Flet Dr. Shpresa Xhakli; Dashuria nuk njeh kufi për fëmijet dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, ajo është një nga terapitë më të mira./
Intervistë me Dr. Shpresa Xhaklin,nga Liliana Pere/
Komuna dhe qyteti Preshevë nga ka prejardhjen Shpresa Xhakli është me popullsi shumicë shqiptare në luginën me të njëjtin emër na sjell ndërment menjëherë një nga pateriotët më të shquar të historisë tonë kombëtare. Isa Boletini figurë markante, që zë vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar krahas atyre që dhanë aq shumë për lirinë e atdheut tonë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shumë të tjerë.
Gjatë Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptar.Së bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë Trojeve Shqiptare. Në këtë frymë ka vazhduar dhe tradita e saj dhe e gjithë Kosovës nga kosovarët me trimëri, vendosmëri, me dashuri për lirinë, pavarësinë dhe zvillimin e vëndit të tyre.
Profili. Dr. Shpresa Xhaklit
Dr.Shpresa Xhakli e lindur nëPreshevë dhe e rritur në Mitrovicë ku vazhdoi shkollën, ndërsa në Prishtinë studioi dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë.
Pas diplomimit filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit dhe spitalin e Mitrovicës.Shpresa po ashtu ka qenë mësimdhënëse në Shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë.
Një mjeke me profesion, Shpresa Xhakli erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1986. Shpresa jeton New Jersey, të SHBA-së, ku u martua me Rexh Xhaklin, duke krijuar një familje me 2 fëmijë, vajzën Ardianën dhe djalin Arbenin. Kur Arbeni u diagnostikua me autizëm, fillon rrugëtimi i vërtetë i saj.
Bota e Shpreses u ndërlikua dhe e vuri para një pune dhe lufte me dhimbjen për të birin,i diagnostikuar me autizëm. Arsyeja më e shëndoshë dhe shtytje e madhe për Shpresen që të ndihmojë fëmijët me këto probleme duke u zotuar në vetvete , se ajo duhet të fillonte rrugëtimin të shëronte dhe të ndihmonte djalin e saj e të punojë për këtë kauzë shëndeti të fëmijeve me moton:
“Të bashkuar për autizëm”
Krijoji e para Fondacioni në Kosovë,në ndihmë të fëmijëve autikë. Ajo ka qenë mjaft aktive në nxitjen për atë që është tani, një ligj në Kosovë, për të mbrojtur fëmijët në nevoja të veçanta, ajo ndihmoi për të hapur shkollën e parë që adreson nevojat e tyre dhe ndihmon për të rritur ndërgjegjësimin në masë.
Ne USA, fillon me bashkëngjitjen në shoqata të ndryshme si: AAWO Motrat Qiriazi, ku ende është anëtare e bordit, pastaj ne bord të shkollës private New England Center for Children dhe vazhdon të jetë aktive ne disa shoqata bamirëse, në UN: United Nations Delegations Women Club, UN Women For Peace dhe Hospitality Committee For United Nations Delegations.
Një sukses është dhe hapja e qendrës së parë për fëmijët me autizëm, në Prishtinë dhe organizimi i parë i mbrëmjes për mbledhje të fondeve për të mbështetur këtë qendër. Vazhdon rrugëtimin në: Preshevë, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Ulqin…
Rexh Xhakli bashkëshorti Shpreses nuk është mjek.Por i jep një mbështetje të fortë gruas së vet dhe gjithë fëmijëve të sëmurë autikë.
***
Jeni të lutur të ndiqni bashkëbisedimin
**
E dashur Dr. Shpresa Xhakli:
Ju jeni një grua active, e admiruar që i shërbeni kauzës’’Ndihme’’, shumë dinamike dhe një mjeke ndoshta e numëruar ndër gratë mjeke shqiptare që profesionin tuaj e kthyet në missionin më human dhe njerëzor për të ndihmuar fëmijët me autizëm në Kosovë
Për ata që nuk dinë për autizmin, na tregoni si reflektohet ai te fëmijët?
**
Autizmi është çrregullim kompleks neuro-biologjik në zhvillimin e trurit, i cili karakterizohet me simptome të ndryshme:me vështirësim interaktiv social, komunikim verbal dhe joverbal dhe sjellje përsëritëse. Manifestohet edhe me prapambetje intelektuale, vështirësi në koordinim motorik dhe përqëndrim, si dhe ndryshime fizike, ndjeshmëri gastro-intestinale, por në anën tjetër këta individë të prekur nga autizmi mund ti gjeni në fusha të caktuara si: muzikë, matematikë, art etj… Shenjat vërehen në moshën 2-3 vjeçare ( tani në SHBA edhe në muajin e 8 – të) ku fëmija nuk flet, luan pa ndërprerë me një lodër, preferon sjellje përsëritëse, nuk reagon ose është “i vetmuar” në rrethin e tij dhe injoron ndikimet nga jashtë. Por edhe këto shenja ndryshojnë nga një fëmijë tek tjetri dhe janë specifike.
**
Dr. Shpresa Xhakli.
Shtysa juaj juaj për të nisur këtë mission dhe për ti shërbyer kësaj kauze për të ndihmuar fëmijet me problem, fillon me përjetime të dhimbshme për ju, dhe për të gjitha ne nënat, kur Arbeni u diagnostikua me sëmundjen e autizmit,mundeni të na tregoni më tepër?
**
Në vitin 2009 ,isha e ftuar nga Dr. Haki Xhakli, familjar, në një trajnim të psikologëve në Prishtinë, ku dhe filloi shoqërimi dhe dëshira për t’ju ndihmuar atyre në punën me fëmijët me nevoja speciale. Aktiviteti im u zgjërua më tepër në vitin 2011, kur e përjetova një ndër momentet më të vështira në jetën time: Arbeni, djali ynë me autizëm, kalonte në një shtëpi për kujdesin e të rriturve dhe aty më thanë se 4-6 javë nuk mund ta vizitoja, deri sa të adaptohej. Në të njejtën kohë, edhe Adriana, vajza e jonë, kishte diplomuar në New York University dhe kërkonte të shkonte në Kosovë dhe shkuam atje bashkë me bashkëshortin, Rexhën. Dëshira ime për të ndihmuar fëmijët me autizëm lindi në momentin kur nuk kisha më si t’i ndihmoja djalit tim. Ai ishte mbi 21 vjeçar dhe i zhvilluar, kështu që i premtova se unë do të shkoja në Kosovë dhe do t’u ndihmoja atyre fëmijëve që kanë të njejtat probleme. Ky projekt pra lindi nga dhembja e madhe personale dhe dashuria për fëmijët.
**
Dr. Shpresa Xhakli.
Si ka vazhduar aktiviteti juaj, për shërimin e fëmijëve me autizëm duke filluar nga Kosova, sa e keni ndjerë përkrahjen dhe bashkëpunimin e familjarëve, bashkëatdhetarëve, dhe sa e vështirë ka qenë për ju?
**
Në fillim kam hapur qendrën e parë për fëmijë me autizëm në Prishtinë, me 3 klasë dhe 6 fëmijë, në banesën tonë familjare, falas vetëm për këtë qëllim.Kam ftuar gratë dhe nënat shqiptare në shtëpi, për të mbledhur të holla dhe pastaj kam shkuar dhe vizituar 13 shkolla, ku dhe kam dhuruar pajisje fillestare për punë me fëmijë me autizëm.Në të njejtën kohë kam mbajtur disa trajnime për mësues dhe psikologë, që punojnë me fëmijë.
Kam pasur një përkrahje të gjerë nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Më kanë ndihmuar: Afrim Idrizi, pronar i Famiglia Pizzeria, shoqata Motrat Qiriazi,e udhëhequr nga Dr. Ana Kohen dhe shoqet e mia: Ana Marku, Lule Pula, Jeta Sapunxhiu, Miradije Tafilaj, Miranda Kodra, Shqipe Halili, Shqipe Malushi, Kumrije Selimaj dhe shumë të tjerë, po ashtu dhe në Kosovë, në çdo aspekt, duke filluar nga instalimet fillestare e deri në mbrëmjen e parë të realizuar për mbledhje të fondeve, në Hamam Bar, të organizuar nga Dardan Islami e deri te gala mbrëmja, në hotel Emerald në Prishtinë, në tetor 2013. Ështe vështirë të përmend të gjithë emrat se janë shumë, si ata që më kanë ndihmuar në fillim, si ata që vazhdojnë të më ndihmojnë. Kam pasur dhe kam përkrahje të pafundshme, së pari nga bashkëshorti im, Rexhë Xhakli dhe vajza ime Adriana, shoqet e mia këtu që i kam qe 27 vjet, deri tek familja ime në Prishtinë, motra ime Vjollca Bejta me familje dhe Lindita Bicaj , Violeta Hyseni , Yllka Rexhepi, Doruntina Asllani, Tringa F.Krasniqi dhe shoqëria ime kosovare, e rinisë sime, Gjelal Dedinja, Drita Rexhepi, Sebiha Ramaxhiku, shoqata “Dawn Syndrome” dhe shumë të tjerë. Në Kosovë, nga fillimi kam pasur përkrahje në donacione: nga kompania e pijeve Meridian, Ipko dhe hoteli Meridian, si dhe donacione të tjera nga miqtë dhe butiqet e Prishtinës, me punime të ndryshme për ankand. Më duhet të theksoj se gjithnjë kam pasur përkrahje të Ministrisë së Edukimit dhe sidomos Zyrës së Edukimit Special. I falënderoj përzemërsisht të gjithë.
**
E dashur Dr. Shpresa Xhakli:
A jeni optimiste se një ditë fëmijët e prekur nga autizmi do të gjejnë shërim të plotë. Cila është këshilla juaj për prindërit e fëmijëve me autizëm si janë zhvillimet e kësaj sëmundje sot , ju pyes kësaj here nga këndvështrimi profesional si mjeke?
**
Kam pak shpresë se çfarëdo zbulimi që do të ketë ndryshim në jetën e djalit tim, por , jam optimiste për fëmijët tjerë se do të gjendet shkaktari, diagnostifikimi i plotë dhe terapia e duhur. Sot shërim të plotë të autizimit akoma nuk ka, por intervenimi i hershëm tregon rezultate në aftësimin e fëmijëve në jetën e tyre të mëvonshme.
Këshilla ime më e rëndësishme është: veni re fëmijët tuaj në zhvillimin e tyre të hershëm: a flasin, si luajnë, a përgjigjen në thirrje apo i kanë këto dhe i humbin së shpejti? Mos e leni për asgjë, hajt se flasin më vonë, nuk kanë asgjë për t’u brengosur.Shpesh ndodhë që nënat vërejnë se diçka mungon në sjelljen e fëmijëve të tyre dhe nuk marrin masat e duhura.
Nuk e di numrin e saktë as në Shqipëri e as në Kosovë, por mund të them se numri i tyre po rritet por edhe prindërit po vetëdijësohen më tepër.Në Kosovë flitet për rreth një mijë, por unë besoj se ka edhe më tepër, nëpër fshatra, ku ende mbizotëron kodi moral për çdo çrregullim mental.Në SHBA numri është alarmues, 1 fëmijë në 88 është i diagnostifikuar me autizëm, ku merr pjesë 1 në 54, djem dhe 1 në 252 vajza.Përmasat pra janë shqetësuese.Në SHBA gati 2 milionë individë në vit janë të prekur nga autizmi me një rrittje në përmasa 10-17% në vjet.
***
Dr. Shpresa Xhakli.
Sa të specializuara dhe c’farë niveli professional kanë qendrat e ngritura në ndihmë dhe trajtimin e të sëmurëve autikë në Shqipëri dhe Kosovë ?
