Replikë Artikullit të z. Martin Vulaj, botuar në gazetën Dielli online, datë 29 Maj 2020:
“The original document of the conversation”/
NGA VALENTIN LUMAJ*
Nuk e njoh në person z. Martin Vulaj, prandaj nuk ndiej asgje tjeter vecse respekt ndaj tij që punon në menyrën e tij të ndershmërisë për komunitetin apo çështjen kombëtare.
Megjithatë unë dua të paraqes disa argumente që bien në kontradiktë me nje pjese nga çfarë shkruhet në artikull:
- Letra e derguar zevendes-pesidentit Pence eshte drejtuar nga “Michigan Albanian Americans for Trump”. Ky emer eshte fiktiv apo “fake name”, sepse nje organizate apo shoqate e tille nuk egziston as ne komunitet as e rregjistruar ne County apo askund.
- Adresa e kesaj “Shoqates” qe eshte e shkruar ne leter eshte e residenca personale e z. Gjevalin Gega. A mund t’i shkruhet nen-presidentit te Amerikes gjoja ne emer te komunitetit shqiptar me nje emer fallco dhe nje adrese te nje residence personale?!
- Kjo leter eshte nenshkruar vetem nga z. Gjevalin Gega me shenimin “Kryetari”. Une pyes: kryetari i kujt? Ne ketu ne MI as kemi pare as kemi degjuar te jete themeluar kjo shoqate kaq e madhe me “lideret e komunitetit” dhe kryetar te jete zgjedhur
z. Gega.
- Z. Gjevalin Gega nuk perfaqeson askend perveç vetes se tij, ai nuk ben pjese apo perfaqeson asnje shoqate apo grupim te mirenjohur atdhetar ne MI.
- Lista e “Michigan Albanian Community Leaders” perbehet vetem nga Shoqata Malsia dhe Shoqata Kosova, pasi te tjeret ne liste jane individe qe perfaqesojne vetem personin e vet. Edhe udheheqesit e kulteve fetare perfaqesojne vetem veten e tyre mbasi ata nuk und te perfaqesojne vullnetin politik te anetareve te vet. Po ashtu edhe perfaqesuesit e Televizioneve nuk perfaqesojne shikuesit e televizioneve te tyre. Ne MI ka shoqata dhe organizata te tjera, te cilat z. Gegaj nuk arrin t’i manipuloje. Permend ketu institucionin e Konsullit te Nderit, Federata Vatra MI, Shoq. Kastrati, Shoq. Dukagjini. Albanian Roots MI, Shoq. Rapsha ne Mergim, etj.
- Ne kete artikull shkruhet se kjo leter nuk ka lidhje me Peticionin e fundit derguar Presidentit Trump. Faktikisht ka nje lidhje sepse z. Gegaj eshte nje nga nismetaret dhe bashkepunuesit edhe te atij peticioni. Ai ka punuar shume per sigurimin e mbeshtetjes per kete peticion ketu ne Michigan, dhe ja ka arritur qellimit, mbasi ka bindur nje institucion fetar, ndersa dy institucione te tjera as i ka pyetur as ua ka marre pelqimin. Me aq informacion qe kam, ata jane shume te indinjuar me kete veprim dhe mund te marrin edhe hapa ligjore.
- Z. Gegaj, si firmetar i dy dokumenteve ne nje kohe te shkurter, i pari supporton Presidentin Trump dhe i dyti e sulmon Presidentin, dhe mohimi i lidhjes me te dytin, krijon nje konfuzion dhe nje opinion per nje dyzim qendrimi apo personaliteti.
- Sipas letres te ciles i referohet z. Vulaj, z. Gegaj eshte kryetar i shqiptareve qe mbeshtesin Trump-in, pra i shqiptareve republikane. Fakti qe e ve ne pikepyetje te gjithe kete leter eshte se z. Gegaj eshte i deklaruar si INDIPENDENT.
Disa pyetje per autorin:
-mbi çfare baze e quani takimin e z. Pence me grupe etnike ne MI si takim special me z. Gega?
-si mund t’i konfirmoni si te verteta fjalet e z. Gega drejtuar z. Pense apo pergjigjen e z. Pence ne ate takim, a ka deshmitare qe e deshmojne kete?
-Kur thoni se “z. Pence u prek ne shpirt nga fjalet e Gjevalinit”, sim und t’a provoni kete.
-si mund ti konfirmoni telefonatat e z. Tripmacher apo znj. Ahlers me z. Gega? Kush i ka degjuar apo regjistruar?
– Si mund t’a konfirmoni deklaraten e znj Ahler. Meqenese pati nje leter te shkruar, a keni ndonje pergjigje me shkrim apo vetem fjale ne ajer “according to Gegaj”?
-Edhe nje verejtje serioze per Peticion-shkruesit alla-Gjovalin Gegaj, alla-Richard Lukaj etj:
Mos i kompromentoni dhe mos u mundoni te fitoni kredibilitet duke perdorur emrin e bashkesive fetare. Bashkesite fetare nuk merren me politike. Ka nje konflikt te madh ketu. Nje udheheqes i nje bashkesie fetare nuk mund te firmose nje peticion qe ska lidhje me religjionin, ne emer te gjithe anetare te asaj bashkesie. Udheheqesit fetare mund te merren me aktivitet politik apo kombetar si individ por jo si bashkesi. Sepse normalisht Trump apo Pense kane te drejte te pyesin: Cfare pune kane per shembull kishat apo xhamite te me kritikojne apo rekomandojne çfare duhet te bej apo mos te bej ne punen time si President/Vice i Amerikes? Prandaj ju mund te shkruani emrin e tyre si individe por jo te bashkesise fetare qe perfaqesojne. Kete ta mesoni sa per kulture te punes tuaj.
Ne pamje te pare mund te duket sikur une kam nje qasje personale me z. Gega. Ne fakt nuk eshte ashtu, per me teper e adhuroj si nje punetor i palodhur dhe familjar i mire.
E BERA KETE REPLIKE PER TE NDERGJEGJESUAR LEXUESIT, SE Z. GEGAJ APO TE TJERE, ME DASHJE, PA DIJE, PA VETDIJE, ME NAIVITET, PER POPULIZEM APO PER PAK EMER E ASHTU NEN TAVOLINE, PO I BEJNE NJE DEM SHUME TE MADH KOMUNITETIT SHQIPTAR, KOSOVES APO ÇESHTJES KOMBETARE. Prandaj ky reagim le te jete fillim i nje refketimi per te kuptuar gabimet ne menyre qe te mos perseriten ne te ardhmen.
“E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse te qetohet vetëdija kur fole ç’duhej të flisje”- ka thene themeluesi i Diellit. Per hater te Konices se Madh, tek Dielli nuk duhet te botohen çfredolloj artikujsh elozhe per individe qe i ndjek nga mbrapa vetem hija e vet.