NGA ZEF PERGEGA-Detroit*/
A po ju kujtohet ai ze?!/
…Kane kaluar vite po ai nuk harrohet. Ka qene data 4 janar 1988 kur foli per here te pare. Ishte ngice. Pemet ishin veshur me nje shtrese te trashe acari. Po po me kujtohet ai ze qe cau akullin si bashi i Titanikut. Na ngruhu te gjitheve. Si nje zjarr na ndezi zemrat e hov i dha guximit qytetar per te mbrojtur pragun tone…Ishe zeri i te vertetes qe vinte nga vija e pare e e zjarrit. Studio e ketij zani ishte llogorja ndersa lajmin e percillnin plumbat…
Po pra apo u kujtohet tash ai ze?! “Ju flet Kosova e Lire!” Ishte zeri i luftes. Keshtu e thirrnin luftetaret e lirise dhe njerezia zerin e Nusret Pllanes, i cili raportonte detajet deri ne imtesi nepermjet flurudhave nga fronti i betejave te pergjakshme. Te luftosh me bishat dhe zerin ta kesh me te forte kete e kane pare e degjuar vetem tek Nusret Pllana. Zani i tij e shoqeronte plumbin ne zemer te armikut pushtues e c’njerezor. Faktin per lajmin qe transmetonte e kapte si shqipja ushqimin per zogjte e saj ne qiellin me tym baruti. Shqipet kurre nuk jane trembur nga korbat, por korbat kesaj radhe ishin te armatosur deri ne dhembe e makina e tyre me zingjire ngrinte jete, femije, pleq e nena, madje edhe te semure me te meta fizike e mendore. Ishte nje kose qe nuk bente seleksionime.
Ushtar i Dukagjinit per dy vjet dhe ne Zonen e Drenices si foles i radios “Kosova e Lire”, familjen e pa vetem dy here per pak minuta sa disi te shuante mallin. Po ne te tilla raste malli vjen e ndizet sa ne zemer njeriu e ndjen djegien e mungeses…Ora 16: 05 minuta vjen zani i Nusretit ne radio. Gjindja mbajne vesh, familja ngushellohet duke degjuar zerin e tij. Jane gjalle tyrimat dhe nuk i leshojne pozicionet e ky eshte frymezimi dhe morali i shpreses per fitore.
Nusreti ishte ne lufte por ai jetonte shekullin e lirise, ndaj ai nuk e priti kohen, por e avancoi ate. Me zanin e tij shqip kane folur 57000 heronje dhe martire te tokes tone. Gjeologu i thesareve te kombit, Pllana qemton e zbulon cdo fakt qe mendon se perben fakt historik, per te lartesuar permendoren e deshmise. Zeri i tij eshte zeri i revoltes, i shprehur ne te gjitha menyrat me zerin e qytes e me zerin e fjales me dashuri e paqe pa hakmarrje, por si nje gur i kujteses qe duhet te shendrise medjet e shendosha edhe ato te semura.
“Ushtar Prishtina” ishte larguar nga qyteti nga pjacat e kryeqytetit me nje ze te shenjte qe i erdhi nga shpirti per shenjterimin e lirise dhe te ceshtjes kombetare.
Arbreshasi i Kosoves Nusret Pllana, diten me syrin ne shenjester e naten nen driten e zbehte te qirinjeve shkruante ditarin e tij, ngjarje te vertata si kthjelltesia e lotit. Zeri i tij ishte zeri kushtrim. Ky ze ndezi pishtaret e lirise dhe vazhdon ti mbaje ndezur, per te patur rruga drite. Mund te quhet me plot goje se zeri i Pllanes eshte zeri I konventes se lirise…
Sadik Fejza nuk e harron ate dite. I semure me pak drite ne sy priste torturat dhe me pas vdekjen. Nusret Pllana e merr ne krah permes plumbave dhe per tre ore e bashkon me familjen. Lot gezimi. Po si e ka zerin loti?! Lexoni vepren e Nusret Pllanes per te marre pergjigje!
Prifti nuk e festoj 70 vjetorin, por bekoi lindjen e nje libri!
Gjithmone perpara se te bie per te fjetur ne darke vone u hedh nje sy mediave, gazetave dhe revistave ne online. Diku ne nje cep kapa lajmin e ardhur nga Stubulla e Kosoves se Dom Ndue Gjergji kishte 70 vjeorin e lindjes. E kujtonte vendlindja me nje urim te sinqerte, gje te cilen e konfirmonte edhe kryetari i keshillit te kishes “Zonja Pajtore” Rrok Dedivani me nje urim familjar. Ora kishte kaluar 10 e darkes dhe sic eshte nje zakon i pa shkruar ne Amerike se mbas kesaj ore nuk eshte mire te marresh ne telefon. Po ne shqiptaret i kemi me perzemer rregullat tona dhe formulova numerit te telefonit. Dom Nduja mu pergjigj menjehere. E urova per ditelindjen dhe ne perfytyrimin tim ne ato thinja te argjenda vitet hidhnin vallen e shpirtit te tij te bukur, te paqte dhe i mbushur ne dashuri njrezore. Nje shpirt vazlues per te gjithe edhe per ata ecin mbi thepa lavdi e krenari per te qene mbi te gjithe, por Dom Ndoj me sjelljet e tij te ben te ulesh ne gjunje e te lutesh nese don force e vitalitet njerezor me merite.
Ishte ne nje lokal me Dom Fredin dhe atdhetarin Ben Marku. Dom Ndou me ftoj per nje gote vere. Kur shkova po ate nate te 29 prillit ia urova ditelindjen meshtarit dhe ai e pashe se syte ngazelluan ne drite miresie. E uroi edhe Dom Fredi dhe Beni. Aty e kuptova se nuk ishin mbledhur per te festuar, por thjeshte si mundesi per tu takuar e biseduar se bashku si meshtare. Aty Dom Ndou me njofton se me 1 maj do te behet promovimi I librit te Nusret Pllanes ne kishen “Zonja Patore” ndaj duhej te pergatisja nje pershendetje te shkurter. Do te vinte edhe Dom Lush Gjergji si recensent i librit…Dom Nduja nuk e festoi 70 vjetorin per te festuar daljen e ketij libri. Libri eshte si njeriu edhe ai ka ditelindje. Me thjeshtesi meshtari e bekoi kete ditelindje te kujteses kombetare shqiptare.
Dy fjale nga impresionet e mia
Perurimi i librit te Nusret Pllanes, peshen e ka te cmuar, sepse eshte pesha e dhimbjes te nje kombi qe ka bere sakrifica sublime per liri. Ky liber e ka bere me merite vendin ne skedarin e ndergjegjes kombetare, te akademive shkencore dhe bibliotekave te fjales shqipe dhe atyre nderkombetare.
Ky liber voluminoz me foto dhe shenime perkatese, eshte nje institucion shkencore i deshmise figurative dokumentare dhe historike. Cmimi i madh i lirise se nje kombi
Eshte nje pune kurajoze, disa vjecare, sfilitese, e cila per shume vite ka fjetur nen dhe me heronjte dhe martiret dhe e nencmuar nga pluhuri politik i harreses, te cilen nuk e ka bere nje instucion akademik shteteror apo unversitar, qe del ne drite vetem nga drita e shpirtit atdhetar te autorit.
Libri eshte nje mozaik i gebocidit te nje populli te shtypur nga makina me e rende shtarake ne bote nga ajo serbe nder vite.
Eshte nje permendore plot vezullim drite i kujteses se nje kombi per te mos u harruar. Zjarr i ndezur i kujtimit te gjakut te deshmore ve. Heronjt nuk bien per medalje, por gjaku i tyre ushqen faren e lirise.
Libri eshte nje pasqyre e gjalle e fytyres me te gjitha shqisat ne gjerdanin e patriotizmit dhe te flamurit tone kombetar, nje vlere e shtuar e te vertetes historike qe prek thelle ndergjegjen e njerezve te cdo rrangu.
Ky liber eshte nje leksion dhe nje mesim i madh, per tu patur ne vemendje e sidomos per krijuesit dhe gjenenatat e reja.
Sepse hapi i pare i shuarjes se nje kombi nuk eshte lufta e pushtimi se e jemi pushtuar 56 here ne dymije vjet, por eshte fshirja nga memoria e historise dhe cultures se tij. E kjo fillon e djegien e librave, sic i dogjen 40 mije vetem te jezuiteve te Shkodres, tu shkaterrosh kulturen, historine dhe gjuhen me te cilet kane folur dhe kane rene per te. Historia jone e pa shkruar saktesisht ehte bere lamsh qe veshtire ti gjendet filli. Eleminimi vjen kur librat u a shkruajne te tjeret, sic ne u referehemi te huajve qofshin ata edhe kalimtar te rastit, sic i referohet bujku henes per te mbjelle. Dhe keshtu pas pak dekadash brezat nuk dine nga erdhen, kush jane dhe nga shkojne.
Ne kemi qene te pushtuar nder shekuj, por kemi mbijetuar. Pushtimi me i madh ka qene pustimi ndaj vetvetes. Kemi qene te vrare se vrame besimin. 160 prifterinj qe kishin mbaruar 800 vjet shkolle ne perendim, 7 ortodoks dhe 28 lider musliman nuk jane pak per nje komb te vogel ne teritor. Nuk ishin thjeshte vrasje fizike, por vrasje shteterore e tempullit te shenjte per te zhdukur mesazhin letrar dhe historic te veprave te tyre, per te krijuar realizmin socialist, te shartuar jo ne tregun kombetar te vlerave te trashegimise, por ne parimet e krijimit te njeriut te ri ideologjik.
Dhe me e tmerrshmja ishte vrasja e “Gjuhes Krisht” sic e kane konsideruar shkrimtaret e famshem Arshi Pipa e Martin Camaj madje dhe italiani Zef Valentini.
Libri i Nusret Pllanes na ben sot me dije se duhet shkruar ne kohe historira e kombin tone per te mos lene te bjerret. Per ne ne diaspore edhte nje thirrje per ti ruajtur vlerat tona e sidomos gjuhen. 35 mije femije e te rinje ne komunitetin tome, nga te cilet 25 mije nuk dine ta shkruajne shqipen e bukur te Naimit dhe te Fishtes
Ky promovim behet sot ne kishen Zonja Pajtore. Le ti themei autorit te lumte dhe ne vepra me te bukura dhe ti urojme Dom Ndues 70 vjetorin, ketij sherbestari te devotshem te shembellimit ne Krishtin dhe ne syte e mergates, ketij punetori te palodhur qe ka ngitur nje dige per te na mbrojtur nga vershimet e asimilimit.
Si u shpernda vala e zerit te luftes edhe ne paqe
Ky ze u shperda ne 50 vepra historiko dokumentare te autorit Pllana ne 30 filamat e tij dokumentar dhe ne 7 ekspozita te celura ne disa vende te botes. Zani promovues mberriti ne 50 qendra europiane e deri ne Amerike e Australi.
Nusret Plalna eshte guximtari i vetem i dhimbjes, se ciflat e predhave dhe te granatave nuk ia mbuluan fjalen me dhe, nuk ia vrane driten e syve se ai Rrnon me Diftue…
Dy mirenjohje mori nga Biblioteka e Kongesit Amerikan, nga Biblioteka kombetare e Anglise, “Victoria” e Australise. Akademia Ushtarake e Gjermanise etj.
Nuk eshte zeri i autorit, por e nje gjysem milioni i shqitareve te vrare padrejtesisht ne menyra te ndryshme. Ne nje periudhe 140 vjecare genocidi serb thuri 24 elaborate per zhdukjen e shqiptareve ne menyre kolektive. Per 150 vjet jane ushtruar kater genocide mbi popullin shqiptar te Kosoves. E keshtu zani i Nusretit flet edhe me gojen e 2700 heronjeve te rene. Politikanet kane hedhur shtat ne kolluqet e perandorit, por gjaku i te reneve qe nuk eshte thare nje dite do tua zere syte. Njerez si Nusreti nuk pranojne qe udbashi te jete veteran i pare i luftes se Kosoves. Se shpirti i Nusretit dhe i Nusreteve te tjere nuk pranojne qe heronjte e luftes te trajtohen si lypsit e rrugeve se plaga e tyre dhemb tani me shume ne paqe se ne lufte. Se ua kane grabitur lirine dhe ne qiellin e Prishtines kane ngritur cerdhe perseri korbat.
Takimi promovues ne kishen “Zonja Pajtore” nisi me meshen e shenjte te celebruar nga Dom Lushi, Dom Nduja dhe Dom Antoni, ku ishin te pranishem edhe autori Pllana, shoqatat e Detroitit dhe shoqata e shqiptareve te Kanadase.
Dom Lushi vleroi edhe njehere momentin me te rendesishem historik te kombit tone shenjterimin e Nana Terezes ne Rome me 4 shtator 2016 dhe te 38 martireve neshtare katolik te ekzekutuar nga diktatura komuniste.
Dom Lushi e cilesoi Nana Terezen ikona e dashurise njerezore. “Ne e shikojme Zotin ne rrudhat e fytyres se saj, fytyre e meshires dhe e humanizmit njerezor. Semundja me e rende e njerezimit sot edhte mungesa e dashurise. Ajo me vepren e saj e fitoj jeten dhe per ne i dha kuptim saj!”
Ne sallen e kultures u shfaqen dy filma dokumetar te pergatitur nga Nusret Pllana “Shoqata Nana Treze” Aktiviteti i kesaj shoqate humanitare, ne drejtim te se ciles ishin shqiptar te besimit musliman qe paragjykimet ia kishin lene kohes se shkuar. Te perfshire ne dhune e terror secili dha dicka nga vetja. Shoqata u krijue ne vitin 1999 kur populli nuk kishte nje kafshate buke dhe nje sapun per te lare syte. Shoqata pervec se ndihmoi me ndihma ushqimore e veshmbatje vaksinoi 100 mije femije. Te gjithe femijet qe linden ne ate periudhe jane gjalle e shendosh edhe sot. Ajo dha medikamente e veshmbathje per luften. Krytetari i shoqates me te birin u vrane nga forcat serbe, po ashtu edhe kater antare te kryesise humben jeten nga plumbat mizorit. Forcat serbe dogjen 100 depo dhe 96 ambulanca te shoqtes humanitare “Nana Tereze”
Dokumnetari i dyte i kushtohej 241 vrasjeve ne fshatin Kruzhe e Madhe te Kosoves. Gjykata e Hages zbuloi ne Kosove dy kremotoriume si ato te Aushvicit dhe 8 varreza masive. Ne Kosove numerohen 660 varre masive qe nuk kane pergjigje nga drejtesia. Qengji qe u sakrifikua barbarisht ishte shqiptari i Kosoves. Asnje nga deshmitaret nuk eshte thirrur te deshmoje para Tribunalit te Hages. Rubin Kuk, ministri i jashtem anglez qe e vizitoi kete fshat tha: “Pergjegjes per keto vrasje masive jane vrasesit por edhe urdheruesit nga Beogradi!”
Prezantimin e librit ”Terrori I Serbise mbi Shqiptaret” 1884-1999, i perkthyer ne tete gjihe te botes e beri Dok Gjeke Gjellaj. Ai thha se treni i te drejtes se shqiptareve eshte ndaluar nga serbet dhe nga ruset, por shqitari me te drejten e vet do te beje qe lokomotiva e ketij treni te eci deri ne zgjidhjen e problemit.
Dom Ludh Gjergji tha: “Tri cestje u bene shtyse per kete liber. Kujtimin te mos e mbuloje harresa. Jo per hakmarrje. Mos u harrofte ajo cka ngjau dhe mos u perserite askund. Kush hesht e pranon. A eshte e mundshme te heshtim, sikur s’ka ndodhur asgje?! Krimi dhe krimineli nuk duhet te barazohen me viktimen. A mund te heshtesh per hir te pajtimit?! Dhe e treta, njerezit e zhdukur. Si eshte e mundur te zhduket njeriu. Zoti na e ka dhane jeten per ta shijuar dhe vetem ai na e merr. Ne kerkojme dashuri e drejtesi jo hakmarrje!
Dom Fred Kajaj: “Nuk ka paqe pa drejtesi pa te verteten. Me serbet na ndane nje qiell e nje dhe edhe pse afer kemi le! Si nuk ka museum per luften ne Kosove?! Po thuajse te njejten pytje shtroi edhe Dom Antoni se si ka mundesi qe politikane e Kosoves nuk e vlersojne kete liber qe eshte deshmitari me i vertete i drames Kosovare per ma shume se 100 vjet apo mbushin xhapat! Takimin e pershendeten edhe Luigj Gjokaj, Marash Nuculaj, Anton Lajcaj, Mikel Dema, Kujtim Qafa, Ruki Kondi e Ramazan Kllezi nga Kanadaj. Takimin e moderoi Rita Gjelaj dhe u filmua nga dy televizionet e komunitetit. Ne fund pershendeti autori Nusret Pllana:
“Mbas heronjeve dhe martireve vjen diaspora, te cilen e nderoj me gjithe zemer per kontributin e saj per ceshtjen kombetare dhe ngritjen e funksionimin e institucioneve te Kosves. Une kam projekte te tjera per ta cuar ne 10 vepra kete trajtese. Synojme qe dokumetari per Nana Terezen te paraqitet si konkurrent per cmimin “Oskar” ne Amerike….”
Autori nuk e feshu brengen se si ka mundesi qe asnje lider kosovar nuk pati guximin qe kete liber te ia dhuronte Ivica Daciqit, Mogelinit apo Baniki Mun gjate takimeve…! Zeri i Nusret Pllanes do te flase!
*Foto-Dielli arkiv-