**
Në Kosovë, qendra Autizmi është tepër aktive. Bëhen trajnime në Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.Për këta fëmijë në këto qytete pritet të hapet edhe nga një qendër ose klasë. Do të mundohem të hapim qendra edhe në vende të tjera, sipas nevojave të fëmijëve. Por mund të them se kushtet atje janë të vështira, kurse kërkesat për trajnime dhe qendra për edukim po rriten.Ka filluar diagnostifikimi në nivel, por mjekët në përgjithësi, nëpër tërë Kosovën, duhet të kenë një dijeni për simptomet e autizmit dhe udhëzimin e prindërve.
Në Tiranë, më ka befasuar Qendra për fëmijë Domenick Scaglione, e hapur dhe organizuar nga Dr. Liri Berisha dhe trajtimi profesional i fëmijëve, si dhe trajnimi profesional i Anjeza Dishnicës, në ABA- (Applied Behavior Analysys), në trajnimin e sjelljeve tek fëmijët me autizëm.
**
Dr. Shpresa Xhakli.
Kur dhe ku është hapur qendra e parë në ndihmë të të sëmurëve,dhe në c’farë gjendjeje shpirtërore e kane pritur prinderit e femijeve, dhe çfare infrastructure kishte qendra?
Më 2009 është hapur qendra e parë ,në banesën tonë, përkushtuar nënës sime,e cila në ndërkohë vdiq.Ishin 3 klasa ,banjo,kuzhina,usollën paisjet dhe filloi puna me 6 psikologe dhe 12 fëmij. Ishte vështirë në fillim ti bindësh prindërit,se edhe kjo kategori e fëmijve kanë të drejtë për shkollim,trajnim dhe lojë. Eshtë vështirë fëmiu me Autizem, ti besohet dikujt tjetër,nga friga se ndoshta nuk do të kuptohet cka kërkon kur qanë…Në fillim shihej,dhimbja dhe lot në fytyrat e prindërve, ndërkohë shihet përmirësim.
Deri më tani kemi këto qendra : Prishtinë,Pejë,Prizren, klasë në Suha Reke, Gjilan, pritet të hapen në Mitrovicë , Ferizaj , Shkup. NëTetovë dhe Lipjan, i kemi hapur rishtazi, po përgaditemi për Ulqin.
***
Dr. Shpresa Xhakli.
Apeli juaj është: -të më BESOJNE- si një nanë me fëmijë dhe probleme të njejta si ata…Ku e gjen Shpresa gjithë këtë force për të përballuar dhimbjen dhe për të dhënë nga shpirtidhe forcat e veta ndihme?.
Unë u prezentova me dhimbjen time personale,Arbenin tim dhe u tregova të gjitha ato peripeti qëpërjetova në USA, e vetmuar, larg familjes , miqëve…pa ndihmë. Cdo fëmij është fëmij së pari,e pastaj vijnë nevojat dhe kërkesat e tij apo asaj. Morra pjesë në WISE -World InternationalSeminar on Education,në Doha,Qatar.Në mesin e 150 shteteve, unë u paraqita në emër të Kosovës ,për herë të parë si shtet. Si dhe WOA- World Organisation on Autism,-Organizata Botërore për Autizëm, në Kuwait dhe Konferencën Internacionale të Autizmit,në Antalya,ku erdhën në shprehje,dhe u shkëmbyen informata për nevojat dhe kërkesat e fëmijve me Autizëm.
Dëshira ime të ndërtohet një qendër kombëtare në Prishtinë për fëmij me Autizëm dhe Down Syndrom, si vend kyq për trajtim të fëmijve – me klasa dhe punëtori të nevojshme, si dhe për trajnime profesionale të prindërve.Kjo qendër do të shërbente urë lidhëse me të gjitha qendrat apo klasat rajonale.
Kam premtuar: se do të shkoj dhe ndihmoj në cdo vend ,komunë apo shtet,pa marëparasysh asnjë dallim, por e shtyrë vetëm nga dashuria për fëmij-NUK KA DISIBILITET !
**
E dashur Dr. Shpresa Xhakli.
Ju jeni e para Shqiptare dhe pastaj Amerikane – siç thotë vajza juaj Adriana duke u bërë një mami, mjeke, terapiste, avokate dhe me pervojën tuaj në SHBA vraponi me arësyen e fortë dhe me dhimbje personale në zemër duke kërkuar në shkolla fëmijët me “nevoja të veçanta” si dhe ata të sëmurë, sa optimiste është Shpresa drejt shërimit të plotë të tyre?
Unë zgjodha mjekësin, ndërsa Autizmi më zgjodhi mua.Nuk dija asgjë në lidhje me të, derisa djali im nuk u diagnostikua.Ishte rrugë e vështirëe gjatë dhe isha vetë.Cdo gjë fillova nga e para,të mësoj çfarë është Autizmi, çfarë duhet të bëjmë, si dhe ku mund të marrim ndihmë.Këto kanë qenë ditët më vështira në jetën time pasi duhej marrë dhe vendime.
Dhe pajtuar me këtë dhuratë nga Zoti se fëmia im është Autist.
Rruga ime e gjatë filloi pas 2009.Gjithcka kisha përjetuar desha si mësim dhe ndihmesë e përkrahje ta ndajë me prindërit e fëmijve me autizëm në Kosovë.Vizitova, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Podujevën, Skenderajn, … dhe në fund në Han të Elezit.Ishte një përvojë e jashtzakonshme,por edhe një sfidë për mua, kur në shkollën fillore, një psikolog më tha – se çfarë jeni duke u përpjekur për të bërë këtu – ndihmë! Si do ta bëni këtë kur edhe prindërit e këtyre fëmijëve nuk duan të pranojnë se fëmija i tyre është sfiduar mendërisht dhe madje edhe I mbajnë të fshehur nga shoqëria!
Për shkak të djalit tim, unë isha atje! I kam premtuar heshtazi se do ti ndihmojë fëmijtë,do të bëj gjithçka, për ti ndihmuar, të kenë shanse dhe mundësi,pa marrë parasysh pengesat që do të më dalin në rrugë e sipër.
Nuk ishte e lehtë! Ministria e Arsimit – nuk kishte buxhet! Pra, shumë herë kam qarë, por sikur lotët më kanë dhënë edhe më shumë forcë për të vazhduar!
Dashuria nuk njeh kufi as për njerëzit me aftësitë kufizuara.
**
E dashur Dr. Shpresa Xhakli.
Njerëzit që punojnë për kauza humane, sidomos për fëmijët që janë jeta dhe shpirti jonë, janë të rrallë, me një botë dhe shpirt të madh ashtu si jeni ju Dr.Shpresa, cili do të ishte mesazhi juaj për gratë Shqiptare?
**
“Mos keni komplekse, keni pasion dhe sinqeritet.Me punë të gjitha arrihen. Në jetë jepen shumë mundësi, pyetja është se sa e si do t’i përdorësh ato. Nëse humbni rrugën, mos u zhgënjeni, por le tu shërbejë si shkallë për suksesin tuaj.Kurrë mos u dorëzoni, ajo është rruga më e lehtë”.
Ju faleminderit Liliana per biseden e ngrohte.
Ju faleminderit e dashur Dr. Shpresa Xhakli.
Biseda me ju më rrënqethi, më ka prekur në shpirt. Urimi im për Arbenin dhe të gjithë fëmijët e semurë autikë është ‘’Zot bëj mrekulli dhe shërojë ata’’, të gjenden shkaqet dhe terapia më e mirë.
Ju jeni modeli i shkëlqyer i një gruaje të madhe, profesioniste me integritet të lartë njerëzor,me shumë ndjeshmëri të pastër humane. Profesioni juaj është kthyer në mission gjithandej.Kam një premtim personal si nënë dhe si grua. Jam mbështetja jote në c’do kohë kur të duhem, një sup që të mbështetesh dhe të qash kur lëmshi të mblidhet në bark nga dëshperimi, e të gezosh kur duhet, për vajzen familjen dhe gjithë shoqërinë bashke me mua dhe ne.
Ju faleminderit nga zemra për bisedën.Uroj shumë shëndet per Arbenin dhe për gjithë fëmijët Shqiptarë.
Liliana Pere
Ing Informatic
President: International Organization.
” Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP