Histori Suksesi/Interviste/Diapazoni i balerines se suksesshme, dhe shkollat edukuese, formuese te artit balerin te krijuar prej saj“ ArtDanceFusion” “Teatro-Danza dhe “Edu¬kim mbi të Bukurën” si mbështetje e studimit shkollor/
Nga Liliana Pere/
Eneida Koraqe – Në 1991, si shumë miq e kolegë të mi në atë kohë u larguam nga atdheu , e u vendosëm në Itali. Ishte e tranzicionit në Shqipëri. Aventura e ikjes në Itali , per Eneiden,ka qënë në tepër komplekse e intere¬sante . Ishin të shumta motivet e largimit si dhe e qindra shqipëtarëve të tjerë, po Eneidae motivuar më shumë idea ndaj dickaje të re dhe të panjohur, Ky është edhe sot një motiv kur marr vendime për të lëvizur …
Në fillim u vendos në Milano dhe më vonë në Brescia. Milano jepte shumë mundësi në atë kohë si për të punuar nëpër kompani baleti por edhe për të prefeksionuar gjuhën dhe sidomos profesionin me kurse, stage në gjithë gjinitë e format e baletit. Eneida vazhdon rrefimine saj….Më vonë u zhvendosa në Brescia pasi atje banonte dhe motra ime . Në fillim kam punuar në shumë shkolla të këtij qyteti. Në 1997 krijova shkollën time “ ArtDanceFusion”. Në këtë shkollë baleti ku fëmijët e ndjekin si një akti¬vitet ja¬shtë shkollor, baleti fillon që në moshën 3- 4 vjeçare dhe hulumtohen të gjitha stilet nga ai klasik, konteporan, moden-jazz, hip-hop etj, dhe jo vetëm, edhe aktivi¬tet për grup moshe të rritura si pilatess, yoga, stretching, biodanza etj …
Jam gjithmonë e mendimit që arti mbetet gati “steril” nëse i drejtohet vetëm atij rre¬thi
Këtu më vjen ndërmend gjenialia Pina Bausch. Kam qenë gjithmonë e frymëzuar nga kjo koreografe e madhe e shekullit tonë, ku qëllimi i saj ishte të dilte nga steriliteti e prefeksionit të baletit tradizional akademik në kërkimin e një gjuhësimi Ku ballerinët profesionistë mund të shprehin ndërmjet trupit proble¬met e sensacionet e tyre reale, emocionet e tyre të përditshme, dëshirat e tyre, e që kjo të jetë kaq reale sa vet publiku të gjejë në to vetveten e meqëllimin për ta bërë artin të vetin totalisht … Këtë konceptim të baletit e krijimtarisë nga ana e Pina Bausch e gjej gjeniale. Asnjë përpara saj ka ditur ta trasformoj baletin në diçka të tillë.
Që prej vitit 1999 kam krijuar një program-laborator, “Teatro-Danza dhe “Edu¬kim mbi të Bukurën” si mbështetje e studimit shkollor .
Në këto laboratore që i shtohen studimit tradicional ndërmjet artit, spikatin e studjohen më me deshirë lëndët mesimore. Këto programe ndihmojnë për të vëne në dukje lëndë si letërsia, historia, geografia, duke bërë interkul¬turë me to duke mos lënë mënjanë lëndë direkt të lidhura si musika e artet piktorike e kostumografia. Janë energji që shkollat italiane i japin shumë rëndësi pasi amor¬tizojnë situacione që normalisht nuk mund të ndodhin me studimet akademike, rezultatet e arritjes së obkejtivave e si reagojnë nxënësit, janë en¬tusiaste.
Mendoj që është shumë thjeshtë ndonjëherë të punosh me profesionistë që kuptojnë gjuhën professionale që ti përdor sesa me pro¬fesionistë të një gjuhë komunikimi universal duke mos dalë nga esencialia …
Më shumë vështirësi me pak ndima dhe vetem me një punë tepër të madhe të përditshme, e kam arritur këtë rezultat, që nuk është e lehtë ta krijo¬sh të bësh emër por është akoma më e vështirë që ta mbash atë, pasi konku¬renca është vërtet e madhe në merkaton e lirë edhe per artin. Këtej artisti është i lirë po edhe i pambrojtur. Në këtë moment ky ak¬tivitet është stabël edhe se është për të thënë që arti është i pari sensor që ndjen krizën evropiane, por jam op-timiste pasi familjet bëjnë të pamundurën dhe si gjithmonë sakrifica të mëdha për fëmijët e tyre, kështu që aktiviteti vazhdon. Shkolla ime në kuandrin e fre¬kuentimit është gati internazionale kam nga shumë shtete, fëmijë rusë, ucrainë, moldavë, polakë, kinezë, italianë e sigurisht plot shqiptarë. Ah, un nuk bëj asnjë seleksionim fizik partikolar në shkollë boll të jetë dëshira për të mësuar këtë dishiplinë. Asnjë diskriminim të asnjë lloji, e kam moto dhe jam krenare për këtë. I kam provuar vibracionet e racismit mbi shpinë e nuk lejoj që kjo të ndod¬hi me fëmijët.
Intervista vazhdon
Pyetje:Liliana Pere- 1- Eneida mund të më thoni si ka lindur tek ju dëshira për tu marrë me balet, mund të më tregoni hapat e parë dhe fillimet tuaja?
Pergjigjet Eneida – Dëshira ime për baletin nis që me fillesën e kujtesës time, në atë kohë kur im gjysh një njeri tepër i kulturuar më mësonte të kërceja tangon, imagjinoj tani se ishte ajo . Sigurisht unë mbi një tavolinë të madhe të stilit italian prej druri në ngjyrë jeshile të gdhendur, dhe ai me këmbët në tokë. Kujtoj fjalën e tij “kaske” ku unë duhet të lëshoja gjithë trupin tim të brishtë fëminor mbrapa. E dyta, për baletin ishte kur pashë “ Liqenin e mjelmave”. E kujtoj fort mirë që shumë net me rradhë nuk më zinte gjumi duke menduar skenat.U dashurova pas lëvizjeve së mjelmave por edhe të fatit të asaj kryesores… Këto dëshira më shtynë të ndiqja në klasën e tretë kursin e baletit dhe të valleve në pallatin e pionierve në qytetin tim të lindies, Berat .
Liliana Pere-Di që ju tanimë jetoni ne Itali dhe jeni një ndër balerinat mjaft profesioniste por dhe mjaft e vleresuar, mund të më thoni dicka më shumë rreth aktivitetitit tuaj aty ku u vendoset fillimisht dheshkollës që keni hapur? Kush e frekuenton…Mësova se keni ngritur një shkollë baleti si shkon ky aktivitet dhe cilët fëmijë e frekuentojnë?
E- Në 1991, si shumë miq e kolegë të mi në atë kohë u larguam nga atdheu , e u vendosëm në Itali. Sapo kishte filluar koha e ndryshimeve të mëdha dhe e tranzicionit në Shqipëri. Unë isha studente në Akademinë e Arteve nga viti 1985-1989, isha e ndihesha protagoniste pasi mos harrojmë faktin që lëvizja studentare filloj nga studentet e artit. Si të tillë dhe artistë të rinj e kishim ëndëruar dhedhamë kontributin tonë në këtë ndryshim.
Aventura e ikjes në Itali ka qënë në tepër komplekse e interesante . Ishin të shumta motivet e largimit si dhe e qindra shqipëtarëve të tjerë, po për mua më ka shoqëruar e motivuar më shumë idea ndaj dickaje të re dhe të panjohur, kërshëria për të realizuar një jetë të re në një terren krejt të ri dhe i gjithi për tu zbuluar.Ky është edhe sot një motiv kur marr vendime për të lëvizur …
Në fillim u vendosa në Milano dhe më vonë në Brescia. Milano jepte shumë mundësi në atë kohë si për të punuar nëpër kompani baleti por edhe për të prefeksionuar gjuhën dhe sidomos profesionin me kurse, stage në gjithë gjinitë e format e baletit.
Më vonë u zhvendosa në Brescia pasi atje banonte dhe motra ime . Në fillim kam punuar në shumë shkolla të këtij qyteti. Në 1997 krijova shkollën time “ ArtDanceFusion”. Në këtë shkollë baleti ku fëmijët e ndjekin si një aktivitet jashtë shkollor, baleti fillon që në moshën 3- 4 vjeçare dhe hulumtohen të gjitha stilet nga ai klasik, konteporan, moden-jazz, hip-hop etj, dhe jo vetëm, edhe aktivitet për grup moshe të rritura si pilatess, yoga, stretching, biodanza etj …
Jam gjithmonë e mendimit që arti mbetet gati “steril” nëse i drejtohet vetëm atij rrethi të ngushtë që e krijon. Jam gjithmon për formën e misionin e tij më të lartë e sublim që është kënaqsia që krijon ai jo vetëm duke u shijuar nga sa më shumë individë po edhe vetpjsemarja e gjërë e tyre në të. Sot me gjithë këto forma të reja, me ndërthurjet e gjuhëzimin e arteve shprehës nëpërmjet formave të arteve moderne arrihet që ky i fundit të mos jetë një “Luks “ vetem për të paktit. Këtu më vjen ndërmend gjenialia Pina Bausch. Kam qenë gjithmonë e frymëzuar nga kjo koreografe e madhe e shekullit tonë, ku qëllimi i saj ishte të dilte nga steriliteti e prefeksionit të baletit tradizional akademik në kërkimin e një gjuhësimi, që ndërmjet trupit të shkohet diku më thellë. Ku ballerinët profesionistë mund të shprehin ndërmjet trupit problemet e sensacionet e tyre reale, emocionet e tyre të përditshme, dëshirat e tyre, e që kjo të jetë kaq reale sa vet publiku të gjejë në to vetveten e meqëllimin për ta bërë artin të vetin totalisht … Këtë konceptim të baletit e krijimtarisë nga ana e Pina Bausch e gjej gjeniale. Asnjë përpara saj ka ditur ta trasformoj baletin në diçka të tillë.
Një pjesë tjetër që mund ta quaja vërtetë të rëndësishme në punën time por që në njëfarë mënyre është e lidhur me këtë koncept që sapo përmenda, është dhe aktivizimi im total si eksperte arti në sistemin shkollor të detyruar.
Që prej vitit 1999 kam krijuar një program-laborator, “Teatro-Danza dhe “Edukim mbi të Bukurën” si mbështetje e studimit shkollor .
Në këto laboratore që i shtohen studimit tradicional ndërmjet artit, spikatin e studjohen më me deshirë lëndët mesimore. Këto programe ndihmojnë për të vëne në dukje lëndë si letërsia, historia, geografia, duke bërë interkulturë me to duke mos lënë mënjanë lëndë direkt të lidhura si musika e artet piktorike e kostumografia. Janë energji që shkollat italiane i japin shumë rëndësi pasi amortizojnë situacione që normalisht nuk mund të ndodhin me studimet akademike, rezultatet e arritjes së obkejtivave e si reagojnë nxënësit, janë entusiaste. Të shikosh që me pak orë mësimi arrin t’i japësh mundësinë një fëmije që se njëh baletin, artin e skenen, që ai të ndihet protagonist, ndërkohë që studion ta njohë atë , të socializohet me të e me miqtë e tij, të ndaj me to të njëjtin vend të shënjtë sic është skena, që memorizon dhe një koncept të studjuar në klasë, është kënaqësi. Mëndoj që është shumë thjeshtë ndonjëherë të punosh me profesionistë që kuptojnë gjuhën professionale që ti përdor sesa me profesionistë të një gjuhë komunikimi universal duke mos dalë nga esencialia …
Më shumë vështirësi me pak ndima dhe vetem me një punë tepër të madhe të përditshme, e kam arritur këtë rezultat, që nuk është e lehtë ta krijosh të bësh emër por është akoma më e vështirë që ta mbash atë, pasi konkurenca është vërtet e madhe në merkaton e lirë edhe per artin. Këtej artisti është i lirë po edhe i pambrojtur. Në këtë moment ky aktivitet është stabël edhe se është për të thënë që arti është i pari sensor që ndjen krizën evropiane, por jam optimiste pasi familjet bëjnë të pamundurën dhe si gjithmonë sakrifica të mëdha për fëmijët e tyre, kështu që aktiviteti vazhdon. Shkolla ime në kuandrin e frekuentimit është gati internazionale kam nga shumë shtete, fëmijë rusë, ucrainë, moldavë, polakë, kinezë, italianë e sigurisht plot shqiptarë. Ah, un nuk bëj asnjë seleksionim fizik partikolar në shkollë boll të jetë dëshira për të mësuar këtë dishiplinë. Asnjë diskriminim të asnjë lloji, e kam moto dhe jam krenare për këtë. I kam provuar vibracionet e racismit mbi shpinë e nuk lejoj që kjo të ndodhi me fëmijët.
Liliana Pere-Si janë marrëdhëniet tuaja në përgjithësi me artin cfarë ju pëlqen tjetër të ushtroni apo ti përkushtoheni?
E- Është një mardhënie dashurie pa kufi. Vetëm brënda tij ndihem tërësisht vetvetja . Arti për mua është gjithçka, është nëna e babai që më mungojnë, është dëshira ime strukja në folezën time, aty gjej paqe aty marr vrullin tim, aty ndihem e realizuar, por edhe e dështuar. Është një dashuri, e shpesh dashuri e uryer. Aty lodhja e humb nocionin e saj edhe orët gjithashtu nuk ndihen të rënda kur shpesh zgjuar të zë agimi, aty isolimi nga bota humbet vlerën reale. Çdo koreografi e re është si një fëmijë, ti e ke në kokë, pastaj e ngjiz brenda vetes e pastaj e materializon në skenë. Në fund krijimtaria jote të ngjan pak ty.
Në të vërtetë, nuk arrijë dot të ndaj baletin nga format e tjera të artit skenik si teatri e opera, siç nuk më lë indiferente lidhja e ngushtë që ka ai me artet figurative me dinamikën e trupit, me levizjen.E si mund ta ndash atë nga musika ? Por nuk është vet baleti një forëm poetike, një poezi e shprehur me anë të lëvizjes, një poezi ku fjala humb rëndësinë e saj ? “Ka momente në të cilat mbetemi pa fjalë , tërësisht të humbur e që s’dimë ç’të bëjmë. Pikërisht, në këtë moment fillon Danza” – thotë e madhja Pina Bausch .
E c’mund të them unë pas asaj përveçse t’i ndek rrugëtimin ?
Të gjitha këto reflektime mbi artin e bashkëzimin e tij duke mos lënduar ekulibrin e speçifikës të çdonjërit prej tyre gjej mënyrën më perfekte e bashkëkohre të tij.
Shpresoj që të jenë shumë artistë që e mëndojnë si unë, do të ishte vërtet bukur…
Liliana Pere-Ju keni qenë një ndër studentët e maestros së njohur një prej profesorëve më me emër që studentët e kishin ëndërr te punonin, mjeshtrin Agron Aliaj dhe Panajot Kanacit, cilët kanë qenë raportet me ta cmund të më kujtoni?
E – Mund të them që vërtet më ka ndimuar tepër fati. Të bëje mësim për 8 vjetët e shkollës akademike të baletit me maestron A. Alia ishte e mrekullueshme. Kam qënë tërësisht e dashurar pas profesorit tim. Nuk kishte ditë që ai mos sillte në sallë dicka të re, ishte një mjeshtër i madh i së bukurës. Edhe një ushtrim të thjeshtë dinte ta trasformonte në diçka sureale. Nuk mund të harroj kurrë metodën e tij të studnimit të lëvizjes. I vetmi që e trashëgon është maestro Ludmill Çakalli.
Agron Alia fliste për teknikën e rregullat e një ushtrimi kur ndalonte musika e bëhej shpjegimi, por gjatë interpretimit nuk korigjonte. Të stimulonte kërcyshmërinë ndërkohë të fliste për gjethet, lulet, diellin, pranverën, vuajtjen etj etj. Çdo mëngjes çohesha me dridhjen brënda vetes për të dëgjuar zërin e tij kumbues, çdo leksion baleti ishte dhe një leksion poezie. E imagjinoj dhe tani të ulur atje mbi një piano me bisht, duke luajtur ndonjë Nocturnes të Chopin ndërkohë qëtë thotë “shtrije më shumë atë këmbë moj vajzë, vërtet kaq pak di të bësh ti ???”, hahaha grande.
Ndërsa katër vitet e studimit koreografik në Akademinë e Arteve nën drejtimin e maestro P.Kanaçit ishin vite të marrjes së koshencës. Një gjigand i tillë i artit me një kulturë të gjërë, ishte e pamundur të mos linte gjurmë edhe mbi mua, si në çdo student tjetër. Maestro na linte të lirë të zgjidhnim temat e krijimtarisë. Ai nuk pengonte hovin tonë, të mësonte të ishe esencial në art të bëje ekonomi me të, thoshte të mos ta shpërdoroje. Të jepte fare pak rregulla po ato s’duheshin të shkeleshin kurrë si për shembull 5 pikat e ndërtimit regjizorial të krijimtarisë skenike. Ishte tepër kërkues në to. Ne ndiheshim si miq me të, dukej hijerëndë nga jashtë, por ishte një person special e tëpër i afërt e me zëmër të madhe. Nuk ishte xheloz të zbulonte sektretet e zanatit. Kam shumë mirësi brënda vetes time për të pasi kur humba tim atë në fund të vitit të parë në Akademi ka qënë i pranishëm në çdo zgjidhje e momente të rëndesishme të jetës tim, unë nga ana ime kur u largova për në Itali sa herë që kthehesha i bëja vizitë në shtëpi. Vitet e fundit të jetës së tij e lanë në harresë dhe ai ndonjëherë trishtohej për këtë. Kishte një dinjitet ardhurues.Kënaqej me çokollatën e zezë, e veshjet e ngrohta të dimrit. Kamë një korispondence letrash shum interesante me të në ato vite, ku mbi të gjitha këshillat e tija të vyera professionale se si unë mund të vazhdoja të punoja në Itali. I kam gjitmonë në zemër maestrot e mi .
Liliana Pere-Cfarë është mësimdhënia, për ju dhe si janë raportet me koreografinë dhe krijimtarinë?
E – Mësimdhënia është një devocion për mua, njësoj si feja edhe nje meues duhet të besojë që ka në dorën e tij të ardhmen e një fëmije e si rrjedhoje të ardhmen e një kombi .
Nuk është e rëndësishme nëse ti spiegon matematikë, piano, letërsi o balet. Ti je aty një figurë për t’u marë shembull, je aty për të ndimuar, për të apasionuar, dëshiruar e arritur një ëndër që nuk është e jotja po që përmbush edhe të ëndërës tënde. Ti je aty në shërbim të fëmijës, të një filizi të së ardhmes, dhe një mësues i mirë asnjëherë nuk e harron këtë. Un vij nga dy prindër që kryenin këtë profesion me shumë lumturi e seriozitet dhe mendoj që kam ndjekur edhe rrugën e tyre.
Ah, një mësues nuk mendon kurrë në fillim për onoraret e pagesen e tij, kjo vjen, por nga fundi. Vetëm në Shqiperi ka sot fabrika- universitare e pronarë-profesorë. Pastaj persa i përket pedagogjisë profesionale unë mendoj që një profesor të jep vetëm bazat dhe strukturën e sistemit të metodologjisë të tjerat duhet të jesh i zgjuar vet ti kapësh.
Përsa i përket krijimtarisë time koreografike ajo e ka gjithmonë nismën diku thellë në një mendim, në një koncept, në pasqyrimin e një realiteti ndonjëherë edhe social, por shepshherë është edhe një poezi e trupit. Një tregim emozional i ndonjë ndjesie të thjeshtë që e përftojmë me shumë dashuri dhe sensibilititet të gjithë ne, si për shembull gëzimi i të ndjerit të pikave të para të shiut mbi fytyrë në një mbrëmje shtatori etj, vallëzimi i një gjetheje në rënie, shpërthimi i një bisku, i vetmi ndryshim është që një artist di ta trasformoëj këtë ndjesi mëse normale në dicka spetakolare duke aktivizuar imagjinatën e tij, strukturën e potencialin artistik që ka studjuar dhe ekperimentuar . Dhe këtu qëndron ndryshimi i madh midis mësimdhënies dhe krijimtarisë artistike që për mua janë dy gjëra krejt të ndryshme. Nese e para përkon me dëshirën për të dhuruar e materializuar profesion me bujarinë më të madhe për shëmbëlltyrat e ardhshme e dyta artisti krijues e bën artin duke u nisur nga dëshira për të realizuar e materializuar dicka për veten në fillim e pastaj edhe për të tjerët. Është e vështirë në aspektin psikologjik të një personi që të jetë si një petagog i mirë edhe nje krijues i ndjeshëm e gati egonçentrik .
Liliana Pere-Mesova se shumë pjesë të baletit i keni shkruar vetë, nga se frymëzoheni dhe si është pritur nga kritika dhe artëdashësit?
E- Jam mësuar të gjej një motiv, një domethënie në atë që bëj në jetën time. Jo se ajo duhet të ketë pasur gjithmonë një sistem organizimi, aspak për këtë, por që ajo të këtë qënë e motivuar nga një shtytje e brëndëshme emocionale o si pasqyrim i një fenomeni natyror ose social. Pra çdo gjë që më rrethon e që ndjej mund të trasformohet në një ide, temë, dialog, ngjarje, libret, akt, sken, pjesë, lëvizje, muzikë, kostume, mjete, ndërthurje artesh për të treguar në njësim, me kushtin e vetëm, që mbi palkun skenik mos të humbi kurrë poezia e intimiteti i finesës artistike . Mund të tregohet çdo gjë nëpërmjet baletit, qe nga lulja e pranverës e porsa celur e deri tek lufta e politika, por asnjeherë në mënyrë të rëndomtë e vulgare duke e shëmtuar të bukurën e artit.
Arti ka një misionin më të japëë lumturi njerzëve,prandaj është i ëndësishëm e asnjëherë s’duhet abuzuar me të. Ai duhet të ndjelli tek njërzit dëshirën e të bukurës, po për ta bërë këtë ai duhet të jetë shum i sinqertë.
Për këtë më pëlqen krijimtaria, ajo është pjesë normale e jetës së një artisti. Nuk ështe një lluks për të. Është i tillë për ata që e ndjekin janë emicionante, shumë të zbërthyera mbi idene , besnike të ritmi dhe muzikës që përdoret, kostumet që janë funksionale e pjesë e koreografisë dhe më e rëndësishme është interpretimi e dramacitetit të pjesës me të njëjtin intesitet si ai i një pjese teatrale pasi për mua një koreografi është edhe një pjesë teatrale ndryshe ka pak vlerë. Sepse një koregrafi e mbushur me lëvizje të shumta e pa fund të pa justifikuara është vetem një ushtrim teknik e asgjë më tepër. Ajo ka nevojë për një ide të mirë dhe për pak lëvvizje të studjuara të stilizuara duke krijuar një lajtmotiv ne zhvillim. Koregrafitë e mia nëpër rasegna baleti e konkurse kanë pasur sukses për vecantinë e tyre muzikore, kostumet e finesen e levizjeve të bukurisë në tërësi. Kështu më ka mësuar Panajot Kanaçi ai thoshte: “Nuk është koregrafi vetëm lëvizja në vetvete po gjithësia e shumë arteve bashke”. Unë kamë ndjekur këshillën e tij me sa kamë mundur dhe ndihem e realizuar.
Liliana Pere-Sa ju intereson dhe u kushtoni vëmendje zhvillimeve sociale e shoqërore sidomos asaj shqiptare?
E- Shumë. Mendoj që po kalojmë një krizë globale një provë të vështirë që ne vetë e kemi krijuar. Ilizioni, bollëku, shperdorimi, mos respektimi i sistemit të natyrës dhe shperdorimi i saj , po edhe mos toleranca ndaj popujve, feve, dhe të problemeve të tjera ka sjellë një jetesë jo të bukur dhe të qetë në këtë rruzull. Qeveritë duhet të kuptojnë që mos
bashkëpunimi, mos zbatimi i rregullave, dhe përfitimi brutal mbi mundësinë që i krijohen për momentin janë vetëm çështje kohe që në mos shpejt pak më tutje çdo gje do ti kthehet mbrapsht. Eksperienza e ka treguar këtë. Pra duhet sgjuar sërish dëshira e të mirës dhe ndërgjegjes sociale dhe kjo fillon që në bangat e shkollave. Ripërtëritja do filloj që aty nëse do ketë akoma një të tillë. Nëse ne të gjithë vërtet e duam. Këto janë reflektimet e mia si qytetare evropiane e shqiptare.
Thelbi nuk ndryshon dhe as sostanca .
Liliana Pere-Si ju duket baleti dhe shkolla në Shqipëri, një artistë që jeton në vendet perëndimore, dikur me shprehej me rezerva, ju si e shihni?
E – Mendoj ndryshe. Në shkollën e baletit shqiptar bëhen përpjekje të mira që të studjohet me nivel e në formë profesionale, dhe rezultatet duken e sidomos tek meshkujt. Këta të fundit kur shkojnë nëpër Europë e pasi edhe kualifikohen aty natyrisht nuk jane thjeshte balerine trupe por solistë të parë e etoile, mund të përmend shumë emra që e kanë fillesën e tyre të formimit nga shkollashqiptare. Gjithsesi si në çdo aspekt të zhvillimit rrënjësor që ka bërë dhe bën Shqipëria në këto momente mendoj që edhe shkolla kombëtare e baletit shqiptar ka nevoje për një reformë strukturale, por për t’u bërë këto duhen më shumë investimente në aspektin ekonomik gjë që mendoj nuk ekziston aspak. Është një shkollim i gjate 9 vjecar që sot rëndon mbi kurrizin e familjeve që jo gjithmonë e përballojnë, shteti duhet të ndëryjë konkretisht që kështu ti jepet mundësia vetëm me të talentuarve të hyjnë në shkollë dhe jo vetëm atyre që munden ekonomikisht, sepse ulin nivelin profesional të shkollës. Ndërkohë mendoj që në dyvjeçarin e fundit të ketë një specilizim tre degësh kërcimtar të karakterit, klasik, hip-pop e modern-konteporan. Shkolla të ketë lidhje stabël që pastaj të çojë më të mirët nëpër shkolla me të kualifikuara në botë sic janë ato ruse, ( mqs ne studjojmë metodën Vaganova), për klasiken është Scala e Milanos, në Francë, Angli e Amerikë për modern-konteporan. Shkolla duhet t’i hapi duert e saja pa frikë çdo artisti, balerini, professionisti për të bërë aty stage.Në këtë mënyrë ata sjellin eksperiencën e tyre për të mirën e përbashkët të shkollës. Por siç e them më sipër për të bërë gjithë këto gjëra duhen fonde finanziare të sigurta e të përvitshme edhe nga sponsor. Jamë e idesë që përsa i përket disiplinës është mirë t’i kthehemi pak kohës kur un isha studente e drejtor shkolle ishte maestro Petrit Vorpsi, që kujtoj me shumë mirënjohje e respekt për përkushtimin e ndershmërine e dinjitetin që i dha në atë kohë asaj shkolle. Duhet marë si shembull …
Liliana Pere-Berat është qyteti juaj si janë raportet tuaja me atë qytet dhe njerëzit atje?/
E – Berati është një qytet i mrekullueshëm ku kam kaluar një fëmijëri të shkëlqyer me prindërit e plot njerëz të dashur. Në atë kohë ishte vërtet qyteti i ëndrave të mia. Për vet arkitekturën që ai mbart të duket gjithmonë sikur përjeton një histori antike dhe lehtësisht me fantazi, mund të ndjehesh protagonistia e saj .
Një herë je një princeshë e mbyllur në kështjellë, pastaj një zanë mali që të ndjekin për të të kapur nëpër rrugizat e gurta e që bëhen gjithmonë më të ngushta. Më pas arrin te Tabia në atë moment kur ti hidhesh ndesh shkembinjtë. Si e vetmja mundësi për të mos rënë në duart e tyre shndërohesh në një zog me krahë të bardhë e sulesh mbi Osum, që të pret në barkun e tij. aty brënda trasformohesh në një peshk të vogël e kështu shpëton… Ja kjo ishte ëndra ime që femijë. Pjellë dhe e atij Berati mendoj …
Sa futesh në atë qytet nocioni kohës humbet, vetëm ritmi gurgullues i ujit mbi zajet e lumit zvendesojnë atë të akrepave të orës, flladi i gjetheve të pemëve shumë vjecare të rri hijerëndë mbi krye sikur do të të mbrojë nga çdo gjë që mund të të vijë prej qiellit, ndërkohë që një fllad gjithmon i lehtë përkund mendimet e ledhaton flokët. Pra në Berat ndihem e përkedhelur dhe e mbrojtur. Aty më njohin të gjithë, edhe gurët. Më vjen mirë që më në fund po kujtohen edhe për këtë qytet me vlera të mëdha kulturore. Mos harrojmë që është qytet nga më të vjetrit ekzistues në Shqiperi edhe Ballkan. Një burim i madh turizmi
Liliana Pere-Jeni një zonjë ne karriere por dhe një nënë di që keni një djalë si janë raportet tuaja, ju vjen keq që ai ska ndjekur rrugën tuaj.
E – Un jam një grua në karrieë po jo karieriste. Ose më mirë të them nuk nisem asnjeherë dhe eskluzivisht të bëj dicka për të bërë famë e karrierë, me këtë s’dua të them që nuk më pëlqejnë, por që s’janë interesat e mia kryesore. Unë nisem të bëj diçka se më pëlqen e më bën të lumtur e ndihem mirë, që të më japin mundesi të jetoj denjësisht, mundësisht të jetë dicka që vlen edhe për të tjerët.
Më pëlqen shumë ky fakt në punë dhe jetën time, pa shkitur me doemos në “ izma” pa vlerë që pas gjithë këtyre ndërtohet dhe ajo që quhet karrierë ok pse jo . Po asnjëherë karrieriste. Jam munduar që në këto 25 vjet të jemë dhe një fëmijë e prind i mirë por edhe një mike e shoqe e mirë për kë më ka dashur e vleresuar si të tille. Jam munduar të mar shembull nga Jezu Krishti “ Ndimo e bëj për tjetrin atë që bën për vete” … Përsa i përket Ero-it, kështu quhet im bir, ai ka studjuar me mua mbi 10 vjet balet dhe mund të themë që po të kishte vazhduar do kishte rezultate të mira. I pelqen kërcimi sidomos modern e hip hop dhe ka ide mjaft interesante. Disa herë ka bërë edhe koregrafi me përmbajtje nëpër shfaqjet e mia. Më ndimon dhe është një mbështetje kostante kur organizoj shfaqje. Unë s’kam pasur dëshirën që ai të bëhej balerin, sepse është një profesion shumë i vështirë, kërkon sakrifica të mëdha por edhe i pa sigurtë.Ky është një kapitull tjetër shumë i rëndesishëm, por që ‘smund ti diskutojmë të gjtha brenda një interviste…
Liliana Pere-Si jeni ndierë në Itali gjatë gjithë këtyre viteve dhe a do ta braktisnit atë dhe për cilin vend dhe përse?
E – Do të bëja një krahasim të tillë. Nëse Shqipëria është si nëna e babai për mua, Italia është si bashkëshorti, që kur ke jetuar 24 vjet bashkë nuk i ndan dot më të këqiat nga të mirat që ka, thjeshtë e do ashtu si ai është mbarsur.. Kështu dhe Italia ime. Kam gjithmonë nostagji për të për vitet e rinisë për vështirsitë dhe frutet e para që pata, për lindjen e dashurisë time Eros H. Italia është tmerresisht e bukur. Është e bukur edhe kur vuan sic është ky moment, është dhe reale pasi mbars një popull inteligjent dhe vital që di shumë mirë të përshtatet. Unë nuk braktis asnjëherë askënd e asgjë. Unë mundohem të jetoj me të mirën e mundëshme dhe e jetoj deri kur jam e bindur që ajo ekziston pastaj fus atdheun tim imagjinar brenda një valigeje e jam gati të filloj edhe një herë nga e para. Ashtu sic e bëra 24 vjet më parë. Ardhja në Itali nuk më ka ndarë nga Shqipëria ndër këto vite, mendoj që do jetë e njëjta gjë kudo që un mund të jemë në një të ardhme nëse kjo gjë do arrihet.
Liliana Pere-Ju nuk jeni shumë mediatike të paktën këtu tek ne, është preferencë e juaja. Përse?
Eneida Koraqe – Nuk e di nëse jam mediatike apo jo në Shqiperi. Mendoj që etalonet e medias shqiptare janë pak ndryshe nga gjithë bota në disa drejtime por mbi këtë argument nuk po zgjatem .
Nuk është e lehtë për një që bën “profesionistin e lire” jashtë shtetit të vet që ka një punë për të organizuar e drejtuar, që ndërkohë duhet edhe të perfeksionohet e azhornohet profesionalisht në çdo moment pasi këtu jetohet përditë konkurenca e lirë, (ndryshe nga artistët shqiptarë që në pergjithsi janë diku akoma të punësuar) që ka edhe një familje e detyrime në shoqerinë ku jeton, të gjejë mundësinë të ndjekë mediat e vendit të tij… Duhen mendiat shqiptare, ashtu siç bëri zoti Kryeminister për 28 nëntorin vjet ku kisha nderin të isha e ftuar personalisht nga ai, që të kujtohet për ne, dhe këtu nuk flas aspak për veten se unë jam një pikë brenda një oqeani me djem e vjaza shqiptare që me punën dhe ndershmërine e tyre i kanë ngritur kokën lart duke e nderuar vendin e tyre. Mendoj që çdo ministri përkatëse duhet të krijojë një bankë informazioni me të dhënat e artistëve dhe gjithë personave të tjerë që kanë bërë karrierë në profesionet e tyre. Kjo gjë ka filluar po jo për çdo ministri . Nuk jam një person i rezervuar po thjeshtë për motivet që parashtrova më sipër, sigurisht që do të më pëlqente të kisha një komunikim më konkret me mediat shqiptare nëse kjo mundësi mund të më jepej ..
Liliana Pere-A keni pasur bashkpunime qoftë me personalitetet italiane qoftë dhe me balerinët tanë famozë aty?
Eneida Koraqe-Kam pasur dhe kam shumë eksperienza me artistë profesioniste, këta jo vetëm italiane por edhe nga vende të tjera, projekte e prodhime që lidhin artistë të formave të ndryshme të artit shepesh herë edhe me preardhje e origjinë të ndryshme. Jam tepër e interesuar e gjithmonë në kërkim të ndërtimeve të këtyre lloj shfaqjeve duke bashkuar edhe artistë të tjerë nëpër botë. Personallisht kam krijuar disa shfaqje në këtë kontekst dhe idea është të ekperimentoj të tjera. Jam koshente që shpesh nuk është e lehtë për arsye organizimi por mbi të gjitha finanziare. Kam organizuar edhe disa shfaqje me qëllim bamirësie për fëmijët e prekur nga sëmundje terminale. Nuk është qëllimi im të bashkëpunoj patjetër me personazhë famozë edhe se respektoj kerrierat e tyre, por të bashkëpunoj me professionistë të mirë që ndajmë të njetat ide mbi artin dhe jetën. është si puna e veshjes, jo gjithmonë ajo që është e një firme të dëgjuar është prodhimi më i mirë.
Liliana Pere-A jeni e kënaqur sa keni arritur deri tashmë, dhe nëse do të kishit qëndruar në Shqipëria a do të kishit mundur të bënit kaq…
Eneida Koraqe-Natyrisht që jam e kënaqur nga zgjdhjet që kam bërë në jetë, jam munduar të qëndroj në një ekulibër çircensian mes asaj që dëshiroja dhe asaj që kam realizuar … hahahha ( me vjen të qesh pak për krahasim që gjeta ). Në kuptimin e saj që jo gjithmonë mund të realizojmë çdo gjë që duam, por e rëndësishme është të kemi bërë gjithmonë maksimumin për të qenë të lumtur dhe unë mendoj që këtë e kam bërë, prandaj ndihem shumë mirë.
Nëse do qëndroja në Shqipëri ?? Këtë pyetje ja kam bërë vetes me mijra herë e si un kush e di se sa të tjerë.
Nuk e di konkretisht ç’mund të kisha bërë në Shqipëri, nuk mund të flas për një jetë të pa jetuar. Fatkeqësisht nodoshta edhe fatmirësisht kjo pjesë e jetës time deri tani nuk i përket Shqipërisë, mund të kisha bërë edhe më shumë ndoshta duke parë se çfarë kanë bërë kolegët e miqtë e mi, por ndoshta s’do kisha mundur të bëja asgjë duke njohur natyrën time. E sigurtë është një gjë që unë e dua Shqipërinë dhe gëzoj për ndryshim e saj sidomos të tanishëm, jetoj çdo ditë me të, jam afër shumë afër gjeografikisht dhe vij shpesh, njoh problemet e saja, asnjëherë sjam shkëputur prej saj realisht siç mund ta kenë bërë shumë të tjerë. Unë në Shqipëri mund të kthehem kur të dua, të trokas, të ulem, të tregoj për çka di të bëj e të kërkoj të drejtat e detyrimet e mia si çdo qytetar shqiptar e pas kësaj u bëftë më e mira… Mendoj që s’duhet të kemi as frikë e as ndrojtje të kerkojmë nëse e ndjemë. Jemi njerez të lirë dhe e kemi këtë të drejtë kudo që të jemi ..
Liliana Pere-A ka më ëndrra në siratirin tuaj?/Cilët jane projktet tuaja në vazhdim?
Eneida Koraqe-Kam shumë ëndra akoma, jam shumë e re e plot energji e idera.
Dua të krijoj koreografi mbi tema, të ndëthur artet, të shkruaj, shetis mbi rërën e pastër te Durrësit ( që tani e tillë nuk është ), të gatuaj për shumë veta, pasi s’ më vjen të gatuaj për tre veta, të jetoj e rrethuar nga miq të mirë, të gëzoj tim bir dhe arritjet e tij, të dua të gjithë ata që më duan bile edhe ata që s’më duan nëse mundem. Të jetoj shijen e qyteteve të tjerë nga këto që kam jetuar … Pra të jetoj jetën kjo është ëndra ime me gjithçka që kam pasur e me të rejat që mund të vijnë …
Nuk kam asnjëherë një projekt ose ide, si e quaj unë më mirë.
Në kokën time ka gjithmonë më shumë se një …. Pasi asnjëherë s’jam e sigurtë po të kem vetëm njerin. Jo çdo gjë varet gjithmonë nga mua pastaj kur flasim për realizimin …
Im bir më thotë që un jam një bimë pa rrënjë, dhe e ka mirë. Unë ndoshta nuk rrënjosem diku po rrënjët i kam, i kam brenda vetes. Në kujtimet e memorjen time prandaj ndoshta nuk e kam të vështirë të ndryshoj .
Pyetje:Liliana Pere
18-E vizitoni shpesh vendin tuaj? Cfarë ju mungon prej tij?
Pergjgje Eneida Koraqe
E -Nuk i bej vizite vendit tim, unë thejshte vij. Kalojnë dy muaj dhe filloj e ndjej mallin e tij, më thërret nëna e babai që rrinë e flenë aty, aroma e shtëpisë time, miqtë e të afërmit, profumet e gatimit, Joni i bukur, shkolla ime, gurët e sokakut çdo gjë që është vetëm atje dhe që mungon këtu. Ky është dyzimi im që unë e kam pranuar në heshtje si Jezu Krishti kryqin .
Duke ju uruar shum suksese .
Me konsiderat , per ju Liliana Pere
Ju faleminderit Gruaja e suksesshme, artistjae palodhur e qytetit te bardhe te edukimit ne Itali
Liliana Pere
Intervista me ju ishte me nje diapazon te madh artisti balerin dhe Akademiku qe punon per edukimin dhe transmetimin e vlerave artistike tek brezi i ri i talentuar.
Ju faleminderit gruaja e suksesshme Eneida Koraqe.Ju uroj suksese nga zemra.
Liliana Pere
Presidente
Gruaja Shqiptare ne Bote