Nga Kozma TAHO*/
Para se të hyjmë në shtjellimin e kësaj teme le të kujtojmë se ç’mendim ka Hammond lidhur me Butrintin. Ai shkruan:
— Buthroto është një emër i vjetër i epokës së bronzit.
— Nuk ka ndonjë tradit për themelimin e ndonjë kolonie këtu./
Oksford Epiri 1967/
Një studim të plotë rreth fortifikimeve në vëndin tonë e kemi prej Profesor Doktor Gjerak Karaiskaj , përmbledhur në librin “5000 Vjet Fortifikime në Shqipëri” Ky libër, pa dyshim me vlera të rëndësishme studimore në këtë fushë , ngjan të përshkohet edhe nga një linjë inferioriteti kundrejt qytetërimit helen . Kjo linjë bën që të pranohet se mjeshtria apo eksperienca e fortifikimeve në Iliri dhe Epir është medoemos një importim Helen. Dihet se historia u njeh helenëve , qytetërimit të tyre, vlera të shumta në kulturë, arte e letersi, si dhe në shkenca , por në asnje rrast për mjeshtrinë e ndërtimit të mureve . Homeri, i pari autor, në “Iliada” përshkruan ledhet dhe portat e Trojës. Ndërsa në “Odisea” shkruan:–
“ Ata që erdhën nga qyteti i Athinës
Me ledhe të forta, ku sundoj shpirtmadhi
Erekteu, t’cilin nëna tokë e lindi,
Dhe vet hyjnesha Athinë e rriti……..”
II—769-772
Do të jetë ,pastaj, Herodoti i cili na tregon se për ndërtimin e mureve të Athines u thirrën Mjeshtrat Pellazgë . Ndërsa Pauzania na kujton se kryemjeshtrat që drejtua punimet e këtyre mureve ishin pellazgët Agronalasi dhe Hiperboasi. Por Herodoti na thotë edhe një gjë tjetër se ; pellazgët e athinës nën mbretin Kranaos quheshin Kranaenë , nën mbretin Krekops quheshin Krekopid dhe në mbretërin e Erekteut u quajtën Jonian. Kështu Herodoti përcjell faktin se athinasit ishin Pellazgë . Pra Pellazgët e Athinës e dinin fare mirë se cilët ishin mjeshtrat e ndërtimit të këtyre mureve dhe ndaj thirrën ata për këtë punë . Këta thurrës, turës , tirenë truskë, etruskë apo toskë dihet fare mirë se ku e kishin vënd lindjen e tyre . Në Toskëri . Dhe Toskëria , nuk është gjë tjetër veçse Kaonia . Po ashtu që të thirreshin nga athinjotët ata duhet të kishin dhënë prova të kësaj mjeshtrie në vëndin e tyre. Nuk është aspak çudi që, muret megalitik qiklopik pellazgjik të Foenikës të jenë zanafilla e kësaj mjeshtrie e cila pastaj do të përhapej në gjithë rreth rotullimin e mesdheut . Gurët e mureve të Foenikës arrin përmasa të tilla të mahnitëshme prej 3.2x 2.2x 1.6 , me një peshë që shkon afro 30 ton . Ata duhet të jenë marr në rreth 10 km largësi e janë ngjitur në kodrën shtufore të Foenikës, për të bërë një mur me lartei deri 7m . Përmasa të tilla gurësh e muresh vështir të gjënden në qytete të tjera . Kujtoj me këtë rrast se blloqet e gurëve me të cilët u ndërtuan piramidat e Egjiptit peshojnë mesatarisht 2,5 ton .
