E veçanta e festimeve në ditë e Kirshtilndjeve ndodh në katër fshatra të Shkodrës dhe pikërisht atë në Vau i Dejës. Janë dy fshatra të besimit musliman dhe dy të tjerë Katolik dhe e përbashkët është se harmonia fetare vijon të mbetet trashëgimi duke festuarnë mënyrë të përbashkët të gjitha fetat fetare. Dhe kjo nuk do t’i mungonte në ditën e Kirshtëlindjeve, madje në një mënyrë ndryshe nga të tjerët, jo vetëm nga atmosfera festive , por çka është e rëndësishme harmonia fetare. Të rinjtë nga katër fshatrat. Dejë, Shelqet,Mjedë dhe Spathar do të organizohem nga iniciativa e tyre në mënyrat e tyre festive me qëllim të përçojnë tek të gjithë familjet atmosferën festive, ndërsa babagjyshi Pashku Drini emocionon tërë komunitetin me ëmblëmen e tij tradicionale duke dhuruar për të vegjlit dhuratat e grumbulluara posaçërisht nga banorët apo dhe bizneset vendase.
Të rinjtë e fashatrave të kësaj zone nisin rituatlin e marshimit drejt qendrës ku kanë përfunduar ritet fetare në mesditë, pjesë e cila harmonizon besimtarët në kryerjen e vizitave, atëherë mjeti i improvizuar i shoqëruar nga babagjyshi dhe shoqëruesit bashkohen grupit të banorëve, dhe më së shumti të vegjlit që presn dhuratat.
Mjaft inreresante është dhe tryeza e improvizuar pranë qendrës nga prodhimet dhe pijet vendase, ku festohet bashkarasiht me mjaft atmosferë Krishtlindje si dhe të gjitha festat ne katër fshatrat.
Sheqet, Dejë, Mjedë dhe Spathar janë shembull pozitiv i harmonisë fetare, që duhet preferuar me urimin e përbashkët gezuar festat një risi për të gjithë shqiptarët.