Nga ILIR HYSA, Ph.D./
Nju Jork, 17 Nёntor 2012/
Festimet e 100 Vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё po festohen me madhёshti edhe nё diasporёn shqiptare. Janё tё shumta aktivitetet qё po zhvillohen kёto ditё nga organizatat shqiptare edhe kёtu nё Nju Jork. Nё kёtё kuadёr, nё ambjentet e Shkollёs Publike P.S. 170 nё Bruklin, Nju Jork (Brooklyn, New York) Shkolla Shqipe pёr dy lagjet jugore tё qytetit tё Nju Jorkut, Brooklyn dhe Staten Island, qё mban emrin AlbaLife, me drejtor zotin Qemal Zylo dhe televizioni AlbaLife me drejtor programi zotin Amir Suka, nё bashkёpunim me artistё tё komunitetit shqiptar organizuan njё koncert festiv tё fёmijёve tё shkollёs. Koncerti ishte pёrgatitur me kujdes nga artistёt Lindita Mezini – Lole dhe Petrika Melo.
Pas himneve tё SHBA-ve dhe tё Shqipёrisё tё interpretuara me virtuozitet nga sopranoja Lindita Mezini – Lole nёn shoqёrimin e audiencёs sё pranishme nё sallё, radhёn e kishte nxёnёsja e talentuar Kristina Melo tё interpretonte poezine e Znj. Kozeta Zylo “Edhe unё si Marigoja” e cila u prit me duartrokitje nga tё pranishmit. Mё pas erdhёn interpretime tё tjera, tё shoqёruara nga flautistja Makbela Ademovi dhe pianisti Petrika Melo, tё cilat gjithashtu u duartrokitёn nga pjesёmarrёsit. Shumё ngrohtё u pritёn edhe interpretimet e Kejda Osmanit, Dea Bejlerit si dhe pianistit Margin Bajrami.
Ranё nё sy gjithashtu interpretimet e grupit tё fёmijёve nёn drejtimin e Znj. Pranvera Ҫobo dhe interpretimi i kёngёs “Pёr ty Atdhe” i tё talentuarit Bledar Maqellara. Atmosfera u ndez edhe mё tej kur, tё veshur me veshjet tradicionale tё kohёs, si Ismail Qemali dhe firmёtarёt e tjerё tё pavarёsisё, nё skenё u ngjiten artistёt e Shoqёrisё Kulturore Artistike “Bashkimi Kombёtar” pёr tё interpretuar momente nga dita historike e 28 Nёntorit 1912. Fillimisht, ata interpretuan shkёmbimin e shkurtёr mes Ismail Qemalit dhe Marigosё, vajzёs qё qёndisi flamurin. Plaku i urtё i tha se sa herё qё do tё kujtohej pavarёsia e Shqipёrisё do tё kujtohej edhe emri i saj. Nё sfond dёgjohej kёnga aq e dashur nga filmi “Nёntori i Dytё”: “…Cili je? Cili je? Cili je ti more burrё?…” Mё pas grupi Bashkimi Kombёtar interpretoi mbёrritjen e Isa Boletinit nё Vlorё dhe pjesё tё tjera. Tё pranishmit shpёrthyen nё duartrokitje kur ‘Isa’ ra nёn njё gju dhe e puthi flamurin dhe hyrjen e tij me dy kobure nё Londёr. Veҫanёrisht tё gjetura ishin vargjet e recituara me mjeshtri nga artisti Shaban Lajҫi dhe tё cilat shprehnin mallin e mёrgimtarit pёr atdheun:
“I bukur ёshtё Nju Jorku,
E bukur ёshtё Athina,
Por ende mё tё bukura janё
Tirana dhe Prishtina!”
Nё mbyllje, tё gjithё sё bashku, artistё, nxёnёs, mёues, prindёr dhe tё ftuar kёnduan kёngёn patriotike “Pёr Mёmёdhenё.” Tё pranishёm nё aktivitet ishin edhe Diplomati i Republikёs sё Kosovёs nё Nju Jork, Zoti Fatmir Zajmi dhe pёrfaqёsues tё organizatave shqiptare Ana e Malit, Ҫamёria, Forumi Shqiptaro Amerikan pёr Demokraci, Devolli si dhe pёrfaqёsues tё disa mediave shqiptare. Nё fund, tё pranishmit shtrёnguan duart dhe i uruan njёri-tjetrit 100 Vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё, pa fshehur dot nga sytё e tyre tё pёrlotur mallin pёr vendlindjen.
Nёse do tё pёrpiqeshim tё kuptonim mesazhin qё pёrҫoi ky aktivitet, ai ishte shumё i thjeshtё dhe domethёnёs. Aktiviteti nxori nё pah potencialin qё egziston nё njё komunitet, sikurse ёshtё komuniteti shqiptar nё Nju Jork, kur bashkohen forcat larg dasive dhe pёrҫarjeve, kur para gjithҫkaje tjetёr vihet Shqipёria. Tё paktёn pёr kёto ditё duhet thёnё se shqiptarёt kёtu nё SH.B.A., edhe pse larg, festёn e kanё bёrё pjesё tё axhendёs sё tyre nё kёto ditё Nёntori. Ata pёrcjellin mesazhe feste, malli dhe krenarie qё mundin tё shpalosin nga kjo anё e Atlantikut, nga kjo tokё e bekuar, vlerat dhe flamurin kuq e zi. Ata i gёzohen festёs por edhe lirisё nё strehёn e demokracisё, liri tё cilёn shumё prej tyre nuk e gjejnё dot as nё vendin e tyre. Megjithatё, kjo mbetet pёr t’u debatuar mё vonё. Tani, le tё festojmё! Gёzuar!