Më duhet po ashtu tju rikujtoj arkeologëve e historianëve tanë , të cilët pranojnë themelimin e Butrintit nga kolonët helen rreth shek. VII p.e.s. se :– Kolonët korinthas u vendosën në Korkyrë , sipas analeve Greke, në vitin 737 p.e.s. dhe ju deshën edhe 110 vjet të tjera , mbas një tregëtie të pandërprer siç tregojn gjetjet arkeologjike , për të marr të drejtën e vendosjes së tyre në Durres ( 627 p.e.s.) , si dhe 50 vjet të tjera për tu vendosur në Apolloni ( 588 p.e.s. ) . Ndërsa përsa i përket lidhjeve me Butrintin mund të them pa frikë e me plot bindje se ata së bashku me Liburnët, vrapuan që të nesërmen e vendosjes në Korkyrë për tu furnizuar me produkte bujqësore e blegtorale , aq të nevojëshme për banorët e ishullit . Nuk ka nevoj të lodhem për ta vërtetuar , shkoni në Muzeumin e Butrintit dhe do shikoni edhe importime qeramikash të deri shek XVIII p.e.s. ose hapni librin e Prof Dh Çondit “Butrinti Hystori Monuments and Museum” ne fq 70-71 . Eshte shumë interesante se si e perkufizon Profesor Doktor Gj. Karaiskaj teritorin e Prasaibëve . “ Ne jugëperëndim të Finiqit – Shkruan ai në fq 61 të librit “5000 Vjet Fortifikime në Shqiperi” – shtrihej teritori i konionit të Prasaibëve që veçohej nga pjesa tjetër e kaonis nga mali i Milesë . “ Dhe në faqen 71 të po këtij libri shkruan –“Tri fortifikime të tjera…….Kulla e Vagalatit, kështjella e mallathresë dhe kështjella në fshatin Çukë “ që gjithsesi ndodhen ne anen verilindore e lindore te malit te Milesë,e që këtu me të drejt i pranon si teritor të prosaibve . Po theksoj edhe njëher, se mali I Milesë, në të katër anët e tij është pjesë e teritorit të prasaibëve . Kështu në mbrapa malin e Milese , që është edhe teritori i prasaibëve duhet të gjëndet edhe Pergami i Prasaibëve i cili është përmëndur edhe nga Varrioni (116—27 p.e.s. ) Lidhur më këtë qytet po në fq 71 Prof. Dr Karaiskaj shkruan “ Fortifikimi i dytë për nga madhësia në teritorin e prasaibëve është Çuka e Ajtoit .” Por Çuka e Ajtoit nuk ndodhet në teritorin e Prasaibëve Kaon por në atë të Kestrineve Thesprot.
E shfletova librin e Prof.Dr Karaiskajt se mbase gjëja ndonjë gjë më të sakt për këto fortifikime , por me sa duket janë që të gjithë në një mëndje . Është me të vërtet për të ardhur keq. Përshtypje jo të mirë krijon edhe fakti se autorët japin edhe të dhëna të ndryshme për objekte të njëjta . Por le të vazhdojmë me librat Butroti dhe Iliret të Prof. N. Cekes. Profesor N. Ceka e ndan Butrintin në tri periudha përsa i përket përkatësisë së tij . Butroti Korkyras . Që merr periudhën e ardhjes së kolonëve Korkyras për themelimin e tij, e deri në pushtimin sipas tij prej Molosëve të Alketes. Pra prej Shek VIIp e.s. e deri me 395 p.e.s. Butrinti Kaon. Kapitull ky që fillon me shënimin e më poshtëm :– “ Gjendja në emporionin korkyras të Butrotit ndryshon tërësisht në fillim të shek IV p.Kr. kur mbreti molos Alketa pushtoj bregdetin përball Korkyrës, duke përfshirë edhe Kaonin.” (Butroti fq 22 ) Sipas përmbajtjes së këtij Kapitulli, Butrintin e pushtuan Molosët dhe e mbajtën deri në vitin 331, që shënon fundin e fushatës se Aleksandër Molosit në Itali . Molosët ,pastaj meqënse u bashkuan në lidhjen me kaonët dhe thesprotët ja falën për bamirësi Butrintin dhe rrethnajat e tij Kaonëve , por se kujt kaonë nuk dihet . Kapitulli i tretë titullohet Butroti Prasaib . Kapitulli tregon se Prasaibët Kaon ja u morën Kaonëve, që nuk dihet kush ishin dhe nga kishin ardhur, Butrintin . Historira . Po ti referohemi mbishkrimeve që thonë e tregojnë zotrimin e prasaibëve Kaon në Butrint,duket se ata e zotruan Butrintin rreth vitit 270 – – 280 p.e.s.
Sipas këtij ndërtimi të kapitujve të librit Butroti na del se kolonët heleno- korinthas të Korkyrës paskan ardhur në Butrint rreth vitit 650 p.e.s , në gjysmën e shek VIIp.e.s. dhe janë larguar rreth 520 p.e.s. sepse rreth vitit 515 p.e.s. në Butrint u ndodh Hekateu dhe nuk pa asnjë helen, por vetm Kaon ndaj dhe e quajti qytet te kaonise. Unë deri në gjurmimet e tanishme nuk kam gjetur asnjë lloj shënimi që të vërtetojë këtë . Por jo vetëm unë, por me sa duket edhe Hammond nuk ka gjetur një gjë të tillë . Eshtë normale që Profesor N. Ceka të na i tregoj këto burime . Por me e çuditshmja që na tregon Profesori është se kolonët e ardhur në Butrint vunë në zotrim d.m.thënë pushtuan jo vetëm Butrintin por edhe para e prapa tokën e tij . Sipas profesorit, Korkyrasit e vitit 650 p.e.s., pushtuan trojet që përmblidhen prej grykë derdhjes së sotme të Bistricës , Çukën , Alikon , Dërmishin , Livadhjan, Pandalejmonin , Graven , kufizuar me rrjedhën perëndimore të Pavllos, deri në daljen nga gryka e Bogazit dhe tërë zonën prej Konispolit e deri në Stillo. Pra trojet e Prasaibëve Kaon dhe Kestrinëve Thesprotë. Përveç Prof N. Cekës nuk besoj të ket njeri tjetër t’i besoj këto sajesa,madje as edhe arkeologia greke që gërmoj Butrintin se bashku me të, Katerina Hatzis . Në qoftë se ka një mendim të tillë edhe në Akademin e Shkencave të Shqiperise , është me të vërtet për të ardhur keq. Këta kolon sipas Prof N.Cekes ndërtuan edhe muret e lashta arkaike, të paktën të Butrintit dhe të Kalivoit . Ndersa Çuka e Ajtoit eshte ndertuar ne Fillim te shek . IV p.e.s. Keshtu i bie qe te mos e kene ndertuar kolonet Korkyras , të pakten përmes datave që na afron Prof. N. Ceka . Po kështu edhe Murin e Demës ndertuar ne shek V p.e.s. Si dhe ter murin rrethues te dyte te Butrintin se bashku me portat qe mbyllin siperfaqen prej 4 ha , pa perjashtuar edhe gjith keshtjellat dhe kullat e perfolura. “ Nga gjysma e dyte e shek VIIp.Kr. –thotë Prof. N. Ceka fq 21 Butroti—muri rrethues ka qënë rindërtuar me një stil tipik për qytetet Greke të kohes “ Do ti lutesha profesorit të më trëgonte qoftë edhe një qytet të cilin e rrethuan grekët helen me atë “stilin tipik për qytetet grek të kohës “ të cilin “ fatmirësisht “ na e sollën edhe në Butrint. Le ti kërkoj ndihm edhe arkeologes greke Kiti Hatzis , sepse ajo mund ta dijë më mirë.Së fundi këta Profesor na thonë se datimet e mureve bëhen mbi bazën e gjetjeve arkeologjike . Po të jetë kështu, atëhere i bie që rrethimet e Kalivoit të jenë bërë në kohën e paleolitit të mesëm , sepse atje vetëm copa stralli të goditura janë gjetur . Në Akropolin e Butrintit i vetmi objekt i zbuluar është një kishë paleokristiane e kohes bizantine . Të jetë rrethuar kjo koder në Periudhen Bizantine ??? Janë gjetur po ashtu vegla prej guri të punuar dhe kockash të lëmuara që sigurisht janë të epokës së gurit . Të jetë rrethuar kjo kodër në epokën e gurit , rreth 7000 vjet më parë??? Janë gjetur mjaftë zbukurime, vegla e qeramika të epokës së bronzit . Të jetë rrethuar në epokën e bronzit, qoftë dhe në fundin e saj, në rreth 3200—3500 vjet më parë ? Pse Jo.– Arkeologjia është shumë largë për ta thënë fjalën e saj, sepse ende Akropolet e Foenikës , Butrintit , Kalivojt si dhe Çukës se Ajtoit janë të pa prekura . Kur ti nxjerrim në dritë ato do të mendojm edhe për datimin e mureve që rrethojn ato sipërfaqe. Unë nuk e di nga cilat burime i ka marr Profesori të dhëna që e tregojn Butrintin, para dhe prapa token e tij të pushtuar nga Korintho Korkirasit ne shek e VII p.e.s apo moloset e Alketes, por e di fare mirë se banorët e Jugut të Epirit, helenet, qysh në kohën e Homerit tmerroheshin kur i afroheshin këtyre brigjeve . Homeri vë në gojën e Uliksit ato vargje që thonë se — zura te drridhem se mos Persofni me nxjerr përpare koken e Gorgones , atij përbindëshi të tmerrshëm. – apo kur Tuqididi thotë se Kaonët Luftëtar të kallnin tmerrin edhe vetëm me vërgëllimin e shpatave në ajër. Përfundimisht , jam tepër i bindur se kolonet Korkyras , mosqënës në Butrint e Kaoni , në asnjë kohë e periudhë , s’kan si te kene ndertuar mure në Butrintint, Kaoni e Thesproti. Duhet ta kemi të qartë të gjithë; se qytetërimi helen nuk dallohet për ndërtim muresh masive , madje as edhe për ndërtimin e teatrove të parë. Ata sollën ndërtimin e faltoreve të bukura me kolonadat e mrekullushme, që përfundojne me kapitelet e shkëlqyera të stileve dorike jonike e korinthike, brënda të cilave u vendosën statujat e mrekullushme punuar prej mjeshtrave të përsosur, sikurse ishin Fidia , Prakisteli e shumë të tjerë, të cilat mrekullohemi kur i shikojmë edhe sot .
Clearwater , Florida. Prill, 2015
* Ne vijim te ciklit: NERITAN CEKA PROFESOR ARKEOLOGJIE APO……….? Pjesa e katërt .