• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY PUSHTIME TË NGJASHME TË SHKODRES

January 26, 2014 by dgreca

26 JANAR 1479  NGA  TURQIT, DHE  29 NANDOR 1944  /

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/

Nga Fritz RADOVANI/

535 vjet ma perpara kjo Kështjellë Heroike e quejtun “Rozafat” filloi me u rrenue! Muret rrethuese u gjuejten me gjyle topi dhe kalldramet u lane me gjak!  Po, Shkodranët, çka u bane? A mbeti kush gjallë me diftue per tá?…Sikur të kishin shtetet tjera ballkanike historian si Don Marin Barleti, as nuk do të guxonte kush me hapë diskutime per Identitetin e tyne. Né e kemi dhe mundohemi me i nxjerrë bishta per me e errsue figuren e Tij, vetem, pse ishte Prift Katolik Shqiptar!

Në librin e Tij “Rrethimi i Shkodres”, fq. 87 shkruen: “…Të gjitha lagjet e qytetit, rrugë e rrugica ishin lye e zhye me gjakun e të krishtenëve. Shtëpitë shembeshin; kishët rrafshoheshin perdhé.” Dhe, ma poshtë Don Marini vazhdon: “A do të na bajë zemra t’i shikojmë barbarët tue hy në qytetin tonë midis brohoritjeve?”…

Me daten 26 Janar 1479 turqit hyne në Kështjellen “Rozafat”, të Shkodres…  Porsa hyne në Kështjellë vendosën gjithkah flamujt e tyne të robnisë!

 ***

Me daten 29 nandor 1944, partizanët “çlirimtarë” hyne edhe këta në Shkoder…Rreth orëve të para të atij mengjesi të zi, hyne me forcë në Kuvendin e Fretenëve të Gjuhadolit, dhe në kompanjelin e Kishës Françeskane, pikrisht, aty ku At Fishta, me 13 Qershor 1913 pat vendosë Flamurin e Gjergj Kastriotit, aty partizanët e Enverit, vune “flamurin me yllin e kuq” të vetin, me të cilin “festonin çlirimin” e Shkodres, nga një tjeter pushtues, nga sllavo komunistët jugosllav që kishin vite që punonin per ketë ditë.

70 vjet perpara, në vitin 1944 persëritet edhe njëherë pushtimi i vitit 1479…

Po, këte herë asht mendue nga Aleatët, që Shqipnia Europjane të kontrollohej nga një ma besnikët sllavokomunist të Londres dhe të Moskës bolshevike, nga “shoku” Tito. Armët e veglave tyne besnike u ndigjuen shpejtë në Shkodren Heroike!…

Shkodra, “syni i pricipatës” duhej shue! Besoj në kujtimet e partizanëve të shkrueme mbasi mësuene nder kurset e analfabetizmit, mbas hymjes në Shkoder të Qamil Gavoçit, Arif Gjylit, Asllan Licit etj., u kujtohen shkrepjet e revolverit të Qamilit, kur po fliste tek Bashkia “shoku” Arif Gjyli, apo vrasjet mbas shpine të Asllan Licit me vagabondët “çlirimtarë” në Zallin e Kirit…

Kur këta tradhëtarë “çlirimtarë” u ndodhën përballë nacionalistëve Abaz Ermeni e Jup Kazazi në rrethina të Shkodres, në Berdicë dhe në Anë të Malit, forcat komuniste kush i mbështeti, Populli i atyne krahinave apo forcat ushtarake jugosllave të rreshtueme mbas malit të Taraboshit? Ndërsa, në luftën e shpallun kundër Malësorve të Veriut në fillimin e Janarit 1945, me betejën kundër Popullit të Kelmendit, ku ndodhej Prekë Cali dhe pranë Tyne, krenët e “Beslidhjes së Veriut” që kerkonin lirinë e Trojeve Shqiptare nga sllavët, të gjithë u shpallën “tradhëtarë” dhe, si pasojë, krimineli Mehmet Shehu, me urdhën të komandantit të përgjithshëm gjeneral kolonel Enver Hoxhës, jo vetëm që theri  dhe vrau 118 Burra të Maleve, të cilët, i hodhi në proskë, por iu dogj edhe kullat, shfarosi dhe u plaçkiti gjanë e gjallë, vetëm me dhanë proven e “besnikërisë” komuniste ndaj armikut shekullor të Atyne Maleve! E bashkë me partizanët ishin në këte betejë edhe forcat ushtarake jugosllave, të cilat, bashkë me disa tradhëtarë shqiptarë të shitun tek sllavët e malazezët dhe të mobilizuem me brigadat partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut dhe Koçi Xoxes, u ranë mbas shpine Malësorve tanë. Të gjithë tue këndue kangë për “druzhe” Titon dhe kundër Veriut, u versulën menjëherë edhe kundër Klerit Katolik Shqiptar, që ishte frymzuesi shpirtnor i Atdhetarizmit në ata Male…

Kështu, Tokat Shqiptare deri maje Vermoshit, u okupuen nga ushtria shoveniste jugosllave “me yllin e kuq komunist” në ballë në “maskën” e tyne, e kjo maskë ishte partia komuniste shqiptare, e drejtueme nga tradhëtari Enver Hoxha.

Burimi i të gjitha fitoreve ishte “shoku” Tito dhe Stalini i “math”, prej nga buronte “drita e kuqe” bolshevike…që, u shpërndante anë e kand vendit tonë deri në skutat ma t’errta të birucave të sigurimit në Trojet Shqiptare…

Kush ishte ky drejtues i partisë komuniste në Shqipni, në vitin 1941? Per té do ti referohëm një Shqiptarit të njohun, që përcakton saktësisht “udhëheqësin” dhe qellimin e asaj parti që ai po e drejtonte: Ishte i ndjeri Muntaz Kokalari, qytetar i Nderuem nga Gjinokastra që shkruen më 9 Nandor 1944: “…Fatkëqësia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindsh, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borxhe. Né intelektualët e Gjinokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkë me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.” (Gazeta RD, 29 Prill 1995, Tiranë).

Ndersa “komandantët” partizanë shqiptarë që janë kenë në Kosovë, apo që kanë kalue në Veri nga Hoti në drejtim të Podgoricës dhe Tivarit, me brigadën e formueme në Shkodër me datën 29 nandor 1944, me qellim me çlirue Tokat Shqiptare kur po u largonin prej aty forcat gjermane e, që në të gjithë tekstet e “historisë” sot shkruhet: “Kalimi i divizioneve tona në Veri për çlirimin e ‘tokave’ të Jugosllavisë”, tregon kjartë marëveshjen e fshehtë të asaj kohë mes Titos dhe Enver Hoxhës, që Tokat Shqiptare për të cilat bahet fjalë ndër tekste, ishin cilësue “toka të Jugosllavisë” pa u “çlirue” ende, kur të gjitha ata ishin Toka Shqiptare dhe të banueme edhe sot nga Shqiptarët… edhe pse intelektualët e tyne mundohen me folë “gjuhen e njësuar”.

Duhet rikujtue edhe veprimtaria tradhëtare të Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit, Fadil Hoxhës, Shefqet Peçit, Rahman Perllakut etj. me forcat çlirimtare të Kosovës, tue i lanë prè në pabesi të forcave jugosllave, tashma njihen nga të gjithë, edhe pse në Kosovë endè kjo tradhëti që u asht ba kosovarëve, nuk kërkohet me u shpallë botnisht, kur dihet se mija e mija prej djemëve të tyne u morën në Kukës dhe nuk mërrijti as gjysa e tyne në Tivar, ku edhe ajo pjesë e vogël kosovarësh që pat teprue rrugës, iu dorzuen “druzhe” Titos me u masakrue dhe me ushqye peshqit e Adriatikut në brigje të Tivarit.

Të gjitha këto ngjarje janë vetem një hapje e “syparit” atëherë kur, në Cirkusin Shqiptar, do të fillonte me u luejtë Tragjedia komuniste e permbytjes gjysëshekullore me Popullin Shqiptar!

Melbourne, 24 Janar 2014.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dy pushtimet e Shkodres, Fritz radovani, Melbourne/

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT