SHQIPTARËT NË STAMBOLL DHE TURQIA NË BETEJËN NDAJ COVID-19-
Dr. Belisa Kaleci (Pilafi) lektore dhe kërkuese shkencore në Fakultetin i Mjekësisë Cerrahpaşa në Departamentin e Histologjisë dhe Embrijologjisë në Stamboll, Turqi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rreth zhvillimeve më të fundit të pandemisë globale nëTurqi dhe sidomos gjëndjen e komunitetit shqiptar në Stamboll. Me Dr. Belisa Kaleci (Pilafi)bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.
TURQIA NË BETEJËN NDAJ COVID -19
Sipas të dhënava të fundit publikuar nga Ministria e Shëndetësisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është 228.924. Një total prej 212.557 pacientësh, nga të cilët 1.092 i përkasin vetëm 24 orëve të fundit janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë nga 1.280 pacientë që trajtohen nën kujdes intensiv, vetëm 403 prej tyre janë të intubuar.Gjithashtu ditën e fundit nga45.712 teste të kryera vetëm 942 kan rezultuar pozitivë. Përsa i përket numrit të vdekjeve kemi një total prej 5.659rastesh nga nga të cilat 14 i përkasin 24 orëve te fundit.Referuar statistikave të ministrisë, Turqia aktualisht renditet e 6-ta në botë për numrin më të vogël të të prekurve në çdo 1 milion banor dhe e 4-ta për numrin më të ulët të vdekjeve në1 milion banorë. Përsa i përket shpejtësisë së rritjes së rasteve aktualisht duket në rënie. Mund të thuhet se Turqia ka qenë e sukseshme në menaxhimin e situatës falë shërbimit shëndetësor cilësor edhe strategjive për menaxhimin e situates si: Për të parandaluar përhapjen në kulmin e pandemisë zgjodhi skemën e veçantë të izolimit social duke përfshire grup moshën nën 18 vjeç të klasifikuar si supër mbartësit ( pa simptoma) dhe izolimin e moshës mbi 60 vjeç si grup më vulnerabël. Qeveria ka pasur reagim të shpejtë duke rritur kapacitetet pritëse të spitaleve shtetërore gjithashtu në skemën emergjencës qeveria ka përfshirëedhe një numër të madh spitalesh privategjë që ka bërë të mundur mbajtjen e situatës nën kontroll.
STAMBOLLI SOT
Pavarsisht se mbart rreth 46% e të gjithë rasteve të konfirmuara pozitivë, jeta në Stamboll por edhe Turqi sot dukete se i është rikthyer normalitetit. Por duhet theksuar se flasim për normalitet të ri pas pandemisë. Një realitet ku maska është detyrim ligjor dhe respektimi i rregullave të higjenës dhe distancës sociale falë mesazheve sensibilizuese tëMinistrisë së Shëndetësisë dhe mediave duket se po rrënjoset në ndërgjegjen e qytetarëvë.
KOMUNITETI SHQIPTAR NË TURQI
Statistika të të infektuarve shqiptarë në Turqi nuk ka në dispozicon por nga komunikimet që kemi komuniteti shqiptar nuk ka shumë te prekur. Në Turqi jetojnë nje numër i madh studestësh shqiptar të cilët pas mbylljes së universiteteve dhe kalimittë mësimit online janë larguardrejtë Shqipërisë.
PASOJAT QË KA LËNË COVID-19
Ndoshta pasojat në shëndetin mendor do i shikojmë më qartë në periudhën në vazhdim por diçka është e sigurt qëCovid-19 ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën tonë tëjetesës. Ka ndryshuar mënyrën se si sillemi me të afërmit, miqtë, fqinjët, kolegët. Ka ndryshuar mënyra se si bëjmë pazarin apo edhe si pimë kafen. Pjesa më e madhe e punëve tashmë po kryen nga shtëpia. Tani veç mësimit edhe praktikat po i kryejmë online. Po shkojmë drejtë një realiteti dhe normaliteti të ri të mirat dhe pasojat e të cilit do na i tregojë koha.
PËRJETIMI SI MJEKE NË BETEJËN NDAJ COVID-19
Si mjeke në shkencat bazë nëfillimet e pandemisë mendova se pozicioni im është larg në luftën ndaj Covid-19. Dhe përballjen e vërtetëe pata kur mora propozim nga një kolege për të bërë një studim në lidhje me Covid – 19. Ndjeva dëshirë, emocion por edhe frikë. Megjithatë për as një moment nuk ngurova dhe për ditë të tëra kam jetuar në laborator me Covid- 19 me shpresën dhe detyrimin si mjeke për të bërë diçka përballësëkeqes.
MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA
Të nderuar lexues situata duhet vlerësuar, të jemi tëkujdesshëm për vete, familjen dhe njerëzit që na rrethojnë. Mbajtja e maskave dhe respektimi i distacës sociale nuk na bën frikacakë por na bën më të ndjeshëm dhe më me respekt për jetën tonëedhe të tjetrit. Shumë prej nesh sot mund të mos e ndjenë veten grup risku dhe regullat mund t’ju duken të tepruara por të mos harrojmëse pakujdesia jonë mund të bëhet shkak për humbjen e jetës së tjetrit. Mbajtja e maskave dhe respektimi i rregullave e distancës sociale është edhe altruizëm. Të mos harrojmëse Covid-19 nuk mund të jetë më i fuqishëm se masat që ne mund të marim kundër tij. Ju uroj ditëplotë shëndet.
KUSH ËSHTË DR. BELISA KALECI (PILAFI)
Dr. Belisa Kaleci (Pilafi) është diplomuar si mjeke stomatologe në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në 2010. Në vitet 2012-2018 ka qenë studente me kohë të plotë në Programin e Doktoraturës pranë Universitetit të Stambollit, Instituti i Shkencava Mjeksore, Departamenti i Histologjisë dhe Embrijologjisë. Nga 2018 pas marjes së titullit Doktor Shkencash (PhD) dhe aktualisht është lektore dhe kërkuese shkencore në një ndër fakultetet më me emër të Turqisë, Fakulteti i Mjekësisë Cerrahpaşa në Departamentin e Histologjisë dhe Embrijologjisë.