jetuar një komb. Si një aktivist i shquar duke përfituar nga mundësitë që i kishte krijuar nga kushtetuta e ashtuquajtur e xhonturqve i drejtoi fuqitë e veta në zhvillimin  e arsimit, në hapjen e shkollave në gjuhën amtare, në përdorimin e  një alfabeti dhe në përdorimin e gjuhës shqipe në shkolle. Josif Bageri u shqua si një demokrat i vërtetë midis shumë aktivistëve të Rilindjes ku dha një kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe kulturës.

Josif Bageri, ky veprimtar i shquar, tregoi një veprimtari të gjallë për të vënë në jetë qëllimet e klubeve shqiptare që ishin ngritur kudo nëpër qytete të ndryshme që ishin bërë qendra vatre për të hapur shkolla popullore në qytete e në katunde.

Menjëherë pas ngritjes së Klubit të Selanikut, Josifi e kishte vizituar atë dhe më pastaj kalon në Shkup. Në Shkup Josifi takohet me patriotët shqiptarë, si dhe me parinë e Shkupit:  me Efendi Ibrahimin, me Rrok Berishën dhe me Emin bej Kumbarën etj. Nga takimet ai u mahnit, sepse këtu gjeti një pritje shumë të ngrohtë e patriotë të zjarrtë dhe përmes tyre u njoftua me idetë rreth formimit të Klubit të Shkupit. Ai me këtë rast e shkroi edhe vjershën me titull “Shqyptarët e Shkupit” që e mban datën 25.10.1908 ku ai shkruan: “Shum i lumtur je, o Shkup / Se bjit e tu, ktu sivjet:/ Kan fillue me çel klub../ Në atni n’vendin e vet.”.

Gjithashtu ai në Shkup u njoftua për së afërmi me punën e Kongresit të Manastirit dhe në gazetën “Uria” nr. 18 të datës 29.XI.1908 që dilte Selanik e botoi një vejrshë për Kongresin e Manastirit. Vetëm pas pak ditë pasi kishte mbaruar kuvendi i Kongresit të ABE-së, ai i dha përkrahje jashtëzakonisht të madhe njësimit të alfabetit shqip dhe me këtë rast u shpreh kështu: “Shkronja për me zgjedh, se shum’ na duhen / Se kombi dhe gjuha: besa me kta ruhen !../”

Nga letra kuptojmë se Josifi ishte nisur për të shkuar në Dibër për të hapur një shkollë dhe atje të punojë si mësues i gjuhës shqipe. Gjithashtu nga dokumenti apo letra që ia ka dërguar Lumturushmit të priftërisë Zotëri Zotëri Kozmos e njofton se si një mik i tij quajtur Iliev i ka propozuar të hapë një shkollë në vendlindje në Nistrovë me një rrogë prej 18 lirash. “Duke menduar se nga Klubi i Selanikut do të shpërblehem me 20 lira në vit, pranova të rri në vendlindje dhe të shkruaj në shtypin e kohës për ta dhënë kontributin tim në forcimin  e vëllazërimit të dy popujve: shqiptar dhe bullgar (maqedonas), për arsye se armiku është i përbashkët, por gjendja materiale ishte ajo që më diktoi që unë bashkë me fëmijët në këmbë të kthehem në Shkup. Pas dy muajve vuajtjeje, Klubi i Shkupit më caktoi mësues të gjuhës shqipe duke më paguar 5 napolona në muaj, andaj unë e pranova dhe tani e dy muaj po punoj.”, shkruante ai.

Nga letra po ashtu kuptojmë se shkolla mund të mbyllet në gjysmëvjetor, ngase “kjo punë është e përkohshme” thotë ai. Kam ca premtime që të punoj në një shkollë turke si mësues i gjuhës shqipe, por – unë – shton Bageri – kam dëshirë të punoj në vendlindjen time,  sepse aty ka nevojë të madhe për mua, e jo atje ku ka profesor… Më tutje ai thekson se  veprimtarinë duhet ta kryejë edhe sepse atje nuk ka popuj të tjerë, përveç shqiptarëve dhe bullgarëve (maqedonasve) që ata të jenë të vëllazëruar dhe të bashkuar, posaçërisht u drejtohet shqiptarëve të krishterë të cilët nuk kishin kishë autoqefale dhe duhej të jenë në djepin e Egzarhisë së juaj të cilët do të mund t’i mbronin. “Prandaj i Lumturushëm Ju lus me dëshirën më të madhe që ta keni parasysh këtë pyetje dhe të më siguroni 36 lira në vit nga shteti si mbështetje dhe atëherë do t’na shohë Zoti dhe do të na e bekojë punën tonë”.

Shpirti i tij i trazuar nuk e la të qetë pa ia përmendur Zotëri Zotëri Kozmos që “ta lërë të lirë dhe t’ia japë bekimin që të rrëfejë shqiptarizëm dhe t’i mësojë shqiptarët në gjuhën shqipe në shkolla dhe në kishë të rrëfej në gjuhën shqipe”.

Në kohën kur Josifi iu drejtua Mitropolisë se Dibrës, ai ndodhej në një krizë shumë të madhe materiale. Këtë e shohin se ai nuk ka asnjë qindarkë për të udhëtuar deri në vendlindje. Në letër ai kështu i shkruan të Lumturushmit: “Nëse më siguroni 36 lira në vit rrogë dhe nëse është e mundur prej shatorit të vitit 1908 më lëshoni avancë 10 lira që sa më shpejt të shkojë në Nistrovë (në fshatin e lindjes) në shtëpinë e  vëllait prift Todor që ka një dëshirë shumë të madhe që unë te jem atje bashkë me të”.

Josif Bageri në letrën e protokolluar me nr. 326 me 19 janar të vitit 1909 mitropoliti i Dibrës Zotëri Zotëri Kozma e njofton Josif Bagerin me keqardhje se nuk mund ta ndihmojë në misioni e tij.

Josifi i mllefosur nga kjo përgjigje që mori, më datë 10.02.1909 kështu i përgjigjet mitropolitit të Dibrës: “I Lumturushëm … pse po brengoseni kaq shumë, qoftë bekuar Zoti, unë janë shëndosh si thënë! Juve ju vjen keq pse unë po kërkoj punë apo pse unë kam shprehur që të rrëfej në gjuhën amtare shqipe? Unë nga Ju nuk kërkoj ndihmë nga mitropolia, por zotëri Ilievi i juaj, administrator, më habiti për  shërbimin prej 18 lirash rrogë në vjet, ngase kishin thënë  se nëpërmjet vllahut Todor do të më jepni 30 lira në vit dhe se Ju i keni thënë se mund të kem liri edhe për gjithçka… Unë i besova, por duke iu falënderuar logjikës sime për të mos u ngutur, se përndryshe unë do të pësoja”. Mandej Josifi i thotë zotërisë: “Ju Zotëri mos brengoseni për ata që janë të shëndosh si thëna, por brengosuni për ata që ua grabisin jetët e njerëzve të cilët unë dua t’i arsimoj dhe t’i vetëdijesoj me ndihmën e Zotit.” Në fund në p.s. Josifi i kërkon falje kryesuesit të mitropolisë pse letrën nuk e ka futur në zarf dhe shpjegon se këtë e bën për arsye ekonomike

Çështja e arsimit, çlirimit të atdheut dhe e përdorimit të gjuhës shqipe ishin bisedat kryesore dhe preokupimi i vazhdueshëm i Josif Bagerit edhe në letërkëmbimet e shqyrtimet e tjera. Gjithë kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një personalitet poliedrik dhe rilindës që shkriu gjithë ç’pati në jetë për iluminizmin e këtij populli.

p.s.

Dokumenti është një korrespondencë që i drejtohet të Lumturushmit Mitropolitit të Dibrës Zotëri Zotëri Kozmës, pas një letre të marrë nga një bashkëfshatar i quajtur Todor, i cili i e ka njoftuar për interesimin e Zotëri Zotëri Kozmos, dërguar më 3 janar 1909.

Filed Under: Kulture Tagged With: Dr. Avzi Mustafa, e pabotuara, leterkembimet, te Josif Bagerit

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT