Kur të rriten dy fëmijët e mi do ta kuptojnë se secili prej tyre është multimilioner në saj të aftësive të një avokatit shqiptaro-amerikan,Ylber Dauti. Faleminderit avokat!/
Gazetës :”Dielli” në New York/
I nderuar Z. Editor
Dëshiroj të publikoj një falenderim për avokatin tim Ylber Dauti. Ju lutem publikoni si më poshtë:
“Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht Avokatin Ylber Dauti për punën e përkryer dhe rezultatin e shkëlqyer që ai arriti në çështjen gjyqësore për dy fëmijët e mi. Unë u mahnita dhe u krenova kur dëgjova gjykatësen e çështjes Znj. Sharon Aarons të thoshte se ajo “kurrë nuk kishte parë apo dëgjuar që një shumë kaq e madhe dëmshpërblimi të jepej për një çështje të tillë.”
Ishte vërtet krenari për mua pasi kjo gjë u arrit nga një avokat shqiptar. Në fillim ne kishim kontaktuar një avokat tjetër i cili na këshilloi që vlera e çështjes mund të ishte rreth tridhjetë mijë dollarë! Natyrish nuk mund të ishim në një mendje me avokatin dhe kërkuam një tjetër avokat. Ishim me fat që gjetëm avokatin shqiptar Ylber Dauti.
Si pasojë e punës dhe aftësive profesionale të Avokatit Dauti – dy fëmijët e mi kur të rriten do ta kuptojnë që secili prej tyre është multi-milioner – dhe për këtë ne do t’ i jemi gjithmonë mirënjohës avokatit shqipëtar, Z. Dauti.
Gjithashtu përgëzojmë Av. Dauti për këtë fitore e cila është shpallur nga New York Law Journal /Verdict Search e datës 23 Dhjetor 2013, si shuma më e madhe e dëmshpërblimit e fituar në shtetin e Nju-Jorkut për vitin 2013 në kategorinë e premises liability.”
Të bashkëngjitur keni çekun për botimin e këtij falenderimi në gazetën”Dielli”.
PS:Po patët ndonjë pyetje, ju lutem me kontaktoni në këtë numër telefoni….
Me respekt,
A Berisha
Janar 17, 2014