• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Epoka e Adelina Ismajlit

December 14, 2016 by dgreca

1adelina-ismaili

Shkruan:Armend Preteni/Të rrallë janë artistët të cilët përmes artit të tyre arrijnë ta “thyejnë” çdo barrierë, përmes tingujve të këngës të dëpërtojnë tek çdo njeri e përmes personalitetit të tyre të lajnë gjurmë.E tillë është Adelina Ismajli, e cila për më se tri dekada i ka dhënë shumë skenës muzikore shqiptare.E lindur më 14 Shtator 1979, talenti i saj u vu në pah qysh në moshën gjashtë vjeçare, gjegjësisht në vitin 1986 ajo ishte pjesmarrëse në Festivalin Akordet e Kosoves me këngën “Bukuria e atdheut” ku arriti të vlersohej me çmimin e parë të jurisë profesionale dhe me çmimin e publikut derisa në vitin 1987 me këngën “Do të bëhemi milioner” arriti të triumfoj edhe në Festivalin e këngës për fëmijë në Sarajevë, suksesi i saj vazhdoi për vite më radhë duke u bërë ylli i muzikës për fëmijë në Kosovë dhe shtete tjera të Ish- Jugosllavisë.Në vitet e 90’ regjimi i kohës ua mohoj shqiptarëve të Kosovës çdo të drejtë por nuk arriti dot ta ndaloj artin e Adelina Ismajlit, e cila në vitin 1991 merr pjesë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Mos ma gjuaj diellin me gurë” ku arriti të shpallej “Debutantja më e mirë”.

Adelina Ismajli nuk ndalon, pas editimit të pesë albumeve për fëmijë e adoleshentë dhe pjesmarrjes në shumë evente prestigjioze të kohës, viti 1997 e rikthen në skenen e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar me një imazh të ri dhe performancë e cila mbahet mend  edhe sot me këngën “Zemrën nuk ta fal”. Po atë vit jehona e albumit të gjashtë “Ushtrinë time do ta bëj” i cili në vete ndërthurte tema tabu siç janë: emancipimi i femrës, emigrimi shqiptar, remiksimi i parë modern i këngës popullore etj, s’kishte të ndalur, pikërisht me këngën “Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën” arriti ta fitoj zemrën e gjithë shqiptarëve dhe njëherit refreni i saj të bëhej lejmotiv i Ideologjisë Rugoviste. Kur Kosova kishte filluar të digjej nga okupatori serb dhe me qindra qytetar shqiptar me dhunë i kishin larguar nga vatrat e tyre, në vitin 1999 Adelina Ismajli merr pjesë në projektin “Call for Peace” (Thirrje për paqe), e cila u transmetua ne mediumet me eminente të botës.Pas përfundimit të luftës (1999), kur Kosova kishte filluar të merrte frymë në liri, ajo lanson albumin “S’jam Sex bombë” i cili u mirëprit nga masa e gjërë.Po atë vit merr pjesë në edicionin e parë të Këngës Magjike me këngën “Fuck The Goverment” një tendencë  për kohën.Pas editimit të videoprojektit me njëmbëdhjetë klipe të realizuara, sprovimit me sukses në fushën e moderimit dhe aktrimit, viti 2002 do t’i sjell edhe një sukses Adelines, ku me albumin “Prej fillimit”, arriti rekord shitjes që në diten e parë të lansimit albumi u shit në mbi 150 mijë kopje.

Gjatë viteve për karrierën e saj, Adelina u nderua me shumë çmime si: “Personazhi i vitit” (Revista Teuta), “Fenomeni më seksi në muzikën shqipatre” (Revista Spektër), “Themeli i muzikës dhe stilit evropian në Kosovë” (Rtv Dukagjini) e çmime të tjera, por për një artiste të tillë më e vlersuar mbetet dashuria e publikut, e që për Adelinen ka qenë më supotuese se për këdo tjetër, është e vetmja këngëtare që unë njoh që ka fansat më besnik të cilët nuk e tradhtojnë asnjëherë, prandaj jo më kot cilësohet Mbretëresha e muzikës shqipe.Në kulmin e suksesit, ajo lanson albumin “Mbretëreshë e Robëreshë” (2005) një gërshetim mes muzikës popullore/folklorike shqiptare dhe asaj moderne i cili si albumet paraprake numëron një sërë hitesh të cilat u vlerësuan me çmime dhe u renditën në majat e Top listave muzikore të kohës.Pas disa peripecive, kur të gjithë menduan se Adelina shkoj, ajo në fakt erdhi me albumin “feniks” (2008), një best-seller i radhës, e se ajo është tejet e pëlqyer nga masa e dëshmon edhe koncerti i mbajtur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt) ku në një acar të paparë ovacionet e publikut për interpretimin e këngës “Mbretëreshë e Robereshë” s’kishin të ndalur, kam qenë edhe vetë dëshmitar i atij momenti të papërseritshëm.

