• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËR ANATOMINË E DEGRADIMIT SHOQËROR E POLITIK FLET ELIDA BUÇPAPAJ NË LIBRIN E SAJ PUBLICISTIK „TIRANIA E TRANZICIONIT“

June 15, 2013 by dgreca

Nga JUSUF BUXHOVI/

Në kohën kur pas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së imerisë së kuqe sovjetike, vendet e ish bllokut komunist, me të madhe po i jepeshin procesit të tranzicionit, duke paralajmëruar kështu fillimin e një ndryshimi të madh shoqëror, që do të çonte kah përqafimi i vlerave të reja politike, shkrimtari dhe disidenti i njohur çek Vaslav Havel, tërhoqi vërejtjen nga tirania e mundshme e tranzicionit.

“Ndryshimet shoqërore dhe politike nuk mund të krahasohen me ndryshimin e rrobave sipas stinës…” – tha Havel dhe shtoi se “kapërcimi nga sistemi totalitar te ai pluralist mund të kthehet në një farsë të rrezikshme, po qe se nuk prek mentalitetet, që ndryshimin e pranojnë si pjesë të vetëdijes së re e jo të maskimit të të vjetrës në emër të së resë…” Madje, maskimin e të vjetrës në emër të së resë ai e quajti mundësi të madhe që nomenklaturat e vjetra të shfrytëzojnë situatën, që me ndihmën e pinjollëve të tyre dhe strukturave të pushtetit të deridjeshëm të përfitojnë hapësirën e re për ta ruajtur pushtetin duke shfrytëzuar kështu mjetet dhe infrastrukturën e pluralizmit demokratik për të njëjtat qëllime.

“Duhet pasur kujdes nga kamelonizmi politik, veçmas kur diktatori i deridjeshëm kthehet në demokrat”!

Kur Havel i tha këto dukej sikur një pjesë e mirë e atyre që ai i shfaqi si shqetësime, tashmë kishin ndodhur. Në shumicën e vendeve të përfshira nga “pranvera demokratike”,nomenklaturat e deridjeshme, jo vetëm që kishin ruajtur pushtetin, por pluralizmin e kishin shfrytëzuar për t’u legjitimuar me anën e “votës së lirë”!
Kështu, nga Moska e deri në Sofje dhe gjetiu kah shtrihej imperia e kuqe, një pjesë e mirë e diktatorëve të deridjeshëm, ose pinjollë të tyre, kishin fituar pushtetin. Me këtë ndryshim, nuk iu hap rruga demokracisë, siç pritej, por oligarkisë dhe strukturave të ngjashme që mbikëqyreshin nga mendësia e deridjeshme totalitare. Socializmi i deridjeshëm u zëvendësua me kapitalizmin e egër dhe jashtë rregullave…

Për fat të keq, edhe Shqipëria, e cila ndër të fundit formalisht rrënoi diktaturën, nuk ishte në gjendje që t’i ikte sëmundjes së tranzicionit. Te ajo, madje, ndryshimi aq i pritur solli edhe sindromën e njohur shqiptar të luftës së brendshme, të mbjellë nga jashtë nga koha e shfaqjes së shtetit shqiptar e tutje…

Kështu, ky proces i mbrapshtë, thuajse solli tiraninë e tranzicionit, pikërisht të tillë për të cilën tërhiqte vërejtjen Havel.

Për këtë gjendje si dhe anatominë e këtij degradimi shoqëror dhe politik, flet me shumë shqetësim Elida Buçpapaj në librin publicistik “Tirania e Tranzicionit”.
Autorja shqiptare, e cila është e pranishme në shtypin shqiptar prej dy deceniesh, rrënimin e brendshëm shqiptar nuk e shikon vetëm brenda për brenda klasës politike të shtetit shqiptar (ndonëse aty fokusohet më së shumti), por edhe në pjesët tjera, veçmas në Kosovë dhe Maqedoni, ku po ashtu, tranzicioni është shfrytëzuar më shumë për pasurime personale e më pak për t’u plotësuar ideali i bashkimit kombëtar, që do të arrihej nëpërmes integrimeve të brendshme në kuadër të çatisë së përbashkët evropiane, me kusht që të jepeshin dëshmi shtetformuese.

Për Elida Buçpapajn, problemet e shqiptarëve me tranzicionin janë më të veçanta dhe më të dhimbshme, pse ato ngarkohen nga mentaliteti i brendshëm i diktaturës, por edhe nga mungesa e vullnetit të sinqertë për t’u përballuar muri i ndarjes së tyre, i vënë pikërisht para një shekulli me shfaqjen e Shqipërisë londineze, kur gjysma e trungut të saj (Kosova, Maqedonia dhe Çamëria), mbeti nën pushtimin serbo-malazez dhe grek.

Kështu, klithjet e Elida Buçpapajt vijnë sa nga dhembjet që ndjehen nga “diktatorët e rinj”, të cilët dhunojnë në emër të pluralizmit, e sa nga elitat e papërgjegjshme politike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të cilat luftën për shtet e kthejnë në luftë për pushtet, pra për pasurim të pistë dhe manipulime të tjera! Për këtë gjendje ajo akuzon njësoj qeveritarët e papërgjegjshëm të Tiranës, të cilët sillen ashtu që Shqipëria të mbetet jashtë integrimeve evropiane – njollë e zezë e Ballkanit, siç akuzon edhe politikanët e Kosovës, të cilët, si të shantazhuar shumëfish, bëjnë lëshime tepër të mëdha, ndër të cilat më të dhimbshmet janë ato që vendit t’ia rrudhin sovranitetin shtetëror (në Veri) dhe atë shpirtëror (me koncesionet që i janë bërë Serbisë që objektet kishtare orotodokse t’i mbetën në pronësi).

Në këtë gjendje ajo rënkon për Rugovën dhe autoritetin e tij, siç rënkon për një autoritet shtetëror në Shqipëri të denjë për botën shqiptare.

Kundruall kësaj gjendjeje, Elida Buçpapaj shpreh brengosje edhe për largimin nga kursi kombëtar i rilindësve, të cilët luftuan me mish e me shpirt që botën shqiptare ta kthejnë kah perëndimi, prej nga ishte shkëputur dhunshëm para pesë shekujsh. Klasës politike në Tiranë dhe Prishtinë, por veçmas disa medieve në Tiranë, ua sheh për të madhe kursin antiamerikan. Me këtë rast ajo, krahas kritikave të ashpra që ua drejton liderëve shqiptarë në Tiranë, të cilët ngaherë kanë braktisur interesat e kombit dhe ato shqiptare, vërejtje të ngjeshura u bën edhe disa politikanëve në Kosovë (I. Mustafës dhe A. Kurtit), që të jenë në nivelin e përgjegjësisë historike, meqë për këtë i obligon: njërin trashëgimia e madhe historike e presidentit Rugova, ndërsa tjetrin programi i Vetëvendosjes, i cili duhet të jetë bashkues dhe jo përçarës…

Megjithatë, një pikë të ndritshme te bota shqiptare, autorja e sheh te diaspora, për të cilën thotë se pa të dhe rolin e saj nuk do të kishte shtet amë. Autorja vlerëson se roli i diasporës për Shqipërinë, Kosovën dhe në përgjithësi konsolidimin e botës shqiptare, edhe më tutje mbetet tepër i madh, në mos vendimtar.
Edhe pse libri publicistik i Elida Buçpapajt “Tirania e Tranzicionit” duket pesimist, megjithatë lexuesit i ofron mundësinë që të njohë nga brenda shumë nga problemet me të cilat ballafaqohet bota shqiptare, probleme këto që sipas autores mund të përballohem po qe se tranzicioni mund tiraninë e paraqitur prej tij…

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Elida Bupapaj-Jusuf Buxhovi-Tirana ne tranzicion

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT