• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LULZIM BASHA: EDI RAMA KA KRYER KRIM FEDERAL

July 1, 2016 by dgreca

Rama, 80 mijë dollarë në mënyrë të paligjshme për një foto me Obamën, prokuroria të hetojë. Paratë e korrupsionit dhe krimit qëndrojnë në themel të pushtetit të djeshëm dhe të sotëm të Edi Ramës.

Ky fakt tronditës për çdo vend demokratik të botës i njohur fare mirë në sytë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve tashmë u faktua para partnerëve ndërkombëtarë dhe botës mbarë.

Hetimet e bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe mediat prestigjioze ndërkombëtare tregojnë se Edi Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dorovitës i 80 mijë dollarëve të dhëna në një mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama. Një akt i ndaluar nga ligji amerikan, që rreptësisht përjashton futjen e parave në fushatë nga një burim i huaj.

“Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën të ditur se një shtetas shqiptaro-amerikan kishte marre 80 mijë dollarë nga një burim i huaj duke e ditur se ai do t’i derdhte ato para në fushatën elektorale…. Ai kishte shkuar në San Francisko në përpjekje për të siguruar një hyrje në një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj,që është Edi Rama, të cilit i ishte ndaluar hyrja, por të cilit iu mundësua një foto me Presidentin,”- thuhet në deklaratën zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

80 mijë dollarë ka paguar Edi Rama për një foto.

80 mijë dollarë për një mashtrim.

80 mijë dollarë për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve.

Në rrugën e tij drejt marrjes së pushtetit Edi Rama nuk u ndal para asgjëje, nuk ngurroi të thërrasë nën armë gjithfarë kriminelësh, e nuk kurseu askënd me gënjeshtrat e me mashtrimet e tij, madje as partnerin tonë strategjik, SHBA.

Ky krim i rëndë federal i porositur dhe i paguar nga Edi Rama, tregon edhe një herë se si e nisi rrugën drejt pushtetit.

E nisi me krim, e vazhdoi me krim dhe sot sundon me krimin.

E veshi krimin me pushtet dhe pushtetin me krim.

E mbushi parlamentin me vrasës, me banditë, me trafikantë droge e me tutorë prostitucioni.

I nxori nga çdo vrimë ku ishin fshehur përdhunues, trafikantë dhe kriminelë dhe i bëri kryetar bashkish, drejtorë dhe shefa zyrash.
Por nuk mjaftoi kjo. Me një mendësi kriminale, në një shtet ku ligji dhe drejtësia nuk blihen as shantazhohen, ai guxoi të shkelë ligjet e SHBA-ve, të mashtrojë ekipin e presidentit Obama për një foto-mashtrim.

Ajo foto tregon shumë, tregon qartë mendësinë e Edi Ramës, për të cilin me paratë e pista të krimit dhe të korrupsionit blihet gjithçka, qëndrohet mbi ligjin dhe mbi drejtësinë.
Kjo foto është në të njëjtën kohë prova se në SHBA drejtësia nuk mund të kapet nga Edi Rama, as të blihet e të shantazhohet nga ai.

Drejtësia atje është drejtësia që nuk do Edi Rama.

Drejtësia që do Edi Rama është drejtësia që shantazhohet prej tij si në rastin e skandalit, megaskandalit të përgjimeve ku sulmon gjyqtarët duke i quajtur “killer”.

Gjyqtarët që dëshiron Edi Rama janë të prerjes së zonjës Sadushi, bashkëshortes së ekspertit të Ramës e cila ktheu dje në detyrë dhe dy të fundit të krimit të tmerrshëm shtetëror të përgjimit të paligjshëm.

Drejtësia që do Edi Rama është drejtësia që shantazhohet dhe gjunjëzohet për të mos hetuar lidhjet e Tahirit me krimit, të Beqajt me korrupsionin, të Ahmetajt me pazarin e pasurive publike, të Gjiknurit me aferën CEZ, e kështu me radhë.

Në fund të fundit, drejtësia që do Edi Rama i ngjan asaj drejtësie që përfytyron e dëshiron çdo i kapur në krime e korrupsion, pra një drejtësi të njëjtë me të, ortak me të, të kapur në krim e korrupsion.

Por i ka bërë llogaritë gabim. Drejtësia në SHBA nuk shantazhohet, nuk blihet sado para të kesh mbledhur nga krimi dhe korrupsioni.

Unë sot dua t’i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorisë shqiptare që paralel me hetimet që po kryen FBI, të nisë menjëherë hetimet brenda juridiksionit shqiptar dhe sipas ligjit shqiptar për këtë rast të pastër të korrupsionit politik.

Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohe kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë eurosh?

Apo janë para ryshfeti e korrupsion?

Cili është burimi i tyre?

Çfarë ka marrë në këmbim të këtyre parave sponsorizuesit?

Sot, çdo shqiptar por dhe partneri ynë strategjik SHBA duhet ta dinë të vërtetën e këtij krimi të shëmtuar dhe të njohin kështu pa maskë, pa maskën që përdor me propagandën e tij Edi Rama.

Ai duhet e do të japë llogari për rolin dhe përgjegjësitë e tij lidhur me këtë krim për të cilin sot drejtësia e SHBA-ve përgatitet të dënojë dorasin, por jo porositësin dhe përfituesin. Sepse kjo e fundit është detyrë e drejtësisë shqiptare, është detyrë e votuesve shqiptarë.

Lulzim Basha's photo.

Filed Under: Politike Tagged With: EDI RAMA KA KRYER, KRIM FEDERAL, Lulzim Basha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT