Nga GEZIM LLOJDIA/
Edicioni i 7 – të i Festivalit Ndërkombëtar “ Aulona Folk “ do të zhvillohet prej datës 7, 8, 9 Maj 2015.
Edhe ky edicion, për të shtatin vit me radhë, shënohet në kuadër të hapjes së Sezonit Turistik 2015 dhe ndryshe nga vitet e kaluara Festivali do ti paraprijë ditës së çeljes së sezonit duke u mbyllur në ditë hapjen e tij.
Data 9 Maj që është dita e çeljes zyrtare të Sezonit Turistik nga Bashkia e qytetit të Vlorës por që këtë vit përkon edhe me Ditën e Europës, do të kulmojë me një aktivitet të larmishëm të gjithë grupeve pjesëmarrëse në Festival duke filluar me Paradën e kostumeve, koncertin në skenen e çeljes së Sezonit Turistik dhe në mbrëmje do të mbyllet me koncertin e madh me numura të zgjedhura nga grupet pjesëmarrëse.
Në skenën e festivalit këtë vit do të ngjiten ansamblet folklorike të ardhura nga Italia, Polonia, Maqedonia, Kosova, Turqia, Bullgaria si dhe grupet folklorike nga Shqipëria.
Në këtë edicion do përshëndesin edhe këngëtarët e mirënjohur Enkelejda Arifi e Hysni Alushi, si dhe një grup vallesh nga Tropoja me korifeun e valles tropojane, mjeshtrin Deli Metaliaj.
Festivali do të hapet nga grupi i valleve burimore të fëmijëve të Qendrës Kulturore “ Bajram Tushi” të qytetit, kjo si një mision i këtij festivali për të promovuar dhe nxitur artin e bukur të trshëgimisë shpirtërore e tradicionale në breza.
President Nderi i Edicionit të 7-të do të jetë Akademik Kristo Frashëri.
Moderatore e festivalit e mirënjohura Silvana Braçe.
Në mbyllje të Festivalit, për grupin me performancën më të mirë, do të ndahet Kupa e Festivalit, si çmimi më i lartë që ndan ky manifestim folklorik.
Deri tani Kupa e Aulona Inter Folk Festival ka shkuar në Kroaci, Sllovaki, Kosovë, Tiranë ( Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore), Bullgari dhe Itali.
Festivali ka nisur rrugëtimin në Majin e vitit 2009 dhe prej at’here kanë ardhur si pjesëmarrës 60 Ansamble nga dymbëdhjetë vende të europës.
Për nga përmasat, pjesëmarrja dhe standartet menaxuese është festivali folkloric ndërkombëtar më i madhi në trojet shqiptare ndërkohë që është unikal në lidhjen e turizmit kulturor me turizmin natyror sidomos në startim të sezonit turistik në një qytet bregdetar.
Festivali mbështëtet financiarisht nga donator të ndryshëm, ente private e publike, si një projekt kulturor e integrues.
Edicioni i 7-të mbështetet kryesisht nga Bashkia Vlorë, AMSHC, Instituti Italian i Kulturës, Dhoma e Tregtisë etj.
GRUPET PJESËMARRËSE NË AULONA INTER FOLK FESTIVAL
7 – 9 MAJ 2015
1.BULlGARIA, SofiE ( Ansambli “ Detelina” )
2 TURQIA, Inegol ( Ansambli “Inegol Kafkas Folklor” )
3. MAQEDONIA, Shkup ( Ansambli “Ilirida” )
4. POLONI,Torun ( Ansambli “Mlodi Torun” )
5.ITALI, Ostun ( Ansambli “Citta Di Ostuni”)
6. KOSOVA, Prishtina ( Ansambli “Bajram Curri” )
7. SHQIPËRIA, Elbasan (Ansambli Dance Plus )
8. Këngëtarët:Enkelejda Arifi, Hysni Alushi
9. Valltarët e Tropojës.