Gazeta Dielli ka marrë njoftime nga burimet familjare se me rastin e ndarjes nga jeta me 30 nëntor 2016 e Ziza Gecaj Bajraktari, djemtë Harry e Miftar Bajraktari dhe i vëllai Rrustem Gecaj së bashku me familjet dhe të afërmit e tyre gjatë tërë ditës së dielë, më 11 dhjetor, 2016 pritën ngushëllimne nga qindra e qindra njerëz nga të gjitha anët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe trojet e tjera shqiptare. Shumë prej tyre kishin udhëtua rme nga tri e katër orë për ta nderuar familjen Bajraktari dhe Gecaj. Pritja u bë në shtëpinë e Harry Bajraktarit në Vranoc të Lugut të Beranit, komuna e Pejës. Edhe pse e diela ishte një ditë e ftohtë,vargu i njërzve nuk pushoi gjatë tërë ditës për ta lehtësuar dhimbjen e këtyre dy familjeve për vdekjen e Ziza Gecit Bajraktari.




Për të ndarë dhembjen bashkë më familjen Bajraktari dhe Gecaj kishin ardhur në ngushëllime edhe shumë personalitete të jetës fetare, politike dhe të institucioneve të tjera të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e trojeve tona shqiptare.



Me këtë rast djemtë Harry e Miftar Bajraktari, vajzat e të ndjerës dhe i vëlla Rrustem Gecaj, falënderojnë të gjithë ata që i ngushëlluan dhe ua lehtësuan dhimbjen, si edhe ata që përmes mesazheve të shumta shprehën ngushëllimet për familjen Bajraktari dhe Gecaj.
Të gjithë këtyre ua kthefshim në gëzime.
Familja Bajraktari dhe Gecaj, Vranoc, 11 dhjetor, 2016.
***
Pas pritjes së ngushë llimeve në Vranoc, familjet Bajraktari dhe Gecaj kanë njoftuar se do të qesin të pame të Dielën me 18 Dhjetor 2016.
Në njoftimine shpërndarë nga familjet shkruhet: Me rastin e vdekjes së nënës, gjyshes dhe motrës sonë, Ziza Gecaj Bajraktari, e cila ndërroi jetë me 30 Nëntor 2016 dhe u varros me nderime të mëdha me 3 Dhjetor 2016 në varrezat familjare në Washington Memorial Park në New York; djemtë Harry dhe Miftar Bajraktari, vëllau Rrustem Gecaj, presin vizita ngushëllimi për burra dhe gra, të Dielën me 18 Dhjetor 2016 prej orës 10.00 të mëngjesit deri në orën 5.00 pas dite në:
Royal Regency Hotel, në adresën 165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710(Tel- 914-476-6200)