Bisedë mbi punën e bërë nga zhytësi profesionist Denis Nova për ngritjen e Qendrës së Zhytjes dhe zhvillimin e sportit të zhytjes në vendin tone/
Nga Shefqet Kërcelli/ Per me shume foto shkoni ne facebook(Dielli vatra)
E vendosur në anën e djathtë të shëtitores Taulantia, midis lokaleve të shumta në të dy anët e saj, Qendra e Zhytjeve Nova{NOVA DIVING CENTER}, tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë që kalojnë atje, vecanërisht kureshtarëve të sportit nënujor të zhytjes. Në dukje një qendër e vogël, por duke e parë nga brenda sheh një mjedis të kompletuar me certifikata, dokumente, pajisje, veshje e aparatura të llojeve të ndryshme, që shprehin qartë seriozitetin dhe korrektësinë e kësaj qendre, të krijuar nga djaloshi durrsak Denis Nova, dy vite më parë. Si dashamirës i detit, por dhe si studjues i historisë dhe traditës detare të popullit tonë, më vjen mirë për cdo projekt e aktivitet që lidhet me detin, ndaj e inkurajoj dhe përshëndes me zemër cilindo shqiptar që ndërmer hapa të tillë. Në një buzëmbrëmje durrsake shoh mundësinë e konktaktit me të zotin e kësaj qendre. Është e vështirë ta takosh Denisin, më thotë kamarieri i lokalit ngjitur, pasi ai po shoqëron një grup turistësh të huaj. Gjithsesi kontaktova me telefon dhe lamë kohën për një intervistë me Denisin, emigrant në Itali për gati 20 vjet, që tashmë i ka hyrë një pune të vështirë, por mjaft të bukur, që ka të bëjë me promovimin e turizmit nënujor në vendin tonë. Ishdjaloshi durrsak, tashmë i burrëruar nga pesha e viteve si emigrant, me një fizik e mëndje të mprehtë të një zhytësi profesionist, më pret plot mirësjellje në qendrën e tij. Një njeri tepër i thjeshtë në raport me punën që ka bërë, jetën si emigrant, kulturën, kualifikimet dhe si mjeshtër i zhytjes nënujore. Pamvarësisht se kishte zhvilluar disa orë zhytje dhe ende ishte me kripën e detit, Denisi u tregua i gatshëm të më fliste për jetën, kualifikimin dhe projektet e tij për të zhvilluar turizmin nënujor në vendin tonë. I afrohemi ambienteve të qendrës sistemuar thjesht, bukur e me merak, që nuk e kam hasur në vende të tjera, ose të ketë bërë përpjekje të tillë. Fillimisht i kërkoj të më shpjegojë se cfarë dokumentacioni dhe pajisje ka në vetvete qendra e Zhytjes. Natyrisht që në këto raste cështja kryesore me interes është përgatitja, kualifikimi dhe profesionalizmi i drejtuesit të qendrës, ndaj dhe pyetja e parë lidhet me të.
Cfarë hapa kini ndërmarë ju për specializimin e kualifikimin tuaj si zhytës profesionist?
Me modesti Denisi shpjegon kurset dhe certifikatat ndërkombëtare, të cilat janë vendosur përballë në anën e djathtë të qëndrës. Këto certifikata që i kam marë në Itali dhe vende të tjera, vërtetojnë trajnimin dhe kualifikimin tim për zhytjen, tregon Denisi. Konkretisht, e para,operator për reanimim dhe ndërhyrjen e parë, që është nja nga kërkesat kryesore për një zhytës, e dyta për përdorimin dhe menaxhimin e oksigjenit gjatë zhytjeve, tjetra për zhytje sportive nga qendra operacionale DAJ master, kjo këtu është nga Qendra kombëtare e Bisnesit në Shqipëri, tjetra si Zhytës polumbar, një Certificatë e lëshuar nga Qendra e zhytësave në Itali, e vendosur në Sicili, në vijim Certificata si saldator për punime nënujore, lëshuar nga institute i Genoves. Kursi zgjati 40 ditë, dhe e kryeva në Palermo. Ky kurs më ndihmoi të jem operator teknik profesionist, i specializuar për punime nënujore. Këto kurse e specializime më kanë dashur plot dy vite, mund e djersë. Kuptohet që ato kanë dhe koston e tyre, të cilën e kam mbuluar duke kryer punë të vështira për disa vite. Një certifikatë tjetër e rëndësishme është ajo që të lejon mbushjen e bombulave me presion te larte brenda standarteve SCUBA, 200-300 atmosfere, {Gaz dender}. Certifikata të detyron të përdorësh bombula të sigurta, pa rrjedhjen më të vogël, se ndryshe që në metrat e parë të thellësisë ke rrezikun dhe dështimin. Pikërisht mbas këtyre certifikatave përkatëse, që të mbushin mendjen e të sigurojnë se ke të bësh me një qendër profesioniste, ndjekimin shpjegimin e Denisit për pajisjet dhe bazën e pasur materiale që disponon qendra për zhvillimin normal të zhytjes. Pikërisht, direkt pas certifikatave e diplomave janë të vendosur bombulat, të cilat janë kontrolluar e certifikuar nga institucioni përkatës në Itali. Cdo person që zhytet, do bombul të certifikuar, thotë Denisi. Organizatat ndërkombëtare aplikojnë standarte të larta për sigurinë, sic është DAN{Diver Sailors Network}, tek e cila unë jam anëtar. Unë e kam kërkuar këtë dhe po e zbatoj në Shqipëri. Zhytjet si ato sportive ose komerciale, kërkojnë siguri, ndaj ne duhet të parashikojmë rreziqet që mos na ndodhi nonjë gjë e keqe, bazuar tek ligjet internacionale të DAN. Si nga ana teorike dhe praktike ne bëjmë kurse “training first aid” bashkë me pajisjet. Pra, ne japim një paketë të plotë për cdo person që zhytet. Ai ka nevojë për pajisjet e ndërhyrjes së parë si gjatë trajnimit ashtu dhe zhytjes. Në rast së një zhytës paraqitet me certifikatë si zhytës profesionist, ne i afrojmë pajime të zhytjes sportive, kompjuter, busull, thikë, etj. për ti pasur për cdo pengesë në thellësi apo në fund të detit, si cima, rrjeta, gjallesa, mbetje të ndryshme bimore e mjedisore që pengojnë aktivitetin e tij. Ne e kompletojmë zhytësin me pajisjet e nevojshme për të bërë një zhytje normale. Pjesë e bombulave është dhe një kompresor i certifikuar, edhe ky nga institucioni përkatës në Itali. Ai mban ajër të pastër për bombulat, të cilat kanë filtëra, me orë pune. Kur bombula mbaron ciklin gjatë sezonit, ndrrohen filtrat dhe fillon procesi i ri. Këto bombula janë 10-15 L dhe dopio, sepse kur bëhen zhytje teknike, duhen pajise dopio, po u dëmtua njëra ke tjetrën, gjë që eleminon rrezikun. Bombula që shihni ka 200 Atm. Kemi dhe pajisjet për ti montuar tek bombula. Konkretisht një octopus{shpërndarës} me tuba për presion të lartë e të ulët dhe Manometër për të matur presionin. Kështu nga presioni i lartë kalojmë tek presioni i ulët 10 atmosferë, deri tek maska. Pajisjet na lejojnë të krijojmë kushte sikur jemi në atmospherë. Ka dy lloje zhytje sportive deri 30 m dhe zhytje teknik. eNë këtë të dytën rreziqet janë me evidente. Ne përdorim kryesisht të parën. Ndërkohë në anën e majtë të qendrës shohim një shumëllojshmëri veshjesh për zhytje. I kërkojmë Denisit të na flasë për to. Këto janë xhaketat rregullatore. Xhaketa si veshje jelek ka dy funksione, mban bombulën dhe tubin me dy butonë, ai pozitiv kur ngjitesh dhe negativ në zbritje. Këto janë pajisje elementare me ajër artificial, të cilat kur jemi në ambiente të lagura, duhen ti veshim. Janë veshje specifike, që unë i përdor gjatë gjithë kohës në det. Ato mbajnë trupin e thatë, që mos marrësh lagështinë e ujit. Gjatë zbritjes temperatura ulet. Në verë përdorim pajisje verore, të shkurtëra, kryesisht në thellësi të vogla për zhytje sportive. Këtu kemi pajisje të zhytësave për thellësi. Zhytjet teknike krijojnë probleme me azotin.Sa më shumë zhytesh, aq më shumë shtohet azoti. Në këto raste përdoret oksigjeni me sasi të madhe, ndaj përdoren bombula me oksigjen të pasuruar. Për këtë zhytje duhet trajnim dhe certificatë si të përdorësh bombulat. Pasi përdorimi në masë i oksigjenit krijon problem me mushkëritë. Ndaj ka tabelë përkatëse për kohën e zhytjes. Kur zhytësi kalon 1 orë, bëhet problem ngjitja ne sipërfaqe, për këtë ka standarte, kërkohet 24 m në minutë zbritje dhe 9 m në ngjitje. Po ashtu bulëzat që krijohen duhet të rrine të vogla sepse, po u zmadhuan krijojnë problem. Qëllimi ynë është ti bëjmë zhytjet të përballueshme dhe shlodhëse, që kushdo që e ushtron këtë sport të shijojë magjinë e thellësive. Duke parë gjithë këtë investim për kualifikim dhe pajisje të qendrës, mendja më shkon tek paratë, kush është burimi i financimit? Gjithëshka deri tani është financuar nga kursimet e punës sime, thotë Denisi. Nuk mund të punoja tërë jetës në dhe të huaj. Ndaj gjykova që me shpenzimet e mija të ngre këtë qendër. E kam menduar gjatë kohës që punoja detrave të huaj. Vendi ynë është i bukur dhe ka pasuri të shumta nënujore. Këtë pasuri dëshëroj ta promovoj, ta transmentoj e ti njoh si qytetarët shqiptarë, bashkëatdhetarët kudo që janë dhe vizitorët e huaj. Sigurisht që cdo biznes ka riskun e tij, vecanërisht turizmi nënujor. Në vendet e tjera tashmë është biznes i zhvilluar. Ne tani jemi jemi në fazën e parë, në atë fillestare. Për arësye të ndryshme, 90% e popullsisë sonë nuk e dinë se cfarë ka nën detet e Adriatikut e Jonit, pse jo dhe liqenet tona. Unë me kolegët e mi i kemi evidentuar dhe jemi përgatitur për ti treguar këto mundësi zhvillimi. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë ta njohin këtë sport, ke të tjerët është bërë biznes. Sfida jonë është të bëjmë zhytje me standarte internacionale, duke respektuar kodet e paramertrat ndërkombëtarë. Këto rregulla e ligje, duam ti zbatojmë në Shqipëri, ti mësojmë brezave e të rinjve që mos e kalojnë kohën nëpër klube e kafe. Ne afrojmë një këndvështrim tjetër për detin, një mundësi tjetër për të rinjtë shqiptarë. Aktiviteti fillon në pishinë, në ujëra të kufizuara. Për persona që nuk e kanë provuar nonjëherë zhytjen, i afrohet pishina, vend i sigurt. Këtu cdo person ndjehet i qetë. Cdo veprim bëhet sipas standarteve ndërkombetare e sipas grupmoshave. Zhytja ska moshë, i vjetër apo i ri, mjafton të plotësosh kushtet shëndetsore. Mos kesh sëmundje zemre, arteriale. Të gjithë ata që e kanë provuar pishinën e përballojnë lehtësisht dhe shprehen të kënaqur për këtë eksperiencë të bukur. Ndaj unë me plot gojën ja këshëlloj të rinjve tanë. Është rrugë e pashkelur, por një experiencë e bukur e ardhmja e këtij turizmi në Shqiperi. Le ta dashurojmë këtë lloj turizmi të mistereve të detit! Ky është mesazhi im për qytetarët e dashamirësit e detit. Të nderuar miq, vendi ynë ka nevojë për turizëm të gjithanshëm, është horizont më vetë dhe dimesion i tretë i turizmit tonë- zbulimi i botës nënujore, ndaj afrojuni dhe ushtroni sportin e zhytjes! Jo vetëm eksplorimi i gjallesave, specieve, ekosistemin e pasur të funddetit, por objektet historike e arkeologjike që tregojnë trafikun e dendur detar në Adriatik dhe Jon, është pasuri më vete e popullit tonë. Këtu nuk është fjala vetëm për shpellën e piratëve që ne dimë nga fëmijëria jonë, por përse psh. “x” anije, është mbytur këtu, kur dhe përse është mbytur? Durrësi ynë a ka pasur këto koordinata e shtrirje në lashtësi? sa ka ndryshuar pozicioni i tij në vite? Pse të na i zbulojnë e tregojne të tjerët historinë tonë e mos ja tregojme ne që jemi zotër të tyre?!
Zoti Denis, ju tashmë keni arritur deri këtu në sajë të pasionit, këmbënguljes e dëshirës së kahershme për të bërë dicka lidhur me detin, po cfarë ju ka lidhur me detin, si e keni kaluar jetën tuaj duke jetuar me mallin për detin e Durrësin?
Me detin, më lidh fëmijëria ime, shtëpia ime në Durrës afër detit. Jam lindur në v.1984. Familja ime të paktën 2 breza ka pasur lidhje me portin e detin, në sajë të punës, që lidhte cdo banor të Durrësit si qytet bregdetar. Deri në moshën 14 vjec, me shokët e mi nuk i ndaheshim Currilave. Mësonim notin, zhyteshim, bënim gara noti me stilet e ndryshme, dicka interesante. Shkonim në det thjesht për kuriozitet, por një ditë Andi një shoku im më dhuroi një maskë të thjeshtë. Kjo më ndryshoi perceptimin tim për detin, se me atë mund të shikoja cfarë kishte brenda ujit, kurreshtja fëmijërore më zgjoi plot ëndrra e pasionin për zbulimin e botës nënujore. Me maskën eksploronim zonën deri tek batllat, shikoja peshk, shkëmbinj nënujorë, amfora, mbetje arkeologjike të llojeve të ndryshme, etj. Ky moment mbeti në kujtesën time si dicka e vecantë, u mahnita me bukuritë që ka ky vend ku kam lindur, ku jam rritur. Një arësye e fortë që unë dashurinë për vendin ta ruaj në cdo kohë e vend.
Ju jeni familje detarësh, baba juaj ka punuar tek biga “Adem Reka”, një nga specialistët e saj, sa ka ndikuar ky fakt në zgjedhjen Tuaj?
Po, babi ka qenë ndër specialistët e bigës me histori të ndritur. Ndërsa nëna punonte tek posta Durrës. Në atë kohë kopështi mbyllej gjatë verës. Kështu që babai dhe nëna më shoqëronin ose tek nonjë i afërm, ose babai më merrte me vete tek puna me bicikletë. Aty mësova cfarë janë mjetet detare, si punohej e zhvillohej porti, punonjësit, dokerët e marinarët që lëviznin gjithë kohës, etj. Me kanë ngelur në memorie zhytja me shokët e mi nga molet e portit thjesht për tu la, hedhja nga anijet në det të hapur, jo për të bërë zhytje, por shqetësimet e parashtypjen tek veshët, atje i kam ndjerë. Nga marinarët mbaj mend një vincier, tashmë në pension, Berti. Shumë person i dashur. Ajde cuna, tju tregoj Durrësin, na thoshte. Na fliste për bigën që kishte një vinc të madh. Ne i ngjitnim shkallët e vincit dhe që atje shikonim Durrësin. Shumë bukur. Kujtime ta paharruara. Berti dhe djalit të tij ja ka vënë emrin Denis. Në Durrës mbarova shkollën 8 vjecare, “16 shtatori” dikur, tashmë “Bedrije Bebeziqi”, më pas fillova gjimnazin. Këtu u shkëputa nga vendlindja, në vitin e mbrapshtë të 1997, kohën e trazirave. Ikëm me prindërit në Itali, u stabilizuam në Bari, vëllai na bëri bashkim familjar. Atje vazhdova “scuola media”, shkollë turistike, ku mësova dhe gjuhën. Qëndruam për dy vjet, pastaj u transferuam në Genova, për arësye ekonomike. I lindur pranë detit, merakun e kisha të arsimohesha në një shkollë që lidhej me detin. Në Genova, zbulova disa institucione detare, u informova dhe rregjistrova, tek një shkollë që kishte disa degë përfshi njohuri profesionale per detin dhe zhytjen. Mbasi mbarova shkollën e mesme, fillova punë në portin e Genovës, që më sillte cdo ditë kujtimet