• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEMOKRATJA SHQIPTARO-AMERIKANE BUTA BIBERAJ IA DOLI!

November 6, 2019 by dgreca

                            NGA FRANK SHKRELI/

Është zyrtare! Buta Biberaj – mos qofsha gabim, e para shqiptaro-amerikane, kandidate e njërës prej partive më të mëdha në Amerikë, është zgjedhur dje kryeprokurore në qarkun Loudon (County) të shtetit Virginia, jo larg Washingtonit.  Siç kam shkruar javën që shkoi rreth kandidaturës dhe fushatës së saj për këtë post me rëndësi, zgjedhjet u mbajtën dje, të martën me 5 Nëntor, në Virxhinia dhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.

Rezultati zyrtar i fitores së Buta Biberajt karshi kundërshtares së saj, kandidates së Partisë Republikane, M, Nicole Wittman, është sim ë poshtë:

Kandidatja e Partisë Demokrate për Kryeprokurore, Buta Biberaj mundi kandidaten e Partisë Republikane Nicole Witman e cila kishte një përvojë 26-vjeçare – duke siguruar 53,684 vota ose (49,5% të votave të hedhura) në krahasim me kandidaten kundërshtare Witman, e cila mori 51, 476 ose (47.5%) të votave në qarkun Loudon, bazuar në numërimin e 99 përqind të votave të hedhura.  Gazeta Washington Post citon Buta Biberajn se fitorja e saj dërgon një mesazh të fortë se, “komuniteti kërkon një sistem drejtësie, ndryshe”.

Ajo iu drejtua mbështetësve të saj pas fitores duke thënë: Falënderoj të gjithë ata që votuan dhe jam mirënjohëse për besimin që treguat ndaj meje”.

Për Buta Biberajn, e cila jeton në zonën Dulles të qarkut Loudon, afër Washingtonit, kjo ishte hera e parë që ka kandiduar dhe të ketë bërë fushatë për një zyrë publike, siç është posti i Kryeprokurit.  Ajo është partnere në firmën avokatore Biberaj, Snow &Sinclair.  Buta ka të drejtë të argumentojë çështjet ligjore para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, si dhe në gjykatat e apelit në shtetet Virginia, Mariland dhe Nju Jork.  Buta Biberaj është diplomuar në Universitetin Xhorxh Mason dhe dipomën e doktoraturës juridike e ka marrë nga “Antonin Scalia School of Law”.

Në njoftimin e saj se pse kishte kërkuar të bëhej kandidatja e Partisë Demokrate për Kryeprokurore, e ka origjinën në nga vendimin e herëshëm për tu bërë avokate, me qëllim për të, “Ndryshuar botën për më mirë”.  Votuesit që e mbështetën atë dje, vlerësuan përvojën që Buta ka në fushën e drejtësisë, pasi ajo ka kryesuar qindra raste kriminale dhe civile.

Një prej reagimeve të para ndaj fitores së Buta Biberajt, erdhi nga Suzanna Shkreli, ish-kandidate e Partisë Demokrate për në Kongresin Amerikan, nga shteti Miçigan.  Në portalin e saj, Suzanna Shkreli e cilëson fitoren e Buta Biberajn, si një “Moment Historik” për komunitetin tonë shqiptaro-amerikan.  “Një urim shumë të MADH Buta Biberajt dhe mbarë familjes Biberaj.”

Suzanna Shkreli, është një tjetër shqiptaro-amerikane — edhe ajo me profesion avokate dhe prokurore, e cila megjithëse nuk mori votat e nevojshme në garën e fundit për në Kongresin Amerikan, ka një të ardhme të mrekullueshme politike në Shtetet e Bashkuara, shpresojmë që duke punuar dhe duke u përgatitur, për momentin e duhur dhe për kohën e përshtatëshme të rikthimit të saj në skenën politike amerikane.

Në urimin e saj për fitoren e Buta Biberajt, Suzanna Shkreli, shprehet se është, “Shumë krenare për fushatën që zhvilluar dhe për vizionin tuaj për një botë më të drejtë dhe për një sistem juridik më të barabart.  Prokurorët reformistë janë këtu përgjithmonë tani dhe me ta, sigurisht, do të ndodhin edhe ndryshimet në sistemin juridik të kriminalistikës, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara”, përfundon mesazhin e saj të urimit Suzanna Shkreli, për fitoren e Buta Biberajt.

Parulla në foton më sipër të Suzzana Shkrelit thotë “bashkimi bën fuqinë”, ose “të bashkuar jemi më të fortë”!  Modestësisht, shpesh kam bërë thirrje që brezat e rinjë shqiptaro-amerikanë, të fillojnë të marrin pjesë në proceset politike të Shteteve të Bashkuara, duke kandiduar për poste politike, administrative dhe juridike, të cilido nivel qoftë: vendor, shtetëror ose federal, duke filluar, pikërisht, në nivelin vendor, pasi e gjithë politika zhvillohet në nivel vendor — është ky një term që përdoret në Amerikë dhe që i atribohet ish-Kryetarit të Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, Tip O’Neill.

Shumë prej nesh këtu në Amerikë mund të jemi të regjistruar në partinë tonë të preferuar, si republikanë, demokratë ose diçka tjetër.  Kjo nuk ka rëndësi!  Rëndësi ka që shqiptaro-amerikanët të bashkpunojnë me njëri tjetrin si individ dhe si komunitet, duke u bërë pjesë aktive e këtij procesi, për të mirën e përbashkët të shqiptarëve këtu dhe në trojet shqiptare.  Ashtuqë, që komuniteti shqiptaro-amerikan t’i mbështesë deri në fitore, ata kandidatë shqiptaro-amerikanë, të cilët i hyjnë këtij procesi, dhe kandidatët të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të ndajnë përvojat e tyre, si shqiptaro-amerikanë, madje edhe nëqoftse u përkasin partive kundërshtare, sepse së bashku, të organizuar më mirë, si shqiptaro-amerikanë, jemi më të fortë!

Përveç fitores së Buta Biberaj, komuniteti shqiptaro-amerikan po tregon gjallërinë e vet edhe në fusha të tjera.  Gjithashtu të martën me 5 nëntor, në Nju Jork u zhvillua një ceremoni në kuadër të veprimtarive të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgatitje për 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.  Shoqata “Illyria” ku bëjnë pjesë 150-policë të qytetit të Nju Jorkut –policë me origjinë shqiptare festuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në qytetin më të madh të Amerikës.  Njëkohësisht, ata shprehën edhe krenarinë e tyre të prejardhjes së tyre si shqiptarë.

Përveç udhëheqsve më të lartë të Policisë së Nju Jorkut, i pranishëm ishte edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj, i cili me këtë rast i tha Zërit të Amerikës: “Nuk ka qytet më të mrekullueshëm dhe nuk ka department më të mrekullueshëm policie sesa ai i Nju Jorkut.  Shqiptarët që shërbejnë në të, kanë një mision fisnik që të mbrojnë këtë qytet.   Ata janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet.  Dhe në të njëjtën kohë shpalosin trashëgiminë tonë.   Në gjakun dhe kombësinë tonë, flamuri kuq e zi tregon kush jemi. Por nuk ka ngjyrë më të mirë sesa ajo e uniformës blu që kombinohet me flamurin tonë”, tha Mark Gjonaj.

Sipas të dhënave paraprake, ka edhe të tjerë shqiptaro-amerikanë që kanë konkuruar dhe kanë fituar në disa zona elektorale të rajoneve vendore administrative më të vogla.  Kemi pra, plot arsye për optimizëm për një pjesëmarrje më të madhe të shqiptaro-amerikanëve, në të ardhmen, në të gjitha fushat e jetës merikane.  Një arsye e veçant sot, është fitorja e Buta Biberajt në detyrën e Kryeprokurorës në qarkun Loudon County të shtetit Virxhinia, afër kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara.  Butes dhe mbarë familjes Biberaj urimet më vëllazërore për këtë fitore të merituar, pse jo edhe historike, për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!  Punë të mbarë!

                                   Politikani shqiptaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj në ceremoninë e Shoqatës “Illyria” të policëve shqiptaro-amerikanë të martën në Nju Jork, në kuadër të përgatitjeve për 107-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank Shkreli-Bute Biberaj-Fitoi

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT