Reportazh nga New Yorku/
Shkruan Nora Kalaja /
Producenti Adem Belliu me datën 4 nëntor 2012 organizoi një festë madhështore me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 15-vjeçarin e TV Kultura nëNew York, të cilin ai drejton. Ceremonia u hap me himnin shqiptar dhe amerikan. Midis të ftuarve prezent prej 500 pjesëmarrësve ishin edhe prezantues nga komuniteti shqiptar shkencëtar, artistik dhe politik, duke përfshirë dhe këngëtarët e shquar Gëzim Nika, Hajro Ceka, Eagles Up Entertainment (Gem Belushi, Marty Magz), Alba Band, Muharrem Borova, Cobo Music Studio, Valerie Veneski dhe Tom Smajlaj nga “Shoqata Kulturore Artistike Kelmendi”, aktori i talentuar Agim Rugova, regjizori i shquar Roko Markolovic (producenti/regjizori/skenaristi i filmit të parë shqiptar në Amerikë ‘My Destiny: An Albanian Love Story’), artisti Astrit Tota, etj.
Aktori i famshëm Agim Rugova luajti rolin e këshilltarit politik të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqi dhe lexoi Deklaratën e Pavarësisë gjatë skicës teatrale performuar për publikun e pranishëm. Në skenë ka performuar edhe Shaban Lajqi i cili luajti rolin e Ismail Qemalit dhe Tom Gjergji i cili luan rolin e Isa Boletinës dhe rikrijuar skenën e Pavarësisë 1912. Gjithashtu trupa e aktorëve do interpretojnë edhe jashtë qytetit të New Yorkut. Do jenë të ftuar në LehmanCollegepër festivalin shqiptar, dhe do performojnë në Torontodhe Michiganme 24-25 Nëntor 2012.
“O sot o kurrë, ka ardhur koha të jemi së bashku një shtet, një Shqipëri etnike, pasi kemi derdhur gjakun e pafajshëm shqiptar për të mbrojtur kombin nga padrejtësite bërë ndaj nesh. Në këtë skenë të shkurtër, roli im është një këshilltar politik i Ismail Qemaijli, dhe unë lexoj ‘Deklaratën e Pavarësisë’. Luigj Gurakuqi (19 shkurt 1879 – 2 mars 1925) ishte një shkrimtar shqiptar dhe politikan. Ai ishte një figurë e rëndësishme e Kombit Shqiptar. Luigj i shërbeu çështjes kombëtare, jo vetëm duke luajtur një rol aktiv në jetën publike, por edhe duke kontribuar artikuj informues për një numër të mirë të periodike shqiptare. Është një nder i madh të luaj rolin e kësaj figure madhështore për kombin shqiptar,” tha aktori Agim Rugova.
Gjatë manifestimit ishin të pranishëm dhe personalitete të respektura si Mark Gjonaj, i cili fitoi zgjedhjet parësore për Asamblenë e New Yorkut, ish-kongresmeni Joseph DioGuardi, Bajram Doka nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Artit, Dalip Greca dhe Danny Blloshmi nga federata panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta Dielli dhe Ermira Babamusta. Ngjarja u transmetua në kanalet televizive të mediave shqiptare dhe amerikane si TV Alba (Kozeta dhe Qazim Zylo), RTV 21 (Halil Mula), TV Kultura, etj.
“100 vjetori i pavarësisë ka një kuptim special për të gjithë shqiptarët në botë. Është kënaqësi të shikosh shiptarët nga të gjitha trevat shqiptare prezent këtu në këtë festë në New York. Në veçanti është nder për kompaninë muzikore ‘Eagles Up’ (Shqiponjat lart) të jetë pranishëm sonte. Një mbrëmje e tillë organizuar nga Kultura TV simbolizion një bashkim të shqipëtarve, të cilëve i uroj suksese kudo që janë,” tha themeluesi i Eagles Up (EU) Entertainment, Gem Belushi (Producent, artist, biznesmen).
“Jam krenar për prejardhjen time shqiptare dhe i uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar pavarësinë. Shpresoj që komuniteti artistik shqiptaro-amerikan të ecë sa më shumë përpara dhe të jenë të lidhur më shumë për të zhvilluar kulturën shqiptare dhe famën e mirë që kanë jashtë vendit,” tha Marty Magz (Eagls Up Entertainment) në Michigan.
“E kam nder dhe kënaqësi të jem pjesë e këtij celebrimi historik me shqiptarët e New Yorkut. I jam mirënjohëse partneritetit të fuqishëm shqiptaro-amerikan, dhe në veçanti kontributit të madh të Amerikës në përkrahje të Shqipërisë gjatë shumë viteve, duke filluar që me presidentin amerikan Woodrow Wilson, forcuar nga presidenti Bill Clinton dhe ecur më tej nga president Barack Obama me përkrahjen e fuqishme të pavarësisë së Kosovës. Gjatë festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, me rëndësi është që si komb të jemi të bashkuar në misionin tonë për paqe, demokraci dhe prosperitet. Një Kosovë e lirë dhe e pavarur nënkupton një hap më afër të një bote paqësore,” u shpreh Ermira Babamusta, Ph.D., eksperete e punëve të jashtme dhe drejtuesja e GOTV (Get Out the Vote) e fushatës elektorate të President Obamës në 2008 dhe drejtuese në fushatën presidenciale në 2012.
Shqiptarët e Amerikës janë të bashkuar për të krijuar një atmosferë festive këtë muaj. Shqiptarët e New Yorkut dhe nëpër botë vazhdojnë festimet e 100-vjetorit të pavarësisë gjatë muajit të Nëntorit. Festimet në vijim janë: 3-9 Nëntor 2012, festivali i 13të i filmit shqiptar mbajtur në Tiranë me drejtor Artan Minarolli; veprimtari klutorore-artistike në 11 nëntor 2012 në Lehman College si dhe me shoqatën e Shkrimatarëve Shqiptaro-Amerikanë në New York; koncert me 17 nëntor 2012 nga Shkolla Shqipe Alva Life & TV Alba me drejtues Qazim dhe Kozeta Zylo në New York dhe festivali madhështor i pranverës për pavarësinë në Kanada me 24 nëntor 2012 me drejtor Tonin Ndoja.
“Me rastin e 100 vjetorit të pamvarësisë, të nënës tonë të dashur, Shqipërisë tonë dhe ngritjes së Flamurit tonë Kombetar nga plaku i Vlorës Ismail Qemali me patriotët nga gjithë trevat Shqiptare i uroj gjithë kombit Shqiptar të jetojnë ne paqe dhe liri së bashku, në një Shqipëri natyrale, pa kufij dhe të integrohen sa më shpejt në Europën e Bashkuar, pasi kemi qenë dhe jemi banorë të përjetshëm të saj. Gjithashtu ju uroj Camëve, banorëve të Camërisë , vendit që në mesjetë quhesh Epir dhe në lashtësi ka qenë djepi Pellazgjik, të kenë mundësi të vizitojnë varret e të parëve të tyre dhe të jenë zot të trojeve dhe tokave të tyre amtare,” u shpreh Prof.Bajram Doka, epigrafist i gjuhëve të lashta/ Albanian-American Academy of Sciences and Arts.
Diaspora shqiptare është angazhuar për pregaditjet për festën madhështore të pavarësisë. Shqipëria, Kosova dhe Maqdonia kanë planifkuar aktivitete të ndryshme me rastin e ditës së Flamurit. Në Tiranë u krijua enkas për rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë projekti ‘Skënderbeu – Epirioti fitimtar Atlet i Krishtit’ një ekspozitë me foto artistike e historike të shekullit XV-XX, drejtuar nga Fotaq Andrea.
Edhe shqiptarët e Kanadasë dhe Gjermanisë, midis të tjerëve janë duke përfunduar organizimet për festën duke u përkushtuar në mënyrë dinjitoze.
“Komuniteti shqiptar këtu në Kanada është shumë i ndjeshëm dhe në një mënyrë apo tjetër e shpreh se i mungon Atdheu, por ka arritur me punë dhe dinjitet të integrohet plotësisht ne jetën kanadeze. Unë do uroja që komuniteti shqiptar do gjejë një motiv më shumë të marrë pjesë ne Koncertin e 100 vjetorit të organizuar nga Albanian Canadian events, por dhe në të gjitha aktivitetet që do organizohen nga individdë apo shoqata te ndryshme këtu në Kanada, pasi motivi është i njëjtë: të festojme të gjithë së bashku dhe të percojmë tek brezi i ri vlerat tona të muzikës dhe artit. Shprehja ime e vjetër ka qenë atë si nuk arrin ta bëjë politika, le ta bëjë muzika dhe ne te bashkohemi dhe ne vllazërim me njeri tjetrin vetem te festojme dhe te gezojmë, për një të ardhe më të mirë,” tha Tonin Ndoja themelusi/drejtuesi i Albanian-Canadian Events.
“Unë e shof Festivalin e 13-të të Filmit Shqiptar në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, si një event shumë të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare në përgjithësi edhe pse në lidhje me jubilarin për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë.Ky event mban mbi vete një përgjegjësi artistike të këndshme, për të grumbulluar shqiptarët e artit kudo ku janë. Duke u hapur të gjithëve “dyert” e artit shqiptar! Personalisht gëzohem shumë që mu dha mundësia të jem pjestar i një eventi kaq të rëndësishëm. Shpresoj që edhe në të ardhmen lidhjet të qëndrojnë impakt, jo vetëm me njerëzit e Artit në Shqipëri, por edhe me të gjithë Artëdashurit e tjerë Shqiptar brënda dhe jashtë trojeve shqiptare,” tha aktori i shquar në Gjermani, i talentuar Kasem Hoxha.