• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Euro 2016”, Franca thyen Rumaninë në fund

June 10, 2016 by dgreca

Ka përfunduar me fitoren e Francës sfida hapëse e “Euro 2016”. Skuadra e Deshamp fiton ndeshjen e parë duke dalë e para në Grupin A, me 3 pikë, falë një supergoli të Dimitri Peyet, dy minuta para fundit të takimit.

Ajo që nuk u realizua në pjesën e parë, u bë realitet me fillimin e pjesës së dytë. Franca nuk dëshironte të ulte vrullin përpara sportdashësve të saj dhe krijoi disa raste të pastra për shënim, por golin e avantazhit e gjeti vetëm në minutën e 58 të takimit, kur Olivier Giroud arriti të përfitonte nga një dalje jo e mirë e portierit rumun për të devijuar topin me kokë në katërkëndësh.

Megjithatë, Rumania dukej e vendosur mirë në fushë dhe nuk humbi shumë kohë, por në minutën e 64 arrin të fitojë një 11-metërsh pas rrëzimit të një lojtari në zonën e rreptësisë së francezëve, ndërsa sulmuesi Stancu e ktheu në gol mundësinë e artë. Payet ka kaluar Francën në avantazh për herë të dytë falë një supergoli.

FrancaKa përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë mes Francës dhe Rumanisë. Të dyja ekipet kanë zhvilluar një lojë të bukur duke përcjellë emocione te tifozët. Francë pati më shumë mundësi për kalimin në avantazh.

Mbrojtja më e mirë është sulmi. Një taktikë e ndjekur thuajse në mënyrë perfekte nga Rumania, një ekip që është konsideruar si jofavoriti në përballjen hapëse të Europianit pikërisht kundër Francës organizatore, e që është kritikuar shpeshherë për lojën e saj mbrojtëse.

Rasti i parë i takimit është shënuar në minutën e katërt të takimit në “Stade de France”, ku sulmuesi rumun Stancu pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh ballkanasit, por gjuajtja nga një distancë e afërt me portën kundërshtare e tij u bllokua nga portieri Hugo Lloris.

Megjithatë, “gjelat” e Didier Deschamps janë kundërpërgjigjur menjëherë me anë të Giroud, në minutën e 12, pas krosimit të Payet nga e majta, por sulmuesi i Arsenalit nuk arriti të mposhtte portierin rumun Tatarusanu.

Vetëm dy minuta më vonë ishte finalisti i Champions League me Atleticon e Madridit, Antoine Griezmann, ai që tronditi shtyllën për francezët me një gjuajtje me kokë, por vetëm kaq.

Plot 32 minuta lojë janë dashur, që të vinte edhe ndëshkimi i parë me karton të verdhë. Ishte pikërisht Chiriches i Rumanisë që preku një top me dorë gjatë një dyluftimi me Pogba dhe arbitri kryesor nuk fali, edhe për shkak të protestës së tij. 45 minutëshi i parë i kësaj përballjeje do të mbyllej sërish me një karton të verdhë, për Rat në radhët e Rumanisë.

1465586696126_lc_galleryImage_France_s_Antoine_Griezman1465587357189_lc_galleryImage_France_s_Olivier_Giroud_l1465587736484_lc_galleryImage_Football_Soccer_France_v_10 qershor 2016

Filed Under: Sport Tagged With: Euro 2016, Franca thyen Rumanine

Ja si mund të siguroni një biletë për Shqipërinë në “Euro 2016”

October 18, 2015 by dgreca

10 qershorin e ardhshëm në Europian do të jetë dhe Shqipëria, dhe ëndrra më e madhe e cdo tifozi kuqezi tani është të ketë ndër duar një biletë të ndeshjeve të kuqezinjve në këtë kompeticion. Për këtë arsye, është e nevojshme të informoheni mbi rrugët dhe mundësitë që krijohen për pasjen e një bilete së tillë.
Gjëja e parë që duhet bërë është të shkosh në faqen online të Uefa-s, në sesionin “Ticket” ose “Bileta” në shqip.
Për të zgjedhur skuadrën që do të ndjekësh në Europian, mjafton të klikosh mbi ikonën me flamurin më të bukur në botë, atë shqiptar.
Faqja pasardhëse të informon që në fillim se për të blerë një biletë online në uefa.com duhet të plotësosh minimalisht një nga dy kushtet e mëposhtme, të jetosh në Shqipëri ose të kesh pasaportë shqiptare.
Më pas mund të vazhdosh me procedurën duke zgjedhur ndeshjen që kërkon të ndjekësh në stadium, duke plotesuar aplikimin online dhe në fund, nuk duhet harruar, që të theksosh faktin se në shkurt dëshiron të njoftohesh me email nëse ke fituar apo jo të drejtën e pajisjes me një biletë.
Sipas rregullores një person nuk mund të blejë më shumë se katër bileta për ndeshje, por për ata që duan të shohin më shumë se një ndeshje ekziston dhe një paketë e veçantë që ua mundëson këtë, ndërkohë që ka dhe bileta të vecanta për personat me aftësi të kufizuara.
Për një herë që Shqipëria luan në Europian cmimi i biletave nuk është dhe aq i kripur duke qenë se bëhet fjalë për një fazë finale të Europianit.
Nëse do të kemi fatin të luajmë ndeshjen hapëse me Francën, një biletë në bazë të kategorisë do t’ju kushtojë nga 75 euro më e lira në 595 euro bileta në tribunën vip, për ndeshjet e grupeve dhe 1/8 ato variojnë nga 25 euro deri në 145 euro, për cerekfinalet 45 euro deri në 195.
Për gjysmëfinalet dhe finalen ndërkohë, çmimet janë pak më të kripura siç i shihni dhe në tabelë.
Për momentin, aplikimi nuk ka filluar ende, por për të mos humbur asnjë sekondë të vyer, është mirë që në kutinë e mëposhtme të shkruani adresën tuaj të email dhe uefa.com do t’ju njoftojë sapo aplikimi për shorteun e biletave të jetë i disponueshëm.

Filed Under: Sport Tagged With: Biletat per Shqiperine, Euro 2016, si ti siguroni

Euro 2016, Shqipëria në vazon e katërt

October 15, 2015 by dgreca

20 ekipet që kanë siguruar kualifikimin në Europianin e Francës, vitin e ardhshëm, kanë nisur qysh tani të mendojnë mbi shortin e finaleve që do të hidhet më 12 dhjetor në Paris, pasi UEFA ka shpallur edhe renditjen e koefiçentëve të ekipeve kombëtare, përcaktuese për ndarjen nëpër vazo. Renditja është publikuar këtë të mërkurë pas përfundimit të 9 grupeve kualifikuese, ndërkohë që shorti për “play-off”-et do të hidhet më 18 tetor, këtë të dielë.
Franca organizatore do të jetë e para në grupin A, ndërsa kampionët në fuqi të Spanjës kanë gjithashtu të garantuar një vend mes 6 më të fortave, pavarësisht koefiçentit. Së bashku me Spanjën do të jenë edhe Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika, të cilat kryesuan grupet e tyre respektive kualifikuese. Përfundimisht, në vazon e dytë do të jenë Italia, Rusia, Zvicra, Austria dhe Kroacia. Nëse Bosnja do të fitojë sfidën e dyfishtë të “play-off”-it, do të jetë gjithashtu në vazon e dytë, por nëse humbet, Ukraina do të ishte ekipi që do të futej në vazon e dytë, gjithnjë në rast fitoreje të sfidës përkatëse. Por, nëse të dyja këto do të humbisnin, atëherë vendin e mbetur në vazon e dytë do ta merrte Republika e Çekisë. Në vazon e katërt janë të përcaktuar përfundimisht ekipe si Islanda, Uellsi, SHQIPËRIA dhe Irlanda e Veriut. Ndërkohë që, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Turqia janë të gjitha “në ankth”, pasi u duhet të presin ndeshjet e “play-off”-eve për të mësuar se në cilën vazo të shortit të dhjetorit do të bëjnë pjesë. Ndërkaq, UEFA ka zyrtarizuar edhe vazot e ekipeve kombëtare, të cilat do të ndeshen në fazën “play-off”, për të përcaktuar 4 ekipet e mbetura të Europianit 2016. Bosnja, Ukraina, Suedia dhe Hungaria janë ekipet më të vlerësuara në renditjen e publikuar po sot, gjë që i bën ata pretendentë përballë katër rivalëve të tjerë Danimarkë, Republika e Irlandës, Norvegji dhe Slloveni. Shorti do të vendosë përballë njëri-tjetrit këto kombëtare, me të parat që do t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi fillimisht, e më pas në transfertë. Takimet e para të “play-off”-eve do të zhvillohen më 12-14 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 15-17 nëntor.

Filed Under: Sport Tagged With: Euro 2016, në vazon e katërt, shqiperia

Mediat: Shqipëria në “Euro 2016”, nuk ka kthim pas

September 5, 2015 by dgreca

MEDIAT SERBE MERREN ME BALLISTIN/
Ka nje terheqje vemendje prej medias nderkombetare per paraqitjen e Kombetares Shqiptare ne ndeshjen me te fundit, ate ne Kopenhagen me Kombetaren rivale te Danimarkes.
Mediat italiane kanë qenë ato që kanë shkruar më tepër për takimin që përfundoi 0-0. “La Republika” ka theksuar më tepër nivelin e lartë që tregoi portieri Etrit Berisha përballa sulmit danez.
“Ka përfunduar pa gola ndeshja në kopenhagen, por nuk kanë munguar emocionit. Sidomos, në pjesnën e dytë të takimit, Danimarka tregoi forcën duke sulmuar vazhdimisht, por ajo gjeti hasi në mbrojtjen e ashpër të shqiptarëve, sidomos të atij që shkëlqeu, Etrit Berishës”, shkruajnë mediat italiane.
“Portieri i Lacios ka zgjidhur më shumë se një situatë të rrezikshme, duke mbrojtur portën që sulmohej vazhdimisht nga danezët dhe duke nxjerrë me barazim pa gola djemtë e De Biazit”, vijon më tej artikulli.
Në mediat e tjera ndërkombëtare rezultati është quajtur një barazim i artë, i cili bën shqiptarët të ëndërrojnë finalet e “Euro 2016”-ës në Francë.
BBC-ja e cilëson Kombëtaren të pathyeshme, solide dhe të vendosur në atë që synon dhe sipas saj ajo është në rrugën e duhur dhe nuk ka kthim pas.

MEDIAT SERBE MERREN ME BALLISTIN/
Ballist Morina, njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit, 14 tetorin e kaluar, ka qenë më qendër të vëmendjes së mediave serbe.
Shkuarta e tij në Kopenhagë, takimi me futbollistët kuqezinj të “Hotel Hilton”, pozimi me ta, prania në “Telia Parken” duke udhëhequr tifozët kuqezinj, është konsideruar një skandal nga serbët.
Ata që bënë atë dhunë të paparë në stadiumin e Partizanit të Beogradit në ndeshjen ndaj Shqipërisë e shohin veten 10 pikë pas nesh, u tregoi drejtësinë e kulluar KAS-i, duke ua dhënë shqiptarëve 3 pikët në tavolinë, nuk rrinë dot pa u marrë me kombëtaren e drejtuar nga De Biazi.
“Në ndeshjen kualifikuese për në Kampionatin Europian u shënua përsëri skandal, pasi lojtarët e Shqipërisë, para ndeshjes me Danimarkën, në Kopenhagë, janë fotografuar me njeriun që e solli dronin në Beograd, akt ky që e kishte ndërprerë ndeshjen me Serbinë, – shkruan “Tanjug”.
“Ismail Morina, të cilin të gjithë e paraqesin si “Ballist Morina”, ishte së bashku me lojtarët shqiptarë në Danimarkë, me të cilët ka bërë edhe një fotografi në grup. Incidenti me shkaktar këtë person ka ndodhur në Beograd, në tetor të vitit të kaluar, kur mbi stadium u shfaq një dron me flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre, pasi tifozët sulmuan fushën dhe pati incidente. Serbia mundi Armeninë 2-0, por nuk ka asnjë shans për t’u kualifikuar në finalet e kampionatit europian, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta luajë më 8 tetor, kur do të ndeshet prapë me Shqipërinë”, vijon “Tanjug”.
Ismail Morina ka bërë një gjest shumë interesant para fillimit të sfidës Danimarkë-Shqipëri.
I njohur si “Ballisti”, kuksiani ka udhëtuar në Kopenhagen për të ndjekur ndeshjen kualifikuese, e vlefshme për kualifikim në finalet e “Euro 2016”.
Ai është takuar me gjithë skuadrën, në hotelin ku qëndronin kuqezinjtë në Kopenhagen.Pas takimit, “Ballisti” ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke puthur grushtin e kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
“Grushti i shekullit, meriton të puthet”, – ka shkruar Ismail Morina.
Padyshim që grushti është i kapitenit Lorik Cana, me të cilin ai vuri përposhtë një huligan serb, që kishte hyrë në fushë dhe po godiste lojtarët tanë në ndeshjen e ndërprerë në Beograd.

Filed Under: Sport Tagged With: Euro 2016, media nderkombetare, shqiperia

E Premtja e Euro 2016

November 13, 2014 by dgreca

Te premten ne oren 20.45, ne stadiumin “Route De Lorient” ne Rennes, do te luhet ndeshja miqesore France- Shqiperi/ Ja ndeshjet e tjera/
Programi i ndeshjeve qe do te luhen te premten per eleminatoret e Euro 2016 eshte:
Grupi D:
(18.00): Gjeorgji – Poloni
(20.45): Gjermani – Gjibraltar
(20.45): Skoci – Irlande
Klasifikimi: P N F B H GOL dif
1. Poloni 7 3 2 1 0 11 2 9
2. Irlande 7 3 2 1 0 10 2 8
3. Skoci 4 3 1 1 1 4 4 0
4. Gjermani 4 3 1 1 1 3 4 -1
5. Gjeorgji 3 3 1 0 2 4 3 1
6. Gjibraltar 0 3 0 0 3 0 17 -17
Grupi F:
20.45:
Greqi – Ishujt Faroe
Rumani – Irlanda Veriut
Hungari – Finlande
Klasifikimi: P N F B H GOL dif
1. Irlanda Veriut 9 3 3 0 0 6 1 5
2. Rumani 7 3 2 1 0 4 1 3
3. Finlande 4 3 1 1 1 4 4 0
4. Hungari 4 3 1 1 1 3 3 0
5. Greqi 1 3 0 1 2 1 4 -3
6. Ishujt Faroe 0 3 0 0 3 1 6 -5
Grupi I:
20.45:
Serbi – Danimarke
Portugali – Armeni
Klasifikimi: P N F B H GOL dif
1. Danimarke 4 3 1 1 1 3 3 0
2. Shqiperi 4 2 1 1 0 2 1 1
3. Portugali 3 2 1 0 1 1 1 0
4. Serbi 1 1 0 1 0 1 1 0
5. Armeni 1 2 0 1 1 2 3 -1
Miqësorja me Francën, De Biazi: Na duhet te ruajmë vlerat e lojës sonë
Te premten ne oren 20.45, ne stadiumin “Route De Lorient” ne Rennes, do te luhet ndeshja miqesore France- Shqiperi, ne kuadrin e pergatitjeve per Euro 2016, qe do te organizohet ne France
Trajneri i perfaqesueses shqiptare te futbollit, italiani Gianni de Biazi dhe kapiteni i saj, Lorik Cana, e kane vleresuar shume kundershtarin. Sipas De Biazit, Shqiperia do te zhvilloje dy miqesore luksi, me 14 nentor ne Renes kunder Frances dhe ne 18 nentor ne Genova kunder Italise.
“Jane dy ndeshje miqesore te nje niveli shume te larte ndaj duhet perqendrim dhe mjaft kujdes. Ne duhet te ruajme vlerat e lojes qe kemi prodhuar nepermjet ketij grupi lojtaresh”, eshte shprehur trajneri i perfaqesueses shqiptare.
Ndersa kapiteni Cana ka theksuar se “per ne e sidomos per lojtaret e rinj qe nuk kane shume histori ne kete grup, keto ndeshje jane shume te rendesishme, jo vetem se po luajmë kunder ekipeve dhe lojtareve me emer, por edhe sepse nepermjet tyre skuadra rritet dhe forcohet”.
Ekipi shqiptar eshte nisur sot drejt Frances dhe në orën 19:00 është parashikuar konferenca për shtyp e trajnerit të kuqezinjve Gianni De Biazi, ndërsa në 19:30 ekipi shqiptar do të stërvitet në stadiumin e Rennes

Filed Under: Sport Tagged With: do te luhet ndeshja miqesore, Euro 2016, France- Shqiperi, ne oren 20.45, ne stadiumin “Route De Lorient” ne Rennes, te Premten

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT