• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët përcaktues për fituesin në Shkup

October 12, 2017 by dgreca

-Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.

1 Shkupi

Nga Zërijeta Hajro Jajaga/Partitë politike hyjnë në fazën finale të fushatës zgjedhore duke fokusuar betejën në qytetin e Shkupit sepse fitorja në kryeqendrën e Maqedonisë vlerësohet se përcakton dhe fituesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni.Qyteti i Shkupit përbëhet nga dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare, siç është ajo e Sarajit dhe Çairit.Për të parin e qytetit të Shkupit garojnë 8 kandidatë nga parti të ndryshme politike.Kjo shpërndarje votave e bën të vështirë që kryetari i Shkupit të zgjidhet që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit.Por, sondazhet tregojnë se favorit janë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski dhekandidati iLidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov. Megjithatë, fituesin për të parin e Shkupit, pritet ta përcaktojnë votat e elektoratit shqiptarë.

Koce Trajanovski, i cli sipas sondazheve prin me vota tek elektorati maqedonas, ka premtuar se nëse arrin të marrë drejtimin e qytetit të Shkupit për të tretën herë me radhë, këtë herë zëvendës i qytetit të Shkupit do të jetë një shqiptar nga lista e këshilltarëve të partisë që përfaqëson VMRO-DPMNE-së, Muhamed Ahmeti, kjo për arsye, siç thotë ai për Evropën e Lirë, që në formë të drejtpërdrejtë të dëgjojë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që janë pjesë e qytetit të Shkupit.

“Me përcaktimin që zëvendëskryetari i qytetit të Shkupit të jetë një shqiptar Muhamet Ameti, vlerësoj se qytetarët do ta kuptojnë se ne tërë kohës jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për zhvillim të barabartë në të gjitha vendbanimet që janë pjesë e Shkupit, dhe jo siç na kanë prezantuar mediat e caktuara para opinionit, në fakt duke i përvetësuar kryetarët e dy komunave me shumicë shqiptare, ajo e Sarajit dhe Çairit, projektet që i kam realizuar unë si kryetar i Shkupit”.

“Zëvendësi do të jetë shqiptar për të pasur një komunikim të drejtpërdrejtë pa barriera për çdo nevojë të shqiptarëve. Ngase si kryetar i Shkupit kemi ndërtuar më shumë rrugë lokale, rrjete kanalizimi dhe ujësjellësi, që janë kompetencë e Komunës së Sarajit dhe Çairit. U angazhuam për këtë sepse vlerësojmë se të gjithë qytetarët, pavarësisht ku jetojnë, duhet t’u mundësohet të kenë kushte”, thotë Trajanovski duke nënvizuar se beson se qytetarët shqiptarë në lagjen e Hasan Begut, nuk do ta harrojnë angazhimin e qytetit të për sanimin e dëmeve nga përmbytjet.

Trajanovski thotë se bashkëpunimin do ta shtrijë jo vetëm me komunat që janë pjesë e komunës së Shkupit, por edhe jashtë kufijve sepse siç thekson ai, përmes realizmit të projekteve ka demonstruar dhe do të vazhdojë të demonstrojë se nuk mund të ketë zhvillim qyteti i Shkupit pa zhvillim të barabartë dhe të mirëfilltë në të gjitha pjesët madje edhe jashtë. Në këtë drejtim, ka qenë i fokusuar dhe takimin e tij dy ditë më parë me autoritetet e Kosovës .

“Gjatë periudhës së kaluar kam realizuar më shumë takime me kryetarët e komunave nga Kosova dhe ata të Shkupit, përgjatë territorit që kalon lumi i Lepenecit me të vetmin qëllim që të gjithë ne të kemi benifit nga lumi i cili do të jetë i pastër dhe bashkërisht të konkurrojmë në fondet evropiane me projekte konkrete për kanalizimin fekale, për të mbajtur të pastër lumin e Lepenecit”, thotë Trajanovski.

Ndërkaq kandidati i socialdemokratëve Petre Shilegov, i cili ka përkrahjen e numrit më të madh të elektoratit shqiptarë, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar se do të angazhohet për një kryeqendër që nuk do të jenë të dukshme ndasitë sa u përket investimeve.

“Qyteti i Shkupit me patjetër duhet të bëhet një qytet i cili do t’i plotësojë standardet e një qyteti modern evropian. Në këto rrethana, për fat të keq Shkupi është qytete i cili në vete ka një kufi të padukshëm që ndan qytetin në anën e majtë dhe atë të djathë, dhe Shkupi me patjetër duhet të bëhet qyet i cili do t’i bashkojë qytetarët dhe jo qyet i cili do t’i ndajë”.

“Do të angazhohemi që të gjithë qytetarët në formë të barabartë të gëzojnë benifitet e jetës urbane, duke filluar nga infrastruktura, sepse në disa pjesë të qytetit të Shkupit, akoma mungon uji i pijshëm dhe kanalizimi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Petre Shilegov , kandidat për qytetin e Shkupit nga LSDM-ja.

Ai më pas nënvizon se pasi të marrë vizë Ligji i gjuhëve që është në procedurë parlamentare do të rregullohet në formë të përpiktë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet që i përkasin qytetit të Shkupit.

“Një nga çështjet që synojmë të rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë parlamentare, ka të bëjë me rregullativën ligjore, në bazë të cilës institucionet do të obligohen të respektojnë përdorimin gjuhëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjuhën shqipe apo atë maqedonase”, thotë Shilegov.

Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.(Kortezi RFL)

Filed Under: Opinion Tagged With: fituesin në Shkup, Shqiptarët përcaktojnë

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT