• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Shuttle” Diplomacia që po Zëvendësohet me “Twitter” Diplomacinë

February 8, 2020 by dgreca

Shkruan Faton Bislimi/

Historia moderne e Evropës është përshkruar nga shumë tragjedi, që nga Holokausti e deri tek Srebrenica e më në fund edhe spastrimi etnik dhe aktet gjenocidiale të luftës së Kosovës. Nëse shekulli i 20-të mori me vete këtë histori të përgjakshme të kontinentit tone, ai po ashtu shënoi edhe suksesin më të madh të diplomacisë ndërkombëtare, vecanërisht të asaj që mandej u njohtë edhe në literaturën e shkencave politike si “shuttle diplomacy” apo diplomacia e vajtje-ardhjeve. 

Ishte pikërisht tanimë i ndjeri Ambasadori Richard Hollbrooke i cili në përpjekjet e tij sublime për të arritur paqen në Kosovë kishte ndërmjetësuar parezervë ndërjmet palëve në konfilkt. Realisht, ai kishte qene negociatori kryesor amerikan dhe ndërkombëtar që po punonte për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, dhe e gjithë diplomacia botërore i kishte sytë tek ai. Ambasadori Hollbrooke në mes Prishtinës dhe Beogradit, e mandej edhe Brukselit e Washingtonit, ishte gjithëherë në lëvizje. 

Disktuimet e tij në Prishtinë e në Beograd ishin të drejtpërdrejta me liderët e kohës, ishin shumë të thukta dhe gjithëherë me mesazhe direkte nga Washingtoni.  Përpjekjet e tij nuk shkuan huq, ani pse diplomacia në fund u dashtë të përforcohej me sulmet ajrore të NATO-s kundrejt regjimit gjenocidial të Millosheviqit. Ky intervenim i NATO-s që përfundimisht solli clirimin e Kosovës erdhi si rezultat i shterrjes së shuttle diplomacisë, bashkëpunimit të sinqertë dhe të mirëkuptuar nga Presidenti Rugova dhe Kosova në përgjithësi, si dhe kryeneqësinë diktatoriale të Serbisë. 

Sot, mbi dy dekada pas clirimit të vendit dhe mbi një dekade pas pavarësisë së Kosovës, ne gjendemi në një pike interesante të zhvillimeve politike. Dialogu me Serbinë që kishte filluar si dialog teknik tanimë është kthyer në një dialog që po përcakton shumë cështje politike jo vetëm në marrëdhëniet në mes Prishtines e Beogradit por edhe brenda vet organizimit shtetëror të Kosovës. 

Por ajo që po definon këtë faze të re negociatash në mes Serbisë e Kosovës nuk është më shuttle diplomacia e Richard Hollbrooke por Twitter diplomacia e Richard Grenell.  Nga një Richard në Richard-in tjetër, mënyra e negociimit dhe, më spëcifikisht, mënyra e ndërmjetësimit amerikan në cështjen Kosove-Serbi është ndryshuar fundamentalisht. 

Twitter diplomacia, nëse vazhdon me trendin që ka filluar, do të njihet në analet e histories dhe vecanërisht të shkencave politike si mënyrë e re e të bërit diplomaci dhe e angazhimit në marrëdhënie ndërkomëbtare që fillimisht ka marrë hov nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Por, që Trump ka bërë politike përmes Twitter, kjo është vënë re qysh në ditët e para të mandatit të tij, por që kjo formë e të bërit politike edhe në arenën ndërkombëtare, pra kjo formë e diplomacisë – Twitter diplomacia – do të mund të hyjë në terminologjinë e literaturës politike vetëm tash që i dërguari i posacëm i Trump për Ballkanin, Ambasadori Richard Grenell, mesazhet e tij politike dhe porositë diplomatike të Shtëpisë së Bardhë po i përcjelle përmes Twitter. 

Normalisht, ky lloj veprimi, në të cilin kanë rënë lehtazi edhe lideri opozitar Kadri Veseli, e para tij, Presidenti i vendit, Hashim Thaci, është mënyrë e pa sprovuar e të bërit diplomaci. Realisht, njohësit e politikës amerikane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin komunikimin diplomatik dhe atë të rendësisë së vecantë politike përmes Twitter si papërgjegjësi dhe si mënyrë joadekuate të të punuarit për të pasur sukses afatgjat. 

Twitter diplomacia që po bëhet sot është skajshmërisht e rrezikshme sepse fut në debat opinionin publik, dhe mesazhet e cunguara ne një fjali janë jo më shumë sesa dromca të një argumenti që realisht mund të jetë me vend, por që i njejti mund të keqkuptohet gjithësesi.  Por, njerzë me fuqi të madhe politike si Presidenti Trump e po ashtu edhe sikur ambasadori favorit i tij Grenell, mund të bëjnë Twitter diplomaci sepse në fund të ditës ata janë udhëheqës të shumë proceseve politike dhe ekonomike botërore, por Twitter diplomacia e Kosovës është formulë e destinuar për dështim.  

Kosova ka pas fat të mirë me Richard Hollbrooke, andaj këtë fat duhet ta kërkojë edhe me Richard Grenell – në mënyrë të dejtëpërdrejtë, përmes sinqeritetit, dhe korrektësisë – por jo assesi përmes Twitter diplomacisë. Jemi tepër të vogël për të qenë vetmas të suksesshëm në vallën e valëve të mëdha të oqeanit politik ndërkombëtar. 

*Faton Bislimi është anëtar i Komitetit Këshillues Strategjik për Diplomacinë Qytetare pranë German Marshall Fund të SHBA-ve në Washington, DC, si dhe anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtërove të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në New York. 

Filed Under: Politike Tagged With: Faton Bislimi-“Shuttle” Diplmacia

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT