• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Perse Populli nuk ha bar?

October 30, 2013 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/

Me një matematikë të thjeshtë, deri më tani janë premtuar më shumë se pesë miliard euro investime dhe mbi 300 mijë vende të reja pune nga subjektet pjesëmarrëse në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Shuma e premtimeve në fushatë, është marramendëse. Larg realizmit në Kosovë, tubim më tubim, shesh më shesh, derë me derë, politikanët ua kanë mësyrë votuesve duke i mbushur me një eufori të pashoqë. Imagjinata e tyre këtë herë s’ka kufi. Vetëm premtimet e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit për 11 komuna kapin shumën prej 845 milionë euro. Me këtë trend të premtimeve deri në përfundim të fushatës ai do të shterë buxhetin prej 1.5 miliardë euro që ka Kosova. Të dhënat zyrtare të qeverisë, në krye të së cilës është ai vetë, tregojnë shifra të tjera të cilat dëshmojnë se kryeministri është duke manipuluar me votuesit potencialë. LDK-ja e Isa Mustafës ka premtuar investime të mëdha në fusha të ndryshme, duke e ripërsëritur gjithashtu edhe premtimin për një Prishtinë ‘’metropolitane’’ . Vetëvendosja e Albin Kurtit ka premtuar qeverisje pa korrupsion. Ramush Haradinaj dhe partia e tij deri tani kanë premtuar qindra- mijëra vende të reja punësimi. Kurse Behxhet Pacolli deri më tani ka premtuar mijëra vende të reja të punës, hapjen e dhjetëra fabrikave dhe investime qindra miliona euro. Po të marrësh parasysh të gjitha premtimet që japin, gjithandej Kosovës, liderët e partive më të mëdha në vend dhe kandidatët për komuna, të krijohet përshtypja se Kosova do të bëhet vendi më i mirë për të jetuar në Evropë. Por, premtimet për investime qindra milionëshe, mbesin vetëm premtime elektorale dhe si të tilla këto premtime janë të pabazuara në realitet. Partitë të cilat garojnë në këto zgjedhje nuk kanë as programe dhe as potencial që t’i realizojnë këto investime qindra milionëshe, kur kihen parasysh investimet e pakta që kanë ndodhur këto katër vitet e fundit. Nëse këto premtime i krahasojmë me investimet që kanë ndodhur këto katër vitet e fundit, do të shihet se këto premtime janë vetëm të ekzagjeruara. Pastaj, ekzagjerimi i premtimeve gjatë fushatës elektorale i rrit pyetjet e zgjedhësve dhe kur fillon qeverisja atëherë ato pritje janë të mëdha, dhe këto pritje dështojnë të përmbushën nga pushtetarët, atëherë vjen zhgënjimi në shumë aspekte. Të gjithë aktorët politikë, të përfshirë në fushatën elektorale, duhet të jenë më të matur në dhënien e premtimeve të tyre. Premtimet për investime për më shumë se 100 milion euro për çdo komunë, shihet qartë se janë të ekzagjeruara. Vetëm në dhjetë komuna po të investohen nga 100 milion euro shihet se kjo është vetëm shkaku i fushatës dhe jo diçka konkrete. Bazuar në linjat zyrtare buxhetore, i gjithë buxheti për investimet kapitale për të gjitha komunat e Kosovës është 126 milionë euro. Me një buxhet pak më shumë se një miliard e pesë qind milionë euro, duket e paimagjinueshme se shumat marramendëse të premtuara nga politikanët të investohen nëpër komuna, do të realizohen. Projeksionet buxhetore nuk e kapërdijnë dot një parashikim të tillë. Fushata po bëhet virtuale nga dita në ditë dhe tanimë asgjë s’na habit. Kjo fushatë lirisht mund të cilësohet si fantastike ose fantastiko-shkencore .Një fjalë e urtë popullore thotë ‘’Populli nuk ha bar’’ .

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, nuk ha abr, perse populli

”Përrallat ekonomike”

October 24, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/Prishtine/

Nisur nga premtimet e kandidatëve për zhvillim ekonomik pa dallim fanelash politike në fushatën elektorale, qytetarët me të drejtë presin një pamje krejtësisht tjetër të qyteteve të Kosovës.

Në këtë fushatë po dëgjohen premtime abstrakte për mos thënë të kriposura. Ajo që më së shumti të bie në sy nga kandidatët është premtimi nga njëra anë i uljes së taksave dhe nga ana tjetër e shtimit të të hyrave dhe rritjes së mirëqenies sociale, gjë e cila është në shpërputhje të plotë me njëra-tjetrën. Kjo duket vetëm një eufori dhe jo diçka reale.

Kjo fushatë parazgjedhore ka shumë çka të përbashkët me festën e 1 prillit, pasi është jo e sinqertë ndaj masës të dilet me premtime pompoze të investimeve dhe në fund asgjë apo pjesërisht të realizohen.

”Kosovës sipas shumë ekspertëve ekonomikë, i nevojitet një rritje të zhvillimit ekonomik për çdo vit nga 7, 8 dhe 10 përqind i duhet një buxhet jo sa ai aktual, pasi nuk do të mjaftonin edhe miliarda të tërë që të realizohet e tëra ajo”.

Prandaj, gjërat duhet të pjesëtohen dhe të merren me rezervë.

Është e kuptueshme që fushatat parazgjedhore gjithmonë manifestohen me premtime të tilla, por qëllimi esencial është shqyrtimi i politikës dhe jo i projekteve.

Shqetësuese është që gjithë kandidatët i përdorin këto të dhëna dhe premtojnë se do të ketë zhvillim ekonomik.

Këto janë zgjedhje lokale që të vetmin qëllim kanë krijimin e një ambienti më të mirë për qytetarët.

Mund të arrihet pjesërisht diçka çfarë premtohet, mirëpo edhe  zgjedhjet qendrore sikur të kishin qenë, është e kotë dhe absurde të bëhen të gjithë ato premtime. Në fund të fundit edhe nëse bëhet një premtim i tillë apo konkretizim gjithë ato mjete nuk janë të përfaqësuesve të partive politike, por të popullit dhe duhet të jenë në kuadër të buxhetit të konsoliduar të Kosovës.

Është fushatë parazgjedhore dhe e drejtë e tyre që të hedhin hi në sy por sa dhe si perceptohet një dukuri e tillë është diçka tjetër.

Se do të implementohet diçka e tillë është diskutabile të thuash e pamundur.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, perralla ekonomike

Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet!?

October 18, 2013 by dgreca

Opinion nga  Faik KRASNIQI

Ky Mustafa Nano duket dhe jep shenja se është një mediokër që nuk e ka shokun.Jo vetëm toskët, por edhe gegët , nuk dinë të bëjnë shtet, se Sala kishte mundësi të kërkonte bashkimin dhe nuk e bëri.

Shqiptarët, si gegë dhe toskë , nuk dinë të bëjnë shtet , janë k… kandari. Këtu e kam fjalën për intelektualët shqiptarë.

Intelektualët shqiptarë nuk janë shtet formues –kanë mungesë të mendimit konceptual për shtetin, sepse janë në përgjithësi të frikësuar ose të rekrutuar nga fqinjët tanë.

Intelektualët tanë kanë tani në krah të tyre Amerikën dhe kanë frikë të kërkojnë bashkimin kombëtar. Sa erdhi Kongresmeni amerikan dhe i tha Majkos në 1999 ore ti pse nuk e kërkon Kosovën?

Ndërsa njerëzit e thjeshtë si gegë dhe toskë e duan dhe janë shtet formues, sepse e shprehin kudo dashurinë ndaj kombit shqiptar, por këta janë turma dhe nuk kanë gjë në dorë -Problemi është tek ata që kemi në krye.

Dhe ata që janë në krye tek ne, si në Shqipëri edhe në Kosovë janë deficente dhe nuk e kanë haberin fare nga politika.

Politika e politikanëve tanë është e interesuar për pushtetin e tyre , dhe as që duan t’ja dijnë për të ardhmen, apo për qëllimet afatgjata dhe afat mesme të kombit shqiptar.

Në fakt këtu ka një defekt edhe nga kombi shqiptar , gegë e toskë , se ne shqiptarët nuk dimë kë zgjedhim në krye.

Ketë e kemi defekt -Ne zgjedhim në krye ca budallenj që mezi e çojnë fjalinë deri në fund, mjafton që ata të fryhen si gjela dhe të mburren me diplomat e tyre ……..Pavarësisht se ata nuk dinë të bëjnë një analizë të thjeshtë fare në lidhje me fenomenet politike që ndodhin në vendin tonë , Shqipëri dhe Kosovë!

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, nuk dijne te bejne, shqiptaret, shtet

MAFIA POLITIKE

October 11, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/

Në çdo vend ku ka luftë, ku vriten njerëzit, gjithçka vjen si rezultat i politikës së keqe. Në çdo vend ku ka korrupsion, vidhet populli, e gjitha është rezultat i politikës së keqe. Në çdo vend ku ka papunësi të madhe, çdo gjë vjen si pasojë e politikës së keqe. Në çdo vend ku shteti nëpërmjet mediave mashtron, apo gënjen opinionin, sërish është rezultat i politikës së keqe.

Politikanët e mirë (që janë shumë të rrallë) duhet të lavdërohen, kurse të këqijtë duhet të kritikohen. Te ne, shumica e politikanëve janë të këqij, janë të devijuar nga politika dhe nuk e duan njëri-tjetrin, por problematika e krijuar këtu është se interesat e tyre janë të njëjta dhe ndër to mund të përmenden: të jemi të vrazhdë me popullin deri në pikën e fundit; ta zhvillojmë biznesin (kontrabandën) edhe më shumë; të vjedhim aq sa nuk kemi ku t’i lëmë paratë; të rrisim përqindjen e korrupsionit; të rrisim përqindjen e varfërisë (e gjithë lekët të vijnë te ne, do të thotë te politikanët); të bëjmë krime në mënyrë të pamëshirshme etj.

Këto zgjedhje, ato të kaluarat dhe ato të ardhshmet do të karakterizohen nga ky biznes me votën, si nga njëra parti, po ashtu edhe nga tjetra. Kjo është gjë e pajustifikueshme. Ne si popull i kemi mbyllur sytë që nga pas lufta. Ende i kemi të mbyllur dhe për t’i hapur mos të na shkojë mendja, sepse ata që i kemi sot në pushtet na i kanë mbyllur neve (popullit) me ”dhunë” sytë , me gënjeshtra, me krime dhe me premtime boshe.

Ne si popull asnjëherë nuk do t’i hapim sytë, pasi “pëlqejmë” errësirën. Realisht, kjo mafia politike te ne nuk është aspak e fuqishme, por neve na duket ashtu, sepse thjesht jemi të pafuqishëm. E vetmja fatkeqësi që po e vuajmë dhe do ta vuajmë është padituria. Ne atë nuk e kemi dhe nuk interesohemi ta kemi, dhe kjo gjë do na shkaktojë e po na shkakton shumë probleme. Sa më larg partive politike, aq më larg negativitetit, krimit, varfërisë, korrupsionit, injorancës arsimore etj. Por, të paktën, më afër realitetit pozitiv…

 

Filed Under: Featured Tagged With: faik Krasniqi, Mafia Politike

Përrallat e gjyshes!

October 4, 2013 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/

Fushata nisi. Partitë e mëdha, sigurisht, me xhepin më të fortë e kanë nisur fushatën me bujë të madhe. Me koncerte, me reklama, me bilborde, me vetura të mbuluara me flamujt apo me kamionçina ftojnë votuesit për të votuar ndonjërin nga kandidatët. Gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës parazgjedhore në Kosovë, në të gjitha mediat elektronike dhe ato të shkruara, do të kemi mundësi të shohim partitë politike dhe kandidatët e tyre, duke dhënë premtime të pafundme në mënyrë që t’i bindin votuesit që të dalin në zgjedhje dhe t’i votojnë ata. Do të dëgjojmë akuza të lloj-llojshme që do të bëjnë partitë dhe kandidatët kundër njëri-tjetrit. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi kandidatët e tyre t’i shohin edhe për së afërmi, pasi ata do të shkojnë në çdo cep të Kosovës, lokal për lokal, madje edhe nëpër kafeneja dhe çajtore për të kërkuar votën e tyre, duke ju dhënë premtime të mëdha që natyrisht ato kurrë nuk i realizojnë. Motoja e çdo kandidati padyshim që do të jetë; voto për mua, sepse unë do ta realizojë këtë që kryetari i mëhershëm e ka premtuar por nuk e ka realizuar. Ata me çdo kusht do të mundohen t’i bindin votuesit që të votojnë për ata. Zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës me partitë politike është shumë i madh, dhe në çdo zgjedhje nacionale ose lokale që janë mbajtur në Kosovë është vërejtur në masë të madhe ky zhgënjim, derisa në zgjedhjet lokale të vitit 2000 pjesëmarrja e votuesve ka qenë 82 për qind në vitin 2010 pjesëmarrja ka qenë 42 për qind, dhe sipas shumë OJQ-ve në këto zgjedhje pjesëmarrja e votuesve do të jetë akoma më e ulët. Shifrat flasin vetë dhe zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës për të mos dalur në zgjedhje është mëse e arsyeshme, pasi deri më tash premtimet e partive politike që e kanë shijuar pushtetin nuk i kanë realizuar ato për t’ju rregulluar sadopak jetën atyre. Janë shumë arsye pse qytetari i Kosovës  që të mos dalë të votojë në këto zgjedhje.

-Republika e Kosovës edhe 14 vite pas luftës, po përballet me mungesë të energjisë elektrike dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt që investitorët e huaj të mos investojnë në Kosovë.

-Papunësia mbetet në shifra alarmante. Kemi një ekonomi të brishtë, fabrikat u shitën për një shumë qesharake dhe shumica prej tyre nuk janë funksionale, ato me ndihmën e qeveritarëve ranë në duart e matrapazëve, ku padyshim hise në këto fabrika kanë edhe një pjesë e politikanëve tanë, ndërsa varfëria po shtohet dita-ditës. Mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në varfëri të skajshme/ekstreme, dhe mijëra familje të djegura nga lufta ende s’kanë kulm mbi kokë.

-Familjet e dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të luftës kanë mbetur pa përkujdesje institucionale, në mëshirën e Zotit, dhe vetëm gjatë fushatave elektorale të partive politike kujtohet kjo kategori dhe kryesisht përdoret për të fituar në kurriz të tyre sa më shumë vota.

-Shëndetësia është në gjendje të mjerueshme, dhe pacientët që vizitohen çdo ditë nëpër spitalet e Prishtinës e gjetiu, më së miri e ndiejnë këtë gjendje katastrofale në të cilën ndodhet shëndetësia në Kosovë.

-Cilësia në arsim ka rënë dukshëm, ku po dominojnë Universitetet private që pas luftës u bien si këpurdhat, dhe dita-ditës këto të vetëquajtura ”Universitete” po prodhojnë analfabetë me diploma,  që padyshim këto gjëra do t’i kushtojnë më vonë Kosovës shumë shtrenjtë.

-Korrupsioni është shpërndarë si kancer në të gjithë Kosovën, ku marrim gjithmonë kritika nga organizata të ndryshme financiare dhe nga BE-ja, për nivelin e lartë të korrupsionit.

-Krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore, prostitucioni, Kosovën po e përcjellë edhe tash 14 vite pas përfundimit të luftës. Organet policore si dhe sistemi i korruptuar gjyqësor nuk po ia arrijnë t’i luftojnë këto dukuri negative, që janë shumë të dëmshme sidomos në këtë fazë të shtetbërjes që po kalojmë, ku e gjithë bota kanë vëmendjen tek ne se si po e menaxhojmë këtë pavarësi gjysmake(të çaluar).-Veriu i Mitrovicës po vazhdon akoma të mbetet jashtë juridiksionit kushtetues të Republikës së Kosovës, dhe si në çdo fushatë parazgjedhore partitë politike do ta përdorin pikën më të nxehtë Veriun e Mitrovicës, kinse ata do ta ri-bashkojnë qytetin e ndarë të Mitrovicës që nga paslufta, në mënyrë që të fitojnë sa më shumë vota.

Premtimet e partive politike në Kosovë që i kanë bërë në të kaluarën në çdo fushatë parazgjedhore por që do t’i bëjnë edhe tash, janë të besueshme që do t’i realizojnë, aq sa përrallat e gjyshes sime që mi tregonte kur kam qenë i vogël në mënyrë që të më qetësonte dhe të flija gjumë dhe kur u rrita e kuptova që ato përralla kishin qenë të gjitha gënjeshtra.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, opinion, perrallat e gjyshes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 17
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT