Esse Nga Rafael Floqi/
Ishte ende fillimi i Marsit në Michigan, ende nuk kishte nisur pandemia, por sapo kishin dalë rregullat për distancimin social. Kisha një takim të paracaktuar me këshilltaren e shkollës së vajzës, për masat që duheshin marrë për t’u bërë gati për Universitet. Vitin tjetër ajo është maturante. Por isha në siklet se sapo kishin dalë urdhrat e mbrojtjes nga Covid – 19, dhe njeri prej tyre ishte shmangia e dhëniessë dorës. Atëherë ishte vetëm fillimi, sot është disi më ndryshe, pasi dihet se koronavirusi gjer tani u ka marrë jetën mijëra vetëve në shkallë globale. Por krahas gjithë atyre viktimave, specialistët thonë se një tjetër viktimë e virusit, do të jetë edhe një traditë që ka zgjatur prej shekujsh, – shtrëngimi i duarve.Një gjest që përcjell respekt, mirëdashje e besim mes miqve edhe të panjohurve, por njëkohësisht,një akt që përcjell edhe mikroorganizma të rrezikshëm.
“S’di si të bëj, i thashë gruas, t’i jap dorën këshilltares. Ajo m’u përgjigj,- po ti të gjithëve ua jep dorën. Kufizohu disi!”. Dhe erdhi rasti ta takojmë atë, ishte ajo që na priti tek dera e shkollës. Por ajo në vend që të më jepte thjesht një dorë si i panjohur që isha, ma shtrëngoi dorën me të dy duart e saj. I fokusuar tek ky gjest, defekt profesional mendova, jo më kot është këshilltare. I duhet konfidenca e atyre që këshillon, punë psikologjie,-thashë më vete.Dhe vendosa të tregohem i rezervuar me të tjerët duke u përqendruar tashmangja këtë gjest. Nuk do t’i jap dorën tjetërkujt thashë me vete.Por në një dyqan ushqimor me mallra ballkanike, ku blejnë shpesh shqiptarët, djathë të bardhë, ullinj apo dhe birra Korça, hasa një malësor rreth të 60-tave, një fans i panjohur i imi që më ndiqte nga Televizioni. Ai gati m’u hodh në qafë dhe më shtrëngoi fort dorën. Në djall, mendova, si mos i jepja unë dorën atij njeriu, më tepër një fansi, e megjithatë sa mbërrita tek makina, menjëherë i fërkova duart me desinfektant.
Por ky ishte vetëm fillimi. Pastaj nisën si me humor përshëndetjet, me bërryl apo me grushtalaamericana, ashtu siç kishte qejf të bënte dhe Presidenti Obama, një gjest i hyrë në kulturën amerikane nga sporti. Të gjithë qeshnim, si të kishin zbuluar një gjë të re, dhe politikanët në TV dhe prifti në kishë para se të filmonin të Dielën e palmave. Madje gjatë meshës edhe pse nuk më dha dorën, ai harroi dhe i vendosi osten ne gojë, sipas ritit nja 10 besimtarëve të devotshëm që ishin në sallë me gjithë njoftimin e ndalimit të meshave në kisha nga dioqeza.Meditova duke qëndruar në sallë,dhe përsiatja me vete, madje dhe duke u lutur, se një shtrëngim i fortë i duarve, është një shenjë universale e forcës dhe e sigurisë, është një veprim i respektit të ndërsjellë midis dy njerëzve, dhe është thelbësor,ndoshta jo aq sa besimi tek Zoti, për shoqërizimin e specieve njerëzore. Në të gjithë botën, një takim i duarsh, i shoqëruar shpesh nga një përshëndetje me kokë ose një përqafim, është një pjesë thelbësore e komunikimit njerëzor. Po ashtu në qarqet e biznesit, një shtrëngim duarsh i mirë i sinqertë është po ashtu, një konfirmim i një marrëveshje si edhe një përshëndetje e ngrohtë që është në të vërtetë një vepër e mirë. E kjo ishte, natyrisht kështu, deri nga mesi i marsit, kur bota edhe pse shihte lajmet e Wuhanit, i quante të largëta, punë lakuriqësh nate në një pazar të gjësë së gjallë që hanë kinezët.Dhe sa e largët është ngrënia e mishit të atyre kafshëve për ne evropianët, aq e largët dhe pandemia, siç i thoshim një shprehje të trashëguar nga koha e vëllazërisë shqiptaro -kineze, “t’i biesh nga Kina” pra rrotull dhe larg.
Por ai virus i vogël që brenda javësh pushtoi botën, duke kapërcyer kontinente, duke kërcënuar njerëzimin në ekzistencën e tij, ai virus i vogël ende i panjohur, me agresivitetin e tij infektiv mahnitës dhe vdekjet që mbollibëri që dhe njerëzimi të tërhiqet nga përshëndetjet fizike tradicionale. Dhe duket sikur kjo sëmundje i dha një kuptim më të thellë asaj sharjes, që s’besoj të jetë në fjalorin e Akademisë së Shkencave.Kjo sëmundje ishte domethënia më e plotë e sharjes, siç thoshte një grua në Instagram, “Me ta …. Kina nënën”. Dhe vërtet, pandemia krahas së tjerave rrezikon të marrë me vete edhe shtrëngimine dorës e cila është de fakto përshëndetja më njerëzore.
Shtrëngimi i dorës, përshëndetja më njerëzore
“Filloni duke bërë shtrëngimin e duhur të duarve dhe e gjithë bota do të hapet para jush”, thotë një proverb. Duke qenë një gjest kaq i zakonshëm, pavarësisht nëse jepet pas një intervistë pune, takimi apo përfundimi të një vizite diplomatike, shumë pak ose aspak mendohet për infeksionin. Me përjashtimte ndonjë “cleaningfreak” emri i të cilit, do të ishte i mirë vetëm për të zgjidhur fjalë kryqe, si p.sh. Tittlemouse një personazh i fiksuar pas pastrimit,përgjigja :Thomasina. Por sot germofobët, e fiksuar pas pastrimit ndjehen të detyruar të pastrojnë shumë çdo gjë, vuajnë me të vërtetë nga një çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Në serialin TV Monk, detektivi AdrianMonkqë punon në rrugët e ndyta të San Franciskos, por ka aq frikë nga mikrobet sa ai duhet të pastronte gjithnjëduart, pasi t’i shtrëngonte me dikë. Tani më duket jemi bërë të gjithë ca si personazhi “The Monk”-Murgu është një maniak “germofob”, emri i popullarizuar për njerëzit që bëhen të fiksuar me mikrobet dhe papastërtitë dhe ndjehen të detyruar të kryejnë ritualet e larjes dhe pastrimit shpesh pa qenë nevoja. Ky është një karakter fiksional. Por ka dhe njerëz realë me këtë sindromë, ndër më të njohurit përfshijnë famëmadhin të ndjerin manjatin dhe regjisorin HowardHughes, si dhe famëkeqin diktatorin irakian SadamHuseinin, i cili siç raportohej në dokumentet e CIA-s shpesh i porosiste vizitorët të zhvisheshin dhe të laheshin me sapun antibakterial para se ta takonin. Por kjo nuk e shpëtoi dot atë nga vdekja. Tani të tillë jemi bërë të gjithë ndoshta nga pak Monke nga pak Sadam. Por kjo nuk është veç një sindromë vetjake, por ajo është edhe kolektive.Qysh kur më 2007 autorja e një bestselleri, GayleWestmoreland’s bënte thirrje në librin e saj me titull, “ Zgjohu Amerikë: Ndal mos shtrëngoni duart!.” Dhe pyeste: A e keni gjetur ndonjëherë veten të detyruar të shtrëngoni dorën e një personi krejt të huaj. Sigurisht që keni. Të gjithë kanë. Zgjohu Amerikë! Mos i rrokni duart, ky është një “kushtrim” për t’i dhënë fund praktikës së rrezikshme dhe jo-sanitare të shtrëngimit të duarve. Libri u botua në vitin 2007 dhe mesazhi i tij rezonoi në të gjithë botën. Si atëherë dhe tani ka pasur shumë njerëz donin të ndalonin shtrëngimin e duarve, por kanë frikë nga ndikimi shoqëror që të marrin një qëndrim të prerë. Sidoqoftë manifesti i autores zbulon pikërisht nënvizimet kulturore, ekonomike dhe sociale të shtrëngimit të dorës.
Duart vrasëse pa dashje
Zakoni i shtrëngimit të duarve ka lindur kur ende nuk dihej se duart ishin burim transmetimi infeksionesh. Edhe pse në disa tradita fetare si në ato hebraike dhe ato myslimane ekziston riti i larjes apo marrjes avdes, siç i thonë. Deri në fund të shekullit XIX, njerëzit nuk e dinin se duart duheshin larë (e bënin vetëm kur i duhej të hiqnin një erë të keqe) dhe qe shumë e vështirë t’i mbushje mendjen se larja e duarve i mbronte nga sëmundjet. Pasi nuk ishin zbuluar bakteret dhe nuk ishte ende koha e LuisPasteur-it. I pari që ngriti zërin ishte mjeku hungarez IgnazSemmelweis, që në vitin 1848 bëri lidhjen mes larjes së duarve dhe shëndetit. Ai u sulmua, u denigrua, u hoq nga puna dhe vitet e fundit të jetës i kaloi në çmendi. Vetëm pse theksoi se mjeket duhet të lanin duart, sidomos pasi kishte vënë re se shpesh disa mjekë kalonin nga morgu në lindje pa larë duart, duke shkaktuar më shumë vdekje tek nënat e reja. Natyrisht sot ne nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime!
Përshëndetja me dorë ka qenë gjithmonë një formë e dobët e përshëndetjes, dhe jo vetëm sepse përhapet mikrobet. Komplikon pa nevojë se çfarë duhet të jetë një ndërveprim rutinë. Përplasja e grushtit është në një farë mënyre një përmirësim, më i thjeshtë dhe higjienik, por gjithashtu, është problematik. Ashtu si shtrëngimi i dorës, grushti i grushtit mund të jetë i vështirë për t’u ekzekutuar, veçanërisht nëse e provoni atë tek dikush nga një kulturë, ku është tabu për të prekur një të huaj ose dikë të seksit të kundërt. Dhe gjuha e trupit është e gjitha e gabuar. Kur ne interpretojmë në mënyrë të ndërgjegjshme sugjerime nga gjestet e një të huaji, truri nuk përkthen një grusht të ardhshëm si, “jam i kënaqur që po të takoj”.
Më shtrëngo dorën të tëthem se kush je
Kur lexoja këto radhë më kujtuan një të njohurin tim, i cili ndoshta mendon se një shtrëngim i dobët duarsh mund të dëmtojë autoritetin e tij, ndaj duket se sipas tij se çdo shtrëngim duarsh duhej të të dhembë fort. Gjithmonë kam menduar, pse e bënte ai këtë, dhe nësekjo donte të shprehte diçka. Ajo që duket se më tepër se një gjest përshëndetës shtrëngimi i duarve është një mjet jo verbal për të transmetuar qëndrime.Pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, duart tuaja zbulojnë shumë gjëra për ju…
Shtrëngimi i dorës është cilësuar si një veprim instiktiv i njeriut. Si çdo gjë instiktive ai mbart ne vetvete një rrëfim jo të modifikuar mbi individin. Hulumtuesit e shumtë kanë arritur në konkluzionin se mënyra se si një person shtrëngon dorën tregon më shumë se fjalët mbi personalitetin e tij.
“Duart e atyre që takoj janë memece elokuente për mua. Prekja e disa duarve është thjesht një mbikëqyrje. Kam takuar njerëz aq të zbrazët, saqë kur kapja majat e tyre të ngrira të gishtave, dukej sikur po shtrëngoja duart e mërdhitura nga një stuhi verilindore. Të tjerë kanë në duar rreze dielli në atë mënyrë që rrokja e tyre të tërheq zemrën. Mund të jetë vetëm prekja e lehtë e dorës së një fëmije; që ka po aq diell të mundshëm brenda, sa për mua është si një shikim i dashur për të tjerët. Një shtrëngim i përzemërt duarsh është si një letër miqësore që më jep kënaqësi të vërtetë”, shkruante Helen Keller, tek “The Story of MyLife” ( Historia e jetës sime) .
Një shtrëngim duarsh i mirë i fuqishëm është një shenjë universale e forcës dhe e sigurisë, dhe pse të gjithë (po, po, edhe pёr ju zonja.) Duhet ta keni një të tillë. Një shtrëngim duarsh i fortë (por jo dërrmues) që është një shenjë respekti të ndërsjellë nga të dy palët. Ai menjëherë vendos tonin për çdo takim.
Por sidoqoftë, të kesh duar të forta nuk ju jep të drejtën të shtrydhni lëngun e jetës nga duart e dikujt tjetër, që kur takoheni për herë të parë. Jam i sigurt që të gjithë e kemi pasur atë përvojë në një moment dhe është e sigurt që nuk është kënaqësi. Në të kundërt, një shtrëngim duarsh “i dobët” është një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë një përshtypje të paharrueshme – me të vërtetë të keqe. Pavarësisht nëse keni qenë në anën tjetër të një shtrëngimi duarsh me një “peshk të ngordhur” apo me një shtypës kockash, me siguri nuk do të ndjeheshit pozitiv për personin tjetër. Përsëri, një shtrëngim duarsh i fortë i bollshëm i mirëfilltë mund ta bëjë gjithë ndryshimin.
Shtrëngimet e duarve, ose më saktë mënyra me të cilën burrat ju kapin dorën, mund të ketë të bëjë diçka me nënvetëdijen dhe analizën e karakterit. Unë jam gati i bindur se tregon më shumë në atë mënyrë sesa me forcën fizike të atij që toket. Disa nga burrat më të fortë vështirë t’u shtrëngojnë fort dorën, kur u referohem burrave të forcës, nuk dua të them vetëm ngritës peshash, por fermerë, mekanikë dhe të tjerë që posedojnë një forcë të pazakontë në duar. Nga ana tjetër, shumë tipa që dëshirojnë të ishin jashtëzakonisht të fortë, kultivojnë një tip dorështrëngim si thyese arrash dhe përpiqen të shpartallojnë dorën e secilit që takojnë. Kujtoj ata si ky tip që ta kapin shpejt dorën dhe menjëherë vendosin të mposhtin cilindo që janë duke përshëndetur. Një shtrëngim dore mund të jetë i fortë, i ngrohtë dhe mikpritës pa i provuar tjetrit se, ju jeni njeriu më i fortë në tokë. Ndoshta psiko-analistët mund t’i japin një shpjegim të plotë të kësaj; ndoshta mund të jetë që disa individë kanë frikë se të tjerët nuk do t’i konsiderojnë jashtëzakonisht të fortë, kështu që ata duhet të heqin të gjitha dyshimet që në sulmin e parë.
Fotografia në gur e dorështrëngimit të parë
Ndoshta si për çudi, një nga shtrëngimet e para të regjistruara ka ndodhur në Lindjen e Mesme. Në fronin e mbretit Shalmaneser III, që dëshmohet në një gdhendje në një pllakë guri të shekullit të 9-të P.K. ku tregohet sundimtari asirian duke shtrënguar duart me një udhëheqës babilonas, pas përfundimit të një aleance. Ky është rasti më i hershëm, i shtrëngimit të dorës si manifestim publik i një marrëveshjeje midis dy popujve. Zakone të tilla u përhapën për t’u bërë më të njohura në botën antike. Historia e shtrëngimit të dorës daton nga shekulli i 5-të B.C. në Greqi. Ishte një simbol i paqes, duke treguar se asnjë person nuk mbante armë. Grekët e lashtë e morën këtë gjest mjaft seriozisht përderisa t’i dhënë asaj edhe një emër, e quanin dexiozë, “bashkimin e duarve të duhura”. Ata e paraqitën atë në monedha dhe në statuja që festonin aleanca politike dhe ushtarake. Kështu vepruan edhe romakët e lashtë; udhëheqësit e tyre, qysh atëherë i kanë shtrënguar duart për të nënshkruar traktate dhe marrëveshje të tjera.
Por gjatë rrugës, shtrëngimi i dorës u përdor gjithashtu si një përshëndetje, ndoshta për shkak se një dorë e zgjatur e djathtë tregon se nuk do të mund të mbash armë. Me sa duket, njerëzit menduan se rreziku i marrjes së mikrobeve nga një i huaj ishte më pakët se rreziku i goditjes me thikë. Në Muzeun Pergamon në Berlin, në një gur funerali rreth shekullit të 5-të P.K. tregohen dy ushtarë që shtrëngojnë duart. Duket se ky gjest, si një gjest i hapur dhe komfort, mbështet supozimin historik se ai evoluoi si një shenjë e besimit të mirë mes njerëzve. Për shkak se një shtrëngim duarsh përfshin paraqitjen e hapur të dorës së djathtë, ai tregon besim pasi dëshmon mungesën e një kame të fshehur ose të një arme tjetër. Kur shpataështë në mill, shtrëngimi i duarve parandalon nxjerrjen e saj. Megjithatë, praktika u bë më e përhapur si një simbol i miqësisë dhe besnikërisë. Ajo u bë aq e kudogjendur sa dy palë duar të kapura u shfaqën madje dhe në monedhat romake.
Tek shqiptarët thelbi i ekzistencës së tyre “Besa” si virtyt moral e ka zanafillën nga lashtësia, si nevojë për solidaritet në bashkësinë fisnore. Dhe tek shqiptarët dhënia e besës, shoqërohet me dhënien e dorës së pajtimit. Funksionet më të posaçme besa i ka të lidhura me gjakmarrjen. Besa, në këtë kontekst, është zotimi që shtëpia e një të vrari i jepte familjes së vrasësit për të mos e marrë gjakun në një afat të caktuar. Mbrojtjen me besë e gëzonte edhe miku tek mikpritësi, sa kohë qëndronte tek ai ose gjatë udhëtimit deri në një kufi të caktuar, dhe ajo vulosej po me një shtrëngim duarsh.“Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhèper të lidhun besë” Kanuni i Lekë Dukagjinit, Beja Nyja 530.
Në Evropën Mesjetare, kalorësit do të shtrëngonin duart e njëri-tjetrit në përpjekje për të liruar çdo armë të fshehur nga armatura e rivalit të tyre. Në shoqëritë luftarake, ku armët anësore të brezit ishin të zakonshme, padyshim që kuptohet edhe domosdoshmëria e një përshëndetjeje kaq të fuqishme.Por ajo e humbi këtë funksion deri në periudhën e hershme moderne, kur ajo u kuptua ndërkombëtarisht dhe u përdor si formë përshëndetjeje.
Shtrëngimi i duarve gjest barazie
Në Angli të shekullit të 17-të, Kuakerët, të cilët u ngritën kundër praktikave të tepërta dhe të panevojshme, popullarizuan gjestin e shtrëngimit e dorës si një alternativë më e barazuese sesa, përkulja e trupitapo ngritja e kapelës në formë respekti. Shtrëngimi i dorës siç e dimë se ai erdhi në vetvete gjatë epokës Viktoriane. Etiketat moderne të shtrëngimit të duarve u zhvilluan gjatë shekullit XIX dhe, deri në vitin 1900, ishte metoda më e zakonshme që u përdor për të përshëndetur të tjerët. Udhëzues të panumërt u ofruan për mënyrën më të mirë për të shtrënguar duart. Mënyra se një njeri shtrëngon duart apo luan me duart bëhet pjesë e karakterit të tij.
Kur po shkruaja këto radhë m’u kujtua personazhi i UriahHeep që është një personazh imagjinar i krijuar nga CharlesDickens në romanin e tij DavidCopperfield që e ndiqnim si familje në TV shqiptar në rininë tonë në Shqipëri. Heep është një nga antagonistët kryesorë të romanit. Karakteri i tij është i dukshëm për përulësinë e tij të fshehtë, sinqeritetin e tij i tepruar në dukje, duke bërë referenca të shpeshta për “përvujshmërinë” e tij. Emri i tij është bërë sinonim i sykofantisë, apo lajkave të pa sinqerta për të përfituar. Pikërisht ai është bërë i njohur për mënyrën sesi jepte dorën apo fërkonte duart dhe është bërë simbol i njeriut të pasinqertë Ne fakt, pjesa më e madhe e DavidCopperfield është autobiografik, dhe disa studiues besojnë se sjelljet dhe atributet fizike të Heep-it, bazohen tek fabulisti HansChristianAndersen, të cilin Dickens e takoi pak para se të shkruante romanin. Ky simbol mbeti i fortë sa një autor amerikan shekuj më vonë, do ta cilësonte presidentin e skandalit “Watergate “ RichardNikson se ishte një UriahHeep i vërtetë.
Pavarësisht nga prirja e përgjithshëm e dorë shtrëngimit, praktikat lokale sipas traditave vazhduan: Ka një larmi të mahnitshme të zakonesh përshëndetëse në të gjithë botën. Në Tibet prekja me gjuhë mund të jetë një mënyrë për të mirëpritur njerëzit. Në Zelandën e Re, Maorit përshëndesin njëri-tjetrin duke prekur hundët po ashtu dhe eskimezët. Burrat e Etiopisë prekin shpatullat, dhe në Republikën Demokratike të Kongos, miqtë meshkuj prekin ballin. Në shumë vende të Azisë, njerëzit përkulen me njëri-tjetrin kur takohen. Dhe në disa vende evropiane, si dhe vendet arabe, në Rusi, përqafimet ose puthjet në faqe janë më shumë normë. Megjithatë mënyra më e zakonshme fizike për të përshëndetur njerëzit në mbarë botën është tani shtrëngimi i dorës. Kjo është bërë aq e kudogjendur sa që kurrë nuk mund të keni menduar pse njerëzit shtrëngojnë duart. midis të tjerave të panumërta.
Shtrëngimi i duarve si simbol paqeje
Pra shtrëngimi i duarve e ka zanafillën si simbol paqeje, si dëshmi, se personi që zgjat dorën nuk ka armë të fshehur pas shpine. Në rrjedhën e shekujve ajo është bërë një simbol respekti e besimi.Edhe pse kultura të ndryshme dallojmë kaq shumë nga njëra-tjetra, shtrëngimi i duarve shërben si një urë lidhëse që i bashkon dy individë dhe ia bën të qartë personit tjetër se ti nuk ia do të keqen.
Në kohët moderne, politika është bërë e paimagjinueshme pa shtrëngimin e duarve: “Shtrëngimi i duarve shihet si një përshëndetje burrërore, ndryshe nga gjeste të tjera që mund të kenë nuanca më femërore, ndryshe nga përkulja franceze, apo përkulja që bëjnë shumë kultura aziatike. Shtrëngimi i duarve, shihet si shenjë force e vitaliteti. Kur Presidenti Trump u takua me Presidentin francez, EmmanuelMacron shtrëngimi i duarve mori përmasat e një ndeshjeje fizike, kush do të zgjaste më shumë, kush do të shtrëngonte më fort,” thotë DorothyNoyes, profesore e folklorit në Universitetin Shtetëror të Ohajos. Njerëzit me një personalitet mbizotërues ose të cilët dëshirojnë të tregojnë mbizotërimin e tyre, do të shtrëngojnë dorën e dikujt ndërsa mban pëllëmbën e tyre të ngritur poshtë, dhe pëllëmbën e personit tjetër të ngritur lart (një shtrëngim duarsh i nënshtruar). Dhe këtu është një sugjerim nëse merreni me një shtrëngues dore dominuese: Kur rrini dorën tuaj për të tundur të tyren, mbajeni tuajin të qëndrueshëm dhe të drejtë – mos e ktheni dorën poshtë. Në një dokumentar për gjuhën e duarve në politikë thoshin se ai liderët e vendeve gjatë takimeve ndërkombëtare për piqen që dora e tyre të jetë në të djathtë para fotografëve dhe dora e palës tjetër në të majtë për të treguar dominim. Në fakt, kur John F. Kennedy ishte duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, ai urdhëroi një studim për të përcaktuar se cili ishte shtrëngimin më i mirë të dorës.
Politika. art i shtrëngimit të duarve
Duarshtrëngimi me dy duar. Përfshin tokjen me dorën e djathtë dhe vendosjen e dorës së majtë në krahun ose shpatullën e dikujt, ose shtrëngimin e dorës së tyre midis të duarve tuaja. Shtimi i dorës së majtë tregon një dëshirë për të treguar ndershmëri dhe sinqeritet, dhe sa më e lartë të vendoset dora, aq më i madh është niveli i intimitetit midis dy njerëzve (ose aq më e madhe dëshira për të krijuar një marrëdhënie të ngushtë). Këtu është gjëja e çuditshme në lidhje me këtë shtrëngim dore: Duke pasur parasysh shkallën e afërsisë dhe prekjes, me siguri do të mendoni se do të përdoret më shpesh në mesin e miqve dhe familjes së ngushtë. E vërteta është, se liderët politikë shpesh e përdorin këtë shtrëngim duarsh për të bërë të duket sikur janë me kushte të mira, të cilat në të vërtetë mund t’i japin asaj një frymë mosbesimi. Udhëheqësit politikë duan të shfaqin shoqëri … por le të jemi të sinqertë këtu: Mund të mos jetë një ndjenjë e përzemërt. Duhet gjithashtu të theksohet se kur dikush bën duartakim me dy duar ku përfshihet shtrëngimin e dorës së personit tjetër shih më poshtë Bush dhe Putin , shfaq një dëshirë për të marrë kontrollin e bashkëveprimit. Ju do të bllokoni fjalë për fjalë dorën e personit që takoni me duart tuaja!
Në botën e sotme të shkëmbimeve digjitale shtrëngimi i duarve është bërë mishërim i akteve që ndodhin prapa skenave apo jashtë shkëmbimeve fizike. Fotografët kapin momentin e shtrëngimit të duarve kur arrihet një marrëveshje. Pra shtrëngimi i duarve është simboli fizik i arritjes së diçkaje të rëndësishme, është aspekti vizual i përgjegjësisë dhe rëndësisë së një akti.Gjuha e trupit, ose komunikimi jo verbal, nuk është një temë për të cilën flitet shpesh (qëllimi i duhur!). Megjithatë, kërkimet tregojnë se është një pjesë domethënëse, nëse jo edhe më e rëndësishmja e komunikimit. Aftësia për të lexuar gjuhën e trupit dhe vetëdijesimi i gjuhës sonë të trupit janë gjithashtu pikat kryesore të inteligjencës emocionale dhe aftësive shoqërore.Aftësia për të lexuar gjuhën e trupit dhe vetëdijesimi i gjuhës sonë të trupit janë gjithashtu pikat kryesore të inteligjencës emocionale dhe aftësive shoqërore. Gjuha e trupit vjen në grupime, si fjali të folura. Në vend që të gjykoni një gjest ose një shprehje, ju duhet të merrni gjuhën e trupit në tërësi. I gjithë trupi mund të tregojë një histori. Por problemi është se përveç simbolikës, shtrëngimi i duarve përcjell mikroorganizma të rrezikshme. Sa herë kollitesh apo teshtin, sa herë shkon në banjë, mendoni pak se çfarë mikrobesh mbajnë duart. Në çdo moment njeriu mbledh mikrobe, sa herë prek një objekt, mbledh me duar rreth 50% të mikrobeve të sipërfaqes që prek. Nënat tona diçka dinin kur na porosisnin vazhdimisht larjen e duarve. Tani nuk ia marr për ters sime shoqe e cila përgjon zhurmat nga banjë, dhe me pyet ai i lave duart? Higjiena personale e individit është shumë më e mangët se ç’e mendojmë ne, thonë mikrobiologët. Për këtë arsye, në kushtet e koronavirusit, duket se shtrëngimit të duarve ndoshta i ka ardhur fundi.
Me se ta zëvendësojmë shtrëngimin e duarve ?
Tani njerëzimi duhet të vendosë se me çfarë do ta zëvendësojë. Në thelb ky është një gjest simbolik, pra nuk ka rendësi nëse shtrëngon duart, përplas grushtet, apo bën diçka tjetër që ka të njëjtin kuptim. Na mbetet të biem dakord se çfarë gjesti të ri do të zgjedhim për të simbolizuar atë që përfaqësonte shtrëngimi i duarve. Nuk ka rëndësi gjesti, por mesazhi që ai përcjell. Por dhe kjo nuk është e lehtë.
Shfaqja e pëllëmbës të hapur si sinjal miqësor, është në gjenet tona, ajo që Givens, një profesor në Universitetin Gonzaga dhe drejtor për Qendrën për Studime Joverbale, e quan një “produkt” i rrjeteve neuromuskulare që kanë evoluar gjatë qindra miliona viteve nga amfibët, tek zvarranikë dhe vertebrorë të tjerë. Këto cirkuite nervore prodhojnë nevojën për shfaqjen e një “ instrumenti ” të jo-agresionit, të paqes ”, siç është e kundërta shfaqja e kraharorit zbërthyer i qëndrimit agresiv, si pozicion p.sh. që marrin gorillat kur ngrehin gjoksin, shpatullat dhe kokën për t’u dukur më të mëdhenj. Nga ana tjetër kur shimpanzetë janë agresivë nuk i hapin duart, duart e tyre ulen poshtë, pra edhe nga pikëpamja gjenetike e origjinës pëllëmba e hapur e mbajtur vertikalisht është një shenjë miqësie, jo e pafuqishmërie – por megjithatë porosia e saj është e paqartë. “Truri i njeriut ka qarqe evolucionare të lobeve parietale të cilat reagojnë pozitivisht te sensorët vizualë për duart e shtrënguara “, thotë Givens. Paraqitja e pëllëmbëve të hapur (përballë lart) pasqyron hapjen tuaj, duke treguar pëllëmbët poshtë tregon autoritet. Pra, në fund të fundit, është një mjet komunikimi jo verbal, që mund të dërgojë një sugjerim të fuqishëm bashkëpunues, ndaj mund të ndaj mund të jetë shenja e përshëndetjes me pëllëmbën lart, mund të jetë gjesti i ardhshëm që të mos transmetojmë viruse.
Tani që është epidemia e këtij virusi dhe që na kërkohet për të ndaluar për të shtrënguar duart, ne kemi vetëm një mundësi për t’iu hequr një herë e për gjithnjë këtë zakon. Ekziston një mënyrë shumë më e mirë për të përshëndetur mënyrë-tjetrin – dhe jo, nuk është cekja e grushtit me grusht dhe sigurisht që nuk as trokitja qesharake e bërrylit. Një masë e thjeshtë parandaluese që do të sillte mjaft përfitime për shëndetin e njerëzve: mund te ishte braktisja e zakonit të shtrëngimit të duarve si përshëndetje!
Duke ecur përpara, mund të përshëndesim sipas e stilit të malësorëve tanë me një dore në zemrën, gjë që gjendet edhe ndër popuj të tjerë, po do përshëndesimthjesht me dorën hapur pa takuar duart me që do të ruajmë dhe distancën prej 2 metrash duke valëviturpëllëmbën.Më lejoni t’i siguroj ata që duan të rifillojnë shtrëngimin e duarvepas pandemisë se ne nuk duhet të braktisim një traditë kulturore duke dëbuar të gjitha llojet e shtrëngimevetë duarve. Gjesti ka një traditë padyshim të gjatë dhe ilustruese për të treguar paqe, pajtim marrëveshje, por jo si një përshëndetje.
Përkundrazi, ne duhet ta rivendosim atë në ditët e lavdisë së shekullit të nëntë para Krishtit, kur një shtrëngim duarsh ende nënkuptonte diçka të madhe.Kur të mbarojë kjo pandemi, ndoshta nuk do ketë më shtrëngime dore si në të kaluarën. Kështu le t’i themi se kemi një heqje qafe pozitive ,një herë e mirë e dëshirës për të shtrënguar duart.Por e di se s’ka për të qenë ashtu. Pse kot u bë ajo gurgule, nëse Pres. Trump ia zgjati, apo s’ia zgjati dorën kryetares demokrate të Dhomës së PërfaqësuesveNancyPelosit gjatë fjalimit para kombit.
Pse zëvendësimi është një “Mision i pamundur”!
Kështu po marr edhe unë guximin dhe po them një thagmë tjetër, po e quaj shtrëngimin e duarve një zakon primitiv apo siç quheshin në kohë te Enverit “zakon prapanik” ( siç ?!). Unë nuk po sugjeroj të heqim dorë nga përqafimet, puthjet apo nga shtrëngimet e duarve mes njerëzve të afërt që përmes këtij gjesti duan të ndjejnë e përcjellin emocione. Propozoj të mos shtrëngojmë duart kur për shembull përshëndesim të njohur apo të panjohur në rrugë, kur kemi takime pune, kur na prezantojnë dikë në kafe, etj. Zgjedhja për të mos shtrënguar duart duhet të mos paragjykohet e të mos konsiderohet si mungesë edukate, por si gjëja e duhur për të bërë. Nuk kemi pse e tregojmë respektin duke i transmetuar viruse e baktere njëri-tjetrit. Edhe mjeku i njohur AnthonyFauci, drejtori i Institutit Kombëtar Amerikan të Sëmundjeve Infektive, si dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, është shprehur: “Si shoqëri duhet të harrojmë shtrëngimin e duarve! Nuk kemi nevojë për të! Duhet ta thyejmë këtë zakon sepse është një nga rrugët kryesore të transmetimit të sëmundjeve si kjo e koronavirusit”. Dhe kjo duket se po gjen mbështetje, kur aktori KumailNanjiani postoi në Twitter kohët e fundit mesazhin, “Unë nuk mund ta imagjinoj kurrë të shtrëngoj një dorë tjetër”, tweet-i i tij mori 50,000 pëlqime në disa orë.Megjithatë duke kundërshtuar veten do të them, se ndoshta duarshtrëngimin nuk mund ta zëvendësojë një gjest tjetër, besoj se me gjithë apelet, kjo nuk do të ndryshojë.
Një fqinji im i moshuar erdhi para një jave dhe më falënderoi, që ia kora barin para shtëpisë, pasi kompania që ia korr zakonisht nuk lejohej të punonte, sipas urdhrit të guvernatores dhe ai më zgjati dorën . Ç’të bëja mos i jepja dorën?E pamundur, do të ofendohej.
Megjithatë në jetën e zakonshme dhënia e dorës mund të shmanget disi, por jo për gjëra të rëndësishme. Si për shembull, kur bëhet fjalë për politikën, shumica e gjërave mund të zgjidhen me një fjalë të butë, një buzëqeshje të thjeshtë dhe një shtrëngim të fortë dore. Dhe nëse këto mungojnë, jo gjithmonë ka marrëveshje. Shtrëngimi i duarve është i shkëlqyeshëm për biznesin është i shkëlqyeshëm dhe për paqen. Dhe paqja është e shkëlqyeshme për biznesin. Biznesmenët ia dinë vlerën sloganitqë përcakton një marrëveshje xhentëlmenësh. “Letyourhandshake be a greaterbond than anywrittencontract.” Bëje shtrëngiminedorësnjë lidhje më e fortë sesa një kontratë e shkruar”.
Japra pse nuk do të jetë e lehtë të thyhet një zakon i krijuar prej shekujsh. Kjo u dëshmua me një fakt anekdotik. Pak minuta pasi u bëri thirrje holandezëve të ndalin shtrëngimin e duarve për të luftuar coronavirusin, Kryeministri holandez MarkRutte gjithë entuziazëm i shtrëngoi dorën kreut të Qendrës Holandeze për Kontrollin e Sëmundjeve. Oops…