
NGA FATMIR GJONZENELI*/
Jeta e Tekiut qe si e shumë njerëzëve të asaj gjenerate; qe e vuajtur, por edhe e pasur me dashuri. Tekiu u rrit me 6 motra e vëllezër në rrugët e Skelës në vitet 40-50. Me babain në burg politik, edhe nënën në punë të rënda, Gjonzenelajt u rritën si karakteret në novelat e Dikensit. U rritën rrugëve, edhe u doli nami në Skelë si të zotët për punë e mbijetesë.
Dhuna komuniste nuk i linte ta nxjirrnin veten nga kjo gjendje e rëndë. Qamili, vëllaji i madh notoi deri në Korfuz për të përmisuar fatin e ti. Kurse tre vëllezërit e tjerë të gjithë i panë qelitë e hetuesisë dhe ferrin e burgjeve socialiste. Por këto vuajtje ushqyen lidhje të forta familjare që akoma vazhdojnë dhe nuk u çanë as nga persekutimi, as nga emigrimi.
John F. Kennedy, të cilin babi e respektonte shumë pat thënë: “ai që ka mundësi të ndimojë, e ka detyrë të ndimojë.” Tekiu kështu veproi, jetoi me këtë moto. U mundua ta ngrinte veten nga errësira që jeta i dha; por nuk e shijonte dritën në qoftë se s’merrte edhe shokun me vete.
Nje dite, Teku qe me fat; takoi nje vajze te bukur, e cila ishte nga rethanat jetësor me jete te ngjashme, si e tij. Ekuptoi menjehere qe kjo grua qe partnere e pershtatshme per te ngritur nje jete se bashku. E ngriten jeten bashke neper çdo vuajtje. Ata sakrifikuan per njeri tjetrin, edhe punuan fort, kudo.
Me shume pune, zgjuarsi, edhe humor, ndërtuan një jetë të mirë për atë kohë. Por nga fundi i viteve ’80, vajzat po rriteshin edhe po bëheshin gra. Tekiu e dinte mirë çfar lloj fati i priste fëmijët e tij në Shqipëri, ndaj me Didin për dore, e çmontuan jetën edhe gjithë “pasurinë” që kishin bërë në Tragjas. Sakrifikuan pleqërinë, edhe rehatinë e tyre, për të ardhmen e fëmijve.
Si emigrantë të rinj e ndërtuan jetën prap nga e para. U munduan, punuan, edhe krijuan çdo oportunitet që mundeshin për fëmijët e tyre. Por edhe ndimuan emigrantë të tjerë kur mundeshin.
Vdekja e Tekiut, imitoi jetën e ti; qe plot me dhimbje, por edhe plot me dashuri. Kanceri është një sëmundje e tmerrshme! Çdo ditë të vjedh mundësitë. Por Tekiu e përballoi me vullnet dhe humor. Një ditë, i lodhur e me dhimbje, e pyeti infermjeren:
– “Kur do vdes?”
Ajo ju përgjigj, “Zoti s’është gati për ty. Akoma është duke përgatitur dhomën për ty…”
Tekiu iu përgjigj: “Thuaj të fillojë me bajnën të parën.”!….
…..- Baba,- do të na marrë malli çdo ditë! Do na mungosh në momentet me gëzime dhe hidhërim që jeta ka. Dhe çdo herë që nipërit e mbesat e tu, arrijnë një lartësi të re jetësore; në do themi, “Oh sa qejf do të kishte babi ta shikonte!” Edhe sigurisht, lojërat e futbollit s’do jenë njësoj. Besoj se edhe Mesi “qanë” sot për Ty.
Babi, doje të vdisje në ditë me diell, dhe në ditë me diell shkove. Shpresoj se çdo ditë të jetë me diell aty ku je!
Mos ki merak për ne. Ne kemi trashëguar ngulmimin, fisnikërinë, dhe dashurinë tënde. Këto janë gurët e fondacionit të jetëve tona.
Mirupafshim Toti. Të duam për JETË!!
*Fjala e Lamtumirës në përcjelljen e të atit, Teki Gjonzenelit, prej të birit Fatmir Gjonzeneli.
Totowa, NJ, 13 Prill 2019