• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Klaudia Kallollari: Pasqyrimi i shpirtit nëpërmjet fotografisë

September 6, 2017 by dgreca

Klaudia Kallollari
 Klaudia Kallollari që në moshë të vogël ka qenë e apasionuar pas vizatimit, veçanërisht ndaj dizenjimit të veshjeve, fashion designer e më vonë edhe ndaj fushës së fotografisë. Fotografon natyrën dhe landscape të vendeve që frequenton, portrete, foto të jetës së përditshme, por ka dhe një dëshirë të madhe ndaj fotografive “Fashion”, e cila e mundëson të lidh bashkë dy pasionet e saj më të mëdha: fotografisë dhë dizajnit.
Kristiana Marku (Foto Kredit Klaudia Kallollari)
 Ne Foto: Kristiana Mark-Foto Kredit Klaudia Kallollari/
Porto Palermo (Foto Kredit Klaudia Kallollari)
Ne foto:Porto Palermo-Foto Kredit Klaudia Kallollari/
Klaudia Kallollari, ka lindur në 16.12.1990 në qytetin e Fierit, në të cilën ka kaluar dhe fëmijërinë e saj dhe ka frekuentuar shkollën 8-vjeçare “Naim Frashëri”. Në moshën 15 vjeçare u transferua me familjen në qytetin e Tiranës, ku ka kryer gjimnazin të shkolla e mesme e përgjithshme “Arben Broci”. Në vitin 2014 Klaudia ka përfunduar studimet në Master Shkencor “Kimi Industriale Mjedisore” dhe prej afërsisht 1 viti punon si inxhiniere kimiste dhe mjedisi.Shëngjin (Foto Kredit Klaudia Kallollari)
:Ne Foto:Shengjin-Foto Kredit Klaudia Kallollari/
Sapo kam ndjekur një kurs 3 mujor për fotografinë në studio dhe terren të organizuar nga Agjensia “Grace Models Albania”, me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica. 
Andi Selimaj (Foto Kredit Klaudia Kallollari)
 
Ne Foto:Andi Selimaj-Foto Kredit Klaudia Kallollari/
Intervista me Klaudia Fallollari
Bisedoi: Ermira Babamusta
 
Na trego pak për veten tuaj, fëmijërinë dhe fillimet në profesionin tuaj si fotograf?
Endi Çini (Foto Kredit Klaudia Kallollari)_2
 Ne Foto:Endi Cini-Foto Kredit Klaudia Kallollari/
Klaudia Kallollari: Quhem Klaudia Kallollari, jam 26 vjeçe dhe kam lindur në qytetin e Fierit, ku dhe kam kaluar fëmijërinë time,e cila ka qënë një fëmijëri e thjeshtë, e mbushur me momente të lumtura e kujtime të bukura, midis tyre do veçoja lojërat me moshatarët e mi. Në moshën 15 vjeçare jam zhvendosur me familjen në qytetin e Tiranës, ku dhe kam përfunduar gjimnazin e më pas kam ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyres, Universiteti i Tiranës.Klea Dalipi (Foto Kredit Klaudia Kallollari)
 Ne Foto: Klea Dalipi-Foto Kredit Klaudia Kallollari/
Fotografia për mua ka qënë një ndër pasionet e herëshme, i cili ka ardhur duke u rritur,veçanërsisht pas moshës 18 vjeçare.
 Me çfarë projekti po merreni tani?
 Klaudia Kallollari: Aktualisht më së shumti jam përqëndruar në punën si inxhiniere kimiste dhe mjedisi për të cilën kam mbaruar studimet, por pa lënë pas dore pasionin për fotografinë, pasi në muajin gusht sapo përfundova një kurs fotografie, të organizuar nga agjensia “Grace Models Albania”,me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica.
Çfarë do të thotë arti dhe fotografia për ju?
 Klaudia Kallollari: Arti për mua është pasion,të cilin unë e kam shprehur në forma të ndryshme si: pikturë, fashion designer dhe fotografisë. Por fotografia përfaqëson formën më të gjallë të të shprehurit të këtij pasioni, e të të shfaqurit të përjetimeve dhe të botës së brendshme të secilit prej nesh. Një fotografi “flet”, “na rrefen”, ndaj mjafton ta dish ta dëgjosh e ta kuptosh.
 Me çfarë lloj fotografie meresh?
 Klaudia Kallollari: Përgithësisht pak nga të gjitha: portrait, landscape ose natyre (një gjener shumë i dashur për mua), fotografimi i kafshëve, ku si protagoniste kësaj lloj fotografie është macja ime Aria, si dhe fotografimi i jetës së përditshme, pra street photography.
 Çfarë ju jep frymëzim në punën tuaj?
 Klaudia Kallollari: Dëshira për të kapur momentin dhe për ta transmetuar te shikuesi. Përgjithësisht preferoj që fotot e mija të kenë ngjyra, gjallëri, të transmetojnë jetë, por jam dhe një adhuruese e fotografisë Bardh e Zi, pasi e shof si një pasqyrim të shpirtit.
 Me cilin projekt tuajin krenoheni më shumë?
 Klaudia Kallollari: Deri tani më së shumti kam fotografuar portrete, natyrë ose landscape si dhe jetën e përditshme, kam kapur momentin e duhur në çastin e duhur. Por për më tej kam dëshirë të merrem edhe me fotografi me tematikë Fashion ose Beauty, fushë që lidhet ngushtë dhe me pasionin tim për pikturën dhe fashion designer.
 A planifikoni ndonjë galeri shou në të ardhme dhe cilat galeri /tema keni organizuar më përpara nëse po?
 Klaudia Kallollari: Momentalisht jam duke planifikuar të ndjekë studime të mëtejshme rreth fotografisë e artit, ndoshta në të ardhmen kam dëshirë të organizojë një galeri shoë, ku ndër tematikat më interesante për mua është pasqyrimi i jetës së femrës shqiptare, të moshave dhe kategorive sociale të ndryshme. 
Përveç fotografisë, me çka tjetër merreni, keni pasione të tjera?
 Klaudia Kallollari: Momentalisht punoj si inxhiniere mjedisi dhe kimiste, ndërkohë që ndjek dhe pasionet e tjera të mija si: piktura,muzika ku do veçoja rock-un klasik, leximi i librave, ecja në natyrë, kangoo jump, etj.
 Çfarë do të komunikosh me artin tënd te publiku?
 Klaudia Kallollari: Nëpërmjet artit dëshiroj të komunikoj botën e brendshme si të timen si fotografe, por veçanërisht të personit të cilit jam duke fotografuar.
 Çfarë e veçon artin tënd nga të tjerët?
 Klaudia Kallollari: Mendoj se të gjithë artistët i veçon nga njeri tjetri pasioni me të cilin i transmetohen publikut. Pasioni ndaj fotografisë është e përbashkëta midis nesh, për secili e ngjyros në formën e vetë, ndaj kjo gjë na bën të jemi aq sa të ngjashëm edhe unik.
 Cilat projekte do konsideronit të suksesshme?
 Klaudia Kallollari: Si suksesin tim më të fundit konsideroj përfundimin e kursit për fotografinë ku kam marr një informacion më të detajuar e shumë të vlefshëm për hapat e mëtejshme që dëshiroj të ndërrmarrë në këtë fushë. Një sukses tjetër i madh për mua është dhe përfundimi me sukses i studimeve në Mastër Shkencor për Inxhiniere Kimiste, të cilin e ushtroj edhe si profesion.
Cilat janë planet e tuaja për 2017 dhe synimet në të ardhme?
 Klaudia Kallollari: Sapo kam përfunduar kursin e fotografisë,ndaj nuk kam planifikuar diçka të mëtejshme në fushën e fotografisë, sepse ka pak kohë që i jam dedikuar profesionit si inxhiniere. Por gjithmonë pa lënë pas dore fotografinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Klaudia Kallollari, nëpërmjet fotografisë, Pasqyrimi i shpirtit

Ditari Shkencor Arbëria

August 18, 2017 by dgreca

Besmir HoxhaBesmir Buranaj Hoxha dhe Dael Dervishi jane dy konceptuesit dhe themeluesit e ditarit shkencor “Arbëria” me qëllim për të zhvilluar një debat profesinal midis akademikëve dhe shkencëtarëve shqiptar. Sipas tyre kjo formë është efikatësë për shpërndarjen e dijes, rritjes së edukimit dhe ngritjen e imazhit të Shqipërisë sipas standarteve parimore.

Besmir Buranaj Hoxha është një shkenctar studiues pranë Universitetit të Teksasit në Austin duke u specializuar në lëngjet për cpimin e puseve, automatizimin e lëngjeve dhe mekanikat shkëmbore. Ai është i dipllomuar në kimi me bazë inxhenjerike dhe ka master në Operation Research. Gjithashtu, ai është një këshilltar Teknik pranë PetroFluids shpk, një shoqëri e specializuar në shërbime teknike në fushat e naftës, studime fixibiliteti Teknik dhe projekte planifikimi. Në kohën e lirë, Besmiri është recensor për JGNSE, MDPI Journal dhe redaktues për revista të të ndryshme shkencore ndërkombëtare.

Dael Dervishi Foto nga Diar Xani

Dael Dervishi është ish-Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në Shqipëri. Në rolin e tij Z. Dervishi ka mbikëqyrur shfrytëzimin e burimeve natyrore të Shqipërisë duke përfshirë minierat, hidrocentralet, dhe naftën. Me profesion jurist, ai ka qenë më parë Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Z. Dervishi është tani pjesë e programit të McCain Institute në Washington DC, Next Generation Leaders.

Intervista me Besmir Buranaj Hoxha dhe Dael Dervishi

Bisedoi: Ermira Babamusta

Si lindi ideja për revistën shkencore?

Dael Dervishi: Ideja ishte e Besmirit dhe mua më pëlqeu shumë, pasi në Shqipëri ka një vakum profesional dhe shkencor në lidhje me diskutimet e kësaj natyre. Kështu që kjo ide do të kontibuonte për të çuar përpara inavacionin dhe shkencën në vendin tonë

Besmir Buranaj Hoxha:  Tema për ditarin shkencor shqiptar lindi kur unë me Daelin po shkruanim artikullin tonë të parë (të përbashkët) sa i përket teknologjisë së transformimit të mbetjeve në karburant. Unë vura re qe shumica e publikimeve që janë shkruar nga ana shkencore (brenda Shqipërisë) jan shkruar tek disa revista të panjohura edhe të shpërndara. Madje, edhe shumica prej tyre nuk ishin shkruar në standard të lartë sa i përket strukuturës edhe shkrimit të një publikimi të tillë shkencor. Duke marrë parasysh që problemi më i madh ne Shqiperi është “brain drain”, propozova idenë që të krijonim një revistë shkencore ku shkrimet shkencore ose teknologjike sa i përket Shqipërisë, të jenë tek një revistë ku redaktorë dhe recensues të jenë profesionistë nga çdo lloj industrie, plus edhe disa te jenë profesionistë të njohur, shqiptarë edhe të huaj. Kështu, kjo krijon mundësinë që shkrimet sa i përket Shqiperisë të jenë në një revistë me arkivën e saj dhe në të ardhmen, kush do të kërkojë për një shkrim profesional me besueshmëri, mund të kërkoj tek revista dhe arkivat e saj.

Cilat fusha do përfshishen në këtë Journal?

Besmir Buranaj Hoxha: Kjo është pjyete me vlerë. Duhet të bëjmë një studim ku të shqyrtojmë se cila do të ishte tema më me vlerë për Shqiperinë. Por në përgjithësi, inxhenjeri, shkencë, kimi, biologji, mjedsi, mjeksi dhe pse jo albanologji, e kam me shumë pasion këtë të fundit dhe me është bërë kërkesë nga disa alabanlogë nga çdo anë e botës. Per shembull, jemi duke bërë një shkrim tjeter me disa studiues shqiptarë ne Amerik sa i perket ADN-së Shqiptare, duke përcaktuar edhe disa ADN tek disa fise Shqiptare

Çfarë roli luan edukimi në zhvillimin dhe nxitjen ekonomike në vend?

Dael Dervishi: Edukimi, përvec se një e drejtë njerëzore, është edhe një e mirë publike. Edukimi duhet të nxitet dhe inkurajohet në të gjitha format e mundshme, qoftë brenda apo jashtë sistemit arsimor. Kjo revistë është një formë fantastike për te shpërndarë dije.

Cili është qëllimi dhe synimi i këtij projekti?

Besmir Buranaj Hoxha: Të rrisim nivelin profesional në Shqipëri. Të risjellim brain-gain, se paku në publikime serjoze me besueshmëri. Ka shumë shkrime nëpër portale që janë qesharake edhe jo serioze. Me tepër, ka shumë shkrime në internet të shkruar nga dashakeqës që prishin imazhin e Shqipërisë. Për shembull, në Wikipedia shumica e faqjeve sa i përket Shqipërisë (ato të shkurara në Anglish) janë krijuar nga Serbë ose Sllavë te ndryshëm që japin pamje jo aq të mirë dhe nga një këndvështrim jo-shqiptar. Vetëm shumë pak njerëz e dinë kete çeshtje. Të rinj shqiptarë në disaporë i lexojnë dhe i besojnë këto perralla gjoja sikur janë të vërteta edhe kjo duhet të ndryshojë.

Çfarë ju nevojiet për realizimin dhe suksesin e këtij projekti? Si mund të angazhohet komuniteti shqiptar?

Dael Dervishi: Kjo revistë është një formë debati shkencor i hapur për të gjithë profesionistët e fushës. Ne do të nxisim zhvillimin e këtij debate brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjëja kryesore që nevojitet është pasioni, pastja cdo rezultat tjetër do të vijë vetë.

Besmir Buranaj Hoxha: Ky projekt eshtë i vështirë, por mund të bëhet. Disa revista ndërkombëtare që unë marrë pjesë (jam redaktor dhe recensues tek disa revista) janë për tu marrë si shembull. Edhe krijuesit e këtyre revistave do të na ndihmojnë në punën tonë. Madje do kemi edhe ndihmë nga profesionistë (si per shembull Meti Tmava) nga Amerika që do të na ndihmojë që të krijojmë database për arkivat.

Cilat janë disa nga aktivitet që keni marrë pjesë në Amerikë për kauzën shqiptare?

Besmir Buranaj Hoxha:  Shumë te tilla. Ato me afër zemrës time jane te komunitetit tim në Houston, Arberia. Pastaj është parada shqiptare ku marrim pjesë çdo vit me shoqatën Albanian Roots. Kur kam më shumë kohë, përpiqem të marr pjesë tek shoqata AACL e Joe DioGuardi.

