


Nga Fuat Memelli/*
Si rrallëherë në Boston, është ndjekur biseda e historianes së shquar, Eleni Kocaqi, me shqiptarë të Bostonit. Pas vizitave në Arizona, Chikago, Florida, Ëashington DC, Neë York, Bostoni ishte stacioni i fundit i bashkëbisedimit të saj me shqiptarë të Amerikës. Takimi u organizua nga Shoqata “Mass.Besa” me përfaqësues, Mark Kosmon dhe Qendra e Pensionistëve “Vatra”, me përfaqësues Agron Gjerasin. Qëllimi i takimit ishte promovimi i librit “Lufta e Trojës, luftë Pëllazgo-Ilire”. Në fillim Vera Gjata (Sheri), kordinatore e veprimtarive në këtë qendër, bëri një sintezë të punës dhe veprës së Elena Kocaqit, autore e 9 librave që i përkasin fushës së historisë së popullit tonë. Ajo i trajton temat nga ana shkencore dhe jo politike. Me punën e saj kolosale, vazhdoi folësja, Elena konsiderohet nga shumë shqiptarë si pasuri kombëtare. Me mënyrën e saj, ajo po hedh dritë në historinë e mohuar të popullit shqiptar dhe trojeve tona etnike që nga koha e antikitetit të hershëm.
Në fjalën e vet historiania Kocaqi u ndal në disa nga aspektet kryesore të librit të saj”Lufta e Trojës, luftë Pellazgo-Ilire”. Sipas saj ”ky studim synon të trajtojë luftën e Trojës në kontekstin historik dhe human, shkëputur nga konteksti mitologjik dhe hyjnor….Kjo luftë është nga më të rëndësishmet në historinë e njerëzimit dhe nga përmasat e asaj kohe, ka tiparet e një lufte botërore”. Po sipas autores “kjo luftë ishte një konflikt 30 vjeçar midis Trojanëve dhe Akejve, që ishin fise Pellazgo-Ilire. Termi “grek” del qindra vjet pas luftës së Trojës dhe përmendet nga Erodoti si një fis epiriot në Shqipërinë e Jugut. Ndër argumentat që dy fiset kishin origjinë pellazgo-Ilire, autorja përmënd ligjet Trojano –Akeje të dy fiseve që janë të ngjajshme me ligjet zakonore shqiptare, si mikpritja, gjakmarrja, besa dhe betimi, mosheqja e armës së viktimës, mosdëmtimi i kufomës, tradita e qarjes së të vdekurit, etj..”. Për botimin e këtij libri, ajo ka shfrytëzuar 30 botime të autorëve të huaj.
Pjesa e dytë e takimit, me pyetje të pjesëmarrësve dhe përgjigjet e Elenës, ishte ajo që “ndezi” takimin. Një nga pyetjet që iu bë folëses, qe ajo për mendimin e saj lidhur me provokimet e shfaqura në festimet e komunitetit grek në Boston dhe disa qytete të tjerë të Amerikës, me rastin e festës së tyre. Përgjigja e saj ishte :” Janë qarqe ekstremiste që i bëjnë këto veprime antishqiptare. Ata nuk njohin historinë . Veprimet e tyre përbëjnë shkelje të ligjeve amerikane si dhe të drejtave të njeriut. Grekë dhe sërbë kanë mohuar historinë tonë. Politika si dhe Aademia jonëe Shkencave, nuk kanë reaguar për veprimet e tyre antishqiptare. Për veprimet që shfaqen këtu në Amerikë, në rradhë të parë duhet të reagojnë organizatat shqiptare në Amerikë. Ato duhet të kënë një databejz të përbashkët dhe të flasin me një zë”.
“Ne të prisnim dhe ti erdhe. Ne e ndjekim me interes fjalën tuaj në Shqipëri. Me qendrimin për historinë shqptare, juve jeni bërë një institucion, pasi po mbroni historinë e Shqipërisë” u shpreh një pjesëmarrës nga Fieri. Gazetari Sami Milloshi, theksoi se qendrimi Ambasadës Shqiptare në Amerikë për këto veprime të qarqeve greke, ishte i vakët dhe pa nerv. “Studimet tuaja si dhe të historianëve të tjerë duhet të përfshihen në botimet shkollore, u shpreh një diskutant tjetër. Juve jeni historine dhe shkencëtare e kurajoze, vazhdoi ai”. “ Unë nuk merem me politikë, merem me argumenta shkencore dhe nuk kam frikë të them fjalën time kudo. Greqia dhe Sërbia harxhojnë miliona euro për të shtrembëruar historinë në Shqipëri dhe Kosovë. Greqia dhe Turqia nuk lejojnë hapjen e shkollave shqipe në vendet e tyre” theksoi Elena Kocaqi.
Dhënia e autografëve si dhe fotot e shumta të pjesëmarrësve me Elenën që arinin shifrën mbi 100, mbyllën këtë veprimtari, nga më të bukurat e shqiptarëve të Bostonit. Këtu kanë ardhur pushtetarë e figura të tjera nga Shqipëria e Kosova, por interesimi që pati në bisedën me Elena Kocaqin, nuk ka ndodhur më parë. Dhe kjo ndodh kur di të prekësh zemrat e njerëzve. Ishte kjo arësyeja që shumë pjesëmarrës i thanë Elenës: ”Të presim të na vish përsëri”.
Ditën e nesërme, Eleni Kocaqi e shoqëruar nga Agron Gjerasi, bëri një vizitë në kishën e Shën Gjergjit, ose siç quhet ndryshe, kisha e Nolit. Aty u prit nga kancelari i kësaj kishe, At Artur Liolini. Edhe këtu ajo promovoi librin e saj “Lufta e Tojës, luftë Pellazgo-Ilire” dhe bëri foto besimtarë të kësaj kishe.
*Per me shume fotografi-Shihni ne Facebook- Gazeta Dielli