Plot 100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, gjysëm dhe një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.
Këtë lajm e rikonfirmon Banka e Shqipërisë, në një postim të saj në rrjetin FB, dy ditë më parë ku thuhet:
100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, Gjysmë dhe Një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës. Kjo seri ndryshon nga dy të parat për shkak të ndryshimit të statusit të krahinës. Tani kartëmonedha nuk mban më legjendën “Shqipërië Vetqeveritare”, por “Republika Shqiptare”. Përveç mbishkrimit, simbolet dhe dekoracionet janë po ato të dy emetimeve të para, por të nënshkruara tashmë nga Vasil Kondi, mbajtësi i radhës i kryesisë së Këshillës Qeveritare dhe Drejtori i Zyrës së Financës, Nikollaq Zoi. Legjenda dhe vlera e këtyre kartëmonedhave janë shkruar në të dyja gjuhët, shqip dhe frëngjisht. Në faqen e pasme të tyre, lart në të djathtë, kanë vulën e rrumbullakët me shqiponjë në mes, rreth së cilës shkruhet: “Direksia e Financës Korçë”. Pamja e të gjitha emisioneve të kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës u gdhend nga një ushtar francez, i quajtur Davier, të cilit në shenjë mirënjohjeje për realizimin e klishesë së kartëmonedhave, iu dhurua një orë e artë.
Ndërkohë duke shfletuar katalogun e Bankës së Shqipërise, vendimi i parë për të shtypur këto kartëmonedha i përket Këshillit të Republikës Autonome të Korçës dhe daton në janar 1917.
Dy muaj me vonë, më 17 mars, shtypshkronja e Arqimidh Evangjelit nxorri nga botimi 15 mije cope te kartemonedhes 1 frang. Ajo u emetua në emër të “Shqipërie Vetqeveritare” dhe kishte shqiponjën dykrenore si simbol të shtetit shqiptar. Emetimi i nje kartemonedhe me emrin frang dhe me kurs te barabarte kembimi me frangen franceze teorikisht duhej te mbeshtetej ne nje rezerve ari, e cila thjeshte nuk ekzistonte. Por administrata e Korçes e gjeti zgjidhjen duke garantuar shkembimin e kartemonedhave te emetuara me te ardhurat nga taksat e pullave fiskale dhe te tregjeve. Ne vitin 1918, qyteti pati nje buxhet prej 1.75 milione frangash ari. Kjo qe nje shume e konsiderueshme, nese marrim parasysh se dita e punes ne ate kohe paguhej zakonisht dy apo tre franga. Marredheniet me francezet gjithsesi qene shume te komplikuara. Dy vjet me vone, kur Lufta e Pare Boterore po i afrohej fundit dhe fuqite e boshti qene ne terheqje, francezet e anuluan protokollin e dhjetorit 1916 dhe kjo u pasqyrua ne kartemonedhat e fundit te emetuara nga Korça. Kesaj here, nuk pati me referenca per Shqiperine Vetqeveritare apo per Republiken. Katër emetimet e fundit dolën thjeshte si produkt i qytetit dhe mbanin mbishkrimin “Korça”.
Nënvizojmë se, Shteti shqiptar i lindur nga Kongresi i Lushnjës duket se mësoi shumë nga eksperienca e Korçes, ndërsa funksionimi i administrates autonome lehtësoi perpjekjet e shtetit shqiptar per te ruajtur teresine territoriale vitit 1913. Frangu leter me kurs këmbimi fiks me monedhat e arit te standardit te Unionit Latin, u bënë formalisht monedha zyrtare e vendit, ndërsa në mungesë të bankës kombëtare, bashkitë e tjera u lejuan të kryejne emetimet e kartemonedhave te tyre.
Lidhur me këtë cështje koleksionisti Niko Kotherja sqaron se,
Në vitin 1916, ushtria franceze zvëndesoi ushtrinë bullgare në Korçë, si pjese e luftimeve mes forcave te boshtit dhe atyre të Antantes ne Frontin e Selanikut. Shqiperia qe pushtuar ne kete kohe nga te dy krahet e perplasjes se madhe Europiane dhe efektivisht qe nje front mes ushtrive te Ententes dhe atyre te boshtit, por ne pergjithesi, luftimet ne territorin shqiptar qene te pakta. Pasi moren kontrollin e Korçes, francezet dukshem deshironin qe ne kete zone te kishte vetem qetesi. Si nje zgjidhje ekonomike, duket se u vendos qe nje keshill vendes prej 14 qytetaresh, mes te cileve, Themistokli Germenji e Sali Butka te ngarkohej me qeverisjen e zones se pushtimit, e cila perfshinte qytetin e Korçes dhe rrethinat Bilisht, Kolonje, Gore e Opar. Shqiptaret duket se e shfrytezuan mire rastin. Ata arriten te marrin nje protokoll bashkepunimi nga ushtaraket franceze, permes te cilit garantuan perdorimin e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare, perdorimin e flamurit kombetar dhe emetimin e nje kartemonedhe. Organizmi i ri mori emrin “Krahina Autonome e Korçes”, por kartemonedha e saj ishte dukshem kombetare dhe republikane. “Davieri qe nje ushtar francez (i cili) gdhendi ne dru shqiponjen, e cila ishte zgjedhur si elementi qe do te vendosej ne kartemonedhe dhe per kete merite atij ju dhurua nje ore e lare me ar, nje nga vleresimet me te larta te kohes”, shpjegon Kotherja, duke rrefyer fillesat e nje historie tjeter, e cila e bashkengjiti Shqiperine me vone ne sistemin monetar te njohur si “Unioni Monetar Latin”, ne te cilin qendroi deri ne vitin 1939. Kllapat e kartemonedhes te gdhendura nga ushtari i ri francez, u derguan ne shtypshkronjen e Arqimidh Vangjelit, e cila qe hapur ne vitin 1903 dhe qe me 1917, u vendos ne sherbim te Krahines Autonome te Korçes. “Numri i serise se tyre u vendos me nje makineri te veçante e cila per kohen mund te quhej nje makineri inteligjente, sepse sa here kartemonedha futej atje ajo stamponte numrin e radhës”, sqaron zoti Kotherja.