Cilat janë disa nga arritjet tuaja me të cilat ju krenoheni?

Dael Dervishi: Kam krijuar një familje të mrekullueshme dhe tashmë janë bërë disa muaj që jam larg saj. I përmalluar, në këtë moment kjo më duket arritja ime më e madhe.

Besmir Buranaj Hoxha: Kam marrë pjesë në lojrat ndërkombëtare në not dhe përfaqësuar Shqipërinë në 2010 – European Swimming Championships. Gjithashtu edhe kontributin tim tek sporti i Hendbollit, Basketbollit, edhe Futbollit. Mbi te gjitha, sportin e kam në zemër edhe të parin përpara çdo profesioni tjeter.

Mesazhi juaj për diasporën dhe Shqipërinë.

Dael Dervishi: Personalisht mendoj që ndryshimi pozitiv më i madh, Shqipërisë do ti vijë vetëm falë diasporës, pasi kjo më duket kategoria shqiptare me më shumë atdhe-dashuri.

Besmir Buranaj Hoxha: Shqiptar mos rri, po duku! Veprimet jehojnë më shumë se fjalët.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Besmir Buranaj Hoxha, Dael Dervishi, Ditari Shkencor Arbëria, Ermira Babamusta

“Shpirtrat e Humbur” në Nju Jork, sukses i regjisorit Xhustin Kristian

August 2, 2017 by dgreca

Q&A Xhustin Kristian dhe Enkelejd Mezini Nju JorkXhustin Kristian dhe Isli Hoxha, Tapeti i Kuq Albanin Film WeekXhustin Kristian on set, shooting Moter e VellaXhustin Kristian Photo-Erald DedaXhustin Kristian Photo-Erald Deda 2

Xhustin Kristian ishte një nga yjet që shkëlqeu në tapetin e kuq të festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, për filmin e tij “Lost Souls”. Filmi “Shpirtra të humbur” pati interes të madh nga publiku dhe u shfaq te Producers Club Theaters në Maj 2017 në Nju Jork, ku regjisori ishte i pranishëm gjatë debatit Q&A.Xhustin Kristian ka filluar karrierën e tij artistike në Tiranë, Shqipëri ku është rritur dhe ka studiuar për “Drejtësi”. Mbasi diplomohet vendos ti përkushtohet pasionit duke ndjekur edhe trajnimet e para profesionale për “Aktrim” dhe “Teatër Fizik”.Daljet në skenat profesioniste datojnë në vitin 2012. Nga ai moment deri sot numëron disa role në skenat e Shqipërisë. I njohur për rolet kryesore: Franci në dramën teatrale “Premtimi” dhe Kalorësi i Zi në komedine satirike “Uraganet e Lirisë”. Gjithashtu në skenat e teatrit është parë si Blerimi në shfaqjen “Kur mungon fjala” dhe Rokisti ne shfaqjen “Çifti i shqyer”, me regji te Gjergj Menës. Prej vitit 2015 i dedikohet kinematografisë në aktrim dhe regji duke nisur hapat e para në filma artistikë (regjisori dhe aktori protagonist i filmit të tij të shkurtër “Shpirtra të Humbur” dhe seriale televizive Prifti në “Një dopio histori”. Ai ka qënë gjithashtu asistent regjie në filmat e shkurter “Motër e Vëlla” dhe “Faji është i qiellit”, me regji nga Ajola Daja.  Deri tani ka arritur ta zhvillojë karrierën e tij me sukses.Momentalisht Xhustin Kristian po punon si as. regjisor për filmin e ri “Emili” me skenar dhe regji të Ajola Dajës. Ndërsa në tetor 2017 do zhvillohet projekti filmik “Balkan’s Gate” në zonën e Prespës.

Intervista me regjisorin dhe aktorin Xhustin Kristian

Bisedoi Ermira Babamusta/

Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?

Xhustin Kristian: Aktrimi ka qënë një pasion i hershëm, i trashëguar ndoshta, e si i tillë kemi lindur sëbashku. Që në fëmijërinë time më ka shoqëruar gjithmonë në cdo aktivitet të mundshëm duke provuar kështu skenën e teatrit te Korçës, qytetit tim te lindjes që në moshën 8 vjecare. Edhe pse fillova studimet universitare në një fushë tjetër ky pasion nuk u shua kurrë, përkudrazi u forcua deri sa një ditë vendosa ti bashkohem rrugës së tij duke u trajnuar nga profesionistë të fushës. Daljen e parë në skenë, në shfaqje profesioniste e kam patur në shtator te vitit 2012, e mandej jam munduar ti qëndroj sa më afër saj. Teatri të fal emocione unike por edhe filmi është magji më vete. Kështu së fundi i jam dedikuar kinematografisë si një fushë që ka shumë nevojë për kontribut në vendin tonë.

Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?

Xhustin Kristian: Projeki më i afërt do jetë “Balkan’s Gate” që do të zhvillohet në tetor të këtij viti në zonën e Prespës. Një platformë që do të bëjë bashkë për dhjetë ditë të rinj të kinematografisë nga vënde të ndryshme të Ballkanit duke u mundësuar realizimin e projekteve të tyre filmike. Eshtë një projekt në bashkëpunim me skenaristen dhe regjisoren Ajola Daja, një nga talentet e ketij brezi, të cilës i takojnë edhe meritat kryesore të kësaj nisme.

Me skenar dhe regji të Ajola Dajës gjithashtu po punojmë për filmin artistik “Emili” në të cilin më është besuar as.regjia. Jemi ende në fazën përgatitore.

Si po sjell produksioni diçka të re në këtë histori të filmit?

Xhustin Kristian: “Emili” ka zgjedhur të trajtojë një problematikë tepër delikate dhe bashkëkohore për realitetin e shoqerisë shqiptare. E pa trajtuar më parë kjo temë është totalisht një risi për kinematografinë shqiptare. Duke mos dashur të zbuloj më tepër jam i bindur se shikuesi do të gjejë veten në këtë film.

Si është lidhja juaj gjatë punës me regjisorin?

Xhustin Kristian: Kam patur përvoja shumë të mira gjatë punës me regjisorët. Bashkëpunimi i aktorit me regjisorin duhet të jetë gjithmonë mirëkuptues, tepër i ngushtë e reciprok. Kështu kanë mundësi të kuptojnë pikëpamjet e njëri-tjetrit dhe të arrijnë rezultatet e kërkuara. Ata duhet të ndajnë mes tyre vizion të njejtë të harmonisë emocionale të karakterit-personazh, kjo përbën dhe vështirësinë thelbësore. Gjithsecili duhet ta dashurojë atë që bën, të gjitha të tjerat vijnë mbas.

Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë film?

Xhustin Kristian: Do të shkëpusja një elemen tepër të veçantë që filmi “Emili” trajton, dualitetin dashuri-urrejtie. Ti shohësh keto dy ndienja të bashkëjetojnë aq natyrshëm mes tyre për mua ka qënë emocionuese, besoj e tillë do jetë edhe për shikuesin.

Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?

Xhustin Kristian: Shpresoj shumë që ai film të vijë. Puna ime ka qënë më tepër e fokusuar në skenë. Do të veçoja dramën “Premtimi” ku kam luajtur një nga rolet kryesore, Francin, për te cilin kam një dashuri të veçantë. Ai është një artist bohem, i destinuar në vetmi, që mbasi zhgënjehet duke eksperimentuar gati cdo argëtim sipërfaqesor të shoqërisë njerëzore kupton që dashuria dhe familja janë pasuria më e madhe.

Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?

Xhustin Kristian: Tregu i kinematografisë në Shqipëri është tepër i ngushtë dhe është vështirë për mundësi të tilla, madje qoftë edhe për audicione. Kam zgjedhur të luaj personazhin kryesor, Gabrielin, në filmin tim të parë “Shpirtra të Humbur”, me bindjen ndoshta sepse kam qënë shumë më afër karakterit të tij sesa dikush tjetër.

Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?

Xhustin Kristian: Diku në filmin “Hugo” të Martin Scorsese thuhet: “Filmat kanë fuqinë për të kapur ëndrrat”. Sa më ëndrrimtar të jetë një film aq më afër meje është; fantazi,aventurë,sci-fi…Personazheve komplekse dhe sureale të propozuara nga këto kategori nuk mund t’ju them kurrë jo.

Çfarë roli luan arti në shoqëri?

Xhustin Kristian: Ashtu si dhe historia tashmë ka vërtetuar, artin do ta vendosja në shtyllat themelore të edukimit të shoqërisë, përkrah me rëndësinë që i jepet familjes dhe shkollimit. Nga mënyra sesi depërton në brendësi të qënjes sonë merr vlera unike dhe i atribuoen potenciale të jashtëzakonshme. Besoj që arti në vetvete ka një mision shumë më sublim sesa thjesht krijimin e të bukurës dhe argëtueses. Ai duhet të jetë ambasadori i mesazheve humane, të paqes e dashurisë mes njerëzve, në vecanti në kohë krizash specifike të shoqerisë. Për sa kohë ndergjegjësohemi për pushtetin e jashtëzakonshëm të artit mbi masën dhe investojmë pastërtisht te ai, kemi kuptuar kështu celësin për të ndërtuar një shoqëri njerëzore shumë më të mirë nga sa e kemi sot.

Çfarë talente të tjera keni?

Xhustin Kristian: Aktrimi kërkon gjithmonë shumë kur bëhet fjalë për aftësitë e tua edhe në fusha të tjera të jetës dhe artit në përgjithësi. Kështu kam dhënë dedikimin tim maksimal për të njohur sa më shumë nga të gjitha. Do të vecoja kërcimin, këngën edhe pikturën.

Këshilla juaj për dike që dëshiron të ndjekë këtë karrierë?

Xhustin Kristian: Duhet të jetë i sinqertë me veten.Nëse ai është bindur që kjo është vërtet ajo çka dëshiron të bëjë, ushqimi i shpirtit të tij dhe motiv për jetën, të luftojë për ta arritur pavarësisht pengesave. Sigurisht do kërkojë shumë sakrifica por shpërblimi do të jetë unik.

Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

Xhustin Kristian: Përpiqem gjithmonë të jap më të mirën, sot më shumë nga dje. Më pëlqen të surprizoj veten, ashtu edhe ju. Jam besimplotë se produktet e këtij viti do jenë të suksesshme.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: "Shpirtrat e Humbur" në Nju Jork, Ermira Babamusta, i regjisorit Xhustin Kristian, sukses

Seriali amerikan me dy producentet Shqiptare

July 31, 2017 by dgreca

*Seriali amerikan “Plates on Fire” me producente dy shqiptaret Greta dhe Vilma ZENELAJ/

*“Plates on Fire” (Pjatat në Zjarr) është show më i ri krijuar nga veterani Joe Viramontez me producentet dy artistet e njohura shqiptare në Hollivud, Greta dhe Vilma Zenelaj, themeluese të Colored Films. Producentet shpallën datat e fillimit të serialit të gatimit kompetitiv në TV amerikan nga tetori – dhjetor 2017, ku 10 episode do shfaqen për sezonin e parë të serialit.

1 fire plates11 fires man1 conunity1Picture 5Plates on Fire2Vilma dhe Greta Zenelaj2ok

Shfaqja ka për prezantues Joe Viramontez, si dhe juria përbëhet nga vipa dhe celebritete të hollivudit të cilat do shpallen më vonë. Flitet se midis tyre mund të jetë edhe aktori komedian i famshëm Ken Davitian.

 

xhirimJuria3prezantuesi me gruan2kuzhina4fire1Greta dhe Vilma Zenelajok

Shfaqja “Plates on Fire” fton elitën e shefëve për të konkuruar për të fituar $10,000 për gatimin më të mirë, të cilat do t’i dhurohen organizatës humanitare që zgjedh shefi fitues.

Intervista me Producentet Greta dhe Vilma Zenelaj

Bisedoi Ermira Babamusta

Cili është koncepti i show-t të ri të gatimit? Si lindi ideja?

Vilma: Koncepti i keti programi televiziv “Pjatat ne Zjarr” eshte: 2 zjarrfiksa konkurojne se kush gatuan me mire dhe kush fiton merr 10 mije dollar dhe ja dhuron organizates humanitare te zgjedhur nga ai. Ky program do te kete 10 seri.  Ideja i ka ardhur Joe Viramontez qe eshte veteran dhe ka punuar vete si zjarrfikes per me shume se 30 vjet. Ai eshte dhe Host/Drejtuesi I programit.

Cilët janë juria? Ku shfaqet dhe kur?

Greta: Juria do te perbehet nga Ken Davitian qe eshte aktor dhe pronar restoranti ne Los Angeles. Nje nga pronaret e Omaha Stake qe eshte nje kompani shume e madhe ketu ne USA qe prodhon producte te ndryshme mishi. Per sa i perket personava te tjere jemi akoma ne diskutim. Ky emision do te shfaqet ne fund te tetorit tek kanali televiziv FYI te shtunave ne ora 10 te mengjesit per 10 jave rresht.  

Cilat janë disa nga organizatat që po ndihmoni me bamirësinë?

Vilma: Disa nga organizatat jene “Safe Pasages” qe mbron grate dhe femijet e abuzuar. 

Çfarë keni mësuar nga biznesi dhe shfaqja?

Greta: Une kam mesuar qe kur ke nje audienceqe deshiron ta shohi kete emision ateher duhet gjetur rruga per ta bere, prodhuar. Nuk eshte e lehte por mbeshtetem gjithmon  tek Zoti dhe ndihma e pjestarve te kompanis Colored Films, vecanerisht Vilma.  

Cila është pjesa më e vështirë për shefët? Si bëhet zgjedhja?

Vilma: Pjesa me e veshtir eshte te gjesh shefa qe din te gjatuajne dhe qe jane ok para kameras sepse eshte e naturshme te kesh emocione. Zakonishte zgjedhja behet nepermjet audicioneve dhe duke pare dhe personalitetin dhe si gatuajne.

Cilat janë disa nga idetë kreative dhe të reja që sjell shfaqja?

Greta: Ka shume njerez qe nuk e dine qe zjarrfiksat jane guzhinier te mire sepse nje pjese te dites ato e kalojne ne stacionin e tyre dhe gatuajne per njeri tjetrin.

Ne kemi deshire qe ta fillojme kete emision ne Los Angeles dhe pastaj te shkojme ne qytete dhe shtete te tjera dhe te bejme nje konkurim qe te gjejme zjarrfiksim qe gatuan me mire per ate zone apo ate qytet. Si kampionat. Champion.  

Me cilat projekte po merreni tani?

Greta: Per momentin ne jemi dedikurar shume tek ky emision por ne te ardhme te shkurter do merremi me nje film qe eshte bazuar ne nje liber.

Na tregoni më shumë për kanalin tuaj të ri në Youtube dhe disa nga show-t që përgadisni aty?

Vilma: Kanali jone ne youtube eshte pak eksperimental. Ne duam ti tregome publikut nje ane tjeter te jetes tone. Se shpejti do vendosim disa klipe video qe do te tregojne hap pas hapi se si po prodhojme emisione televizive dhe filma, duke filluar nga skenari, gjirimi gjetja e talentave, ndertesa ku do xhirojme e te tjetera.

Cilat do veçonit si pesë principet e suksesit?

Greta:

1. Beso tek Zoti dhe talentet qe te ka dhene.

2 Sa shume do qe tja arris asaj fushe.

3. Gjej pikat me te fortat tuat, kultivoj dhe gjej njerez te tjere qe mund te te ndihmonje per sa i perket pikave te dobta.

4. Gjerat nuk ndodhin brenda dites, duhet koh, eshtu qe fillo tani.

5. Te kesh shoqe apo shok qe te kuptojne dhe qe jane ne anen tende gjithmon dhe te thojne te te verteten.

 

Cilat janë planet tuaja përsa i përket filmave?

Vilma: Filmat jane aty ku na rreh zemra. Shpresojme qe mbas ketij emision televiziv te fillojme pune intensive per nje skenar te ri qe eshte bazuar ne jete e vertet te nje misionari ne Meksik.

Cilat libra po lexoni që ju kan frymëzuar? Rekomandoni 3.

Greta:

1. Your spiritual authority. Autoriteti juaj shpirteror nga Charles Capps.

2. Effortless Change. Ndryshim i left nga Andrew Wommack.

3. Hardness of Heart, Ngurtezimi i zemres nga Andrew Wommack

Cilat vlera ju kanë çuar në sukses?

Vilma: Kembengulja per te vazhduar pavarsisht nga veshtirsit qe te dalin para. Eshte e rendesishme te dish se per cfare ke ardhur ne kete bote dhe se si mund te konribosh ne jeten e njerzve.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira Babamusta, Greta dhe Vilma Zenelaj, Seriali amerikan “Plates on Fire” me producente dy shqiptaret

JULIAN ZYLA, MES AMERIKES DHE SHQIPERISE

July 30, 2017 by dgreca

Intervistë me themeluesin e “Win or Win Communications” Julian Zyla/1 Shkolla Dimerore Universiteti Evropian i TiranesBisedoi: Ermira Babamusta/Foto 3 - Me PresidentinA mund t’na tregoni pak për kompaninë tuaj “Win or Win”.?
!engelJulian Zyla: Pasioni dhe përvoja ime në gazetari, si dhe në politikë, më bëri të nisja Win or Win, një kompani për të ndihmuar institucionet dhe kompanitë të komunikojnë në mënyrë efektive. Win or Win është e specializuar në fushata politike dhe marketingu.Më jep kënaqësi të shoh se si një ide e thjeshtë u shndërrua në realitetin e suksesshëm të një firme me klientë të rëndësishëm.

Cilat janë disa nga projektet në të cilat keni qenë i përfshirë deri tani?

Julian Zyla: Vendosa të shkoj në Shqipëri pasi punova si gazetar për Zërin e Amerikës në Uashington D.C dhe Nju Jork. Gjithashtu kam studiuar, por edhe kam pasur përvojë në komunikim politik, duke u përfshirë në fushatën presidenciale të znj. Hillari Klinton. Që kur vendosa të themeloj Win or Win, kam punuar me klientë si Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Komuna e Gostivarit në Maqedoni, apo Sfida për Shqipërinë në Shqipëri, duke qenë gjithashtu në kontakt me korporata si klientë të rinj si Teoren, ABI Bank, Union Bank, Global Travel, etj.

Në Shqipëri gjithashtu isha pedagog i Marrëdhënieve me Publikun dhe të Folurin në Publik në Universitetin Europian të Tiranës. Me z. Henri Cili, aksionari i vetëm i UET, filluam kompaninë e PR-it politik “Pro-Democratia”, ku unë shërbeva si CEO i parë i kompanisë. Më pas vendosa të themeloja Win or Win.

Ju intereson personalisht politika? A jeni i interesuar të jeni vetë politikan?

Julian Zyla: Unë besoj te politika si shërbim. Kam studiuar shkenca politike në Romë, në Universitetin Sapienza dhe pastaj në Nju Jork, në NYU: politikën e shoh si thirrje. Ndërsa studioja, zakonisht mendoja se si ato gjëra mund të zbatoheshin për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në Shqipëri. Tani punoj në komunikim. Por nëse më ofrohet, do të pranoja me entuziazëm të kontribuoja për vendin tim.

Cilat çështje ju interesojnë?

Julian Zyla: Në Shqipëri, ekonomia është ende çështja dominuese. Edhe pse kjo është e vërtetë për shumë vende, ende shumë shqiptarë përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Më intereson të gjej mënyra për të përdorur politikën për të përmirësuar shanset e njerëzve. Deri tani, besoj se procesi i integrimit evropian është ende përgjigja më e mirë strategjike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Cili është ndryshimi më i rëndësishëm që keni sjellë në një projekt?

Julian Zyla: Unë besoj në komunikimi frymëzues. Kjo është arsyeja pse me klientët e mi insistoj në krijimin e emocioneve dhe pozitivitetit. Ky është ndryshimi më i madh që zakonisht u sjell projekteve të mia.

Si ndikon komunikimi politik te politikëbërësit, media dhe publiku?

Julian Zyla: Një pjesë e madhe e politikës së sotme është komunikim. Por kurrë nuk mund të jetë e gjitha, sepse pa përmbajtje, vlera ose komunikime të të vërtetave nuk do të funksionte. Komunikimi është rruga për politikanët për të arritur te njerëzit dhe për të ndikuar vendimet e tyre. Ky ndërveprim, natyrisht, ndikon edhe vendimmarrjen e vetë politikanëve. Kjo sepse ata, ndërsa vendosin, do të mendojnë se si do të jenë reagimet publike ndaj politikave të tyre.Mediat kanë një rol të dyfishtë. Ato duhet të informojnë duke respektuar dhe transmetuar ato që komunikojnë politikanët. Por gjithashtu duhet të informojnë edhe duke krijuar përmbajtje të pavarur.Komunikimi politik është kombinim i këtyre forcave: politikës, medias dhe publikut.

Çfarë strategjish përdorni në “Win or Win” për marketingun e kompanive?

Julian Zyla: Ne kombinojmë praktikat më të mira, si të marketingut tradicional ashtu dhe mediat e reja. Është vërtetuar shkencërisht se njerëzit veprojnë bazuar në emocione. Pra, për të shitur një produkt nuk mjafton të thuash është i mirë. Duhet të pasqyrosh që identitet për të cilin konsumatori yt të jetë krenar.Ne zakonisht e studiojmë kompaninë që kemi klient, studiojmë konkurrentët, tregun, dhe pastaj gjejmë mënyrën më të mirë për të maksimizuar potencialin e saj.

Çfarë është e nevojshme për një fushatë marketingu efektive dhe krijuese? 

Julian Zyla: Gjëja më e domosdoshme për një fushatë efektive është procesi i hulumtimit. Duhet kuptuar identiteti i vërtetë i kompanisë dhe të komunikohen pikat e saj të forta kundër dobësive të konukurrentëve. Nëse shmanget forca e identitetit të kompanisë apo komunikohen ekskluzivisht produktet, kemi të bëjmë me marketing të paefektshëm ose të pjesshëm.

Cili është sekreti i një strategjie të suksesshme mediatike?

Julian Zyla: Strategjia për mediat ka sukses nëse njihet mirë publiku që nevojitet dhe nëse komunikohet mesazhi i duhur për të. Pra, duhet targetim. Kjo do të thotë që duhet të japësh përmbajtjen e duhur në mediumet e duhura. Qoftë gjatë emisioneve televizive. Qoftë në gazeta. Dhe me ta duhet komunikuar në një mënyrë të tillë që mes teje dhe publikut që të intereson të krijohen pika të përbashkëta.

Cilat çështje ndieni tuajat? Çfarë pasionesh keni?

Julian Zyla: Pasioni im është politika. E shoh si një mjet për të përmirësuar jetën e njerëzve. Këtë filozofi përpiqem ta zbatoj edhe në komunikim. E shoh si kontribut që subjektet të mund të komunikojnë më mirë vizionin e tyre. Kjo, njëkohësisht, u jep njerëzve mundësi për alternativa më të qarta.

Kush ju frymëzon?

Julian Zyla: Njerëzit që luftojnë për ndryshim më frymëzojnë. Unë besoj se mundësitë tona për përmirësim janë të pafundme. Pra, sa më shumë të përpiqemi të përmirësojmë status quo-në, aq më mirë është për ne dhe për njerëzit që duam.

Cilat janë planet / synimet / projektet tuaja të ardhshme?

Julian Zyla: Për momentin jam i fokusuar në suksesin e Win or Win. Politika mund të quhet një qëllim afatgjatë. Unë besoj te krijimtaria, si në komunikim ashtu edhe në politikë. Kështu që do të vazhdoj të praktikoj sa më shumë kreativitet në çdo gjë që bëj.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dhe Shqipërisë, Ermira Babamusta, JULIAN ZYLA, MES AMERIKES

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 23
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT