– Raporti 2015 konfirmon rrugën evropiane të Kosovës/ Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, ka theksuar se përkundër një viti sfidues, Kosova ka dëshmuar të arritura të mëdha, në mënyrë të veçantë nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si një e arritur e rëndësishme dhe marrëdhënie e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Kjo Marrëveshje do të thellojë lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së. Ajo do të krijojë kornizën kryesore për marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Kosovës, duke e përgatitur më tej Kosovën për në rrugën e saj evropiane”,theksoi ai/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Nëntor 2015/ Raporti 2015 konfirmon rrugën evropiane të Kosovës, pikat kryesore në rolin drejt procesit të zgjerimit në fuqizimin e stabilitetit ekonomik dhe politik. Në prezantimin e Raporti për Kosovën 2015 të publikuar sot nga Komisioni Evropian në Prithtinë u theksua se, përkundër një viti sfidues, Kosova ka dëshmuar të arritura të mëdha.
Ministri Kosovar i Integrimit Evropian Bekim Çollaku do takohet sot pasdite me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar, i cili do t’i dorëzojë zyrtarisht Raportin vjetor për Kosovën 2015, me rastin e publikimit të Paketës së zgjerimit, të përbërë nga Strategjia e zgjerimit së bashku me Raportet e përveçme për shtetet nga Komisioni Evropian.
Në grupin e raporteve vjetore që janë miratuar sot, Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitën se ku qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia në përgatitjen për përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE dhe ka paraqitur se çfarë duhet të bëhet për të adresuar sfidat që mbeten.
Duke prezantuar Pakon vjetore për Zgjerim, Komisioneri Johannes Hahn tha se, “Kriza aktuale e refugjatëve tregon se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i ngushtë në mes të BE-së dhe vendeve të Evropës Jug-Lindore. Procesi i zgjerimit të BE-së, i cili mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, është një mjet i fuqishëm për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në këto vende. Ai po ashtu rrit ekonominë dhe promovon bashkëpunimin rajonal. Një perspektivë e qartë evropiane transformon gradualisht vendet tona partnere dhe fuqizon stabilitetin rreth Unionit tonë. Zotimi ynë i vendosur për zgjerim të BE-së dhe për kushtet që përmban ai është një investim afatgjatë në sigurinë dhe prosperitetin tonë të Evropës.
Konferenca për shtyp e Hahn nga Brukseli
është lidhur me video link në Qendrën e Konferencës së BE-së në Prishtinë. Nënshkrimin e MSA-së, Hahn e ka quajtur moment historik për të ardhmen evropiane të Kosovës, si dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian mbështet marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë shtypi në Prishtinë, Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, ka theksuar se përkundër një viti sfidues, Kosova ka dëshmuar të arritura të mëdha, në mënyrë të veçantë nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si një e arritur e rëndësishme dhe marrëdhënie e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Kjo Marrëveshje do të thellojë lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së. Ajo do të krijojë kornizën kryesore për marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Kosovës, duke e përgatitur më tej Kosovën për në rrugën e saj evropiane”, theksoi ai.
Zhbogar tha se përkundër një vonese në formimin institucioneve pas zgjedhjeve të vitit 2014, ata kanë arritur të nxjerrin ligje të rëndësishme: pakoja gjyqësore dhe pakoja për të drejtat e njeriut – qenësore për procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo, me bllokimin e Kuvendit të Kosovës përsëri, po vonohen edhe reformat kryesore që i duhen Kosovës. “Kosova nuk ka kohë për të humbur. Koha e humbur e largon Kosovën nga një e ardhme më e mirë për popullin e saj, fëmijët e saj”, theksoi ai.
Zhbogar nënvizoi një numër çështjesh nga raporti. “Rënia e normave të interesit për kreditë afariste dhe rritja e fundit e IHD paraqet një progres të rëndësishëm që mbështet zhvillimin afarist. Progres i mirë është arritur në zhvillimin e kornizës strategjike gjithëpërfshirëse për reformat në administratën publike dhe në përmirësimin e legjislacionit, mirëpo një angazhim politik i fuqishëm e i vazhdueshëm është qenësor”, tha ai.
Sipas Zhbogar, sistemi i sundimit të ligjit mbetet i dobët, gjykatat mbeten të ngadalshme dhe joefikase.
“Organet gjyqësore dhe zbatimi i ligjit mbeten të pritura për të pasur ndërhyrje politike. Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten një sfidë kryesore dhe në këtë drejtim nevojiten përpjekje të mëdha për konfirmimin e bindjeve në rastet e tilla, përfshirë këtu edhe ato në nivelin e lartë”, tha ai.
Kosova, vijoi Zhbogar, ka treguar kurajë dhe pjekuri politike në vendimin për të krijuar Dhomat e Specializuara për të ndjekur supozimet që janë paraqitur në raportin e Këshillit të Evropës.
“Ajo ka vazhduar të ketë një qasje konstruktive në dialogun e saj me Serbinë, të lehtësuar nga BE. Një ndjenjë e nevojshme dhe e rekomandueshme e kompromisit ka mundësuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe marrëveshjet për telekomunikacion, energji dhe liri të lëvizjes. Kosova ka trajtuar sfidat e çështjes së migrimit, si rezultat i së cilave shifrat e migrimit për Kosovën kanë rënë në mënyrë drastike”, u shpreh ai.
Më tej Zhbogar theksoi se, përkundër shumë sfidave që ende ndodhen para për Kosovën, ne kemi arsye për optimizëm. “Me ratifikimin e pritur të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga parlamenti Evropian në fillim të vitit të ardhshme, ne do ta kemi një mjet të fuqishëm për dialogun politik, reformat dhe ndryshimin konkret për jetë më të mire për popullin e Kosovës. Fokusi tani duhet të jetë në tregimin e rezultateve në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje. BE-ja do të ofrojë mbështetjen e saj dhe këshillimin për Kosovën në këtë punë të rëndësishme”, përfundoi Zhbogar.
HISTORIKU I PREZANTIMIT TË RI TË STRATEGJISË PËR ZGJERIM DHE RAPORTEVE
Strategjia gjithëpërfshirëse për zgjerim tani është shumëvjeçare, që mbulon periudhën e mandatit të Komisionit. Përveç raportimit për progresin, më shumë theks do të vihet në fazën e përgatitjes për të marrë obligimet për anëtarësim. Raportet ofrojnë udhëzime edhe më të qarta për atë se çfarë duhet të bëjnë vendet si në periudhë afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë. Do të përdoren shkallë vlerësimi të harmonizuara, duke rritur krahasimin në mes të vendeve, përmirësimin e transparencës së procesit të pranimit. Kjo duhet të lehtësojë shqyrtimin më të madh të reformave nga të gjitha palët e interesit.
Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së ka përgatitur një video të shkurtër për Raportin 2015 për Kosovën, për të treguar se qëllimi konkret i Raportit është të ndihmojë Kosovën që të lëvizë para në zhvillimin e saj politik, ekonomik dhe social, në një mënyrë që të ketë përfitime konkrete për qytetarët. BE-ja nuk mat vetëm progresin, por ajo edhe e mbështet atë në mënyrë aktive, si në aspektin politik ashtu edhe përmes instrumenti ttë saj për zhvillim: fondeve të IPA-s.
—
EUROPEAN UNION
EUROPEAN UNION OFFICE IN KOSOVO /
EUROPEAN UNION SPECIAL REPRESENTATIVE
PRESS RELEASE
2015 Report confirms Kosovo’s European path, points to key role of enlargement process in strengthening economic and political stability
Pristina, 10 November 2015
In a set of annual reports adopted today, the European Commission has assessed where the countries of the Western Balkans and Turkey stand in preparing to meet EU membership requirements, and sets out what needs to be done to address the remaining challenges.
Presenting the annual Enlargement Package, Commissioner Johannes Hahn said: “The current refugee crisis shows how crucial close cooperation between the EU and the countries in south-east Europe is. The EU enlargement process, covering the Western Balkans and Turkey, is a powerful tool to strengthen the rule of law and human rights in these countries. It also boosts the economy and promotes regional cooperation. A clear European perspective gradually transforms our partner countries and strengthens stability around our Union. Our firm commitment to EU enlargement, and to the conditions it involves, is therefore a long-term investment in Europe’s own security and prosperity”.
Samuel Žbogar, Head of EU Office in Kosovo/EU Special Representative, pointed out that despite a challenging year, Kosovo has witnessed some major achievements, most notably the signature and ratification of the Stabilisation and Association Agreement as an important milestone and the first contractual relationship between Kosovo and the European Union. “The Agreement will deepen political, economic and trade ties between Kosovo and the EU. It will form the main framework for the relations between the EU and Kosovo, further preparing Kosovo on its European path.”
Žbogar said that despite a delay in forming the institutions after the 2014 elections, they have managed to produce important laws: the judicial package and the human rights package – crucial for the visa liberalization process. But with the Kosovo’s Assembly once again blocked, key reforms that Kosovo needs are also being delayed. “Kosovo has no time to lose. The time lost pushes Kosovo away from a better future for its people, its children.”
Žbogar highlighted a number of issues from the report. “The recent fall in interest rates for business loans and recent increase in FDI represents an important progress supporting business development. A good progress has been made on developing a comprehensive strategic framework for public administration reforms and on improving legislation, but a continued strong political commitment is essential.
The system of the rule of law remains weak, courts remain slow and inefficient. Judicial bodies and law enforcement remain prone to political interference. Corruption and organised crime remain a key challenge and substantive efforts are needed to build a track record of convictions in such cases, including high level ones.
Kosovo has shown courage and political maturity in deciding to establish the Specialist Chambers to follow-up on allegation contained in the Council of Europe report. It has continued to take a constructive approach in its EU-facilitated dialogue with Serbia. A necessary and commendable sense of compromise has allowed for the agreement on the establishment of an Association/Community of Serb-majority municipalities in Kosovo, as well as agreements on telecommunications, energy and freedom of movement. Kosovo has handled well its migration issues challenges, with the migration figures for Kosovo coming down drastically.”
“Despite many challenges still ahead of Kosovo, we have reasons for optimism. With the expected ratification of the Stabilisation and Association Agreement by the European Parliament early next year, we will get a powerful vehicle for policy dialogue, reforms, and concrete change for the better for the people in Kosovo. The focus should now be on building a track record in implementing the Agreement. The EU will offer its support and advice to Kosovo in this important work”, Žbogar concluded.
Background on new presentation of Enlargement Strategy and Reports
The overarching enlargement strategy is now multiannual, covering the period of the Commission’s mandate. In addition to reporting on progress, much more emphasis is put on the state of preparedness for taking on the obligations of membership. The reports provide even clearer guidance for what the countries are expected to do in both the short and long term. Harmonised assessment scales are used, increasing comparability between the countries, and improving transparency of the accession process. This should facilitate greater scrutiny of reforms by all stakeholders. More on the new approach
For detailed findings and recommendations on Kosovo see: Kosovo MEMO
The Enlargement Strategy and the Kosovo 2015 Report is available at:
http://ec.europa.eu/enlargement/countries/strategy-and-progress-report/index_en.htm
The EU Office in Kosovo/EU Special Representative has produced a short video on the Kosovo 2015 Report, to show that a concrete purpose of the Report is to help Kosovo move forward in its political, economic and social development, in a way which has concrete benefits for the citizens. The EU does not just measure the progress; it supports it actively, both politically and through its main development instrument: the IPA funds.
A ka vend Demokracia Shqiptare për të Persekutuarit ?!
Konventa e III-të e Shoqates Mbarëkombëtare e Integrimit të Burgosurëve dhe të Përndjekurve Politikë/
Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj*/
Kalvari i vuajtjeve të një familjeje fisnike /
Ju sjell përshëndetjet nga Vlora e Pavarësisë, ku persekucioni nga diktatura komuniste ka qenë tejet çnjerëzor.
Të nderuar pjesëmarrës!
Të nderuar Shkëlqesi të Diplomacisë botërore që na nderoni me praninë tuaj në këtë tubim të rëndësishëm i cili është vlerë në konsolidimin e Demokracisë në Shqipëri dhe anëtarësimin e saj në BE.
Të dashur Studentë, ju faleminderit që jeni sot me ne, që të mund të njihni sadopak vuajtjet e padrejta të gjysmës së shqiptarëve, me qëllim që t’i çoni më tej ëndrrat e parealizuara, amanetet e të parëve tanë ilirë, të gjyshërve dhe baballarëve që nuk do t’i tresë kurrë dheu.
Të nderuar motra e vëllezër bashkëvuajtës të mohuar dhe fajtorë të pafajë! Jam si ju, pjesë e juaja, jam Vilhelme Vrana nga Kanina e Vlorës. Me familjen Vrana- Komneni historikisht ka lindur aristokracia feudale jo vetëm në Shqipëri, por në Evropën Jugëlindore në shek X-XI. Historia dhe fati i një të përndjekuri politik është edhe imi edhe yti dhe i gjithë atyre që e kanë hequr vërtet mbi shpinë kolerën e luftës së klasave që ishte shpikja më gjëmëmadhe, më vrastare dhe makabre e komunizmit që në Shqipëri u huajt nga sllavo- komunistët e Moskës dhe Beogradit. I mëshoj kësaj, se Shqipëria duhet marrë si model për botën e kulturuar, përsa i përket bashkëjetesës në harmoni të tri feve, kurse komunizmi utopist, jo shkencor na ndau e përçau, na shndërroi në armiq të betuar të njëri-tjetrit, ne, bijtë e një gjaku, të një race iliro -arbëre, më e vjetra e kontinentit. Ndaj Pashko Vasa ka thënë: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria“. Shqiptarizmi, tradita dhe mbrojtja e këtyre trojeve të larë në gjak, e ka udhëhequr shqiptarin në shekuj gjatë pushtimeve të padrejta, sepse fati i Shqipërisë u luajt në tavolinat e diplomacisë së më të fortëve, duke e copëzuar atë mes shteteve fqinje. Për ju sjell thënien e Babait të Kombit Arbëror, Ismail Bej Vlora, që për shpalljen e një Pavarësie të cunguar u shpreh: “Tragjeditë e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të Mëdha.” Dhe pikërisht kur po vendosej fati i Shqipërisë, më 15 qershor 1913, Victor Frobinshkruan: “Shqipëria, dekania e racave, dhe më e vogla e shteteve”,artikull i ilustruar, botuar në revistën franceze, “Je sais tout”. I jap të drejtë studiuesit Frobin, sepse përmes shqipes sot deshifrohen gjuhët e vjetra që nuk ekzistojnë më.
Po ç’ndodhi me ne vallë? Për gjysëm shekulli bashkëjetoi tragjikomikja brenda një kombi vital, që po të ringrihej nga varri Shekspiri, Aligieri apo Artur Miller, do të shkruanin tragjedinë më të dhimbshme të një populli që e çmon lirinë sa jetën. Kolera komuniste varfëroi kombin materialisht dhe shplau mendjen njerëzore es hndërroi në shterpë. Trurin e individit e bëri kurban të ideve marksiste, deformoi moralin e shoqërisë shqiptare ku besa ishte vërtyt i shqiptarit. Ishin këto pasojat e luftës së egër klasore që bëri genocid brenda llojit dhe genit të vet, si askund në botë, aq më tepër në shek e XX.
Zonja dhe Zotërinj, sot dua të flasë për shtresën e vërtetë të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, jo për ata mashtrues, gënjeshtar, spiun të sigurimit të shtetit, që nuk iu mohua as preofesioni, as arsimi, as jeta apo puna në qytet , as u internuan apo t’u bënin apel çdo ditë sigurimsat dhe sot me paturpësia më të madhe mbajnë statusin e të persekutuarit dhe më e bukura tani kërkojnë edhe votëbesimin tonë për deputet,duke vazhduar të na fyejnë e denigrojnë, duke na rrëmbyer të vetmen pasuri që na ka mbetur, statusin e të përndjekurit që është dëshmi e mohimit human që na u bë për gjysëm shekulli. Kanë kurajo dhe na përplasin statusin para fytyrës duke na thënë: “Ju vuajtët, ju luftuat për rrëzimin e diktaturës dhe fitoret po i korrim ne. Ne ishim dje, ne jemi edhe sot. Dje baballarët tanë bënë luftën e klasave, vranë, burgosën,internuan e persekutuan familje dhe fise të tëra. Kurse sot, ne bijtë e xhelatëve dhe persekurorëve udhëheqim politikën shqiptare. Ne jemi më demokrat se ju që rrëzuat diktaturën. Ne kemi nevojë vetëm për 400 000 votat tuaja por jo për ju. Ju jeni bijë të vuajtjes dhe i përkisni mohimit që sjellë mosekzistencë… ”
Zhdukja në sistem e shtresës së pasur e të mesme, e cila përbën palcën e kombit që ka mbajtur peshën historike në kohëra, si dhe e intelektualëve të arsimuar në Universitetet më në zë të Evropës, nisi që nga viti 1943 deri në vitin 90. Edhe brenda fisit, madje edhe brenda familjes, si pjesë e kësaj shtrese të raskapitur e denigruar që jam, them se lufta e klasave ka pasur shkallë diferencimi. Njërin vëlla komunizmi e ndihmonte, madje e bënte gjykatsin e vëllait tjetër, që përfundonte në litar, me plumb apo në burg. Si fakt e jap nga rrethi im familjar. Ky ishte fati i paracaktuar nga diktatura për dy vëllezërit e gjyshes sime nga babai ,si dhe me qindra e mijëra të tjerë u ndoq politika përçarëse. Sot do të flas vretëm për një familje atdhetare e cila pësoi tragjedi.
Bëhet fjalë për familjen Vrana, një nga 5-6 familjet që themeluan Kaninën, pasardhëse e familjes së Princ Gjergj Arianiti, gjë për të cilën edhe pse ky mbiemër u shkaktoi vuajtje e dhembje të paimagjinuara, ata janë krenar për të. Kjo familje e pasur ka ndihmuar familjet e varfëra, i martonte dhe u bënte dasma jetimëve, ka ndihmuar luftën çlirimtare, ka strehuar 6 familje çame kur i përndoqi Greqia. Ende pa mbaruar lufta, e pagoi me internimin nga gjermanët në Mat’hauzen, të djalit,Skënder Vrana, që u ekzekutua më 9 maj 1945 në Aushvic, ish student i Harry Fulltzit dhe ishte lauruar në Univ. e Sienës(Firence) Itali. Menjëherë pas sekuestrim- shpronësimeve, burgosën nipin e kësaj familjeje, Shyqyri Sharra, tregtar e përkrahës i grupit të debutetëve, i cili s’u rezistoi dot torturave antinjerëzore në burgun e Bedenit (Kavajë) ku çdo ditë i varrosnin të gjallë, gjë që e detyroi të vetvritej. Vëllanë e tij, Kr/inxhinerin e Kënetës së Maliqit Abdyl Sharra e varën, si agjent amerikan. Pas këtyre Sigurimi i Shtetit nisi presion mbi të riun, kushëririn e parë të tyre, Batjar Vrana, vëlla i Skënderit, student i Tregtares Vlorë. Pse s’pranoi të bëhej spiun, i vunë dy gozhdë në samarin e mushkës me të cilën shkonte në shkollë. Kafsha u tërbua nga plagët e gozhdëve dhe e mori zvarrë të riun 18 vjeçar, që nga Vlora deri në Kaninë dhe në shtëpi nënës i çoi vetëm një këmbë nga gjuri e poshtë.Trupin ia mblodhën në qefinë natën me pishëtarë. Pas kësaj burgosën vëllanë e madh të tij, Mynyr Vrana, për agjitacion e propagandë, vetëm se nuk piu dollinë për mustaqet e Stalinit. Ai në burg, arrestuan vëllanë tjetër Veip Vrana, si sabotator në fabrikën e vajit Vlorë. Ishte paradoks sepse ai nuk punonte aty. Fëmijët e tij ishin: 11 vjeç, 9 vjeç, 6 vjeç dhe 2 mujash, kur u sekuestruan për së dyti, shtëpinë, mobiljet dhe i lanë me rrobat e trupit. Pas 15 muaj torturash mesjetare në hetuesi, e dënuan këtë baba e bashkëshort me burgim të përjetshëm. Pas apelit ia zbritën dënimin në 25 vjet heqje lirie. Vëllai i gruas së tij për të ruajtur pozitën ushtarake (kryetar i Degës Ushtarake), kërkoi që motra të divorcohej, e cila e kundërshtoi. Ishin katër fëmijë që u rritën jetim me baba gjallë, por nuk ka si nëna. Ajo grua e re, e bukur nuk i la fëmijët që të ngeleshin rrugëve në mëshirën e fatit. I internuan në një zonë kënetore të Fierit që me pak vite ndërprerje vazhdoi deri në vitin 1990. Për vite të tëra fëmijët brodhën nëpër dyert e botës vetëm për një kafshatë bukë.Ndërkohë qeveria shqiptare dënoi në mungesë edhe dy vëllezërit Sharra, Hysniu në Paris dhe Imeri, Shef Katedre i Shkencave ekzakte në Universitet (Romë). Burgosën edhe vëllanë tjetër të tyre Lekmi Sharrën, pse porositi një unazë ari për gruan, duke i shkaktuar një vdekje të llahtarshme. Pasi provoi torturat çnjerëzore të hetuesisë dhe sigurimit, levat shfarosëse të komunizmit, e kyçën brenda një kasaforte hermetike prej metali dhe në mëgjes u gjend i asfikuar. Për të mohuar krimin e tyre, xhelatët e hodhën nga kati i dytë i paraburgimit në rrugë. Vepër që shërbente për të frikësuar qytetarët e t’u jepnin mësim, se kështu e pësojnë armiqtë e popullit që kërkojnë të arratisen nga burgu i “drejtësisë” për krime të paqena.. Vdekja e tij plotësoi kuadrin e humbjes së 7 jetëve, fëmijë motre dhe vëllai. Ishin me prejardhje fisnike nga gjaku i arianitëve, ku 5 prej të cilëve ishin intelektualë, arsimuar në Universitetet perëndimore dhe dy me Tregtaren e Vlorës.
Shembull integrimi i të persekutuarëve në Shoqërinë Demokratike
Unë,si autore e këtij shkrimi me që ma kërkuat këtë rrëfim, jam bijë dhe i përkas kësaj familjeje. Shkollën e kreva sa në interim, sa nga një fshat në tjetrin. U jam mirënjohëse njerëzve të mirë, të cilët më ndihmuan të kryeja shkollën pedagogjike. Punova si mësuese në fshat 4 vite dhe vazhdoja studimet e larta. Kur shteti komunist arsimoi njerëzit e vet , s’kishte më nevojë për të persekutuarit dhe i hodhi në rrugën e madhe. Atë kohë pësova tri dhembje. Më 16 gusht 1966 në Vlorë, u mohuan profesionin 165 intelektualëve, mes tyre edhe mua. Kisha vetëm tri lëndë për likuidim dhe më ndaluan diplomimin e Universitetit. Të drejtën e arsimit të lartë e rifitova pas kërkesës te Prokurori i Përgjithshëm, u diplomova pas 13 vitesh, por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Një vit më vonë, korrik 1967 nisi një valë e re internimesh. Bashkë me ta u internua familja ime dhe tre xhaxhallarët e mi u riinternuan deri më 1990. Madje edhe djali i xhaxhait që mbeti në Mat’hauzen, jo vetëm e internuan por e çuan të jetonte në varrin e Sinan Pashait(dhëndërr i Sulltanit) Po u drejtohem këtyre të përkëdhelurve të komunizmit, këtyre të persekutuarëve falsë, që sot kërkojnë votëbesimin tonë, e kanë provuar ndonjëherë të jetojnë në këneta dhe të paraqiten te oficerei i sigurimit çdo ditë, a kanë jetuar në angaret e duhanit, apo në kotecet e pulave të kooperativës si familja ime etje…? Jo, kurrë, sespe kur të tjerët internoheshin, ata shkonin për studime universitare, strehoheshin në pallatet e partisë dhe emëroheshin inxhiniera, drejtorë, mësuesa në shkollat e qytetit.
Viti 1990 shkëputi zinxhirët e skllavërisë të të persekutuarve dhe i vuri të gjitha familjet tona në krye të lëvizjes demokratike për përmbysjen e diktaturës dhe hedhjen e hapave të para të demokracisë. Kurse ata që u privilegjuan dhe sot hiqen të persekutuar ia mbathën nga frika e dhënies llogari. Kurse unë dhe të tjerët si unë, të mohuarit e diktaturës, më 1991 u rikthyem në arsim. Me 4-5 zonja të tjera formuam LDG. Duke qenë Kryetare LDG. Vlorë dhe anëtare e K.K.PDSh dhe LDGSh formulova peticionin e parë për të drejtat e gruas dhe mbi barazinë gjinore, drejtuar Parlamentit. Përmes publicistikës, sesioneve shkencore organizuar me specialiste të fushave sociale kam orientuar këtë segment të denigruar të shoqërisë(femrën) drejt integrimit,për të lufuar problemet sociale si: trafiku dhe përdorimi i drogës, trafiku i armëve, trafiku i qenieve njerëzore (femrave dhe fëmijëve) kriminaliteti, aborti tek të miturat, legalizimi dhe bashkimi i familjeve të emigrantëve etje… Pjesëmarrja aktive në problemet demokratike më bëri të gjejë veten, megjithëse vonë shpalosa talentin tim në fushën letrare. Sot jam një shkrimtare e afirmuar, vlerësuar nga kritika profesionale brenda e jashtë vendit, fituese e shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare si dhe autore në disa antologji si Shqipëri, Angli, Itali, Greqi, Rumani, Kosovë dhe Mal të Zi etje. Ndihem plotësisht e integruar moralisht dhe profesionalisht, pasi jam autore e 32 librave të botuar dhe 6 librave që presin dritën e botimit me të cilat si askush tjetër ndihmoj në zbutjen e problemeve sociale që shqetësojnë familjen dhe shoqërinë. Me gjithë këtë krijimtari, përsëri jam e varfër ekonomikisht, si gjithë shtresa e të persekutuarëve.
U drejtohem zotërinjëve të nderuar diplomatë të akredituar në Shqipëri me pyetjen:“A ka vend në Demokracinë Shqiptare për të Persekutuarit ?!”
Pse do të pyesni ju?
1-Papunësia e të persekutuarëve.Kur nuk u ofrohet punë fëmijëve tanë, kam të drejtë të them se im bir me shokët e tij të kompletuar me arsim, trainim, me gjuhë të huaja, është brezi i katërt që po persekutohet, sepse i mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit, gjë që pengon integrimin e tyre.
2-Kthimi i Pronës: Nuk është kthyer prona te pronari legjitim. Kjo u ndalon të persekutuarëve mundësinë e dhënies së vlerave të tyre në fusha të ndryshme. Nuk ka demokraci nëse prona nuk shkon tek i zoti.
3-Korrupsioni : Kjo gjëmë është një plagë që po grryen shoqërinë, ku paraja bën ligjin dhe detyrimisht antivlera mohon vlerën.
4-Falsiteti dhe gënjeshtra: Nëse nuk zgjidhen këto probleme kyçe, nuk funksionon shteti i së drejtës, aq më tepër kur ligjëvënësi, ekzekutivi apo juristi, nuk dihet se ç’identitet kanë, përderisa curriculumi i tyre është fals. Individë të tillë të dyshimtë të mos reklamohen në media, sepse i njeh lagjja, qyteti dhe e gjithë Shqipëria. Të gjithë e dinë se kush ishin nismëtarët në themelimin e PD, të LDG, si e vranë frikën, cilët ishin qëndrestarët e 97 dhe kush i korri fitoret duke ua shkuar ujin nën rrogoz me servilizëm, gënjeshtra, mashtrime, që janë disa të pafytyrë, njerëz pa principe dhe ideale, spiun ordiner. Ata ngrehin dorën vetëm të fitojnë simpatinë dhe të sigurojnë një post që nuk u takon. Për këtë e mbajnë gojën të kyçur ndaj çdo padrejtësie që këlthet dhe ulërinë me të madhe, që e sheh i verbri, e dëgjon edhe shurdhi. Këta njerëz të pacipë dhe të paturp, duhet të ngrihen dhe të rrëfejnë se cilët janë në të vërtetë. Demokracia e vërtetë kërkon realitet dhe jo falsifikim. Vota e të persekutuarit është e shenjtë, ndaj kurrë nuk mund t’i jepet një njeriu fals dhe të pabesë. Një demokraci me njerëz të tillë anonim, s’ka vend për të persekutuarit.
Fjala e mbajtur ne Konventen e III-të te Shoqates Mbarëkombëtare te Integrimit të Burgosurëve dhe të Përndjekurve Politikë