e portit të Durrësit. Arësyeja që fillova në port, ishte pasioni për detin. Këtu njoha persona që zotëronin mjeshtëri detare dhe këta me propozuan që të bëj një trajnim për zhytjen. Unë punoja në industri dhe fillova rrugën e zhytësit profesionist. Por dhe puna që bëja tek porti ma kërkonte një specializm për zhytjen. Të njohësh presionet, ambienti ku ndodhemi jemi ne presion. Profesioni si zhytes, të njeh me presionin e ajrit si koncept teorik-praktik, të njeh me rreziqet, anën teknike si zhytës. Nuk është thjesht të marim një veshje, duhet ti prekësh gjërat, ambientet, karakteristikat. Nga këtëj vazhdova një trajnim për zhytjen, në “Centro Studi per Polumbari” në Palermo, ku u transferova me gruan dhe djalin. Atje kryeva kursin si operator teknik bazë 2.5 muaj. Bëra trajnimin e plotë dhe u pajisa me certifikatën përkatëse. Mbas kesaj mu desh eksperincë pune, kisha dhe nevoja ekonomike, sepse këto kualifikime kanë koston e tyre. I përballova me shpenzimet e mija, punoja si saldotar, riparues impiantesh, anijesh në kantieret detare. Nëpërmjet punës u specializova si saldator nën ujor. Shume impiante ofshor, kanë nevojë për mirmbajtje nga persona që njohin këtë proces por dhe të certifikuar. Këto impiante ndodhen gjate bregdetin Italian e Mesdheut. Duke u kualifikuar nëpërmjet punës, mu krijuan plot mundësi për punë. Kisha kërkesa në disa vende si, Porti i Tarantos, Ravenës, Brindizit, Genova. Në vitin 2012, punova si montator në Dankerk, Francë, tek gazjsjellësi me Anglinë,{La Mansh}, sic është TAP-i këtu. Montonim linjat e gazit, Franca ka tenkologji nukleare, elektrike. Puna këtu kërkon siguri kategorikisht ekstreme, përdornim veshje me ngrohje termike. Kjo bëri që unë të kisha disa oferta pune në të njëjtën kohë. Madje mbas shqyrtimit, disa i kam refuzuar, për arësye familjare dhe lidhjeve me vëndin tim. Nisur nga dashuria për vendin dhe për detin në v.2015, vendosa të krijoj këtë aktivitet specifik. U ktheva jo vetëm me dëshirën për të bërë dicka të bukur, por dhe me bazën e nevojshme materiale të financuar nga djersa ime disavjecare. Kështu ju riktheva ëndrrave të fëmijërisë, me ka ngelur maska ke batllat e Curilave. Atje ka rrënoja, anije të mbytura, artefakte, ka rrënjë mijëravjecare të historisë së popullit tonë dhe të tjerëv. Ne si popull civilizimin e kemi këtu, nuk e morëm nga jashtë. Është tretur ky civilizim, nga luftrat, kushtet atmosferike, tërmetet, por këto hapësira duhen ndricuar për brezat. Kanë shkruar dhe media botërore për këtë pasuri, sic ishte dhe prestigjiozja Asociated Press. Duhen fakte me teknologjinë e kohës, foto, filmime, deshmi të njerzve. Kjo pasuri na përket ne dhe i takon brezit tim ti zbulojë e promovojë. Natyrisht që kjo kërkon idealizëm dhe zhytës profesionistë. Sfida jonë është që ta bëjmë të njohur për turistët Durrësin dhe pasurinë nënujore të vendit. Asnjëherë nuk është vonë. Në vende të zhvilluara ky biznes është krijuar ka kohë dhe ka krijuar shumë vende pune. Ata kanë krijuar institute, muze, klube të vecanta e stafe specialistësh që meren me këtë sektor.
Do doja të dija për hapat që keni ndërrmarë ju, për të ligjëruaruar aktivitetin tuaj.
Qysh në fillim kam ndërrmarë disa hapa me Ministrinë e Turizmit, ku jam pajisur me cerifikatë si udhërrëfyes turistik. Dhe dokumente të tjera i kam legalizuar. I kam marë këto certificata që të zhvilloj nromalisht këtë aktivitet në Shqiperi. Të them të vërteten për pajisjen me licensë kam hasur vështirësi për arësye burokratike. Gjenden kudo, në cdo terren e cdo aspekt, pikat e interesit. Nga ana burokratike njohuritë e mija kanë qenë të kufizuara, ndaj jam bazuar tek miq që më kanë ndihmuar. Legalizimi ka qenë cfilitës. Në Shqipëri ska një ligj për këtë aktivitet. Unë thjesht kam sjellur standartet e vendeve të zhvilluarat dhe po e zhvilloj këtu. Shqiperia mund ti marë dhe ti zbatojë, pasi ka dhe profesionistë të tjerë, por pa pasur documentacionin përkatës. Mendoj se qeveria e re duhet të caktojë specialistë të aftë që të marin legjislacionin përkatës në vendet e zhvilluara dhe ta zbatojnë në Shqipëri. Nuk kemi kohë për të humbur, jemi të vonuar.
Cfarë aktivitetesh ka zhvilluar qendra juaj gjatë kësaj periudhe?
Bashkë me ekipin e qendrës kemi zbuluar vende me interes, si Kepi i Palit, i Rodonit, Gjiri i Durrësit, i Shëngjinit, etj. Kemi zbuluar vende që kanë interes turistik, interes për tu eksploruar. Një arësyë që ne e ngritëm këtë qendër këtu është afërsia me Muzeun Arkeologjik të Durrësit, i cili është shumë interesant me objektet dhe artefaktet e tij. Ne si ekip kemi dorëzuar në Muzeun Arkeologjik cdo objekt që kemi gjetur në zonën bregdetare të Durrësit, duke e pasuruar atë. Objektet janë fotografuar e filmuar në vendin ku u gjetën. Kështu ne kemi parandaluar shpërdorimin e tyre nga persona qe duan ti shesin. Për këtë kemi bashkëpunuar me Dr.Adrian Anastasi, si specialist i arkeologjisë nënujore. Shteti shqiptar, por dhe vetë shqiptarët duhet ti ruajnë pasuritë e tyre nënujore, se i kam parë këto në muzetë e huaja. Di që ka institucione përkatëse që meren me ruajtjen e trashëgëmisë nënujore, por duhet parë efektiviteti i tyre.
Me cfarë syri e shohin të huajt këtë pasuri?
Sigurisht që të huajt kanë interes për pasurinë tonë nënujore. Pasi ka dhjetra anije të tyre që janë mbytur në ujrat shqiptare për arësye të ndryshme. Di që ekspedita me anijen “Herkules” me specialistë amerikanë apo projekti “Liburna” kanë nxjerrë në dritë mjaft pasuri nënujore. Janë ndërmarë disa ekspedita për të zbuluar anije të mbytura në dy Luftërat Botërore. Psh. këtë vit një ekspeditë nga Italia, synon kërkimin e një Nëndetse italiane të mbytur në Luftën e IB. Për këtë s’ka dokumenta. ND ka pasur një mision special dhe ka qenë e sukseshme në 18 misione ushtarake. Italianët kërkojnë që kjo histori të dalë në dritë. Kjo vlen si për anën historike dhe turistike. Interesi është i dyanshëm. Mendoj se duhet krijuar një DATABASE me të gjithë anijet e mbytura dhe vendet ku ka pasuri arkeologjike nënujore. Zhytësat shqiptarë të licensuar duhet të jenë udhërëfyesit për të vizituar këto vende dhe jo persona të tjerë. Pjesë e aktivitetit të qendrës është trajnimi dhe përgatitja e djemve të rinj si zhytës. Me djem të rinj, të interesuar për zhytjen kemi organizuar trajnime në pishinën e Durrësit, kryesisht elementët fillestarë. Në këtë proces më kanë nduhmuar vullnetarisht zotërinjtë Landi Shima, që është instrukor zhytje në pishinën më të thellë në botë dhe zoti Igli Pustina, President i Federatës së Zhytjes në Shqipëri. Në aktivitetet që kryejmë janë afruar djem të rinj, nga Durrësi, Shijaku, Kavaja, Tirana, Vlora, Shkodra, Shëngjini, etj. të intersuar janë nga mosha 15-20 -30 vjec deri tek moshat e mesme. Ne i njohim me pajisjet, zhvillojmë trajnime bazuar në tabelat përkatëse, ndjekim programet e zhytjes sipas niveleve. Për këtë kemi formuar nje grup me persona që kanë eksperiencë në këtë fushe, duke u bazuar në standartet ndërkombetare. Këta persona do të marin certifikimsipas standarteve internacionale. Ne transmentojmë hapa pas hapi gjithëshka që i duhet një zhytësi. Ndërkohë dhe pishina ka nevojë për prezencë të përhershme, sportet e ujit nuk kane stinë. Atje vec ushtrimit të notit e zhytjes, krijohen dhe vende pune. Në një të ardhme këtu në Durrës mund të krijohen shkolla për detin, sic i kam parë në Itali, duke marë programet e tyre. Qyteti ynë i ka mundësitë që të rinj e të reja të zhvillojnë normalisht aktivitete nënujore, zhytje, foto, filmime, mundësi, variante dhe vende të reja pune. Gjithashtu këta specialistë vec kënaqësisë që të jep zhytja mund ti shërbejnë ekonomisë. Në një të ardhme ne do shohim mundësinë e përgatitjes të zhytësave për punime nënujore. Kemi plot projekte në këtë fushë. Dhe në WEB-in e Qendrës www.novadive.com shkruhet:-Jemi krenarë t’ju prezantojmë një qendër të re që shërben në sektorin detar dhe atë nënujor. Obiektivi ynë është bazuar tek disa proçedura teknike dhe instrumente të nivelit të lartë të sigurisë dhe kapacitete për të përballuar punimet, me qëllim shtimin e dashamirësve të sportit të zhytjes. Një sport që kërkon guxim, këmbëngulje, përgatitje fizike dhe përballje me misteret e funddetit.
Bashkëpunim dhe mbështetje për këta pionierë të turizmit nënujor
Ne nuk jemi as të parët as të fundit që e zhvillojmë sportin e zhytjes në Shqipëri, nënvizon Denisi. Kuptohet që në nismën time kam gjetur plot miq e dashamirës që më mbështesin, sic është zoti Igli Pustina, i cili ka krijuar federaten e zhytësave. Unë duke qenë pjesë e Federatës, kam pasur mbështetje ligjore. Por procesi i zhvillimit të këtij sporti e bisnesi, që të jetë i sukseshëm, nuk kërkon vetëm angazhimin e profesionalizmin tonë, por ne s’duam stërkëmbësha dhe pengesa ligjore. Shqiperia duhet të implementojë sa më parë dokumentacionin që kanë në këtë fushë shtetet e tjera. Për këtë shteti mund të angazhojë njerëz që këto rregulla e ligje të futen në legjislacionin shqiptar. Federata e zhytjeve ka bërë disa aktivitete. Por ato që të bëhen zyrtare, duhet të ketë mbështetje nga shteti. Gjithashtu nqs ne shteti na ndihmon me një ambient pranë portit ose afër bregdetit, ne mund të ngremë një institut të specializuar për zhytjen, që i mungon vendit tonë. Këtë mund ta bëjnë djemtë shqiptarë këtu në Shqipëri ose në emigracion, e jo të vijnë të huajt e ta krijojnë këtë biznes lehtësisht. A kemi thënë se Shqipërinë do e bëjnë shqiptarët! Ka të tillë në cdo fushë, dhe për zhvillimin e sportit e turizmit nënujor. E tillë është NOVA DIVING CENTER! Le ti urojmë fat, mbarësi e sa më shumë dashamirës kësaj qëndre!
Shënim: shkrimi do jetë pjesë e “Antologjisë së Detarisë Shqiptare”, pjesa e katërt, e cila është në proces.