Vitin 2009, Adelina e fillon me turne nga Evropa e gjer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u cilësua edhe si “Simboli Ballkanik” nga mediat zvicrane. Ky vit e rikthen në skenën e festivaleve, gjegjësisht në “Këngën Magjike” ku pati një performance të jashtëzakonshme e cila u stërkomentua, megjithatë arriti ta sensibilizojë shoqërinë pro liberalizimit të femrës shqiptare dhe u vlerësua me “Çmimin e Publikut”.Në pyetjen: Të e qenit e pëlqyer, e kërkuar gjithmonë, tingëllon si denim, pasi të mohohet e drejta e kënaqësisë personale? – Adelina ishte përgjigjur: Varet si e koncepton jetën.Ka persona që e kërkojnë këtë “denim”, si të vetmën mënyrë për të qenë aktual pa bërë asgjë të bukur.Ka njerëz që u montohen gjërat e shëmtuara, ka njerëz që vertetë e vuajnë peshën e pandershme të së qenit i popullarizuar te ne, e ka njerëz që arrijnë t’i bashkojnë mrekullitë e jetës private, magjinë e artit, obligimet profesionale dhe mposhtjen e sfidave për të vazhduar lart e më lart. (Intervistë e dhënë për revistën “Kosovarja”).Në vitin 2010 themelohet produksioni zvicrano-shqiptar “ILIADAENTERTAINMENT” në të cilin Adelina është bashkëpronare, po këtë vit shtohen përpjekjet për të dëpërtuar përtej kufinjeve shqipfolës, konkretisht në vitin 2011 për tregun evropian lanson këngë “I love you more” në bashkpunim me këngëtarin francez Faudel  i cili u mirprit nga publiku i gjërë.Si rezultat i angazhimeve të saja muzikore në Evropë, ajo ishte shpërngulur për të jetuar në Zvicër, dhe kishte kohë pa lansuar këngë në gjuhën shqipe, kështu që në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Adelina kthehet me hitin “Ku ma ke” këngë e cila u rëndit në majat e top listave shqiptare.Për të qenë prezente në skenë Adelina gjatë viteve 2013 – 2014 mban një sërë koncertesh në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë, koncerte në të cilat publiku arrinte shifra rekord  dhe pikërisht për këtë Adelina është cilësuar disa herë si “këngëtarja më e paguar shqiptare”. Në këtë frymë me 09.11 2014 ajo lanson këngën “Karma” në bashkpunim me reperin shqiptar  G4shin, i cili zhvillon artin e tij në SHBA.Ndër vite Adelina ka lansuar me qindra këngë që janë shëndrruar në hite të kohës, të tilla si:  Shko, E ti moj nuse, Amaneti, Sajzeza, Sonte, Skenderbe, Jeta ime je ti, Jetoj se të dua, Heroi i tragjedisë, Sepse je ti si dhe shumë bashkpunime të cilat e ngrisin atë në piadestalin e muzukës shqipe, dhe më shumë sesa sot vlera e saj do të ndihet nesër.E kur sot ajo feston 37 vjetorin e lindjes, fansat e këngës së Adelina Ismajlit, përveç urimeve me këtë rast, presin që ajo të rikthehet sërish në skenë. Aty ku ajo sundon, shkëlqen dhe jehon, miti i saj mund të thehet nga vetë ajo dhe nga askush tjetër.

Filed Under: Kulture Tagged With: Armend Preteni, e Adelina Ismajlit, Epoka

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT